Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Moisiu dekoron Nanon pse?Per ....

    Presidenti Moisiu dekoron Nanon dhe njerezit te quditur pyesin perse?Ngaqe Shqiperia e Veriut (dhe se fundi edhe e jugut) u permbyt nga shirat dhe kryeministri Nano krijoi grupin e emergjences por...kush i vodhi parate qe kishte akorduar qeveria ne raste fakeqshish?!..Dhe presidenti nuk vonon dhe ia shperblen Nanos me nje dekurate per... Bukurine mashkullore duke u martuar me nje grua te re!..per humbjen e parave(shperdorimin dhe vjedhjen) te emergjences...Per zhurmen e madhe per korrupsion ker Meta dhe Majko ishin kryeministra dhe ...si iu rrembeu kolltukun qe ia kishte premtuar Xhoanes para martese(se ndryshe ajo nuk e merrte per burre) i la ne heshtje.Bukur zoti Moisiu se shpejti ben mire te dekurosh edhe Ramizin,edhe Nexhmijen po deshe ...se domosdo ke luftuar ti dhe yt ate me te per shkaterrimin e Shqiperise..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Te nderuar pjesmarres ne kete Forum,

    Jam i interesuar per mendimet tuaja ne lidhje me kete teme, pra dekorimin e Z.Nano nga Presidenti i Republikes z.Moisiu.

    Adresa E-Mail: pdr_group@parlament.al

    Ju falenderoj per mirekuptimin
    Dreret

  3. #3
    Shihet qarte roli i Presidentit ne keto momente.

    Ai po perpiqet qe te zbuse situaten politike ne Shqiperi dhe ti afroje palet me njera-tjetren.

    Ky president erdhi si pasoje e konsensusit midis dy figurave me te medha te politikes shqiptare dhe per pasoje i duhet te ruaje ekuilibrat.

    Me sakte ai erdhi si pasoje e kembenguljes se Berishes dhe praktikisht i zuri vendin Nanos ne presidence.
    Ndofta kjo eshte dhe nje arsye me teper e cila e shtyn ate si person apo edhe si institucion e te mos kete armiq.

    Pra pas disa levizjeve qe beri kohet e fundit ku ajo qe ra me teper ne sy dhe qe beri me teper buje ishte ceshtja Klosi, Moisiu po mundohet qe te ruaje paqen e tanishme midis dy forcave me te medha te politikes shqiptare.

    Pasi dekoroi Azem Hajdarin me titullin "Nderi i Kombit", tani mundohet te afroje palen tjeter duke i dhene nje dekorate simbolike Fatos Nanos.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-09-2002
    Postime
    126
    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lulja_e_dimrit : 05-11-2002 mė 18:01

  5. #5
    Ndersa une Lulja e Dimrit uroj qe te jete pikerisht ajo dhe te mos jete ndonje gje tjeter per te na preokupuar me te vertete.

    Mos i ve ne ballance titullin "Nderi i Kombit" me nje dekorate te thjeshte qe jepet sa per sy e faqe.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-09-2002
    Postime
    126
    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lulja_e_dimrit : 05-11-2002 mė 18:02

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-09-2002
    Postime
    126
    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lulja_e_dimrit : 05-11-2002 mė 18:03

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Per nje klase politike te paster

    Nga Alfred MOISIU

    Deshirova qe ne kete pervjetor te vecante te jetes, t'i bej Kryeministrit Fatos Nano dhe Ministrit Mustafa Xhani nje dhurate te ndryshme nga cfare mund t'u kene dhene miqte e tjere te afert, ashtu sic edhe i takon nje Presidenti: nga nje dekorate te larte, e cila te shprehe respektin e shtetit per vepren e tyre, nderimin e popullit shqiptar per djemte e tij te politikes.



    Historia e dekorimeve ne Shqiperi, qe eshte ne nje fare menyre edhe historia e nderimit te vlerave qe populli krijon, ka patur ne kete shekull ulje-ngritjet e veta ne raport me politikanet. Ne epoken e monizmit, politikanet ndodheshin ne majen e "olimpit"; edhe nderimet e shtetit per ta qene ne kulmin e tyre. Por befas, ne epoken e tranzicionit demokratik, politikanet u bene njerezit me te perfolur e te denigruar. Klasa politike u perfshi e tera ne nje "zulme baltosjeje", me kriter e pa kriter. Figura e nje politikani filloi te merrte trajtat e nje monstre te paskrupullt. Por, a i perputhet ky imazh realitetit? Nese po, a do ishte krejt anormale qe nje vend te drejtohet nga njerez te tille? Nese jo, a eshte ky imazh publik nje veprim antikombetar? Dhe me tutje: a mos kjo goditje e vazhdueshme do te arrije t'ia nxjerr realisht skrupujt politikaneve dhe t'i shtyje qe vertet te kerkojne t'i ngjajne imazhit te tyre?



