Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Roma
    Postime
    20

    Historia e kenges popullore shkodrane & tekstet

    HISTORIA E KENGES POPULLORE SHKODRANE

    KENGA QYTETARE SHKODRANE



    Ashtu si filigramat,melodite e bukura shkodrane jane punuar me mjeshteri, jane lemuar ne rrjedhen e koherave nga popullidhe,nje pjese e tyre,jane pastruar dhe pasuruar me elemente gjithnje e me autoktone.Megjiate permes arkivave, fotografive,botimeve te ndryshme ,kujtimeve gojore apo te shkruar; njihen shume emra krijuesish qe kane mbetur te pashlyer ne kujtesen e qytetareve shkodrane.Keshtu eshte e njohur dhe e ēmuar ne qytetin e shkodres veprimtaria krijuese e Hysejn Dobraēi, te cilin ideologu yne i Rilindjes Kombetare,Zef Jubani,e ka quajtur "Anakreonti shqiptar" dhe e Sali Pates, qe te dy te fillimit te shekullit XIX ajo e Halil Tophanes dhe e Shtjefen Shahirit; ajo e sazexhiut te talentuar Simon Marketes; krijimtaria e Kasem Xhurrit dhe e Mark Kranjanit,qe te dy te njohur si reformatore te ahengut shkodrane; ajo e Oso Seles (Falltores), sazexhi dhe vjershetar;ajo e rapsodit qytetar te periudhes se Lidhjes Shqiptare te Prizenit-Nel (Zenel) Maha, ajo e Paloke Kurtit,krijuesit te disa prej kengeve-perla te ahengut shkodrane; ajo e vjershetorit Heti i Molla Sylos dhe e kengetareve me vlere te veēante interpretative si Hila i Files,Taro Hoti,Ndreke Preluka,Shtjefen Jakova (Qorri). Gjate dhjetevjeēareve te pare te shekullit XX bene emer si krijues dhe interpretues sazexhijte Ndreke Vogli-Naraēi dhe Nush Pali;kengetaret Hamz Gogoli,Shuk Prifti,Pjeter Bushati. Vitet 40 dhe dhjetevjeēaret ne vazhdim te ketij shekulli shenojne fillimin e nje veprimtarie krijuese te suksesshme qe i fali hapesire dhe frymarrje te re kultivimit te kenges qytetare shkodrane. Kujtojme ketu kenget me te goditura, tashme mjaft popullore te Hasan Prezes,vellezerve Paulin e Karlo Pali,Rud Gurashi,Sheuqet Krujes,Namik Mithit,Adil Ujkashit etj. Me vlera krijuse te veēanta interpretimi i kengeve qytetare shkodrane nga artistet e njohur lirike te skenes sone Marije Kraja dhe Ibrahim Tukiqi kengetaret e shquar Bik Ndoja, Luēije Miloti, File Gjeloshi, Florinda Gjergji, Shyqyri Alushi, Naile Hoxha, Xheudet Hafizietj. Kengetaret e brezit me te ri Violeta Zefi, Bujar Qamili, Valdete Hoxha, Myfarete Laze, Mukades ēanga, Adnan Bala, Enriketa Kuēani,Sabahet Vishnja etj. Nje brez tjeter akoma me i ri kengetaresh po punon me perkushtim per persosjen e artit te tyre te interpretimimit. Ne keto kenge qytetare shkodrane ku ne teresine e shfaqjes se tyre (permbajtje, musike, vargje), vallet e kenduara te qytetite shkodres nuk jane thjeshte nje fenomen artistik;por tregues i gjalle i nje jete ku ballafaqohemime menyra te menduari, me te dhena etnografike,me marredheniet midis pjesetareve te familjes, me te afermit, miqte dhe rrethin shoqeror.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    nese mundesh na sill ca tekste kengesh
    flm
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Roma
    Postime
    20

    Disa tekse te kengeve popullore shkodrane.

    Me keni kerku tekset e kangeve popullore shkodrane,ju kam gjetur disa kenge te vjetra .Shpresoj qe tju pelqejne.


    GANXHET TUEJA ME SHUME ERE

    GANXHET TUEJA ME SHUME ERE,
    GJITHFARE LULESH PASKAN ĒILE,
    MARSHALLA MOJ NJIKSAJ VERE,
    OH!SA KENKE RRITE,HOPA.

    II

    DRANDOFILLE E BUKUR JE,
    GJITHKAH T’SHOF UNE BAJ ēUDI
    QYSH NJATE HERE MOJ QI T’KAM PA
    N’ZEMER ME KE HI,HOPA.

    III

    EDHE KURR S’KAM ME T’HARRUE,
    POR GJITHMONE KAM ME T’KUJTUE,
    QYSH NJATE DITE QI M’JE LARGUE,
    N’ZEMER KAM MBARUE,

    ------------------------------------------------
    ME JELEK E BRANAVEKE ME JELEK E ME BRANDAVEKE,
    PO M’DUKESH SOKOL ME FLETE
    ME JELEK NEN HIJE DOLA,
    NE BAHĒE MOJ LULE MBLODHA;
    NE BAHĒE UNE LULE MBLODHA;
    E TE MIRES N’DORE IA ĒOVA;
    E MIRA PO THOTE NUK I DUE,
    BAN GAJRET MOJ MOLLE E FTUE;
    BAN GAJRET MOJ MOLLE E FTUE;
    SY E VET’LLA UNE TI DUE,
    SY E VET’LLA UNE TI DUE,
    ATA JANE GJITHĒKA PER MUE.


    ……………………..
    1) Kurdohere e ne shrregull.

    -----------------------------------------
    MIRE MBRAMA

    MIRE MBRAMA,MIRE MBRAMA N.N
    A KE BUKE,A KE BUK-O ME NA DHANE?
    SA KA DETI,SA KA DETI UJ E RANE,
    SIMIĒITE, SIMIĒITE I ĒOJME NE KEMBE!
    S’KAM NEVOJE,S’KAM NEVOJE PER SIMIĒITE
    PSE M’KAM NDODHE,PSE M’KA NDODHE
    BUKA NE SHPI……!

    Me kete melodi kendohet edhe vallja.

    DY DELE, DY DELE E TREQIND PARE,
    ĒOU KUMBARE, ĒOU KUMBARE
    NA XEN NJI VALLE;
    MOS E LEN, MOS E LEN VALLEN PA XANE,
    NE KJOSH DJAL,NE KJOSH DJAL-O
    BRAF NE KAMBE !
    NE KJOSH PLAK,NE KJOSH PLAK
    TERHIQU RR’SHANE!
    Ē’KE KUMBARE, Ē’KE KUMBARE
    QI Te T’ASHT MARRE ZANI?
    MA KA XANE; MA KA XANE TYMI I DUHANIT.

    1) hanen mbrama kur miqesia kthehet prej
    kumbareve.
    Diten e dasmes mbas buket.
    ---------------------------------------------

    MOJ UNAZA RETH ME AR

    MOJ UNAZA RRETH ME AR,
    KE MARR BURRIN DJAL BEQAR,
    T’GJITHA SHOQET TA KANE INAD;
    INAD PAĒIN EDHE PLAĒIN
    E NDER SHOQE KURR MOS DALSHIN.
    Ē’PO KERSET PUSHKA NE PYLL!
    NISJA TI,NA DEL SI HYLL!


    MOJ UNAZA RRETH FLORI,
    KE MARR BURRIN DJALE TE RI,
    T’GJITHA SHOQET TA KANE LAKMI;
    LAKMI PAĒIN EDHE PLAĒIN
    E NDER SHOQE KURR MOS DALSHIN.

    …………………….
    Kurdoher.

    -----------------------------------------------------

    O ZAMAKU I BARDHE


    O ZAMBAKU I BARDHE,
    FORTE U DESHTME BASHKE.
    KERKUSH NUK NA I DIJTI,
    VEĒ ZOTYN E SHPIRTI
    VEĒ ZOTYN E SHPIRTI
    E HANA QI NA NDRITI.
    HANA QI NA NDRITI,
    AJO NA PADITI,
    MOS PADIT MOJ HANE,
    SE T’FALI XHERDAN-E.
    XHERDANIN ME GROSHA,
    BALLIN TA PAGOSHA,
    XHERDANIN ME GJELA,
    LE TA VENE E REJA.
    XHERDANIN ME FLUT’RA,
    LE TA VENE E BUK’RA.


    ………………….
    1) Kurdohere para marteset
    2) Dhe ne shrregull.

    -----------------------------------------------

    SA E BUKUR NA DOLI NUSJA

    SA BUKUR NA DOLI NUSJA! MARSHALLA,marshalla

    PASKA BALL PER PERISHAN! MARSHALLA,marshalla

    PASKA VET’LLEN SI GAJTAN! MARSHALLA,marshalla

    PASKA SYNIN SI FILXHAN! MARSHALLA, marshalla

    PASKA HUNDEN NISKAVI! MARSHALLA,marshalla

    PASKA FAQET GURABI! MARSHALLA,marshalla

    PASKA GOJEN SI KUTI! MARSHALLA,marshalla

    PASKA DHAMBET SI INXHI! MARSHALLA,marshalla

    PASKAN GUSHEN FARFURI! MARSHALLA,marshalla

    PASKA QAFEN SI ZAMBAK! MARSHALLA,marshalla

    PASKA SHTATIN SI BAJRAK! MARSHALLA,marshalla

    ………………………………………..

    1)Kah djali paradite kur zbulojne nusen.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bjanku te lumt pena ty e goja. Rrnosh pra.

    E tash shikjo i fije se mos po ma gjen tekstin e njasaj kanges..

    "per mua paska ken kysmet
    me ken ti e tjera kuj....etj.

    hajt mos prito..kur te kesh koh ee.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Roma
    Postime
    20

    pergjigje

    DO mundohem nepermjet arkivit qe kam ne shtepi te gjej kengen qe me kerkuat,ne kete perjudh jam duke punu edhe per perfundimin e CD me kenge shkodrane te vjetra.Po te duash mbas 10 ditesh te visitosh siton tim ku besoj qe mund te kem perfunduar prezantimin te CD.Besoj qe mund t'ju pelqejne kenget e vjetra shkodrane!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bjanku flmn !

    E vizitoj faqen tuaj shpesh.

    Suksese e ruaj zanin..mos dil pa shall..a po merr vesht...lol.!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    Kėngė shkodrane

    Lule bore

    Tuj shetite ne mal e koder
    Tuj preke lule gjithe me dore
    Veē n' nji kopsht ma t' bukrin n' Shkoder
    Ty te gjeta lulebore

    Refreni:
    Je e vogel por e plote
    Ty t' kerkoj un tash sa mot
    Tash sa mot un ty t' kerkoj
    Gezim me ty jeten ta ēoj

    Eja, eja lulebore
    Se me ty do thur kunore
    Eja, eja lulebore
    Se me ty do t' thur kunore

    Pash ma t' bukren stine prandvere
    Pashe ma t' bukrin dranofill
    Mos ia fal askujt ti eren
    Se per mu vetem ke cil
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 28-10-2003 mė 21:50

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    Mbeta gjithe diten hijeve...

    prep s' di gja...


    mbeta gjithe diten hijeve
    ku prehesh ti
    mbeta gjithe diten krojeve
    krojeve ku pin ti

    kur t' jemi bashke ne te dy
    do t' na shikjojne me zili
    dhe do na flasim ne sy
    sa duhemi ne te dy

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    ...

    Lene nanen, lene baben aman
    Lene nanen, lene baben, aman
    Se me ty do t' kaloj naten
    Ik e eja moj te un

    Nč te thanēin o, me u fejue aman
    Nč te thanēin me u fejue aman
    I thuj babes qi m' ke mue aman
    Ik e eja moj te un

    Len gjylpanen, len xherxhefin aman
    Len gjylpanen len xherxhefin aman
    Se un ty doi ta baj qefin
    Ik e eja moj te un

  10. #10
    Ja dhe nje kenge shkodrane, megjithese nuk eshte kenduar nga nje kengetare shkodrane

    More trendafil i vogel

    kendon: Liri Rasha

    Mori trendafilja e vogel
    ku e ke marr ket bukuri (2x)
    le e rritur ne Shkoder
    nane e babe, moj jabanxhi

    Ref.
    Hajde se s'me flet
    ruju moj se m'gerget
    marak per ty
    m'ka mbet, oh medet

    Mori ti buza burbuqe
    kush ta bleu shallin e ri(2x)
    i ke vu bohcen e kuqe
    na mbushe me bukuri, oh medet

    Mund ta degjoni ketu

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  4. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  5. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •