Tre vjet burg pedofilit te ambasades amerikane

Punonjėsi i ambasadės abuzoi me tė mitur shqiptarė


Dėnohet me tre vjet burg nga drejtėsia amerikane njė ish-punonjės i ambasadės amerikane nė Shqiperi. Diplomati ėshta akuzuar dhe gjetur fajtori pėr akuzuan e marrėdhėnieve seksuale me tė mitur shqiptarė. Po kėshtu njė tjetėr akuzė po kaq e rėndė ishte edhe ajo e mbajtjes sė materialeve porno me fėmijė.
Amerikani 50-vjeēar, Stjuart Moss, ish-punonjės nė ambasadėn amerikane nė Tiranė, u deklarua fajtor nė nėntor tė vitit e kaluar nga gjykata amerikane ndėrkohė qė dje u mor vendimi pėr dėnimin e tij.Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga disa agjensi tė huja si dhe u publikua nė disa televizione. Stjuart Mos ishte punėsuar nė ambasadė nė shkurt tė 2004 si menaxher informacioni. Dyshimet ndaj ish-zyrtarit amerikan u shfaqėn nė gusht tė vitit 2004, pasi Stjuart Moss mohoi tė denonconte njė 16-vjecar i cili e kishte goditur nė kokė me shkop dhe e kishte fajėsuar pėr zhdukjen e shokut tė tij.Mė vonė Moss pranoi para hetuesve se ai ishte pėrfshire nė raporte tė ndryshme seksuale me disa djem shqiptarė tė moshės 12 deri nė 16 vjeē dhe pranoi se mbante foto tė djemve qė pėrfshihen nė kėto raporte seksuale. Gjatė kontrollit nė banesė policia gjeti mė shumė se 200 foto porno tė fėmijėve nė kompjuterin e Stjuart Mos. Sipas ligjit shqiptar, nė rast se njė shtetas i huaj kryen krime nė territorin e Shqipėrisė, atėhere ai duhet tė pėrgjigjet penalisht nė kėtė vend, sipas Kodit Penal. Ende nuk ėshtė i qartė pozicioni i Moss nė misionin amerikan, nėse ai ka pasur apo jo imunitet diplomatik. Ushingtoni ka preferuar ta trajtojė vetė kėtė ēėshtje, duke i kėrkuar gjykatės edhe dėnimin maksimal pėr ish-punonjėsin e tij. Por rasti i Moss nuk ėshtė i vetėm. Nė shtator njė punonjės amerikan nė Kosovė u arrestuar pasi ishte filmuar duke ngacmuar seksualisht njė vajzė nėntė vjeēare. Amerikani qė punonte nė Kampin Bondsteel, si kontraktor i firmės "Halliburton, kishte shfrytėzuar gjendjen e rėndė ekonomike tė njė familjeje rome nė Kosovė. Ai kishte dėrguar mjaft dhuratė nė shtėpinė e 9-vjeēares ndėrsa vajzėn e merrte shpesh me vete pėr shėtitje. Kėtu ai e ngacmonte seksualisht, gjė qė e kryente prej muajsh. Ai u arrestua vetėm pasi u filmua nga kamerat e sigurisė sė njė supermarketi ku po bėnte Pazar me vajzėn 9-vjeēare. Duke ecur nė supermarket ai e prekte vogėlushen nė vende intime duke qėndruar mjaft i qetė. E ndėrsa dy pedofilė njė nė Tiranė dhe njė tjetėr nė kosovė u vunė nė bankėn e tė akuzuarve nga drejtėsia amerikane, tė tjerė persona tė fshehur edhe pas imunitetit diplomatik kanė tentuar apo kanė abuzuar seksualisht me fėmijė por ata nuk janė marrė kurrė nė hetimim pasi kanė shfrytėzuar mirė detyrėn qė mbanin.

Ekspress.