Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu priti sot ministrin e Jashtëm të Spanjës, Migel Anhel Moratinos. Presidenti Moisiu pasi nënvizoi konsideratën për kontributin që ka dhënë e jep Spanja për paqen dhe stabilitetin e rajonit ballkanik, vuri në dukje misionin paqeruajtës spanjoll në Kosovë. Duke u ndalur në çështjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës në këtë takim u theksua domosdoshmëria e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe u ritheksua qëndrimi i Tiranës për pavarësinë.
Ndërkaq Ministri i Jashtëm spanjoll u ndal në rëndësinë që ka për sigurinë në rajon përshpejtimi i negociatave për statusin.
Me ministrin e jashtëm spanjoll janë takuar edhe kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj.
Edhe Shqipëria do të qetësohej nga pavarësia e Kosovës, tha ministri i jashtëm Besnik Mustafaj, pas ketijë takimi.
Ministri Moratinos tha se brenda muajit maj, Spanja do të hap ambasadën në Tiranë.
Krijoni Kontakt