Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    21

    Përfaqesuesi i qeverisë në KRRT: Janë shitur lejet e ndërtimit

    Perfundon mbledhja e KRRT se Tiranes.
    Perfaqesuesi qeverise ne KRRT: Jane shitur lejet e ndertimit

    Balkanweb
    E.M.

    Tirane (4 shkurt) - Ka perfunduar mbledhja maratone e Keshillit te Rregullim Territorit te Tiranes, ne te cilen nuk ishte prezent kryetari i bashkise Edi Rama. Ne perfundim te kesaj mbledhjeje, perfaqesuesi i qeverise ne KRRT-ne e Tiranes, Alfred Qiriako tha per mediat se gjate mbledhjes se sotme i eshte kerkuar bashkise te peraqese nje bilanc te plote te kerkesave te qytetareve per leje ndertimi.

    Sipas tij gjat mbledhjes KRRT konstatoi dhe denoncoi fenomenin e shitjeve te lejeve te ndertimit firmave te vecanta te cilat kishin lidhje te dyshimta me boten e krimit, nderkohe qe u shqyrtuan nje numer projektesh te cilat binin ndesh me parashikimet urbanistike.

    Qiriako tha me tej se gjate mbledhjes u shqyrtuan 40 kerkesa per leje ndertimi nga te cilat u miratuan me shume se gjysma e tyre. Ne kete kuader perfaqesuesi i qeverise ne KRRT u shpreh se sistemi i filtrimit te ketyre kerkesave sipas interesave vetjake apo klanore ne bashkine e Tiranes do te marre fund nje here e pergjithmone.

    "KRRT nuk eshte me nje vegel e verber ne duart e kryetarit te bashkise, por eshte e gatshme te marre persiper pergjegjesite qe i cakton ligji dhe t'i ekzekutoje ato me paanshmeri, profesionalitet, pa konflikt interesi, dhe larg aferave koruptive" tha Qirjako. Ai theksoi me tej se KRRT e Tiranes do te mbeshtese fuqimisht biznesin e ndertimit duke i hapur atij hapesira te reja, duke i shkurtuar atij kohen e shqyrtimit te ceshtjeve dhe duke eleminuar faturen e korrupsionit dhe ryshfetit qe ky biznes ka paguar deri me sot per te marre leje ndertimi.

    Gjithashtu anetaret e KRRT-se, i bene thirrje bashkise qe ne mbledhjet e rradhes se KRRT-se te lere median te jete prezente per transparence ndaj publikut. Ne perfundim te kesaj mbledhjeje Shoqata e Ndertuesve u shpreh e kenaqur me vendimet embledhjes se sotme te KRRT-se.

    Nderkaq lejet e ndertimit per rruget e bllokuara te kryeqytetit do te shqyrtohen mbledhjen e ardhshme.
    Democratic nations must try to find ways to starve the terrorist and the hijacker of the oxygen of publicity on which they depend.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Skandal. Bashkia kërkoi leje ndërtimi për pallate në mes të rrugës. Zbardhen sekserët e kryebashkiakut





    Nuk jepen leje ndërtimi për firmat mafioze të Ramës


    Këshilli teknik i Bashkisë së Tiranës kishte miratuar në një mbledhje të disa javëve më parë kërkesën për ndërtim të dy firmave, të cilat synonin të ndërtonin diku në afërsi të rrugës së "Kavajës" dy pallate gjigante, të cilat ndërprisnin rrugën. Projekti i miratuar në këshillin teknik të Bashkisë është kaluar më pas për miratim edhe në mbledhjen e djeshme të KRRT. Duke shpresuar tek mosvëmendja e shumicës së anëtarëve të KRRT, Rama ka shpresuar që të merrte miratimin për këto dy pallate skandaloze. Por shkelja është evidentuar nga anëtarët e tjerë të KRRT, që janë jashtë vathës së Ramës. Ata i kanë kërkuar llogari Bashkisë se si është e mundur që këshilli teknik të arrijë deri atje sa të miratojë ndërtime në mes të rrugës. Kjo ka qenë një pikë e nxehtë e mbledhjes së djeshme të KRRT. Shumica e anëtarëve të KRRT kanë këmbëngulur që jo vetëm të fshijnë këtë kërkesë të Ramës për ndërtime pallatesh në mes të rrugës, por edhe të nxirren para përgjegjësisë ata që e kanë kaluar në këshillin teknik të Bashkisë një veprim të tillë. Toneve të larta të pjesës më të madhe të anëtarëve të KRRT nuk ka pasur se kush t'u përgjigjet. Askush nga vartësit e Ramës nuk ka ditur se si të reagojë dhe si të mbrojë një skandal të tillë. Ata kanë heshtur duke bërë të paditurin. Me heshtjen e tyre dje, ata kanë folur më shumë se kurrë, pasi kanë nxjerrë si përgjegjës të këtij skandali kryebashkiakun Rama, i cili me paramendim ka bojkotuar mbledhjen e djeshme të KRRT.






    Zbardhen disa nga sekserët e Ramës


    Mbledhja e djeshme e KRRT ka evidentuar për të parën herë në veprimtarinë e saj të këtyre gjashtë viteve të fundit edhe sekserët e Ramës në lejet e ndërtimit. Është zbuluar mekanizmi i punës së këtyre sekserëve që veprojnë nën ombrellën e Ramës dhe që përgjatë gjithë këtyre viteve kanë ndarë fitimet me kryebashkiakun mafioz. Ka qenë lehtësisht e kuptueshme se si vepronin këta sekserë. Fillimisht ata, duke shfrytëzuar ortakërinë me kryebashkiakun e Tiranës, Rama, merrnin lejen e ndërtimit. Më pas, duke e siguruar atë, e mbanin në xhep për një kohë të caktuar, duke nisur tenderin në radhët e firmave të tjera të ndërtimit, të cilat janë tërësisht të papranueshme për Ramën. Kështu shumë firma ndërtuese, duke kërkuar të mbijetonin, kanë qenë të detyruara që t'i nënshtroheshin këtij "ankandi" të sekserëve të Ramës. Ata kanë qenë të detyruar që të shpenzonin shuma të konsiderueshme parash për të siguruar këto leje ndërtimi. Në këtë mënyrë sekserët ndanin me kryebashkiakun e Tiranës fitimin, ndërsa ndërtuesit vazhdonin punën, pasi kishin paguar gjobën tek sekserët e kryebashkiakut. Janë zbuluar të paktën dy raste të pastra të këtyre sekserëve të Ramës gjatë mbledhjes së djeshme të KRRT.

    Subjekti ndërtues firma "Ani" merr lejen e ndërtimit më dt. 14.10.2005. Por kjo firmë, ndonëse deklarohej se do të ndërtonte pallatin në një nga zonat më të mira të Tiranës, nuk vazhdon më gjatë punën e saj, ndërsa sikurse provohet nga dokumentacioni, nis "ankandin" në kërkim të blerësve të lejes së ndërtimit. Pas dy muajsh nga nxjerrja e lejes së ndërtimit, firma e sipërpërmendur ia dorëzon atë më 2.12.2005 firmës "PARK CONSTRUCTION ALBANIA" për të vazhduar punimet e nisura.
    Firma "Ani", e cila është pronësi të një prej njerëzve të afërt të Ramës, merr në të njëjtën datë jo vetëm një leje ndërtimi, por dy të tilla, kuptohet në vende të ndryshme të Tiranës. Dhe po në të njëjtën datë 2.12.2005 ia dorëzon edhe lejen e dytë të ndërtimit të marrë nga KRRT e Ramës të njëjtës firmë "PARK CONSTRUCTION ALBANIA". Janë dy raste flagrante, të cilat flasin për mënyrat me të cilat mafia e ndërtimit e kontrolluar nga Rama, ka mundur që të vazhdojë aktivitetin e saj gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit, se përse kryebashkiaku nuk jepte prej tre muajsh më leje ndërtimi në një KRRT që nuk e ka më monopol të vetin.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Keto jane vetem shpifje qe i bejne sejmenet e saliut se i vjen inati plasin qe edi eshte popullor ne Tirane. S'kane cti bejne gomarit, i bijen samarit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ej Hagia kush eshte gomari moj se nuk po te marr vesh. Mos e ke llafin per ate popullorin moj.
    Duhet te jete e rende per Edushin te humbase gjithe ato pare. Jo per gje po si do beje ti paguaje gjithe ato njerez qe i sillen rrotull e i bejne fresk. Xhanem ka fondet e partise tani. Po do e kete pak me veshtire te partia se nuk ka te beje me ndertime pallatesh atje.......Hajt shendet te gjitheve.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kush eshte firma Ani?
    Nuk ka zbardhur gje as Rd as kkrt.
    Por prap gje e mire kjo qe ne tirane nuk do mbillen me shum-katshe sipas qejfit te Ed Rames.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    237
    Subjekti ndërtues firma "Ani" merr lejen e ndërtimit më dt. 14.10.2005. Por kjo firmë, ndonëse deklarohej se do të ndërtonte pallatin në një nga zonat më të mira të Tiranës, nuk vazhdon më gjatë punën e saj, ndërsa sikurse provohet nga dokumentacioni, nis "ankandin" në kërkim të blerësve të lejes së ndërtimit. Pas dy muajsh nga nxjerrja e lejes së ndërtimit, firma e sipërpërmendur ia dorëzon atë më 2.12.2005 firmës "PARK CONSTRUCTION ALBANIA" për të vazhduar punimet e nisura.
    Firma "Ani", e cila është pronësi të një prej njerëzve të afërt të Ramës, merr në të njëjtën datë jo vetëm një leje ndërtimi, por dy të tilla, kuptohet në vende të ndryshme të Tiranës. Dhe po në të njëjtën datë 2.12.2005 ia dorëzon edhe lejen e dytë të ndërtimit të marrë nga KRRT e Ramës të njëjtës firmë "PARK CONSTRUCTION ALBANIA".
    po qe se eshte e vertete kjo qe thuhet atehere eshte me verte dicka qe ben muuuuuh

    kjo gje behet ne perendim vetem ne rast se firma qe ka marre lejen dhe ka nisur punimet paraqet ne jgykate falimentimin.....kete gje e kane bere disa manaxhere firmash per te futur paret e pronareve ne xhepin e vet..
    ne baze disa ligjeve "evropiane" nqfs se firma falimenton pa mbaruar punimet athere jane kompanite e sigurimeve ato qe marrin persiper harxhimet deri sa objektet te perfundohet.

    vetem ata njereznuk gjejne me pune ne vendet e tyre ......disa largohen jashteti dhe rrojne me firken qe pislliqet e tyre te zbulohen sa me vone qe te jete e mundur ;-)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Hagia
    Keto jane vetem shpifje qe i bejne sejmenet e saliut se i vjen inati plasin qe edi eshte popullor ne Tirane. S'kane cti bejne gomarit, i bijen samarit.
    ke te drejt me nje gomar aq te madhe sa eshte edi c ti besh

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Hagia
    Keto jane vetem shpifje qe i bejne sejmenet e saliut se i vjen inati plasin qe edi eshte popullor ne Tirane. S'kane cti bejne gomarit, i bijen samarit.
    si pas teje gomari eshte Edi dhe samari eshte KRTTTTTTT-ja?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    SHEKULLI


    Kriza mjedisore dhe legalizimet


    Feti ZENELI

    Askush nuk mund të mohojë faktin se Shqipëria është duke përjetuar një krizë të thellë mjedisore, shumë herë më të rëndë se sa kriza energjetike apo problemet e tjera social-ekonomike në vend. Lidhja e Blerta Shqiptare, shoqata të caktuara mjedisore, profesionistë dhe ambientalistë të ndryshëm kanë kohë që po u bien borive të alarmit për këtë çështje. Shqetësimi është shtuar veçanërisht gjatë 2-3 viteve të fundit, periudhë në të cilën situata është përkeqësuar së tepërmi, për shkak të kalimit prapa liste të këtij prioriteti kombëtar do të thoshim, të zhvleftësuar për shkak të vendimeve dhe iniciativave antimjedisore të qeverisë së shkuar majtiste. Por shenja reflektimi të dukshëm nuk u vunë re as në programin qeveritar të demokratëve, të cilët pretendojnë të jenë më afër shqetësimit qytetar dhe problematikës që paraqet jeta e përditshme, ku bënë pjesë dhe ndotja e mjedisit. Realisht kriza mjedisore përbën sot shqetësimin më të madh social, ndonëse nuk përjetohet si e tillë nga qytetarët për shkak të keqedukimit të tyre në mosnjohjen e pasojave katastrofike që ajo paraqet për jetën e gjallë. Ndonëse shpesh ky rrezik trajtohet si një problem për banorët e zonave të ndotura, e vërteta nuk është tërësisht kështu. Në një farë kuptimi efekti ndotës ka pak a shumë natyrën e një shpërthimi atomik, ku vret dhe gjymton në një rreze të gjerë, jo vetëm për momentin, por edhe për të ardhmen. Opinioni publik shqiptar është i njohur me disa deformime biologjike të jetës së gjallë në zonën përreth ish-metalurgjikut “Çeliku i Partisë” në Elbasan si viçi me dy kokë, gjeli me katër këmbë, fëmija me dy palë krahë etj. Mostra dhe çudira të tilla nuk ka diskutim që pritet të shfaqen në të ardhmen edhe përreth Sharrës në Tiranë, Porto Romanos në Durrës apo ish-fabrikës së PVC-së në Vlorë. Megjithatë, nuk është se deri tani kjo epidemi ambientale ka kaluar pa pasoja për shëndetin e njerëzve dhe pjesës tjetër të botës së gjallë, pavarësisht mungesës së statistikave dhe depistimit mjekësor në këtë drejtim. Bëhen testime, jepen donacione, hartohen gjithfarëlloj programesh sociale po në zonat e ndotura nuk afrohet kush, përveç atyre që i ka përplasur aty varfëria fizike e mendore dhe moskujdesi i shtetit. Me sa duket, gjithkush gjykon sipas mesazhit të fabulës “larg nga vetja ime”. Specialistë të ndryshëm të mjekësisë pohojnë se helmet e çliruara nga djegia e plehrave, mbetjet kimike, metalurgjike, përpunimi petroltermik, etj., qarkullojnë nëpërmjet ujit dhe ajrit, që janë dy substanca bazë për jetën e njeriut dhe depozitohen në indin dhjamor të trupit njerëzor, duke shkaktuar kështu sëmundjet më të rrezikshme për jetën. Kjo do të thotë se, helmet e kësaj natyre bëjnë pjesë në ndotësit organik, me pasoja tragjike për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Mesa duket tani nuk ekziston as në formën e demagogjisë politike shprehja: “njeriu është kapitali më i çmuar”.
    Nga fundi i vitit 2004, qeveria e asaj kohe inicioi përgatitjen e një sërë masash për parandalimin e efektit të dëmshëm të gazrave ndotës e helmues në shëndetin e njerëzve, duke përcaktuar një afat kohor prej një viti e gjysmë për përfundimin e një programi të tillë. Por gjithçka e premtuar për hartimin e këtij programi, që gjithsesi nuk ishte pjesë e ndërgjegjes vepruese të qeverisë, mbeti në letër. Në këtë aspekt qeverisja majtiste është treguar e pabindur edhe ndaj detyrave të ndërkombëtarëve për përmirësimin e realitetit mjedisor në Shqipëri, megjithëse se rrinte “gati tu!” përpara çdo reagimi apo kërkese të të huajve, qofshin këto teka dhe absurde të dikujt prej tyre. Në vitin 2000, ekspertë të dërguar nga programi mjedisor i OKB-së, pas vizitës që i bënë Porto Romanos, “pikës më të ndotur të Ballkanit” lanë detyrë që territori përreth ish-fabrikës së pesticideve të rrethohej me një mur betoni dhe të evakuoheshin banorët e kësaj zone. E njëjta kërkesë shtrohej prej përfaqësuesve të OKB-së edhe për zonën e Sharrës në Tiranë, Bradasheshit në Elbasan dhe Pyllit të Sodës në Vlorë. Në forma më indirekte kjo kërkesë u përsërit më vonë edhe nga zyrat e Brukselit, pas sinjalizimeve të ekspertëve ndërkombëtarë mbi treguesit e lartë të ndotjes urbane në Shqipëri, ku vendi ynë renditje në krye të toplistës së vendeve më të ndotura të kontinentit. Gjatë shpjegimeve që kanë kërkuar ekspertë të ndryshëm për mosveprimin qeveritar në përmirësimin e gjendjes, shumëkush prej zyrtarëve shqiptarë është përgjigjur me argumentin e “shtetit të dobët financiarisht” apo “prioritetin e problemeve të tjera”, për të krijuar kështu te bashkëbiseduesi një përshtypje mëshiruese, e cila më shumë se sa me varfërinë ekonomike lidhej me varfërinë tonë kulturore. Është pikërisht kjo lloj dobësie gjenetiko-politike që i ka shtyrë shumë qytetarë shqiptare të zonave malore, ku të ngopen mushkëritë me ajrin e pastër, të migrojnë e të vendosen në zemër të zonave ndotëse të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera kryesore të vendit tonë, gjoja në emër “të një jetese më të mirë”(!?). Nëse në shumë raste të tjera shteti është treguar indiferent përballë lëvizjes kaotike të banorëve rural, këtë qëndrim ai kurrsesi nuk duhej t’ia kishte lejuar vetes për të ndaluar marrëzinë e asaj pjese shqiptarësh migratorë që përfunduan “nga shiu në breshër” e së keqes, duke u vendosur me vendbanim në zonat më të ndotura të vendit tonë. Kjo lloj tolerance e pakuptimtë shtetërore nuk kishte të bënte as me respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, pasi ato kurrsesi nuk mund të realizohen në kundërshtim me të drejtën themelore për të jetuar. Natyrisht, nuk kishte ç’pritej tjetër nga një qeveri që në kundërshtim me kërkesat kontraktuese e protokollare të një sërë institucionesh ndërkombëtare të mjedisit për normalizimin e standardeve të përkeqësuara në këtë drejtim, ndërmerr projekte dhe vendime antimjedisore si ai i importit dhe përpunimit të plehrave italiane në Shqipëri, koncesionin e Petroliferës, reduktimin e fondeve buxhetore për mjedisin, etj. Asnjë ligj e parim demokratik nuk e pengonte qeverinë dhe institucionet e tjera të shtetit shqiptar t’i thoshin “ndal” çdo ndërtimi për banim në tokat dhe trojet e ndotura kimikisht apo me tymra djegiesh termike, pasi më së paku ai bëhej në emër të mbrojtjes së jetës së çdo individi.
    Lidhur me këto probleme është shkruar e folur jo pak, sa në mënyrë individuale aq dhe të organizuar në parti dhe shoqata mjedisore, por ringritja e një çështje të tillë nëpërmjet këtij shkrimi është ngacmuar nga një ndër ligjet më të fundit të Parlamentit shqiptar për legalizimin e zonave informale, ku siç e përmendëm dhe pak më lart, një pjesë e mirë e tyre në periferi të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës janë tejskajshmërisht të ndotura dhe të pabanueshme. Në ligj, por besojë dhe në udhëzimet e mëvonshme për zbatimin e tij nuk besojë të bëhet ndonjë specifikim i veçantë për mënyrën e legalizimit të këtyre zonave. Por këtë lloj kërkese nuk e gjejmë të pasqyruar as në projektin për destinacionin e përdorimit të fondeve që do të grumbullohen nga shlyerja e detyrimeve legalizuese prej të interesuarve. Mbase kjo veçanti urbane mund të jetë fshehur në vlerën e fondit prej 80 milionë dollarë, e caktuar për urbanizimin e zonave informale pas legalizimit të tyre, por nuk ka mundësi që një prioritet i tillë të kërkojë të gjendet me lupë zmadhuese. Për këto zona kanë qenë imperative çndotja para se sa të pretendohet për legalizim, pasi i kryer në mënyrën që e ka konceptuar qeveria, një veprim i tillë do të thotë legalizim i së keqes shkatërruese të jetës njerëzore. Fjala vjen, si mund të legalizohen ndërtimet në zonën e Sharrës pa u zgjidhur më parë problemi i përpunimit bashkëkohor të plehrave që depozitohen dhe digjen aty gjatë 24 orëve të ditës? Po kështu, si mund të legalizohen ndërtimet pa leje në zonën e Porto Romanos pa çkimikatizuar mjedisin nga ndotjet e ish-fabrikës së helmeve dhe pesticideve të ndryshme të magazinuara aty qysh nga koha e komunizmit? E njëjta pyetje mund të bëhet edhe ndërtimet pa leje në zonë e Bradasheshit dhe të gjithë zonat e tjera të vendit ku ka pasur industri kimike që sot nuk funksionon apo magazina helmesh të braktisura. Ndërsa për zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, problemi shtrohet që t’i kontribuohet vetëpastrimit natyror që ka filluar aty dhe jo të kundërtës, duke bërë realitet projektet ndotëse të “Parkut Energjetik” të Vlorës. Eliminimi i këtyre vatrave ndotëse të mjedisit urban në Shqipëri duhet të preokupojë gjithë shtetin dhe institucionet e tij, jo për të bërë “llogje pazari”, por projekte konkrete për zgjidhjen e këtij problemi. Fakt është se deri tani, çështja e ndotjes së ambientit, megjithë shifrat alarmante që ofrohen, nuk është trajtuara si një problem prioritar që kërkon zgjidhje konkrete dhe të shpejtë. E përmendëm dhe pak më lart që kriza energjetike, edhe në kulmin e saj nuk mund të ketë pasoja kaq katastrofike sa ndotja e mjedisit, për të cilën para qytetarëve duhet bërë e ndërgjegjshme qeveria dhe çdo institucion tjetër përgjegjës i këtij shteti. Dhe përgjegjësia në këtë rast duhet verifikuar jo nëpërmjet deklaratave apo studimeve në letër, po nëpërmjet krijimit të një fondi sa më të madh buxhetor për të investuar në çndotjen e mjedisit urban. Në këtë kuadër, qeveria dhe institucionet e tjera të shtetit, pse jo edhe organizmat ndërkombëtarë që monitorojnë zhvillimin e proceseve demokratike në Shqipëri, duhet t’i koordinojnë punët dhe përpjekjet e tyre ndryshuese me forcën politike, shoqatat joqeveritare, komunitetin e profesionistëve dhe shkencëtarëve që në mënyrë të pavarur kanë evidentuar gjendjen dhe kanë përcaktuar rrugëzgjidhjet e një problemi të tillë. Këtyre institucioneve duhen besuar, në fund të fundit, edhe për sipërmarrjet e ndryshimit të këtij realiteti të trishtë mjedisor në Shqipëri, duke ofruar fonde dhe projekte konkrete bashkëpunimi.




    27/02/2006

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Hagia
    Keto jane vetem shpifje qe i bejne sejmenet e saliut se i vjen inati plasin qe edi eshte popullor ne Tirane. S'kane cti bejne gomarit, i bijen samarit.
    Eh,sikur te ishte ashtu!
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 01-03-2006 më 04:43

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Durres-Kukes: Gjykata e apelit rrezon pretendimin e prokurorise
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 23:35
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Dosja e korrupsionit shteteror
    Nga Anton në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 03:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •