Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    http://vertet.blogspot.co
    Anėtarėsuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31

    Mendimi Juaj eshte shume i kerkuar!

    A mendoni se deklarata e Mustafajt per nje "Pavarsi te Kushtezuar" per Kosoven eshte deklarata dhe premtimi qe Nanua i beri ne Krete Milloshevicit se "Kosova ka per kryeqytet Beogradin"?

    Nanua dhe Mustafaj per koecidence kan qene kolege ne Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste.
    Doktori i Demokracise dhe Shqiptarizmes. Une jam e Verteta.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    Nqs e ke per Besnik Mustafaj, Minister i Jashtem i Shqiperise atehre sbesoj se do kete shume llidhje me Fatos Nanon sepse i perkasin spektrave te ndryshem politik...........
    Por e di se cfare me ben pershtypje mua i dashur parafoles !!!
    Fakti qe ne fushate i nderuari zoti Kryeminister na tha qe do kerkonte sa here edhe haptazi pavarsine e plote te Kosoves................
    Si i bie tani ........
    Apo premtim elektoral


    Mendimi im eshte qe te gjithe Plera jane edhe mendojne vetem per veten
    kur thote shqiptari per shqiptarin per pavarsi jo te plote, atehere kush do ta ngrej zerin per pavarsi te plote te Kosoves ..... serbi apo greku
    pffffffffffffffffffffffffffffffff mjer ne qe kemi keto njerez qe na drejtojne e perfaqsojne

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Jo Petraq, nuk mendoj se eshte ashtu. Nuk jane fare njelloj. Nqs ka ndonje prapamendim qe fshihet pas kesaj, e ke shume gabim. Sepse une nuk e kuptoj ç'lidhje ka "kushtezimi i pavaresise" me "Beogradin si kryeqytet te Kosoves". Kushtezimi i pavaresise lidhet me nje premtim qe nuk do te kete bashkim me Shqiperine, qe do te respektohen te gjitha te drejtat e minoriteteve, qe do te kete nje regjim demokratik, kurse Beogradi si kryeqytet i Kosoves le per te kuptuar qe Kosova nuk duhet te jete e pavarur. Por Nano i ka patur zakon keto formulat keshtu te dykuptimta : ai mund te thote shume mire qe ai e kishte fjalen per qe bisedimet per pavaresine e Kosoves duhet te behen me Beogradin dhe jo me Tiranen, dhe keshtu ai zhvishej nga ndonje pergjegjesi. Nga ana tjeter, formulimi i tij le per te kuptuar gjithashtu qe Kosova eshte nje province e Serbise dhe e tille mbetet. Por le ta leme Nanon atje ku eshte, e te te bej nje pyetje keshtu miqesore :

    Ç'kuptim ka firma jote, UNE JAM E VERTETA ? Te them te drejten te le nje shije te hidhur qe s'kaperdihet dot, megjithate shpresoj qe te jete ndonje gje e kopjuar dhe jo autentike.

    Pershendetje

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    46
    une nuk e kam ndjekur shume nga afer kete problematike po nuk arrij ta kuptoj se c'hyn Nano apo tjetri e tjetri me Kosoven.Per kosoven te vetmit qe kane te drejte te vendosin jane kosovaret.Ata jetojne atje e tyre eshte kosova dhe te tjeret skane te drejte ti behen dado se kosovaret jane te zgjuar vete.nuk e kuptoj pse fatet e kosoves duhet te vendosen ne tirane apo ne beograd.ato mund te zgjidhen vetem ne prishtineSa per bashkimin me shqiperine edhe per kete harxhojne shume fryme shqiptaret qe jetojne brenda kufinjve shteterore,po per te vendosur per kete duhen pyetur kosovaret dhe asnjeri tjeter.Jetojme ne 2006 njerzit kane bindjet e ture dhe nuk jetojne si ne epoken e gurit,kosovaret jane ata qe me vote kane shprehur vullnetin e tyre dhe ky duhet te jete realitet,i pelqen apo jo beogradit apo tiranes.Dhe po ata me vote duhet te vendosin nese duan te bashkohen me shqiperine apo jo.Qeverite e tjera cilatdo qofshin kane vetem nje detyre ,te respektojne vullnetin e popullit kosovar

  5. #5
    http://vertet.blogspot.co
    Anėtarėsuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31
    Ok, Tereza...
    ______________________________
    Ja shitja e Kosovës e dokumentuar qe mban firmën e Partise Socialiste (nga KJ)

    Beogradi merr si dhurate Kosovën.

    Hapat e stafit te z. Nano si patriote te pashembullt.

    Skandal diplomatik nën firmën dhe dolline e Ministrit te Jashtëm, Kastriot Islami. Kryediplomati ka firmosur një dokument ku njeh teresine territoriale te Jugosllavise, entitet qe perfshin edhe Kosovën. Ministri i Jashtëm ka nenshkruar marreveshjen me Ministrin e Jashtëm te Serbi-Malit te Zi, Drashkovic, duke iu referuar dokumentit te Beogradit dhe aspak rezolutes 1244 qe është sot ne fuqi.

    Ky është padyshim sukses i diplomacise serbe, dhe me e pakta një gafe e pafalshme e diplomacise sone. Pamjet televizove qe serviri dje ALSAT gjatë momentit te nenshkrimit te dokumentit te perbashket, ne dhjetor te vititi te shkuar kur Drashkovic gjendej këtu për vizite, e jepnin qartë gezimin e diplomatit te Beogradit, dhe euforine idiote te homologut shqiptare.

    Islami ose nuk e dinte c'kishte firmosur, ose ishte i vetëdijshëm dhe për këtë arsye i kënaqur. Nëse marrin rastin e gabimit, mungesës se vigjilences se Ministrit tonë, si shpjegohet qe këtë nuk e paskan vënë re profesionistet e Ministrise se Jashtme.

    Ne kemi eksperte te mirë te diplomacise te cileve nuk mund t'u kaloje nën hunde një doklument i tillë. Atëherë është me e besueshme të themi Islami e ka ditur se çfarë ka bërë, rrjedhimisht edhe Nano, i cili herë pas herë merr udhezime dhe bekime nga kanalet e Athines, aq te lidhura me Beogradin. Aq me i fortë bëhet ky dyshim, po të kemi parasysh se dje është mbajtur një mbledhje e jashtezakonshme e qeverisë për miratimin e këtij dokumenti, pikërisht ditën qe Kryeministri i Kosovës linte vendin e tij për te shkuar ne Hage.
    Doktori i Demokracise dhe Shqiptarizmes. Une jam e Verteta.

  6. #6
    http://vertet.blogspot.co
    Anėtarėsuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31
    Ok, Oiseu en vol

    A.R

    TIRANË-Deklarata e përsëritur e ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, për pavarësi të kushtëzuar të Kosovës, duket se ka marrë kundërpërgjigjen e parë politike të drejtpërdrejtë nga klasa politike e Kosovës. E kjo është parë qartë dhe haptazi gjatë pjesëmarrjes së delegacionit shqiptar në ceremoninë e varrimit të presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Edhe pse ka qenë i katërti në delegacion për nga rëndësia, ministri Mustafaj, gjatë homazheve të zhvilluara dje para trupit të pajetë të presidentit Rugova, është shfaqur aty i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Llesh Kola dhe jo me pjesën kryesore të delegacionit. Por përveç këtij fakti që ndoshta mund të mos kishte shumë rëndësi në një ngjarje të tillë, ajo që e përforcon më tepër qëndrimin e mbajtur ndaj Mustafajt nga pala kosovare, lidhet me faktin se kryeministri Sali Berisha e ka shmangur shefin e diplomacisë nga të gjitha takimet e kortezisë që ka zhvilluar me faktorin politik ndërkombëtar dhe atë kosovar gjatë qëndrimit në Prishtinë. Këtë e kanë konfirmuar burime të afërta pranë delegacionit shqiptar, por edhe pjesëmarrës të tjerë në ceremonisë mortore të kreut të parë të shtetit kosovar, të cilët e kanë parë Berishën që të takohet vetëm me zyrtarë të ndryshëm të nivelit të lartë, pjesëmarrës në ceremoni. Por disa nga krerët e partive politike në Kosovë apo edhe figura të tjera, kanë shmangur në mënyrë të hapur çdo kontakt me ministrin Besnik Mustafajn. Ndërkohë, qëndrimi i mbajtur nga ministri shqiptar, Mustafaj, deklaruar vetëm pak ditë pasi kishte marrë detyrën, se Kosova duhet të fitonte pavarësi të kushtëzuar, pas zhvillimit të bisedimeve për statusin final. Kjo deklaratë e tij e përsëritur edhe në disa takime zyrtare jashtë Shqipërisë, shkaktoi mjaft debate si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë.

    P.S Sa per shijen, ajo eshte individuale...
    Doktori i Demokracise dhe Shqiptarizmes. Une jam e Verteta.

  7. #7
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Peci te respektoj si kundershtar, por na i bere te gjithe tradhetar. Ti spaske mendim te mire per askend.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  8. #8
    http://vertet.blogspot.co
    Anėtarėsuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31

    O peshku...

    Ata qe jane permednur e kane treguar me aktivitetin e tyre kush jane...
    Ka plote, plote te tjere qe jane te mire, por ketu s'eshte tema per ta...
    Doktori i Demokracise dhe Shqiptarizmes. Une jam e Verteta.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrse na duhet Mendimi?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-11-2007, 14:09
  2. Mendimi Ekonomik nė historinė e njerėzimit dhe Kur’ani
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:27
  3. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  4. Mendimi demokratik nė vitet '30
    Nga erzeni nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-10-2002, 02:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •