Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Lightbulb Femrat Biblike!

    Femrat per te cilat do te flitet me poshte kane luajtur nje rol mjaft te rendesishem ne historine mijevjecare te pershkruar ne Bibel. Cfare eshte me intriguese ne lidhje me keto femra, ne shumicen e rasteve ato anashkalojne autoritetin e meshkujve ne nje shoqeri patriarkale dhe per me teper ka raste kur e kundershtojne hapur. Akoma me e rendesishme eshte fakti qe keto femra, me perjashtimin e Jezebel, nuk denohen per sjelljen e tyre. Perkundrazi, ato trajtohen me sensitivitet per dhimbjen dhe problemet qe ballafaqojne, dhe per me teper shperblehen per vendosmerine dhe guximin e tyre.

    Shumica e femrave ne Bibel perplasen me autoritetin e meshkujve kur ai nuk eshte i drejte apo kur deshtojne t’u pergjigjen nevojave te tyre, te familjeve te tyre apo te popujve te tyre. Keto femra benin pjese ne nje shoqeri patriarkale ne te cilen meshkujt kishin pushtet te plote, dhe opsionet e “seksit te dobet” ishin shume te vogla. Mgjth ato rezikojne “paqe” ne shoqeri, dhe ne disa raste (Ester apo Tamar) rezikojne dhe jeten e tyre per ideale me te medha.

    Historite e tyre terheqin dhe femrat sot: na terheq dobesia dhe forca e tyre. Ashtu si femrat ne ate kohe, sot vazhdojme te njejten “lufte” per dashuri, per te qene prinder/nena, per te pasur sukses ne marredheniet tona, dhe per te gjetur rrugen me te drejte ne labirintet e nje bote akoma te rrezikshme.

    Bibla historikisht eshte lexuar dhe interepretuar nga meshkujt, fakt qe sidomos ne Mesjete jo vetem qe ka lene jashte elementin femeror te bibles, por per me teper ne shume raste ka keqinterpretuar kuptimin e saj per arsye te ndryshme, por me kryesorja per te ruajtur apo per te abuzuar autoritetin patriarkal ne shoqeri. Duke lexuar Biblen (duke e pare me nje tjeter kendveshtrim) nepermjet jetes se ketyre protagonisteve, historite ne Bibel behen me njerezore, me te prekshme, dhe ne te njejten kohe petku hyjnor ne mangesite humane duket me i pranishem.
    Disa shembuj (per te cilat do te flitet me shume ne vijim) : Eva flet me optimizem ndersa le Kopshtin e Edenit, parajsen, me burrin e saj per te perballuar jeten reale ne nje bote joperfekte. Zemra te dhemb per Saren e cila ne pamundesi te beje femije, i jep mundesine Abrahamit te fle me nje grua tjeter per te lindur trashgimtarin e tij. Marredhenia ilicite dhe pasionante e Davidit dhe Batheshebes, edhe pse rezulton ne nje martese te gjate, nxjerr ne pah probleme serioze dhe shqetesuese universale. Deborah, Zhan D’Arka biblike udheheq popullin e saj ne lufte. Puah dhe Shifrah rrezikojne jeten e tyre per te shpetuar foshnje (meshkuj) qe sipas ediktit te Faraonit duhet te mbyteshin ne Nil. Po ashtu, Rahab (nje prostitute), rezikon jeten e saj per te shpetuar spiunet e Joshuas qe te ikin nga Jericho.

    Protagonistet ne Bibel ndermarrin dhe ekzekutojne vendimet e tyre imperfekte (shpesh here) me mundesite qe kane. Por per me teper ato pranojne te ballafaqojne dhe te jetojne me konsekuencat e veprimeve te tyre – kuptimi me esencial, me kryesor i pergjegjesise dhe llogarise te cilat shoqerojne deshiren e lire – dhurata me e madhe qe i ka dhene Zoti njerezve.
    Statusi legal i femrave ne bible eshte nuk eshte i barabarte me ate te meshkujve. Femrat jane neneshtetas te klasit te dyte, duke jetuar nen autoritetin e babait apo te burrit. Por, keto femra nuk jane te nenshtruara apo te dobeta kundrejt autoritetit (ndonjehere) brutal patriarkal. Perbrenda familjes gezojne pushtet me te gjere. Kur shikojne familjen apo fisin e tyre ne rrezik, dhe burrat deshtojne te veprojne, femrat mbushin vakuumin, dhe marrin pergjegjesine per fatin e njerezve te tyre.

    Narativa e Bibles te le te kuptosh se femrat jane metafore per te gjithe minoritetet qe luftojne t'u degjohet zeri. Gjithashtu, historite e ketyre femrave na ofrojne nje prizem ndermjet te cilit duhet te konsiderojme jeten tone.
    Jeta nuk ka ndryshuar shume qe nga dita kur Eva vetegjykon apo pyet rregullat ne Kopshtin e Edenit, si pergjigje, si nje prove e deshires (te dhene nga Zoti) per njohuri dhe per te krijuar jete. Rrjedhoja eshte ushtrimi i pare i zgjedhjes se lire dhe mesimi i pare i pergjegjesise personale dhe morale.


    Ne vijim: Historia e Eves.

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Eva, femra e pare

    Gjithcka filloi me Even, nena e pare. Historia e dy njerezve te pare, Eves dhe Adamit, hap Biblen me nje teresi ndjenjash si vetmia, deshira, dashuria. Kjo histori tregon se si nje femer, e bere sipas imazhit te Krijuesit, heq dore nga nje jete ideale, me premtimin e pavdekshmerise, dhe zgjedh ne vend te imortalitetit njohurine dhe intimitetin me burrin e saj. Ne historine e ciftit te pare eshte nderthurur cdo marredhenie mashkull-femer qe vjen pas tyre.

    Prapa kesaj skene eshte Krijuesi, Zoti, qe vendos te gjitha elementet ne vend: mashkullin, femren, kopshtin - parajse, pemen me frutat e ndaluar, gjarprin. Por pak rendesi ka dekori, ne kete histori, Krijuesi na meson per ushtrimin e vullnetit te lire, nevojen per te qene te pergjegjshem per veprimet tona dhe konsekuencat e tyre, dhe per veshtiresite qe hasim ne jete gjate maturimit.

    Sipas Bibles, ne fillim ishte Adami, njeriu i pare, i cili jetonte ne Kopshtin e Edenit. Prapaskena eshte ideale, nje jete e mbrojtur nga te gjitha reziqet, zogj qe kendojne etj. Por, ndersa te gjitha qeniet e tjera kane partnerin e tyre, Adami eshte i vetem. Atehere Zoti, duke pare vetmine e Adamit, qenie humane e vetme ne mes kafshesh, vendosi te krijoj partneren e tij. Ndersa e ve Adamin ne nje gjume te thelle, Ai merr nje brinje prej tij, dhe krijoi femren. Adami tani eshte padyshim mashkull, dhe Eva eshte femer. A eshte ne dijeni Zoti, per energjine qe cliroi duke ndare qenien e pare humane ne femer dhe mashkull? Apo eshte femra pjese e nje plani sekret te tij?

    Ne pergjithesi ne shume perkthime dhe tregime narrative te Bibles perdoret fjala "brinje" por ne te vertete fjala hebraike (e Testamentit te Vjeter) "tzela" ka dhe nje interpretim tjeter: "Ane." "Ane, si ana e shtepise, e nje themeli, pjese e pandare e teresise. Ky term te le te kuptosh se nqs heq nje ane, atehere e gjithe struktura shembet. Qe femra eshte krijuar nga ana e mashkullit do te thote qe te dy jane dy gjysma qe perbejne NJE. Nga njera ane, mashkulli tani ka nje shoqerues/e, nje partnere prej te ciles fiton nje perspektive te re. Nga ana tjeter, si dy pjese te ndara nga nje teresi, natyrisht qe ndjekin njeri tjetrin ne kerkim te te qenit serish nje.

    Zoti nuk e pyeti Adamin nqs donte nje femer, vete Adami nuk ishte koshiente ndaj mungeses qe kishte ne jeten e tij. Femra ashtu si dhe mashkulli ishte ideja e Zotit, e krijuar ne imazhin e tij, qe do te thote qe te dy kane vullnetin e lire, dhe te dy jane moralisht dhe shpirterisht te barabarte para Zotit. Te dy jane te dlire si dy femije te vegjel qe lozin te zhveshur ne breg te detit pa u ndrojtur nga lakuriqesia e tyre.

    Ne Bibel ideja e nevojes se shoqerimit, miqesise prezantohet jo pa qellim e para, pa permendur akoma seksualitetin apo riprodhimin. Duke prezantuar qe ne fillim kete koncept, Bibla do te provoje faktin qe miqesia, nevoja per te pasur dike prane eshte gjeja me konstante humane, eshte dhurata me e bukur qe mund t'i japesh partnerit. Ndersa deshira seksuale nga ana tjeter ndryshon me kohen apo eshte e lekundshme, nevoja per miqesine mbetet e pandryshueshme.
    Nje rabin diku ka komentuar se femra u krijua pas mashkullit, per t'i dhene mundesi mashkullit te kete eksperiencen e vetmise me qellim qe me vone ta vleresonte sa me mire femren.



    Ne vazhdim, "rebelimi" i Eves

  3. #3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Eva, Rebelja e pare ...

    Ne Kopshtin e Edenit ishte nje peme prej te ciles Adami dhe Eva e kishin te ndaluar te hanin fruta. Frutat e ndaluar ishin nga pema e njohurise se te mires dhe te keqes. Fjala hebraike per "njohuri" eshte fjala "da'at" qe do te thote gjithashtu njohuri seksuale. "Te njohesh" si folje biblike nenkupton me shume se thjesht aktin seksual. Eshte nje eufenizem me elegant, me kuptimplote i intimitetit dhe sensitivitetit qe zhvillohet me kohe permbrenda nje marredhenie seksuale.

    Gjarpri (ne shume kultura eshte simbol i pjellorise) e pyet Even: "A eshte e vertete qe Zoti ua ka ndaluar te hani fruta nga pemet ne Kopesht?" Ajo i pergjigjet: "Jo ne mund te hame nga cdo peme, pervec njeres." Pastaj Eva reciton urdhrin e Zotit (qe i kishte thene Adamit): "Nuk mund te hash ose te prekesh ate frut, ndryshe vdes." Gjarpri i thote: " Nuk ke per te vdekur, por Zoti e di qe po te hash frutin, syte tuaj kane per t'u hapur, dhe do jeni qenie divine, duke njohur te miren dhe te keqen." Eva nuk hidhet menjehere te provoje frutin, ajo mendohet mire sepse e di se cfare ka konsekuencash ka moszbatimi i urdhrit te Zotit. Ajo ishte vetem kur gjarpri mundohet t'ia mbush mendjen, por kur me ne fund shkon te kap frutin, eshte me Adamin. Ndersa Eva u mendua per nje kohe te gjate, Adami nuk priti, por e kafshoi frutin menjehere, pa hezituar, pa kontempluar per rrjedhojat. Menjehere sa e hane frutin, Adamit dhe Eves "u hapen syte" duke realizur qe jane zhveshur, dhe mbizoterohen nga ndjenja e turpit per lakuriqesine e tyre. Mbulojne pjeset private me gjethe figu, ana private pra behet pjese e humanitetit seksual.

    Kafshimi i frutit eshte nje moment definitiv ne sagen humane. Femra dhe mashkulli fillojne tranzicionin (te dhimbshem dhe te parehatshem) nga pafajesia femijerore ne ate te zgjimit seksual, eksperiences, dhe llogari-dhenies. Eshte pra fillimi i pubertetit dhe maturimit. Zgjimi seksual i femres eshte paralel me forcen e jetes, dmth deshiren per te riprodhuar, per te krijuar jete. Ajo duhet te terheqi mashkullin sepse ndryshe nuk mund te lind pa te. Zoti e di qe femra do ishte e para qe do merrte frutin. Sipas planit te tij te madh, Eva u krijua biologjikisht, gjenetikisht, dhe menderisht per te siguruar vazhdimesine e qenies humane.

    Krijuesi e di fare mire se cfare ka ndodhur, megjithate i pyet Adamin dhe Even: "ku jeni?" Adami pergjigjet se ishte fshehur sepse kishte turp ngaqe ishte i zhveshur, dhe Zoti e pyet nga e dinte kete gje. Mashkulli menjehere i kthehet duke fajesuar femren dhe Zotin: "Gruaja qe me dhe me dha frut nga pema dhe e hengra." Eva gjithashtu nuk ka guximin te marr pergjegjesine dhe thote se gjarpri e mashtroi dhe ajo hengri frutin.

    Marrja e frutit nga pema e ndaluar eshte akti i pare i pavarur i Adamit dhe Eves (me perpara ata ishin thjesht si femije te vegjel qe u kane thene te mos prekin dicka por nuk e dine pse.) Por qe te dy i shmangen llogarise duke mos pranuar pergjegjesi per veprimin e tyre. Adami fare mire mund te mos kishte fajesuar Even, Eva nga ana tjeter mund te thoshte qe zgjodhi pemen e njohurise ne vend te pavdekshmerise, qellimisht, me ndergjegje te plote, dhe jo sepse ishte mashtruar. Pikerisht per kete arsye zemerohet Zoti, jo per vete aktin e mos-bindjes, por per evitimin nga te dyja palet per te pranuar pergjegjesine. Jo pa qellim, fjala "mekat" nuk eshte perdorur ne Bibel ne kete rast, fjala "mekat" shfaqet per here te pare ne narativen e Bibles kur Kain vret vellane e tij Abel.

    Zoti i jep Adamit dhe Eves denimin perkates. Eva do lind femije por ne dhimbje, megjithate do vazhdoje te kete nevoje per Adamin, dhe ai do urdheroje mbi te. Adami nga ana tjeter do punoje, do djersitet, do t'i bie bretku per te siguruar buken e gojes per te dy, dhe pastaj nga dheu qe erdhi do kthehet ne dhe. Po t'i shohim nga afer "denimet" Eva vertete do te lind ne dhimbje, (jane te pashmangshme dhe sot mgjth zhvillimin e mjekesise moderne) por pas cdo lindje, nje mbulese harrese bie mbi dhimbjen dhe deshira per te pasur femije mbijeton. Nga denimi i Adamit ai me i hidhur eshte nga dheu nga dhe, pra vdekshmeria.

    Se si reaguan, apo iu pergjigjen Zotit, nuk thuhet ne Bibel, mgjth pas ndeshkimit, thuhet se "Burri e quajti gruan e tij Eva (Hava ne gjuhen hebreaike) sepse ajo ishte nena e te gjithe te gjalleve." Emri nenvizon rolin unik te femrave per te dhene jete. Eshte gjithashtu komplimenti i pare (dhe i rralle) ne Bibel qe i jepet gruas nga burri. Ne vend te fajesimit, inatit apo dhimbjes ndaj denimit te Zotit, burri dhe gruaja fillojne ritualin e emer-dhenies, qe te le te nenkuptosh se Adami vlereson veprimin e Eves, dhe nuk i ve me faj. Ne fjaline tjeter tregohet meshira dhe dashuria e Zotit per femijet e tij. Ai e shnderron gjethen e fikut ne rroba, per t'i pergatitur, mbrojtur per jeten jashte kopshtit. Adami dhe Eva lene sigurine, qetesine, parajsen, nen mbrojtjen e Atit te tyre, per te perballuar boten imperfekte, te rrezikshme, me te gjitha te mirat dhe te keqijat e saj.

    Kopshti i Edenit ofron nje jete te rehatshme, pa rreziqe, te mbrojtur. Por Eva ka guximin te heq dore nga motonia e jetes se perkryer te parajses. Duke pare pemen e ndaluar ajo duket sikur po pyet: " Sa e mire mund te jete nje jete pa diturine qe vjen nga vete eksperienca?" "Per cfare mund ta perdoresh imortalitetin pa qene ne dijeni te rritjes, te maturimit"? Eva luan me dilemen e pare morale te humanitetit dhe ndermerr veprimin e pare moral te shkruar ne Bibel, kur kalon limitin e dhene nga Zoti qe njeh gjithcka.

    Kur lexon Biblen, mund te imagjinosh Adamin dhe Even qe lene Kopshtin e Edenit, shtepine e Atit te tyre me optimizem, ne kundershtim me pikturat e Rilindjes, ku ne pergjithesi paraqiten qe ikin me lote ne sy, te nenshtruar dhe me turp. E para gje qe bejne sa lene Kopshtin eshte akti i dashurise dhe bejne femije, krijojne jete. A ka menyre me te mire qe te meson per dashurine dhe pergjegjesine, sjelljen dhe rrjedhojat, dijenine se akti seksual rezulton ne jete-dhenie, ne krijimin e mrekullueshem te marredhenies prinder-femije, nen nje lidhje aq humane sa dhe te pavdekshme?

    Breza te tere meshkujsh qe kane lexuar dhe komentuar Biblen, e akuzuan Even per "mekatin origjinal", per nje joshese te pabindur, prej te ciles vuajti dhe Adami i pafajshem, duke sjelle gjithashtu dhimbje dhe vdekje per te gjithe njerezimin. Megjithate nje lexim me i imet i Bibles, rezulton ne nje konkluzion tjeter.
    Kronikat e Bibles sygjerojne se motivi i vetem i Eves ishte kurioziteti, pika e pare qe con drejt diturise. Eshte Eva qe hap "me force" dyert e Edenit, qe ne te perfitojme nga potenciali i gjere human qe shtrihet jashte Kopshtit. Eshte zgjedhja e saj guximtare qe zgjon instiktin dhe njohurine seksuale prej te ciles rriprodhohet jeta.

    Fjalet me te hidhura te denimit te Zotit, "nga pluhri ne pluhur" i tregojne Adamit dhe Eves se jeta eshte finite. Por nen keto fjale paraqitet nje e vertete universale qe nuk eshte nje konsekuence tragjike e mosbindjes se ciftit te pare apo denim. Qellimi yne si qenie humane nuk eshte te evitojme vdekjen, por te perqafojme jeten me te gjitha veshtiresite dhe dhuratat e saj. Eva eshte ajo qe zgjedh midis diturise dhe pavdekshmerise. Ajo zgjedh frutin nga pema e njohurise dhe le qellimisht frutin nga pema e pavdekshmerise. Narativa e Bibles te le te nenkuptosh se eksperienca humane eshte e plote kur ndodh ky shkembim. Duke u bere te vdekshem, Adami dhe Eva behen ne menyre te plote humane. Vdekja te jep nje ndjenje urgjence ne jete, per te permbushur qellimet tona para se te jete vone.

    Ndryshe nga botekuptimi popullor, Eva nuk eshte nje joshese manipuluese, dhe nuk eshte as viktime e temptimit apo mashtrimit (te gjarprit.) Ne te kunderten, ajo ndermer rreziqe, eshte nje grua qe guxon te pyes limitet e vene ndaj saj. Gjithashtu, eshte forca per te krijuar jete (dhurate kjo e dhene Eves) qe e shtyn te veproje. Eshte Eva qe vendos per te ardhmen e njerezimit. Ajo eshte heroina. Femrat ne Bibel jane pjese e nje linje te gjate te pasardhesve te Eves, femra te cilat perdorin fuqine, pushtetin e tyre femeror per te krijuar cdo dite mrekulli ne nje bote patriarkale.


    Ne vazhdim, Historia e Sares dhe Hagar ...

Tema tė Ngjashme

  1. Objektet fluturuese tė paidentifikuara, UFO
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1059
    Postimi i Fundit: 01-04-2024, 14:01
  2. Suedia, aty ku femrat jetojnė parajsėn
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 12:02
  3. Femrat dhe meshkujt komunikojnė ndryshe
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 10:51
  4. Si jane Femrat shqiptare ne realitetin e sotshem
    Nga Dito nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 09-10-2004, 16:53
  5. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •