Transmetohen pamje të reja të abuzimeve me të burgosur
Një stacion televiziv australian ka transmetuar pamje të reja që mesa duket tregojnë abuzimin e të burgosurve në burgun Abu Ghraib në Irak në vitin 2003. Pamjet e transmetuara nga stacioni televiziv SBS mendohet se janë të të njëjtit burim me ato që ngjallën indinjatë në mbarë botën dhe çuan në burgosjen e disa ushtarakëve amerikanë një vit më pas.
Rrjeti televizov shtetëror SBS thotë se ka informacione se disa nga viktimat ishin vrarë gjatë një trazire në burg, kur ushtarëve amerikane iu ishin mbaruar plumbat plastike dhe kishin filluar të përdornin municione. Nga Uashingtoni ende nuk është bërë ndonjë koment rreth pamjeve të reja. (BBC)
Krijoni Kontakt