A është Kurani fjalë e Perendisë?
Titulli i veprës: A është Kurani fjalë e Perëndisë?
Titulli origjinal: Is the Qur’an the Word of God?
Autori: Grup autorësh
Boton: Shtëpia Botuese TENDA
Hyrje
Nje nga fete qe ka ekzistuar mes shqiptareve tashme prej disa shekujve eshte Islami. Kjo fe i ka rrenjet e veta thelle ne kulturen dhe ndergjegjen e shqiptareve. Ajo eshte nje nga tre fete kryesore monoteiste boterore (Judaizmi, Krisherimi dhe Islami). Ajo e konsideron veten si trashegimtarja, perfeksionuesja dhe plotesuesja e te gjitha ketyre feve, dhe e vendos besimin e saj ne librin e vet te shenjte Kur'anin.
Megjithese Islami ka shume gjera te perbashketa me Judaizmin dhe Krishterimin, ai njekohesisht, ka plote kundershtime me keto dy fe. Fakti eshte, qe te treja keto fe jane 'ekskluziviste' ne vetvete. Dhe pershkak se ato e shohin vetveten si feja e vertete, pranimi i plote i bindjeve te fese tjeter, drejte-per-se-drejti do ti dobesonte ose shkaterronte pohimet e veta. Por kjo nuk duhet ta ndaloje dialogun dhe mirekuptimin e pergjithshem. Megjithese jo te gjitha idete apo bindjet nuk jane te barabarta dhe as te verteta, njerezit jane! Dhe sidomos per te krishteret, eshte imperative qe ne te jemi te paret qe te tregojme dashurine dhe respektin e duhur ndaj besimtereve te fese Islame.
Ne keto faqe qellimi yne eshte qe te merremi me aspektet e shumta qe kane te bejne me marreveshjet / mosmarreveshjet, perputhjet dhe kundershtimet doktrinore, fetare, etj., midis Krishterimit dhe Islamit.
Ne duam qe nepermjet ketyre faqeve te ndihmojme te krishteret qe ta kuptojme dhe njohin me mire fene Islame, ne menyre qe zvogelojme numrin e keqkuptimeve midis te dyja feve. Nga ana tjeter, njekohesisht ne duam qe ti inkurajojme te krishteret qe t'ju deshmojne me shume miqve te tyre muslimane. Dhe qe ta bejne kete ne nje menyre te mire-informuar, me respekt, mirekuptim dhe dashuri te krishtere.
Deshira dhe qellimi yne eshte qe te bejme nje prezantim sa me te qarte te fakteve dhe mesimeve te te dyja feve. Dhe si rezultat ti krahasojme ato me njera-tjetren. Njekohesisht, qellimi yne nuk eshte qe te ofendojme miqte tane muslimane. Edhe megjithese ne do te prezantojme artikuj dhe shkrime qe mund te duken sikur jane keqdashese. Por ajo qe ne duam mbi gjithēka eshte e verteta dhe drejtesia qe vjen prej Perendise. Dhe prandaj duam qe t'ju ftojme edhe juve (besimtaret muslimane) qe ti konsideroni me kujdes materialet qe ne do te publikojme.
Faleminderit
Vazhdon-->
Krijoni Kontakt