    Si President i Republikes, do te doja qe klasa e politikaneve te ishte me e pastra, me e afta, me e ndershmja. Por ne nje shoqeri si e jona, me probleme ende madhore, nje gje e tille eshte po aq e pavertete, sa c'eshte e pamundur. Sepse infeksionet kolektive transferohen ne cdo grup te shoqerise. Mangesite ne kulture dhe ne edukim, problemet ne temperament, toleranca e pamjaftueshme kolektive, komplekset qe sjell varferia, e shume e shume te tjera, do te shfaqen patjeter edhe ne klasen e politikaneve. Ky ligj komunikimi eshte universal, per natyren dhe per shoqerine. Prandaj, ne vend qe te kerkoj tek njerezit e politikes njeriun e persosur, "heroin pozitiv te realizmit socialist", me mire po perpiqem te qemtoj njeriun qe sjell te rene, njeriun qe ka vullnetin pozitiv per vendin, domethene njeriun qe e do Shqiperine.



    Sepse Shqiperine do ta bejme me shqiptaret, te drejtuar nga politikanet tane. Ata duhet ta kuptojne se cfare kerkon vendi, cfare kerkojne interesat e popullit dhe te kombit: vizion te qarte per zhvillimin afatgjate dhe te ardhmen, por edhe parashikim te situatave te aferta, deri emergjente, me te cilat mund te ndeshemi papritur, sic eshte rasti aktual i permbytjeve ne zonat veriperendimore te Shqiperise. Kujdes, se nje dimer te eger mund te kemi perpara!



    Keshtu pra, politikanet duhet t'i ndjejne kerkesat e popullit dhe te vendit, ndryshe jeta do t'i nxjerre menjane si sita krundet, ashtu edhe sikurse ka ndodhur me disa prej tyre.



    Ne keto situata, deshiroj qe tek populli te percjell nje mesazh besimi se edhe politikanet jane shqiptare qe e duan vendin e tyre, le t'u japim mbeshtetjen morale per te bere pune te mira! Sigurisht qe ka ndermjet tyre edhe te korruptuar, le te perpiqemi qe numri i tyre te ulet! Ka prej tyre edhe qe i shesin interesat e vendit per hir te interesave personale, le te mundohemi t'i largojme nga jeta jone! Por duhet te vleresojme edhe punen e politikaneve, sepse tekefundit per ta ngrihemi (dhe duhet te jemi sa me te shumte!), per te shkuar ne kutite e votimit!



    Fryma e shumekerkuar e mirekuptimit politik te realizuar kohet e fundit, ne perputhje me vullnetin e popullit, me jep kurajon qe ta shoh me shprese politiken shqiptare. Jo me si pjesa me problematike e vendit, por si vizionarja e se ardhmes. Kete mesazh kam dashur te jap keto kohe, me dekorimin e disa politikaneve shqiptare. E di qe edhe me kane kritikuar si doreleshuar per dekorimet. Megjithate, une jam i vendosur te shkoj perpara, per te stimuluar njerezit tane ne punen e tyre si dhe kujtimin e atyre qe nuk jane me midis nesh, per kontributin qe kane dhene per kete "Shqiperi hallemadhe", sikurse e ka thene poeti yne Agolli. Aq me teper, njerezit duhen vleresuar e respektuar sa jane gjalle, qe te nxiten per t'i sherbyer vendit akoma me mire.



    Nisur nga keto qellime, vendosa te dekoroj edhe dy figura mjaft te njohura: Kryeministrin e Shqiperise, z. Fatos Nano, figure e rendesishme ne politiken shqiptare te ketij 12 vjecari, dhe Ministrin e Shendetesise, z. Mustafa Xhani, mjek i shquar dhe kontribues i vyer, edhe ai, ne politiken progresive. Pervjetoret e sollen qe ata te jene nder te paret politikane te nderuar prej meje me dekorata. Me vjen shume mire per kete rastesi, sepse tek keto dy personalitete une gjej intelektualet vizionare dhe njerezit e respektuar, qe populli pa hezitim i ka dhene voten e tij.



    U uroj edhe nje here jete te gjate e mbaresi ne familjet e tyre!







    * Fjala e Presidentit te Republikes, ne ceremonine e dekorimit te Kryeministrit Fatos Nano dhe Ministrit te Shendetesise, Mustafa Xhani
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 13:51
  3. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •