Letër e Hapur I nderuar President i Shqipërisë - zoti Alfret Moisiu
Z.President, unë Xhemil Zeqiri veprimtar në Danimarkë, për të drejtat e Njeriut(gati një çerek shekulli) e kam vështirë të kuptoj se shqiptarët në Ballkan të ndarë e të përçarë janë pa të drejta,dhe nuk ka kush t`ua mbron të drejtat njerzore.Vendosa t`ju drejtohem me një letër të hapur per rastin e fundit që po i ndodh z.Gafur Adilit- arrest shtepiak pa vendim të gjykatës.Kjo çështje mjaft shqetësuese per shqipëtaret jashtë kufinjve të shtetit amë, dhe per mbarë ceshtjen shqiptare në përgjithsi është një pengesë për t`i zgjidhur problemet e shqiptarëve në Ballkan. Ky veprimtar , në saje të aktivitetit të vet patriotik është edhe kryetar i FBKSH, organizatë kjo tanimë legale dhe demokratike që ka marrë guximin që t` mbrojë dhe kerkojë një zgjidhje të çështjes së pazgjidhur shqiptare. Z.President, sic dihet botërisht serbet armiqtë më të egër të kombit shqiptar e burgusosen dhe e humbën pa gjurmë pas vuajtjes së denimit kryetarin e UNIKOMBIT të Kosoves, z. Ukshin Hoti. Prandaj,mendoj se nuk është mirë që kryetari i FBKSH-së Z.Gafur Adili të mbahet i izoluar në këto situata tragjike për kombin tonë,sepse siç dihet gjykata shqiptare e shpalli të pafajshëm. Z.President, në Kosovë administrata ndërkombëtare bën eksperimente me shqiptarët.Sa ironike eshte thënia ”të plotsohen standardet para statusit”. Kosova ashte nën Pretektorat të Kombeve të Bashkuara, dhe si i tillë UNMIKU i përkrah 100,000 serbë të Kosovës në përgatitjen e skenareve të ndryshme në demë të shqiptarëve siç ishte rasti i 16-17-18 marsit. UNMIKU beri zhurmë të madhe per disa kisha shqiptare të okupuara nga serbët pas luftes anti-fashiste,dhe disa shtëpi të romëve dhe serbëve ndërsa harruan jeten e mbi 25 shqiptarëve.Shqiptaret nuk munden të formojnë një administratë lokale të autobusëve pa dhënë dritën e gjelbër UNMIKU-.Sa për të drejtat e serbëve shqiptarët janë të vetëdijshëm. Respektimi i serbëve në Kosovë do të jetë në interes edhe të atyre shqiptarëve që jetojnë në thellësi të Serbisë (afer 600000 mijë, vetëm në Beograd kanë jetuar 150000 shqiptarë). Nuk ka asnjë raport të ndërkombëtaërve se çfarë standartesh plotësohen atje. Z.President,flitet shumë për bijtë më të mirë të kombit se burgosen dhe izolohen. Në Kosovë burgosen komandantët Remi dhe Daut Haradinaj me shokë.
Krijoni Kontakt