Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    I droguari vret vajzën 9- vjeçare

    I droguari kishte qenë emigrant në Belgjikë për katër vjet dhe ishte kthyer nga autoritetet belge. Policia në kërkim të Saimir Bajraktarit

    Kukës

    Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur njerëzit në rrethin e Kukësit. Një endacak, që sipas policisë e të njohurve, ka qenë për vite me radhë person i droguar, ka vrarë shtazërisht me gurë një fëmijë 9-vjeçar nga fshati Resk i komunës së Ujmishtit, në rrethin e Kukësit. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes, ndërkohë që fëmija ka dhënë shpirt dje, të dielën, në orët e para të mëngjesit. Vajza e vogël qëndroi shumë orë në koma para se të jepte shpirt. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit bëri të ditur se “Albana Bashkim Gjoka, 9 vjeçe, nxënëse e klasë së dytë nga fshati Resk i komunës së Ujmishtit në rrethin e Kukësit, vdiq pas plagëve të rënda që ka marrë në kokë, nga një sulm me gurë. Autori i këtij sulmi të paprincip dhe sadist ka qenë Saimir Ahmet Bajraktari, nga fshati Domaj i komunës Bicaj të rrethit të Kukësit”.

    9-vjeçarja Albana Gjoka, e cila vdiq në spitalin e Kukësit, pa mundur të transportohet dot në Tiranë, kishte marrë goditje të panumërta me gurë në kokë. Autori i vrasjes makabre cilësohet nga policia e Kukësit, por edhe nga ata që e njohin, si një i sëmurë mendor, pas efekteve të përdorimit të drogës kur ai kishte qenë emigrant në Belgjikë.

    Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të autorit Bajraktari. Një krim i këtyre përmasave nuk kishte ndodhur në rajonin e Kukësit që prej 30 vjetësh, kur një burrë vrau një djalë 12-vjeçar për hasmëri, e masakroi atë dhe e hodhi në një pus.

    Drejtues të policisë së qarkut të Kukësit thanë dje se ende nuk është bërë e mundur kapja e autorit të krimit, pavarësisht nga kërkimet e shumta.

    Ngjarja

    Fëmijët e klasës së parë dhe të dytë të fshatit Resk sapo kishin mbaruar mësimin dhe ishin nisur për në shtëpitë e tyre. Gjatë rrugës përpara tyre është shfaqur endacaku Saimir Bajraktari nga fshati Domaj i komunës së Bicajve të rrethit të Kukësit, i cili ka filluar t’i pyesë fëmijët për atësinë e tyre. Duke parë endacakun e shpërfytyruar fëmijët janë trembur dhe kanë filluar të ikin me vrap. Por vajza 9-vjeçare Albana Gjoka nuk ka mundur të largohet shpejt sepse ajo ishte operuar para disa kohësh nga apendesiti dhe nuk vraponte dot. Kështu që ajo është kapur dhe ka rënë pre e dhunës së pashembullt të sadistit 28-vjeçar. Fëmijët e tmerruar kanë parë skenën makabër dhe kanë shkuar më vrap të njoftojnë mësuesin e tyre, i cili ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Albana ishte e mbytur me gjak dhe merrte ende frymë, ndërkohë që agresori ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Me një furgon të rastit fëmija i plagosur rëndë është dërguar në spitalin e Kukësit ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.Por megjithë mjekimet e shpejta ajo nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes, pasi goditjet me gurë kanë qenë të shumta dhe i kanë dëmtuar trurin fëmijës 9- vjeçar.

    Mjeku ligjor Nikolin Martini, i cili ka bërë kontrollin e fëmijës së vdekur thotë për “Shekullin” se dhuna ndaj fëmijës, pas kokës të së cilës ishin përplasur mjete të forta, kishte qenë shumë e madhe dhe se të miturës i ishte dëmtuar rëndë truri.

    Policia

    Dhjetëra forca policore të komisariatit të Kukësit janë vënë në ndjekje të agresorit endacak Saimir Bajraktari, por pa mundur që ta kapin atë.”Ky person duhet të izolohet patjetër, pasi është një i çmendur mjaft i rrezikshëm”,- deklaroi pas ngjarjes Drejtori i Policisë së Qarkut të Kukësit Hysni Burgaj. Sipas Burgajt, forcat policore dhe agjentët e policisë kriminale po ushtrojnë kontrolle në të gjithë zonën në kërkim të autorit të krimit të pashembullt. Por sipas kreut të bluve të Kukësit, vështirësitë në kapjen e tij qëndrojnë në faktin se ai është endacak dhe nuk qëndron në shtëpinë e tij, por e gdhin natën rrugëve, nëpër pyll dhe në shtëpi të braktisura.

    Precedenti

    30 vjet më parë, si u vra djali i vogël

    Ajo që ndodhi në Kukës këtë fundjavë, u ka kujtuar të moshuarve një ngjarje po aq të rëndë, të ndodhur rreth 30 vjet më parë në këtë zonë. Në fshatin Vranisht të rrethit të Hasit, u gjet i hedhur në një pus një djalë 12-13 vjeç, me trup të ndarë në copa. Pas hetimesh të shumta u zbulua edhe autori i krimit. Ai ishte një burrë, banor i zonës, që e kishte vrarë të voglin për hasmëri. Para se ta masakronte e ta hidhte në push, ai e kishte mbytur atë.

    Precedenti/ Emigrantët e droguar

    7 janar 2005

    Studenti i Akademisë Ushtarake vritet nga kushëriri

    Kukës-Kishte shkuar në klubin e fshatit për t’u përshëndetur me miqtë e tij, pasi të nesërmen do të nisej në Tiranë, ku studionte në Akademinë Ushtarake, por është qëlluar për vdekje nga kushëriri i tij. Armir Qemal Basha, 21 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, student në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, është qëlluar për vdekje me armë automatike nga Elez Mehmet Basha, 31 vjeç. Ngjarja ndodhi në lokalin e fshatit Shtiqen, në mbrëmjen e 7 janarit. “Ka qenë ndërhyrja e pronarit të lokalit ajo që ka çarmatosur 31-vjeçarin, pasi në të kundërt aty do të shkaktohej një tragjedi”,-tha atëherë policia. Kjo e fundit mundi të arrestojë menjëherë autorin e krimit, por ka shpërfillur vazhdimisht pyetjet e uniformave blu lidhur me motivet e vrasjes. Edhe gjatë seancave të shumta të gjyqit, Elez Basha ka përsëritur atë që i tha në fillim policisë: në Angli, gjatë një transfuzioni, më kanë futur gjak vdekjeprurës. Nuk di se ç’bëj”.

    Kur Elez Basha u fut në lokalin ku pinte kafe kushëriri student, ai ka hapur menjëherë zjarr ndaj tij. Dëshmitarët treguan se 31-vjeçari shkrehu ndaj kushëririt 5 plumba, tre prej të cilëve e kanë goditur atë në pjesë të ndryshme të trupit. Përballë kësaj skene ka reaguar menjëherë pronari i lokalit, Izmir Muçmata, i cili ka mundur të çarmatosë autorin e krimit, duke parandaluar kështu një tragjedi të përmasave më të mëdha. Në vendngjarje, krahas klientëve, janë grumbulluar dhe shumë bashkëfshatarë. Sipas policisë studenti gëzonte respektin e gjithë fshatit, ndërsa Elez Basha njihej si një njeri problematik. Prej 5 vjetësh ai kishte qenë emigrant ilegal në Angli dhe ishte kthyer një muaj më parë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Shume keq vertete! Keto lajme te pruishin gjakun. Dihet qe pjesen me te madhe te fajit per kete krim te shemtuar e kane organet shteterore. Nqs. personi ne fjale , mqs ishte i ditur nja te gjithe per problemet e renda mendore, do te izolohej, gjera te tilla nuk do te na trondisnin perdite. NGushellime familjes te se vogles.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Me vie shume keq per Albanen e cila eshte ndare nga jeta ne vitet me te mira.

    Katastrof c'fare paska ndodh dhe si e paska ndeshkuar ai psikopat!!!!!!!!!!!!!

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Bobo .. sa ngjarje te dhimbshme dhe makabre ..njerez te tille qe ne momentin qe perbejne rrezik nuk duhen lene ne qarkullim , e jo te kujtohen vetem pasi eshte teper vone ..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2004
    Vendndodhja
    usa atlanta
    Postime
    89
    O zot se cka ndegjon njeriu sot . At njeri e kisha varur , dhe e kisha mbajtur per dite te tera ne varje deri sa te ksihsin pare te tjeret Polica duhet te merr hapa me efikase , dhe ai eshte aty dikund i meshehur . Me mire le ta gjejn se ta lene at cmendur ne jete .

  6. #6
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Leje se po mu dridhte mishi.....se imagjinoj dot ate vajzen e vogel me ate psikopatin qe e vrafshin ne burg po e kapen......po çar i ka ber 9 vjeçja mer......

    kur digjon kto lajme te iken truri fare........
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    O Zot te vjen per te qare kur lexon keto ngajrje " pasi goditjet me gurë kanë qenë të shumta dhe i kanë dëmtuar trurin fëmijës 9- vjeçar"....cfare kafshe, si ska zemer...te godasi nje femije gjithe ato here ne koke?me kete brutalitet qe kata shfaqin, merritojn te rrjepen te gjalle.
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Te panjohurat e tmerrit

    shiheni pra ,ju shqipe mali
    farë e fise djal mbas djali
    deri me sot ne ditet tona
    se q far sjell e mjer zezona
    shum tm, paritura ,n' viset tona
    ku me veper , etmerr barbari
    vrite fmiu ah nend vjeqari
    digjet guri digjet ,hana
    digjet turpit shqipni nana
    se shkatar esht e mjer,varfrija
    mos kujdesi e anarkija
    n,edukim,,s,flet ma shqipnija
    as,per t' ri e as per t'reja
    thua se vendin,e vrau rrfeja
    humbi ,dija e mendjeholi
    humbi nderi e,kontrolli
    po kjan koha ,dit e nata
    humbi shqipja e edukata
    humbi nami ,e karakteri
    humbi besa e fjala e nderi
    gjith ma shum , lidhen bizneset
    per kah krime e,intereset
    pranbdaj kshtu na del vrastari
    krimineli edhe barbari
    e shendrrohet,n bish,me kthetra
    me gur te ashper merr shum jetra
    vret pa ,nda,pa mshir ,n logjik
    kend ta gjen kund djal a qikë
    qoft i djepit,,a,qoft i ri
    pa u thellue mendrisht,me pri
    per me pri per kah ,e mbara
    sot shqipnis thon po i humb fara
    se po ndodhin ,shum bizare
    krime te zeza,sa barbare
    komb e fe na i qesin fare
    na truprojn ne sy t,planeteit
    para ftyres te dheut e t'DETIT
    SHëMTOJNë arat t bereqetit
    edhe te zi na e nxejrrin namin
    e na nxijn porsi katranin
    q

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    te panjohurat e tmerrit shkruar nga autori xhelal ferizi
    esht shkruar ne pes ndarje vazhdon pjesa tjeter ,qe vjen ne forum ne vargje
    per munges kohe nuk u shkrua e gjith kjo kenge ne vargje komplet

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Eshte e vertet per tu cuditur qe ndodhin keto krime te tilla.Ngushellime familjes per humbjen e femijve te tyre.

Tema të Ngjashme

  1. Si ma zhdukën vajzën murgeshat!
    Nga Agim Bardhi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2012, 10:01
  2. 8 vjet burg për babanë që abuzoi me vajzën
    Nga ruhit në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 04-08-2007, 00:55
  3. Maniaku tenton të përdhunojë 10-vjeçaren brenda në shkollë
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-10-2005, 23:04
  4. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •