Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A është Kurani fjalë e Perendisë?
    vazhdim

    4. B: Kundertheniet/Kontradiktat

    Një problem i mëtejshëm me gojëdhënat janë kontraditat, konfuzioni dhe jo vazhdimësia ashtu si dhe anomalitë të cilat janë të dukshme gjithandej. Për shembull Croni pyet, “çfarë bëjmë ne me shpalljen e Baladhurit që Kibla (drejtimi i lutjeve) në xhaminë e parë të Kufanit ishte drejt perëndimit… që atje ka kaq shumë fatime, dhe që “disa herë Aliu shfaqet si vëllai i Muhamedit? Është një gojëdhënë në të cilën informacioni s’ka kuptim dhe të drejton askund.” (Crone 1980:12)

    Disa autorë shkruan raporte që kundërshtonjnë disa raporte të tjera që ata vetë i shkruan (Humpreheys 1991:73; Crone 1987:217-218). Al- Tabari, për shembull, shpesh jep ndryshime, dhe disa herë duke kundërshtuar tregimet e incidenteve të njëjta (Kennedy 1986:362). Pyetja se deri kur al-Tabari e publikoi materialin e tij mbetet ende e hapur. Ai përzgjodhi akbhar-et (tregime të shkurtra) të cilat ai i përdori për të përparuar dhe ilustruar temat e përgjithshme rreth historisë së shpalljes së islamit?

    Ibn Ishak na informon që Muhamedi qëndroi në një vakum politik para se të hynte në (Medinë), por më vonë na tregohet që ai rrëmbeu autoritetin e sunduesve atje (Ibn Hisham 1986: 285, 385,411). Ibn Ishak gjithashtu tregon që hebrenjtë në Medinë ishin mbështetës të fqinjëve të tyre arabë, dhe ndërkohë ishin të ngacmuar nga ata (Ibn Hisham ed. 1860:286,372,373,378). Cilën prej këtyre tregimeve kontradiktore duhet ta besojmë? Pasi Croni na tregon, “historitë janë treguar me mospërfillje të plotë për atë që situata në Medinë mund të ketë apo mos ketë qenë në faktet historike.” (Crone 1987:218)

    Një tjetër vështirësi janë tregimet e dukshme kontradiktore të dhëna nga përpilues të ndryshëm (Rippin 1990:10-11). Shumë variacione kanë mbi një temë të përbashkët. Merrni për shembull 15 tregime të ndryshme të takimit të Muhamedit me përfaqësuesit e feve joislamike që e njihnin atë si profeti i ardhshëm (Crone 1987:219-220). Disa gojëdhëna e vendosin këtë takim gjatë miturisë së tij (Ibn Hisham ed. 1860: 107), disa të tjerë kur ai ishte nëntë ose dymbëdhjetë vjeç (Ibn Sa’d 1960:120), ndërsa të tjerë thonë që ai ishte 25 vjeç në atë kohë (Ibn Hisham ed. 1860:119). Disa gojëdhëna pohojnë se ai ishte parë nga të krishterëve etiopianë (Ibn Hisham ed. 1860:107), apo nga hebrenjtë (Abd al-Razzaq 1972:318), ndërsa disa të tjerë pohojnë që ai ishte një parashikues ose Kahin në Meka apo në Ukaz apo në Dhu’l-Majaz (Ibn Sa’d 1960:166; Abd al-Razzaq 1972:317; Abu Nu’ayam 1950:95,116f). Crone përfundon që ajo që ne kemi këtu nuk është asgjë më tepër se “15 versione të barabarta të trilluara të një ngjarjeje që kurrë nuk zuri vend” (Crone 1987: 220).

    Si pasojë është vështirë të sigurohemi cilat raporte janë origjinale, dhe kush janë ato që duhen hedhur. Ky është një problem që ngatërron shumë myslimanë dhe orientalistë madje dhe sot.


    vazhdon-->

  2. #12
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A është Kurani fjalë e Perendisë?
    vazhdim

    5. B: Ngjashmerite

    Në anën tjetër, shumë gojëdhëna reflektojnë të njëjtin material si të tjerat, duke nënkuptuar riciklimin e të njëjtit trup të dhënash nëpërmjet shekujve pa ndonjë referencë se nga erdhën. Merrni për shembull historinë e al-Tabarit për jetën e profetit e cila është shumë e njëjtë si ajo e Sirës të Ibn Hisham-it, dhe shumë i njëjtë me librin e tij “Komente mbi Kuranin,” i cili është i njëjtë me përmbledhjen e Haditheve të Bukharit. Për shkak të ngjashmërive të tilla në një datë kaq të vonë, ata duken sikur drejtohen në një pikë të vetme herët në shekullin e nëntë, nga i cili të gjithë të tjerët morën materialin e tyre (Crone 1983:63).

    Këto materiale, si pasojë krijuan probleme të gjera për historianët të cilët mund t’i konsiderojnë autentike në qoftë se ka të dhëna të vëzhguara të cilat mund të vlerësohen objektivisht që kanë dalë vetë nga një burim dytësor, të tilla si burimet e para nga të cilat këto gojëdhëna u përfituan. Ndërkohë kemi pak ku të referohemi. Pyetja atëherë duhet të jetë: a ekzistuan ndonjëherë burimet e para, dhe në qofte se po, a do të ishte e mundur të njiheshin ato, duke përdorur materialin dytësor në dispozicionin tonë?”


    vazhdon-->

  3. #13
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A është Kurani fjalë e Perendisë?
    vazhdim

    6. B: Riprodhimi

    Një problem tjetër me këto tradita është riprodhimi (Rippin 1990:34). Siç kemi përmendur, këto punime filluan të shfaqen jo më herët se shekulli i tetë (200-300 vjet pas ngjarjes që ato i referohen). Dhe papritur ato u shumëzuan nga qindra në mijëra. Pse? Si mund ta shpjegojmë ne riprodhimin?

    Merrni për shembull vdekjen e Abdllahut, babai i Muhamedit. Përpiluesit e mesit të shekullit të tetë (Ibn Ishaq dhe Ma’mar) kishin rënë dakord që Abdallahu kishte vdekur herët, duke e lënë Muhamedin jetim, por ndër detajet më specifike të vdekjes së tij Perëndia e dinte më mirë’ (Cook 1983:63).

    Më tej në shekullin e nëntë duket sikur dihet më shumë. Vakidi i cili shkroi 50 vjet më vonë na tregon jo vetëm vdekjen e Abdallahut, por se si ai vdiq, ku vdiq, dhe se sa ishte mosha e tij, dhe vendin ekzakt të varrimit të tij. Sipas Majkëll Cook, “ky evolucion në kursin e një gjysëm shekulli nga një pasiguri në një shumicë detajesh të sakta sugjeron që një pjesë e madhe e asaj që Uakidi dinte nuk ishte njohuri.” (Cook 1983:63-65) Kjo është thuajse tipike e Uakidit. Ai ishte gjithmonë i gatshëm për të dhënë data, lokacione, emra, por jo edhe Ibn Ishak (Crone 1987:224). “Nuk është për t’u habitur, ” Crone kundërpërgjigjet, që studiuesit janë kaq të dhënë pas Uakidit: ku mund të gjejë dikush një informacion kaq të mrekullushëm dhe të saktë për gjithçka që ai dëshiron të dijë? Por duke parë që ky informacion ishte i tëri i panjohur për Ibn Ishak, vlera e tij është e dyshimtë në ekstrem. Dhe në qoftë se ky informacion i rremë i mbledhur në kursin e dy gjeneratave midis Ibn Ishak dhe Uakidit, është e vështirë për t’iu larguar përfundimit që madje dhe më shumë duhet të jetë mbledhur në tre gjenerata midis profetit dhe Ibn Ishak.” (Crone1987:224)

    Si rrjedhojë, pa ndonjë kontrollë të vërtetë, ose dëshirë për të prezantuar ndonjë dokumentacion përpiluesit u bënë më shumë se çfarë zyra e tyre u lejonte.

    Studiuesit myslimanë të cilët ishin në dijeni për këtë shumëzim e justifikojnë atë duke pretenduar që feja myslimane ishte në fillimin e vendosjes së saj në këtë kohë. Kështu, ishte e natyrshme që punimet e literaturës do të fillonin të shfaqeshin të shumta në numër. Materialet e hershme të shkruara, ata thonë, nuk i përkisnin më islamit të ri, dhe si rrjedhojë u hodhën ose humbën (Humprehyes 1991:72).

    Ndërsa ka disa besueshmëri në këtë teori, dikush mund të mendojë që pak nga këto dokumente mund të kenë mbetur, të futura tutje në ndonjë bibliotekë, ose brenda koleksionit të ndokujt. Ndërkohë nuk gjendet asgjë, dhe kjo është dyshuese.

    E një rëndësie të madhe, sidoqoftë, është nëse “Tekstet Uthmanike Kuranore” (redaktimi përfundimtar, që supozohet të jetë përpiluar nga Zaid ibn Thaib, në 646-650 PAS K., dhe burimi i Kuranit tonë të përkohshëm) do të përfshiheshin në këtë skenar? Pa dyshim do ketë qenë konsideruar të ketë pasur lidhje, përsa kemi përmendur më parë, sipas gojëdhënave të gjitha kopjet e tjera ishin djegur nga Kalifi Uthman mbasi, duke e lënë këtë tekst, nga i cili 4 kopje u bënë. Ku janë këto kopje sot? Segmentet e dorëshkrimeve më të hershme të Kuranit që ne zotërojmë janë të datuara jo më herët se 690-750 PAS K.! (Schimmel 1984:4) A janë ata të cilët e mbajnë këtë pozitë të gatshëm për të pranuar që këto kopje gjithashtu janë hedhur sepse nuk kishin më lidhje me islamin e ri?

    Për më tej, gërshetimi i numrit të madh të Haditheve që shfaqen në shekullin e nëntë krijon një çëshjte skepticizmi. Ishte shpallur që nga mesi i shekullit të nëntë gjendeshin mbi 600,000 hadithe, ose histori të hershme mbi profetin. Në fakt gojëdhëna ka atë që ato ishin kaq të shumta në numër sa që Kalifi sundues kërkoi nga Al Bukhari, studiuesi i njohur, që të mblidhte thëniet e vërteta të profetit nga të 600,000-at. Me sa duket, edhe atëherë kishte dyshim për vërtetësinë e shumë prej këtyre haditheve.

    Bukhari kurrë nuk e shpjegoi kriterin i cili e udhëhoqi në zgjedhjen e tij, përveç popullarizimin e shqiptimeve të “joreabilitimit” dhe “paqëndrueshmërisë” (Humprheys 1991:73). Në fund ai ruan vetëm 7397 nga hadithet, ose mjerisht 1.2%, sidoqoftë duke lejuar përsëritjen, totali neto është 2762, të mbledhura, është thënë, nga 600,000 (A.K.C. 1993:12). Çfarë kjo do të thotë, nga 600000 hadithet 592603 nga ato ishin të rreme, dhe duheshin pastruar. Kështu afërsisht 99% e këtyre haditheve ishin konsideruar të rreme. Kjo e kthen besimin në lypësi!

    Ironikisht është ky lloj skenari krijon dyshim rreth origjinalitetit për çdo hadith. Si erdhën këto 600000 hadithe në vend të parë në qoftë se shumë prej tyre ishin konsideruar të rreme? A ishin shkruar ndonjë prej tyre? A kemi ndonjë provë të ekzistencës së tyre përpara kësaj kohe? Aspak!

    Fakti që ato u materializuan në këtë periudhë (në shekullin IX ose 250 vjet pas ngjarjes së cilës ato referojnë) dhe vetëm pasi ato ishin refuzuar, duket sikur sugjerojnë që ato ishin krijuar apo adoptuar në atë kohë, dhe jo më herët. Këto shpallje të bëra më herët nga Schacht lidhur me nevojën e përpiluesve për t’i origjinalizuar ligjet dhe gojëdhënat e huazuara u bënë për të gjetur një lidhje me profetin. Në nxitimin e tyre ata huazuan shumë tepër lirisht, të cilat në kthim e detyruan Ulamën që të ndalej dhe kanonizonte ato hadithe të cilat konsideroheshin që mbështesnin agjendën e tyre.

    Kjo na le me problemin se si ata vendosën se cilat hadithe ishin origjinale dhe cilat jo.


    vazhdon-->

  4. #14
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A është Kurani fjalë e Perendisë?
    vazhdim

    7. B: Isnadi

    Për t’iu përgjigjur këtij problemi, studiuesit myslimanë pohojnë që kuptimi i parë për të zgjedhur midis haditheve të rreme dhe origjinale ishte një process i transmetimit gojor i quajtur në gjuhën arabe isnad. Kjo përmbajtje myslimanne ishte shkenca që u përdor nga Bukhari, Tabari, dhe përpiluesë të tjerë të shekullit të nëntë dhe të dhjetë për të origjinalizuar përpilimet e tyre. Për të ditur se kush ishte autori origjinal i hadithve të shumta në favor të tyre, përpiluesit siguruan një listë emrash e cila supozohej që kthehej tek gjurmët e autorit nëpërmjet kohës deri tek vetë profeti. Për shkak të rëndësisë së saj për diskutimin tonë, kjo shkencë e isnadit ka nevojë të shpjegohet në detaje të gjera:

    Që t’i jepej besueshmëri një hadithi, një rrëfenje, një listë emrash iu bashkangjit çdo dokumenti e supozuar për të dezinjuar nëpërmjet kujt hadithi ka kaluar. Ishte një zinxhir emrash transmetuesish, duke shpallur, unë e mora këtë nga________ i cili e mori nga________ i cili e mori nga një shok i profetit. (Rippin 1990:37-39)

    Ndërsa në perëndim i gjejmë transmetimet gojore të dyshimta. Ato u zhvilluan fare mirë në botën arabe, si mjet për të përforcuar një pjesë të mirë të historisë së tyre. Problemi me transmetimet gojore është se nga vetë natyra e tyre ato kanë mundësi të jenë të hapura për prishje pasi nuk kanë asnjë formulë të shkruar ose dokument për të vërtetuar vërtetësinë e tyre. Kështu mund të manipulohen lehtë sipas agjendës së oratorit.

    Për myslimanët e hershëm, sidoqoftë, isnadi ishte konsideruar themelor, pasi ai dha nënshkrimin e atyre nga i cili dokumenti erdhi. Qëllimi ynë është se si mund të dimë nëse emrat ishin origjinalë? A tha me të vërtetë personi të cilit isnadi i ishte besuar çfarë i është besuar për të thënë?

    Një përpilues, për të fituar besueshmëri për shkrimet e tij, do të rreshtonte individë të njohur historikisht në isnadin e tij, e ngjashme me zakonin që ne përdorim sot duke kërkuar individë të denjë për të shkruar parathënie në librat tanë. Sa më e gjatë lista, brenda zinxhirit, aq më e madhe besueshmëria. Por ndryshe nga ata që shkruajnë parathënie sot, përpiluesit e shekullit të nëntë nuk kishin dokumentacion për të provuar që burimet e tyre ishin origjinale. Ata individë emrat e të cilëve ata huazuan kishin kohë që kishin vdekur, dhe nuk mund të garantonin atë çfarë kishin thënë.

    Si për kurreshtje, “isnad kishte për tendencë që të rritej në të kaluarën’’. Në disa tekste të veçanta një shpallje do të gjendet drejtuar një kalifi të dinastisë së Umayyad-it, për shembull, ose e kundërta, si në rastin e disa aforizmave legale, diku, e njëjta shpallje do të gjendet në formën e raportit të hadithit me dokumente të plota isnadesh që të kthejnë tek Muhamedi ose një nga shokët e tij.” (Rippin 1990:38)

    Prandaj duket më tepër sikur isnadet ishin përdorur për t’i dhënë autoritet ndonjë hadithi të veçantë të cilat “qartësisht janë të përqendruara në çëshjtet e interesit të komunitetit në gjeneratat pas Muhamedit por të cilat kanë qenë vendosur si kornizë si parashikime të bëra nga ai.” ( Rippin 1990:38) Këto isnade dhe hadithet të cilat ata supozueshëm i origjinalizojnë mjerisht dëshmojnë se çfarë pasardhësit zgjodhën të besonin në vend të asaj se çfarë mund të gjykohej si fakt historik, që në kthim dobëson atë të cilën ata kërkuan ta komunikonin (Crone 1987:214).

    Është tepër e dukshme, se si isnadët në vend që të vërtetojnë dhe mbështesin materialin që ne e gjejmë në gojëdhënat myslimane, shfaqin një problem më të madh. Ne kemi ngelur me realizimin që pa ndonjë transmetim të vazhdueshëm midis shekullit të shtatë dhe të tetë, gojëdhënat mund të jenë konsideruar vetëm si një hije e shekullit të nëntë dhe të dhjetë dhe asgjë më tepër.

    Çfarë është më tepër, shkenca e isnadit, e cila vendos për origjinalizimin e shumë isnadeve fillojë vetëm në shekullin e dhjetë, shumë kohë pasi isnadet që ishin në pyetje u përpiluan (Humphryes 1991:81), dhe kështu kanë lidhje për diskutimin tonë. Si rrjedhojë, për shkak se është një shkencë kaq e pasaktë, ‘’rregulli i gishtit’’ për shumë historianë sot është: sa më e gjatë lista, që përfshin emrat e historianëve më të njohur, aq më dyshues është origjinaliteti i tij. Ne kurrë nuk do ta dimë, nëse emrat e radhitur në isnadet dhanë ose morën informacionin më të cilin ata ishin besuar.


    vazhdon-->

  5. #15
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A është Kurani fjalë e Perendisë?
    vazhdim

    8. B: Historite e treguara/Tregimet

    Ndoshta argumenti më i madh kundër përdorimit të gojëdhënave myslimane si një burim është problemi i transmetimit. Për të kuptuar më mirë këtë argument ne kemi nevojë të gërmojmë në qindra vjet para Ibn Ishak (765 PAS K.), dhe pas vdekjes së Muhamedit (632 PAS K.), që kurse mësuesit myslimanë nga të cilët morëm biografinë e Muhamedit nuk ishin depozituesit e mirëfilltë të kujtesës së gojëdhënavë të profetit.” (Crone 1980:5)

    Sipas Patricia Crone, dhe një kërkuesi danez në fushëm e burimeve të kriticizmit, sërish ne dimë pak rreth materialit origjinal, pasi gojëdhënat janë rimprehur nga një rritje e treguesve të historive në një periudhë të një shekulli e gjysëm (Crone 1980:3). Këta tregues historish ishin quajtur kussas. Është besuar që ata kanë përpiluar historitë e tyre duke përdorur modele të legjendave biblike të cilat ishin pothuajse të popullarizuara në dhe rreth botës bizantine në atë kohë, ashtu si dhe historitë më origjinë iraniane. Nga historitë e tyre ata rritën një literaturë të cilat i përkasin novelave historike më tepër se sa historisë (Levi Della Vida 1934:441)

    Brenda këtyre historive ishin shembuj të materialeve të cilat ishin transmetuar nga gojëdhëna gojore me gjenerata përpara se ato të shkruheshin. Ato ishin të dy llojeve: Mutauatir (material i dorëzuar në mënyrë të njëpasnjëshme) dhe Mashhur (material që ishte i njohur mirë ose i njohur në mënyrë të gjerë) (Uelch 1991:361).
    Patricia Crone në librin e saj: ‘’Tregtia e Mekës dhe ngritja e islamit’’, pohon që shumica e asaj që përpiluesit e vonshëm morën erdhi nga këta rrëfimtarë historish (kussas) që ishin tradicionalisht magazinat e vërteta të historisë:

    …na ishin njëherë treguesit e historisë që krijonin gojëdhëna (traditën) myslimane. Gojëdhënat (traditat) historike të zëshme, për të cilat është supozuar të kenë shtuar legjendat e tyre, thjesht nuk ekziston. Kjo është për shkak se treguesit e historive luajtën një rol vendimtar në formimin e gojëdhënës që gjendet kaq pak histori në të. Pasi një tregimtar u ndoq nga një tjetër, rimbledhja e së kaluarës ishte reduktuar në një grup të përbashkët historish, temash, motivesh që mund të kombinohen dhe rikombinohen në një bollshmëri të dukshme tregimesh faktike. Çdo kombinim dhe rikombinim do të gjeneronte detale të reja, dhe si informacion i rremë i mbledhur, informacioni i pastër do të humbte. Në mungesën e një gojëdhëne alternative, studiuesit e hershëm ishin të detyruar të bazoheshin në rrëfimet e treguesve historikë, si Ibn Ishak, Uaqidi dhe historianë të tjerë. Këta tregues, për shkak se u bazuan në të njëjtin repertor të rrëfimeve ata të gjithë thanë gjëra të njëjta. (Crone 1987:225)

    Për shkak se tregimet e hershme të shkruara të jetës së Muhamedit nuk ishin shkruar deri vonë në periudhën e Umayyidit (750 PAS K.), “gojëdhëna fetare e islamit,” Crone beson, “është kështu një monument drejt shkatërrimit sesa ruajtjes së kaluarës,” (Crone 1980:7) dhe “është kjo traditë ku informacioni nuk ka kuptim dhe nuk të drejton askund.” (Crone 1980:12) Prandaj, këtu qëndron të arsyetojmë që gojëdhëna myslimane thjesht nuk është e denjë për besueshmëri pasi ajo ka shumë tepër ecuri gjatë rrjedhës së transmetimit nga një gjeneratë tek tjetra. Në fakt, ne mundemi më së miri të përsërisim cfarë ne pothuajse kemi shpallur: gojëdhënat janë përkatëse vetëm kur ato flasin për periudhën kur ato ishin shkruar, dhe asgjë më tepër.

    Gjenden kaq shumë vështirësi në gojëdhënat: të dhënat e vona për doracakët e hershëm, humbja e besueshmërisë pikërisht në agjendat e vjetra, dhe kontradiktat të cilat janë të dukshme kur dikush i lexon ato, ashtu si dhe shumimi drejt redaktimit agresiv nga treguesit-historikë, dhe shkenca joekzakte e isnadit e përdorur për vërtetim. A nuk është për t’u habitur që historianët, ndërsa detyroheshin për t’ju referuar materialit të paraqitur nga gojëdhëna myslimane (për shkak të masës së saj dhe qëllimit), preferojnë të gjejnë shpjegime alternative ndaj ideve dhe teorive tradicionale të pranuara, ndërsa duke kërkonin diku tjetër për burim materiali të mëtejshëm?

    Duke iu referuar më herët Kuranit, ka kuptim që të kthehemi tek ai, pasi gjenden shumë studiues myslimanë të cilët shpallin që është vetë Kurani ai cili na sjellë te burimi më i mirë për autoritetin e tij, dhe jo gojëdhënat.

    vazhdon-->

  6. #16
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A është Kurani fjalë e Perendisë?
    vazhdim

    C. KRITIKE E BRENDSHME E KURANIT

    Ndërsa myslimanët mbajnë një shikim të lartë për të gjitha Shkrimet, duke përfshirë Besëlidhjen e Vjetër dhe të Ri, ata kërkojnë një pozitë supreme dhe të veçantë për Kuranin, duke shpallur ngjitjen e tij mbi të gjitha shkrimet, për shkak se, sipas tyre, në fillim, nuk ishte shkruar kurrë nga njeriu dhe kështu kurrë nuk ishte infektuar me mendimet ose stilet e njeriut. Për arsye si kjo shpesh është referuar si “Nëna e Librave” (e marrë nga sura 43:3-4).


    1. C: Berja e Kuranit
    Myslimanët deklarojnë se superioriteti i Kuranit mbi të gjitha zbulesat e tjera është pikërisht në strukturën e tij të sofistikuar dhe në stilin e tij prozaik elokuent. Ata citojnë nga suret 10:37-38, 2:23, ose 17:88, të cilat thonë:

    “A do të thonë ata Muhamedi e harroi atë?’ Përgjigju: Sillni atje - para një kapitulli të ngjashëm me të, dhe thërrisni kë të mundni në ndihmën tuaj, përkrah Allahut, nëse ju flisni të vërtetën.’’ Kjo mburrje është imituar në hadithe (Mishkat III, fq. 664), e cila thotë: Kurani është mrekullia më e madhe midis mrekullive të botës… Ky libër është i dyti, i askujt në botë, sipas vendimit përfundimtar të njerëzve të mësuar për diksion, stil, retorikë, mendime dhe ligje të shëndosha dhe rregullat përcaktuese të fateve të njerëzimit.”




    1. C. a: Pa-imituesheria

    Myslimanët përfundojnë që ndërsa nuk ka asnjë literaturë të barasvlefshme në ekzistencë, kjo provon që Kurani është një mrekulli e ardhur, e zbritur poshtë nga Perëndia, dhe jo thjesht e shkruar nga një njeri i vetëm. Është kjo paimitueshmëri (veçanti) e quajtur I’jaz në arabisht, të cilën myslimanët besojnë që provon autoritetin e tij hyjnor dhe kështu statusin e tij si një mrekulli, dhe konfirmon rolin e Muhamedit ashtu si dhe vërtetësinë e islamit (Rippin 1990:26).

    Ndërkohë Kurani vetë shfaq dyshime përsa i përket formulimit të tij të rrjedhshëm, dhe sigurisht krijon dyshime në lidhje me paimitueshmërinë e tij. Në fakt ne dimë që nuk ishte deri në fund të shekullit të tetë ideja e paimitueshmërisë kur mori shprehjen më të plotë të saj, kryesisht në përgjigje të shkrimeve diskutuese të krishtera të asaj kohe (Rippin 1990:26).

    Gjenden disa myslimanë të cilët përpiqen të kuptojnë nëse pyetja e paimitueshmërisë është në përgjithësi e përshtatshme për Kuranin. C.G. Pfander, studiues mbi islamin, na tregoi më 1835 që, “Nuk ka ndonjë kuptim, dhe është një opinion prejudikuesve arabë se stili letrar i Kuranit është superior kundrejt gjithë librave ne gjuhë arabe. Ka shumë dyshime nëse elokuenca dhe poetika e tejkalon Mu’allaqat-in nga Imraul Quais, ose Maqamat-in e Haririt, megjithëse në tokën myslimane pak njerëz kanë kurajo për të shprehur një opinion të tillë.” (Pfander 1835:264)

    Pfander shtjellon duke krahasuar Kuranin me Biblën. Ai shpall, “Kur ne lexojmë Besëlidhjen e Vjetër nga origjinali, në hebraisht, shumë studiuesë u përfundojnë se elokuenca e Isaisë, e Ligjit të Ripërtërirë dhe e shumë psalmeve, si shembuj, është më e madhe sesa cilado nga pjesët e Kuranit. Me vështirësi ndonjë nga myslimanët mund të mohojë këtë, dhe ndoshta asnjë mysliman që njeh mirë arabishten dhe hebraishten mund të jetë në gjendje të mohojë atë.” (Pfander 1835:266)




    1. C. b: Dobesite strukturore te Kuranit

    Një krahasim me Biblën, sjell në dritë probleme të tjera, kur dikush që është i familjarizuar me Biblën, fillon të lexojë Kuranin, është menjëherë e dukshme që Kurani është një lloj literature krejtësisht ndryshe, pavarësisht nga meritat e tij poetike.

    Ndërsa Bibla përmban shumë tregime historike, Kurani përmban shumë pak. Ndërsa Bibla del jashtë rrugës së saj për të shpjeguar terminologjitë dhe territoret që nuk janë familjare me të, kurse Kurani qëndron i heshtur për to. Në fakt struktura e vërtetë e Biblës, që konsiston në një bibliotekë prej 66 librash, e shkruar në një periudhë prej 1500 vjetësh zbulon që ajo është e radhitur sipas kronologjisë, subjektit dhe temës. Kurani në krahun tjetër, lexohet më tepër si një përzierje dhe koleksion konfuz i shpalljve dhe i ideve, shumë prej të cilave mbartin pak lidhje me kapitujt dhe vargjet që vijojnë. Shumë studiuesë veçojnë që Kurani është kaq i pështjellë në përbërjen e tij saqë kërkon dedikimin më të madh të dikujt që të depërtojë në të.

    Studiuesi i hershëm gjerman Salomon Reichnach në analizat e tij të rrepta shpall që: “ Nga pikëpamja e literaturës, Kurani ka pak merita. Recitimet, përsëritjet, sjellja prej fëmije, mungesa e llogjikës dhe zbulimet koherente të lexuesit të papërgatitur në çdo faqe, është poshtëruese për inteligjencën njerëzore të mendojë që kjo literaturë mediokre të ketë qenë subjekt i komenteve të panumërta, dhe që miliona njerëz janë duke harxhuar ende kohë duke e përvetësuar atë.“ (Reinach 1932:176)

    Në një frymë të tillë, enciklopedia e McClintock dhe e Strong-ut tregon që:

    “Çështja e Kuranit ështe jashtëzakonisht jokoherente dhe moralizuese, libri duket qartë që është shkruar pa rregull llogjik të mendimeve madje si i tërë ose pjesë-pjesë. Kjo arsyetohet me parregullsinë dhe mënyrën e rastësishme me anë të së cilës thuhet që libri është dhënë. (McClintock and Strong 1981:151)”



    1. C. c: Defektet letrare


    Madje dhe myslimani i hershëm, studiuesi Dashti, ankohet për defektet e Kuranit, duke thënë: ‘‘Fatkeqësisht Kurani është redaktuar keq; përmbajtjet e tij janë parapërgatitje të topitura.” Ai arrin në rezultatin që, “të gjithë studentët e Kuranit habiten përse redaktuesit nuk kanë përdorur metodat logjike dhe natyrale për të vënë një rregull të zbulesave sipas datave, qëkur kopja e tekstit të Ali ibn Taleb humbi.” (Dashti 1985:28)

    Në leximin e sureve të Kuranit dikush shpejt mund të kuptojë që ky nuk është sipas kronologjisë. Sipas traditës kapitujt më të gjatë që në fillim janë ata që janë shkruar më vonë, dhe kapitujt më të shkurtër që gjenden në fund konsiderohen më të vjetrit. Ende e njëjta traditë na tregon që janë disa sure të cilat përmbajnë brenda tyre zbulesa të hershme apo të vona.

    Një problem tjetër është ai i përsëritjes. Na është treguar që Kurani ishte i supozuar që të mbahej mend nga ata që ishin analfabetë dhe të pashkolluar. Prandaj është përfshirë në një princip, në një përsëritje të pafund të të njëjtit material (Morey 1992:113). E gjithë kjo të drejton në një ngatërresë të mirëfilltë për lexuesin fillestar, dhe duket që na drejton në një stil që të kujton tregimtarët e përmendur më sipër. Kurani ka vështirësi të tjera që i përkasin literaturës së tij. “ Rëndësia e subjektit brenda kapitujve individualë hidhet nga një temë tek tjetra, me dyfishime dhe parregullsi të dukshme në gramatikë, ligje dhe teologji të bollshme” ( Rippin 1990:23 ). Gjuha që është përdorur është semi-poetike, ndërsa gramatika, e lënë pas dore, është kaq eliptike dhe shpesh e turbulltë dhe e dyshimtë. Ka mosmarrëveshje gramatikore (p.sh. përdorimi i foljeve në shumës të shoqëruara me subjektet në njëjës), dhe variacione në trajtimin e gjinisë së emrave (p.sh. shiko suret 2:177; 3:59; 4:162; 5:69; 7: 160; 63:10) (Rippin 1990: 28). Shumë herë tek fjalitë mungojnë foljet. Dhe supozohet që lexuesi është mirë i informuar. Ka pak shpjegime dhe si pasojë është vështirë të lexohet.

    Nuk ka vetëm probleme strukturore. Patricia Crone na tregon që, “midis grupeve të rreshtave ndarje të parëndësishme janë papritur të shpeshta. Zoti paraqitet në vetën e parë dhe të tretë në të njëjtën fjali. Mund të ketë lënie pas dore, të cilat nëse nuk bëhen mirë me anë të interpretimit, e bëjnë kuptimin të pakapshëm.” (Cook 1983:68)

    Në përgjigje të këtyre akuzave, teolog-gramatikani al-Rummani (ka vdekur më 996, PAS K.) argumenton që elipset dhe parregullsitë gramatikore ishin me të vërtetë sajime retorike pozitive sesa një evidencë e shkrimeve të ngutura apo të pakujdeshme (Rippin 1990:27)

    Nuk ka pasur aspak synime nga jomyslimanët për të hedhur poshtë kontestimin e mësipërm për të shfaqur arsyen e vërtetë për këtë parregullsi. Al-Kindi një diskutues i krishterë i punësuar në gjygjin e Chaliphal, ka diskutuar me myslimanët më herët, në 830 PAS K. (pas kësaj, besoj, ishte kanonizimi i Kuranit). Ai dukej se kuptonte planet e myslimanëve në atë kohë. Duke përkrahur shpalljen me anë të myslimanëve që Kurani vetë ishte prova për frymëzimin e tij hyjnor ai përgjigjet duke thënë: ‘’Rezultati i gjithë kësaj (procesi me anë të të cilit Kurani u shfaq) është i dukshëm tek ju të cilët i keni lexuar shkrimet dhe shikoni se si në librin tuaj historitë janë marrë së bashku dhe janë përzierë; një evidencë që shumë duar të ndryshme kanë punuar në të, dhe kanë shkaktuar çrregullime, duk shtuar ose hequr atë çfarë ata kanë pëlqyer ose nuk e kanë pëlqyer. Të tilla janë tani kushte e zbulesës të ardhur nga qielli?” (Muir 1882:18-19,28).

    Në mënyrë interesante, shpallja e Al-Kindit në shekullin e nëntë, bie dakort me konkluzionin e Wansbrough, pas 1100 vjetësh më vonë, të dy duke thënë Kurani është rezultat i një përpilimi të rastësishëm nga redaktuesit e mëvonshëm të një shekulli apo më vonë pas ngjarjeve kuranike. (Wansbrough 1977:51).




    1. C. d: Gjithanesia

    Një tjetër vështirësi me Kuranin është qëllimi i tij. Disa vargje tregojnë që është një libër vetëm për arabët (Sura 14:4; 42:7; 43:3; 46:12), ndërsa vargje të tjera thonë që është një zbulesë për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha kohët (Sura 34:28; 33:40). A erdhi ky aplikim universal më vonë, që ndodhi pas ardhjes së islamit në vendet tjera të huaja, dhe midis njerëzve të huaj? Nëse është kështu, lind dyshimi përmbi riaftësimin e tij si një burim i hershëm.




    1. C. e: Nderprerja

    Në Kuran ka gjithashtu raste të qarta të ndërprerjes. Një shembull që Michael Cook na tregon që është gjendur në surëN 53, ku “ teksti themelor konsiston në vargjet e shkurëtra të njëtrajtshme në një stil frymëzues, por që në dy vende është ndërprerë nga një prozaik (i paimagjinuar) dhe fjalëshumësie (proliksiteti: fjalë të gjata dhe të mërzitshme) përforcimi i të cilit nga stili është pothuajse jashtë vendit.” (Cook 1983:69) A thua vjen kjo gjë nga i njëjti burim, dhe a thua i përkasin kësaj sureje?

    Një pjesë tjetër domethënëse është shpeshmëria me të cilën gjejmë versionet alternative të të njëjtave pasazheve në pjesë të ndryshmë të Kuranit. E njëjta histori mund të gjendet e përsëritur në variante të vogla në sure të ndryshme. Kur të vendosura një për një këto versione të ndryshme shpesh tregojnë të njëjtin variant që dikush mund të gjejë midis versioneve paralele të traditës gojore. (Cook 1983:69). Përsëri ne përballemi me një tjetër shembull të një libri të shkruar nga më shumë se një autor, por nga një libër i përpiluar më vonë nga një numër individësh. Ky problem bëhet më i qartë kur ne shohim disa data të supozuara “biblike” të cilat i gjejmë në Kuran.

    vazhdon-->

  7. #17
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A është Kurani fjalë e Perendisë?
    vazhdim

    2. C: Burimet e talmudike ne Kuran

    Shumë mundësi hutimesh janë për të krishterët kur marrin të lexojnë Kuranin për historitë biblike të shumta që kanë pak ngjashmëri me ato të Biblës. Historitë kuranore përfshijnë shumë shtrembërime, amendamente, dhe disa shtime të çuditshme të historive të njohura që ne dimë dhe kemi mësuar. Kështu pra nga erdhën këto histori, nëse s’kanë ardhur nga shkrimet e mëhershme?

    Për fatin e mirë ne kemi literaturë të shumtë të apokrife të hebrenjëve (pjesë të shumta nga Talmudi), datuar që nga shekulli i dytë, PAS K., me të cilat mund t’i krahasojmë shumë prej këtyre historive. Ne gjejmë ngjashmëri të çuditshme midis fabulave dhe tregimeve të njerëzve, dhe historive që rinumërohen në Kuran. (shikoaterialet e Talmudit të marra nga Feinburg 1993:1162-1163).

    Shkrimet e talmudit u përzienë në shekullin e dytë PAS K., nga ligjet gojore (Mishnah) dhe traditat e atyre ligjeve (Gemara). Këto ligje dhe tradita ishin krijuar për t’ju përshtatur ligjeve të Moisiut (Torah) me ndryshimin e kohëve. Ato gjithashtu përfshinin interpretimet dhe diskutimet e ligjeve (të Halakhah dhe Haggadah etj.) shumë hebrenjëve nuk i konsiderojnë shkrimet e Talmudit autoritare, por ta i lexojnë ato pa pasur interes për dritën që ato shkaktojnë për kohët në të cilën u shkruan.

    Pra si ndodhi që këto shkrime hebreje joautoritare të Talmudit u përfshinë në Kuran. Midis shekullit të shtatë dhe të nëntë shumë komunitete hebreje mund të gjendeshin në Gadishullin Arabik (të njohura si Hijaz). Ato ishin pjesë e diasporës që kishte ikur nga Palestina pas shkatërrimit të Jeruzalemit më 70 PAS K. një numër i madh i këtyre hebrenjëve u drejtuan nga këto shkrime të Talmudit të cilat ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi. Çdo brez e zbukuronte rëndësinë, ose me kohë e bashkonte folklorin lokal, kështu që ishte e vështirë të dihej se çfarë historitë origjinale përmbanin. Kishte dhe nga ata që midis hebrenjëve besonin që këto shkrime të Talmudit kanë qenë shtuar “pllakave të ruajtura” (Dhjetë Urdhëresave, dhe në Torah të cilat mbaheshin në Arkën e Besëlidhjes), dhe besohej që ishin replika të librit qiellor (Feinburg 1993:1163)

    Disa studiues besojnë se qëkur më vonë përpiluesit e islamit erdhën në skenë, nga shekulli i tetë deri në shekullin e nëntë, ata e shtuan këtë pjesë të literaturës materialeve të Kuranit. Prandaj nuk është për t’u çuditur që një numër i këtyre traditave të hebrenjëve u pranuan pa qëllim nga redaktuesit e mëvonshëm, dhe u bënë pjesë në shkrimet e shenjta të islamit. Gjenden pothuajse pak histori që e kanë rrënjën e tyre në shekullin e dytë të literaturës apokrife hebreje. Do shikojmë këtu vetëm tri prej tyre, dhe pastaj të përmendim të tjera në fund të këtij seksioni:


    2. C. a: Historia e Abelit dhe Kainit

    Kjo histori (gjendet në sura 5:30-32) fillon pothuajse ashtu siç është përmendur në Bibël me Kainin që vret vëllanë e tij Abelin (megjithëse ata nuk përmenden me emra në Kuran). Qysh në ajetin 31, pasi Kaini e therr Abelin, historia ndryshon dhe nuk vazhdon më sipas Biblës. Nga mund të ketë ardhur ky tregim i Kuranit? Është ky një shënim historik që ka qenë i panjohur për shkruesit e Biblës?

    Në të vërtetë, burimi për këtë pjesë u skicua shumë kohë pasi Besëlidhja e Vjetër u kanonizua, dhe pasi Besëlidhja e Re u shkrua. Në fakt ka tri burime prej të cilave ky tregim mund të jetë marrë: Targumi i Jonathan-ben-Uzziah; Targumi i Jeruzalemit, dhe libri i quajtur Pirke-Rabbi Eleazar (Shrrosh 1988:144). Të tre këto dokumente janë shkrime hebreje nga Talmudi, të cilat ishin tradita gojore midis viteve 150-299 PAS K. Këto histori janë komente mbi ligjet e Biblës, dhe dihen që nuk përmbajnë asgjë më shumë se sa legjenda dhe përralla hebrenjsh. Ndërsa lexojmë këtë histori të veçantë nga Kurani ne gjejmë një krahasim paralel të qëlluar me tri burime talmudike

    Kurani-sura 5:31

    “Atëherë Allahu dërgoi një korb, i cili gërmoi tokën për t’i treguar atij sesi të fshihte trupin e vëllait të tij. ‘I mjeri unë!’ tha ai; ‘nuk isha as në gjendje si ky korb, që të fshihja trupin e vëllait tim? Atëherë ai u mbush plot me dëshpërim.

    Targumi i Jonatanit-ben-Uziah

    “Adami dhe Eva ishin ulur ishin ulur pranë kufomës, duke vajtuar pa ditur se çfarë të bënin, sepse ata nuk kishin njohuri rreth varrosjes. Një korb erdhi aty, mori trupin e vdekur të shokut të tij, dhe duke gërmuar në tokë, e varrosi para syve të tyre. Adami tha, ‘’le të ndjekim shembullin e korbit’’, ‘ kështu mori trupin e Abelit dhe e varrosi.”

    Ndryshe nga kontrasti midis dy historive kush e varrosi këtë apo atë, të dyja historitë janë në mënyrë misterioze të ngjashme. Ne mund të përmbledhim që ishte prej kësaj që Muhamedi, ose ndonjë përpilues tjetër mori këtë histori. Prej kësaj gjejmë që një përrallë hebreje, një legjendë, një mit është e përsëritur si një fakt historik në Kuran.

    Por kjo nuk është e tëra, sepse kur e vazhdojmë leximin tonë në suren 5, në ajetin 32 ne gjejmë një provë të mëtejshme të plagjiaturës nga sajimet e literaturës hebreje; në këtë rast Hebreu Mishnah Sanhedrin 4:5, krahasojmë:



    Kurani, Sura 5:32

    Në këtë raport: Ne urdhërojmë fëmijët e Izraelit që nëse dikush vret një person - përveç nëse ai është vrasës apo ka bërë dëm në vend - do të jetë njësoj sikur të ketë vrarë të gjithë popullin: dhe nëse dikush shpëton një jetë, do të jetë njësoj sikur të ketë shpëtuar të gjithë popullin…”

    Mishnah Sanhedrin 4:5

    “Ne gjejmë të thënë në rastin e Kainit i cili vrau vëllanë e tij, zëri i gjakut të vëllait tënd thëret” (kjo më vonë është marrë nga Bibla, Zanafilla 4:10); ai nuk thotë që kishte gjak, në njëjës, por gjakrat, në shumës. Prandaj ishte krijuar në njëjës që të tregonte që atij i cili vret një individ të vetëm, duhej t’i numërohej sikur kishte vrarë të gjithë racën. Por atij që shpëtonte jetën e një individi të vetëm, i numërohej sikur kishte shpëtuar të gjithë racën.

    Nuk ka ndonjë lidhje midis vargut të mëparshëm (ajeti 31) dhe atij që e gjejmë në ajetin 32 (më sipër). Çfarë kishte të bënte vrasja e Abelit nga Kaini me vrasjen ose shpëtimin e të gjithë popullit? Asgjë. Në mënyrë ironike, kjo ajeti 32, në fakt mbështet bazat e testamentit të vjetër me shpresë për të përfunduar punën e Jezusit, i cili erdhi për të marrë mëkatet e botës (shiko Gjoni 1:29). Pra, nuk rrjedh nga vargu i cili i paraprin. Kështu pra pse gjendet këtu? Nëse kishim për t’u kthyer tek Talmudi hebre përsëri, këtë herë tek Mishnah Sahendrin, kapitulli 4, vargu 5, ne do të gjejmë se prej kujt autori e merr materialin e tij, dhe përse ai e përfshin këtu.

    Në këtë raport ne lexojmë komentet e një rabini, ku ai interpreton fjalën “gjak” që do të thotë “gjaku i tij dhe gjaku i farës së tij”. Kujtoni, kjo nuk është asgjë por komenti i një rabini. Është vetëm interpretimi i tij, dhe një spekullim i lartë i tij mbi këtë gjë.

    Prandaj është interesante që ai atëherë vazhdon komentet në numrin shumës mbi fjalën gjak. Ende komentet e këtij rabini përsëriten fjalë për fjalë në Kuran, në a.32 të surës 5! Si ndodh që komentet e një rabini, të bazuara në tekstet biblike, mendimet e një njeriu të mjerë, të bëhen pjesë e shkrimeve të shenjta kuranike, madje duke ia ngarkuar Perëndisë. Përfundimi i vetëm është që më vonë përpiluesit e mësuan këtë pohim nga shkrimet e këtij rabini (Rabbi), sepse nuk kishte lidhje midis përmbajtjeve të afërta të vrasjes së Kainit në Kuran (a. 31), dhe vargut vijues, rreth gjithë racës (a. 32).




    2. C. b: Historia e Abrahamit

    Në surën 21:51-71, ne gjejmë historinë e Abrahamit. Sipas Kuranit Abrahami konfrontohet me njerëzit e tij dhe atin e tij përshkak të shumë idhujve të cilët ata i adhuronin. Pas një argumentimi midis Abrahamit dhe njerëzve, ata largohen dhe Abrahami i thyen idhujt e vegjël, duke i lënë ata më të mëdhenjtë të paprekur. Kur njerëzit shikojnë këtë ata e thërrasin Abrahamin dhe e pyesin nëse ai është përgjegjës për këtë, i cili përgjigjet që ishin idhujt e mëdhenj që e bënë shkatërrimin. Ai i sfidon ata të pyesin idhujt e mëdhenj për ta gjetur, për të cilët ata përgjigjen: “Ti e di shumë mirë që këta (idhujt) nuk flasin!”(ajeti 65). Ai i jep një kundërpërgjigje tallëse, dhe ata e hedhin atë në zjarr. Por në ajetin 69 Allahu e urdhëron zjarrin që të jetë i freskët, duke e bërë të sigurtë për Abrahamin, dhe ai mrekullisht del jashtë i paprekur.

    Nuk ka paralele për këtë histori në Biblën tonë. Gjendet një paralele, sidoqoftë, në librin e tregimeve hebreje të shekullit të dytë të quajtur Midrash Rabbah. Në këtë pjesë Abrahami i thyen të gjithë idhujt përveç më të madhit. Ati i tij dhe të tjerët e sfidojnë atë për këtë, dhe me një lëvizje qesharake nga pjesët kuranore Abrahami përgjigjet që ai i kishte dhënë idhullit të madh një ka për idhujt e vegjël që ta hanin, por sepse idhujt e vegjël shkuan përpara dhe e hëngrën, duke mos treguar respekt, idhulli i madh i shembi ata më të vegjlit. I tërbuar i ati nuk i besoi raportit të Abrahamit, dhe kështu e coi atë tek një njeri i quajtur Nimrod, i cili e hodhi atë në zjarr. Por Perëndia e bëri zjarrin të freskët dhe ai eci jashtë tij i paprekur.

    Ngjashmëria midis këtyre dy historive është e pagabueshme. Një tregim hebre i shekullit të dytë, një folklor, dhe një legjendë, dhe një mit është e përsëritur në “Kuranin e shenjtë.” Është pothuajse e dukshme që sajuesit e këtij raporti kanë dëgjuar fragmente të rrëfimeve biblike duke i vizituar hebrenjët dhe duke supozuar që ato vinin nga i njëjti burim dhe paqëllim shkruan folklorin hebre në Kuran.

    Disa myslimanë pretendojnë që këto legjenda, dhe jo raportet biblike, janë në të vërtetë Fjala e vërtetë e Perëndisë. Ata mbështesin që hebrenjët e fshinë atë që të mos përputhej me raportin e Kuranit të mëvonshëm. Pa u përpjekur që të shpjegojnë se si hebrenjët do të kishin ditur që të fshijnë këtë histori të veçantë, përderisa Kurani do të shfaqej vetëm në shekujt e mëvonshëm, ne patjetër duhet të pyesim se nga erdhi ky folklor?

    Bibla vetë na e jep përgjigjen. Tek Zanafilla 15:7, Zoti i tregon Abrahamit që ishte Ai i cili e nxorri atë nga Uri i Kaldeasve. Ur është një vend gjithashtu i përmendur tek Zanafilla 11:31. Ne kemi evidencën që një shkrimtar izraelit i quajtur Jonathan Ben Uziel e keqmori fjalën hebreje “Ur”; për hebrenjtë kjo fjalë do të thotë ‘’zjarr.” Kështu që në komentet e tij për këtë varg ai shkruan: “ Unë jam Zoti i cili të nxorri jashtë nga zjarri i Kaldeasve”. Si rrjedhojë, përshkak të keqkuptimit dhe keqleximit të vargut biblik, një tregim u bë popullor në atë kohë, e cila shpallte që Zoti e kishte nxjerrë Abrahamin jashtë zjarrit. Me këtë informacion në dorë ne mundemi të dallojmë se nga tregimi hebre ka rrjedhë: nga keqkuptimi i një fjale të vargut biblik prej një shkruesi të gabuar. Por sidoqoftë ky shkrim i gabuar gjeti rrugën e tij në Kuran. Është e dukshme nga këto shembuj që shkruesi i Kuranit thjesht përsëriti atë çfarë ai kishte dëgjuar, dhe duke mos qenë në gjendje të dallonte atë çfarë kishte dëgjuar dhe atë çfarë është e vërtetë në Bibël, ai thjesht i prezantoi ato hap pas hapi në Kuran.

    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 27-11-2017 më 22:43

  8. #18
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A është Kurani fjalë e Perendisë?
    vazhdim

    2. C. c: Historia e Solomonit dhe e Shebes

    Në surën 27:17-44, lexojmë historinë në lidhje me Solomonin, pupzën, dhe mbretëreshës së Shebës. Pasi e lexojmë raportin kuranor të Solomonit, në surën 27, do të jetë një ndihmë për ta krahasuar atë me raportin të marrë nga folklori hebre, Targumi II i Esterit, i cili u shkrua në shekullin e dytë PAS K., përafësisht 500 vjet para krijimit të Kuranit (Tisdall 1904:80-88; Shorrosh 1988:146-150):


    Kurani-sura 27:17-44

    (Ajeti 17) “Dhe para se Solomoni të radhiste turmën e xhindëve dhe burrave, dhe zogjve, dhe të gjithë ata të mbaheshin në rregull dhe në rreshta. (a. 20) Dhe ai u bëri apel zogjve; dhe tha: ‘‘Përse nuk po e shoh pupzën? A ndodhet në mesin e atyre që mungojnë?

    (a. 21) Unë sigurisht do ta dënoj atë me një dënim të rreptë, ose do ta ekzekutoj atë, nëse nuk më sjell një arsye të fortë për mungesën. (a. 22) Por pupëza nuk vonoi shumë. Ajo erdhi dhe tha: ‘Unë kam kaluar vende që ti nuk i ke kaluar, dhe kam ardhur tek ti nga ana e Shebës me të vërteta të reja. (a. 23) Unë gjeta atje një grua që sundonte mbi ata duke u siguruar çdo kërkesë; dhe ajo kishte një fron të mahnitshëm… (a. 27) (Solomoni) tha: ‘‘Së shpejti do ta shohim nëse ke thënë të vërtetën apo ke gënjyer! (a. 28) Shko ti me këtë letër nga ana ime, dhe dorëzoja atyre: pastaj kthehu nga ata, dhe (prit) shih çfarë përgjigje ata do të kthejnë.” (a. 29) (Mbretëresha) tha: “ Ju drejtues! Mua më është dorëzuar një letër e denjë për respekt. (a. 30) Është nga Solomoni, dhe është (si vijon në emër të Allahut, Hirëploti, Mëshirëploti: Mos jini arrogant kundrejt meje, por ejani tek unë në përulje (drejt fesë së vërtetë).” (a. 32) Ajo tha: “Ju o pari! Më këshilloni mua në (këtë) punën time: kam vendosur që të mos ndërrmarë asnjë punë pa prezencën tuaj.” (a. 33) Ata thanë: “Ne jemi të mbushur me forcë dhe të dhënë për një luftë të fortë: por udhëheqja është me ty; kështu që konsideroje atë çfarë ti do të udhëhiqje.” (a. 35) Ajo tha: ”Por unë do t’i dërgoj atij një dhuratë, dhe (prisni) të shikoni se me çfarë (përgjigje) do të kthehen ambasadorët (e mi)’’. (a. 42) Kur ajo arriti, (a. 44) asaj iu kërkua të hynte në një pallat të lartë: por kur ajo e pa atë, ajo mendoi që ishte një liqen uji, dhe ajo (e hoqi këmishën e saj), duke i zbuluar këmbët e saj. Ai tha: “Ky nuk është veçse një pallat i shtruar lëmueshëm me pllaka qelqi.”


    Targumi II i Esterit

    ‘Solomoni… dha urdhëra… unë do të dërgoj mbretin dhe ushtritë kundër teje … (të) xhindët, kafshët e tokës dhe zogjtë e ajrit. Vetëm atëherë gjeli i kuq, që e kënaq vetveten, nuk do të mund të gjendet; mbreti Solomon tha që ata duhet ta masin dhe ta sjellin me forcë, dhe në të vërtetë ai mendonte ta vriste atë. Por në atë moment gjeli u shfaq në prezencën e mbretit dhe tha: “Unë kam parë gjithë botën, qytetin dhe mbretërinë (e Shebës) që nuk të përket ty, mbreti dhe zoti im. Ata udhëhiqen nga një grua që quhet mbretëresha e Shebës. Pastaj unë gjeta qytetin e fortifikuar në tokat lindore (Sheba) dhe rreth tij kishte gurë ari dhe argjendi nëpër rrugë. “Rastësisht mbretëresha e Shebës u gjend jashtë në mëngjes duke adhuruar detin, shkruesit përgatitën një letër, e cila u vendos nën krahun e një zogu dhe fluturoi dhe arriti fortesën e Shebës. Duke parë letrën nën krahun e tij (Sheba) e hapi dhe e lexoi. “Mbreti Solomon ju dërgon përshëndetjet e tij (salaams). Nëse ju pëlqen juve të vini dhe të kërkoni sipas mbarëvajtjes sime, unë do t’ju vendos juve lart përmbi të gjithë. Por nëse kjo nuk ju pëlqen, unë do të dërgojë mbretër dhe ushtri kundër jush.” Mbretëresha e Shebës e dëgjoi atë, grisi rrobat e saj dhe duke kërkuar prej dijetarëve të saj këshillat e tyre. Ata nuk e njihnin Solomonin, por e këshilluan atë që të dërgonte pajisje nga deti, plot me ornamente dhe margaritarë… gjithashtu t’i dërgonte dhe një letër atij. Kur më së fundi ajo erdhi, Solomoni dërgoi një lajmëtar … ta takojë atë… Solomoni, duke dëgjuar që ajo kishte ardhur, u ngrit dhe u ul në pallatin prej qelqi. Kur mbretëresha e Shebës e pa atë, ajo mendoi që dyshemeja prej qelqi ishte ujë, dhe kështu duke kaluar sipër ngriti rrobat e saj. Kur Solomoni duke parë flokët rreth këmbëve të saj, i bërtiti asaj…”

    Është fare e qartë, duke lexuar dy raportet e mësipërme, se ku i merr të dhënat përpiluesi i tregimeve për Solomonit dhe Shebën në Kuran. Në përmbajtje dhe stil tregimi kuranor është pothuajse indentik me raportet e marra nga targumi hebre i shkruar në shekullin e dytë PAS K., përafërsisht 500 vjet para krijimit të Kuranit. Të dy historitë në mënyrë misterioze janë të ngjashme; xhinët, zogjtë, dhe në veçanti zogu lajmëtar, që në fillim Solomoni nuk mund ta gjente, por pastaj i përdorur si një lidhje midis vetes së tij dhe mbretëreshës së Shebës, pastaj letra dhe dyshemeja prej qelqi, janë të veçantat e këtyre dy tregimeve. Askush nuk mund t’i gjejë këto paralele në pasazhet biblike. Pra menjëherë duhet të pyesim se si folklori hebraik që nga shekulli i dytë PAS K., e gjeti rrugën e tij në Kuran?

    Ka vende ku në Kuran hasen dylloj tekstesh, apokrifet hebreje dhe tekstet krishtere. Raporti për Malin e Sinait duke qenë i ngritur lart dhe i vendosur mbi kokat e hebrenjve si një kërcënim për refuzimin e ligjit (sura 7:17) vjen nga libri apokrif hebre i shekullit të dytë, Abodah Sarah. Raportet e shkëputura nga fëmijëria e hershme e Jezusit në Kuran mund të gjenden një një sërë shkrimesh apokrife të krishtera, si: pema e palmës e cila i sjellë ankth Marisë pas lindjes së Jezusit (sura 19:22-26), vjen nga libri apokrif i Biblës; ndërsa raporti për foshnjën Jezus, i cili krijonte zogj nga argjila vjen nga Ungjilli i Tomës, ‘’Fëmijëria e Jezus Krishtit’’. Apo, tregimi për foshnjën Jezus duke folur (sura 19:29-33) mund të gjendet në tregimet e sajuara arabe, nga Egjipti, të emërtuara Ungjilli i parë i Fëmijërisë së Jezus Krishtit.

    Në surën 17:1 kemi dëshimnë e udhëtimit të Muhamedit nga xhamia e shenjtë në atë më të largëtën. Nga traditat e mëvonshme ne dimë që ky ajet i referohet Muhamedit i cili u ngjit në qiellin e shtatë, pas një udhëtimi të bërë mrekullisht gjatë natës (Mi’raj) nga Meka në Jeruzalem, mbi “një kalë” të quajtur burak. Më shumë detaje na jepen për këtë te Mishkat al Masabih. Mund ta gjejmë historinë po të kthehemi mbrapa tek disa libra të trilluar të quajtur Testamenti i Abrahamit, të shkruar 200 PARA K., në Egjipt, dhe më vonë të përkthyer në greqisht dhe arabisht. Një tjetër raport analog është ai i Sekretit të Enokut (kapitulli 1:4-10 dhe 2:1), i cili daton rreth katër shekuj para Kuranit. Ende më tutje një raport i ngjashëm është treguar më gjerë në tregimin që gjendet në librin e vjetër persian të quajtur Arta Viraf Namak, që tregon se si një zoroastrian i ri i devotshëm u ngjit në qiej, dhe në kthimin e tij, lidhej me atë çfarë ai kishte parë, apo kishte profetizuar (Pfander 1835:295-296).

    Përshkrimet kuranore për ferrin i përngjajnë përshkrimeve të ferrit tek Bisedimet e Efraimit, një predikues nestorian i shekullit të gjashtë (Glubb 1971:36).

    Autori i Kuranit në suret 42:17 dhe 101:6-9 me shumë mundësi e përdor Testamentin e Abrahamit për të mësuar shkallën apo ekuilibrin që do të përdoret në ditën e gjykimit për të peshuar veprat e mira dhe të këqija dhe që të përcaktojë kush shkon në qiell apo në ferr. Përshkrimi i parajsës në suret 55:56-58 dhe 56:22-24,35-37, të cilat flasin për të drejtin që do të shpërblehet me hyjnesha me sy të mëdhenj që i kanë sytë si perla, është i ngjashëm me paralelet e fesë zoroastriane të Persisë, ku emri që përdoret për shërbëtoret nuk është hyri por ‘’paaris’’.

    Është e rëndësishme të kujtojmë që raportet e Talmudit nuk u morën në konsideratë si autentike nga ortodoksët hebrenj për të vetmen arsye, të mirë: ato nuk ishin në ekzistencë në këshillin e Jamnias në vitin 80 PAS K., kur Besëlidhja e Vjetër u kanonizua. Madje as shkrimet apokrife të krishtera nuk u konsideruan kanonike, sepse nuk ishin provuar si autoritare si para ashtu dhe pas këshillit të Nicës në 325 PAS K. Kështu këto raporte janë konsideruar si heretike si nga hebrenjtë ashtu dhe nga të krishterët ortodoksë dhe nga kënduesit. Për këtë arsye e gjejmë tepër të dyshimtë që raportet e sajuara duhet të kenë gjetur në një libër duke shpallur që janë zbulesa finale të Perëndisë së Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.


    vazhdon-->

  9. #19
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A është Kurani fjalë e Perendisë?
    vazhdim

    3. C: Vecantite shkencore ne Kuran

    Tani vijmë tek zona finale por e vështirë që e shohim kur e lexojmë Kuranin; kjo është veçanti shkencore. Që nga momenti kur shkenca moderne fillon të marrë epërsi, mund të vëzhgojmë që ajo që duket si shkencë e përgjithshme rrjedh brenda në tekstet kuranore. Disa prej këtyre janë kundërthënie të mjera me raportet e hershme biblike, si përshembull: (a) historia e adaptimit të Moisiut nga gruaja e faraonit në Kuran (sura 28:9), ndërkohë që Bibla tregon që ishte e bija e faraonit (Dalja 2:10); apo (b) shapllja që emri Jahja është i veçantë në shekullin e Gjon Pagëzorit në surën 19:7, ndërkohë që ky emër është përdorur shumë më herët tek 2Mbretërve 25:23. Ndërkohë që këta shembuj nuk sjellin ndonjë gjetje shkencore, ato na tregojnë për injorancën e shkrimeve të hershme. Kjo flet për një farë rregulli, që dikush duhet të presë nëse historia është e transmetuar gojarisht në një përfshirje larg prej së cilës ato e patën burimin.

    Një vështirësi tjetër serioze është evidenca me anë të të cilave suret bien në kundërshtim duke vëzhguar historitë që nuk i përkasin atyre dhe të dhënave shkencore. Gjenden një pjesë e mirë e tyre në Kuran, por për shkak të kohës së shkurtër do t’ju referohemi disa vetëm prej tyre.

    Sipas Kuranit (sura 20:85-87, 95-97 ) është samaritani i cili e formnoi viçin në malin e Horebit, megjithëse termi samaritan nuk është shfaqur deri disa qindra vjet më vonë, në 722 PARA K. (Plander 1835:284). Emri Isa është në mënyrë jokorrekte, sepse kjo i është shtuar Jezusit, ndërkohë që emri i duhur për Jezusin duhet të jetë Jeshuah. Mandej ka shpallje disi të tepërta në surat 16:15, 21:31, 31:10, 78:6-7, 88-10 që shpallin se malet janë përdorur si mbajtëse të një tende që ta ruajnë tokën nga tronditjet. Ne e dimë nga studimet teologjike që malet janë rezultat i aktiviteteve vullkanike ose i dy pllakave tektonike të përballura me njëra tjetrën (Chambell 1989:170-173). Ironikisht, këto dy arsye tregojnë që ekzistenca e maleve është shfaqje e jostabilitetit në koren e tokës dhe jo e kundërta. Në surën 7:14 faraoni i qorton magjistarët e tij duke i kërcënuar me vdekje në kryq. Në surën 12:41, na tregohet që bukëpjekësi në historinë e Jozefit do të kryqëzohej. Sidoqoftë në ato kohë nuk kishte kryqe (që të mos ngatërrohemi me një symbol egjiptian në formën e kryqit, por i cili simbolizonte vdekjen dhe jo jetën).

    Kryqëzimi është përdorur në fillim nga fenikasit dhe kartagjenasit dhe pastaj u huazua nga romakët afër kohës së Krishtit, 1700 vjet pas faraonit!

    Gjenden edhe vëzhgime të tjera shkencore që nuk përputhen, të tilla si në surën 41:9-11 ku thuhet që qiejtë u krijuan me anë të tymit (fjala arabe e përdorur është dukhan), përkundër portretit biblik të krijimit duke ardhur prej ujit (Zanafilla 1:1-2). Neuman dhe Ekelman, eminentë të fizikës, cilësojnë që tymi, i cili është i përbërë me pjesë organike nuk mund të ketë ekzistuar në gjendje të mirëfilltë, ashtu si uji (retë na tregojnë nevojën për hidrogjen dhe oksigjen (ose H2O) në një gjendje të mirëfilltë (Neuman/Ekelman 1977:71-72 dhe Chambel 1989:22-25). Pra është Bibla ajo që është më pranë gjetjeve shkencore dhe jo Kurani.

    Meteorët dhe madje edhe yjet, sipas Kuranit është thënë që janë gjuajtës zjarri që u hidhen Satanit dhe xhindëve që kërkojnë ta dëgjojnë leximin e Kuranit në qiell, dhe atë çfarë e dëgjonë t’u thonë njerëzve (sura 15:16-18, 37:6-10, 55:33-35, 67:5, 72:6-9 & 86:2-3). Si mund ne t’i kuptojmë këto sura? A do të besojmë që Allahu hedh meteorë (materie) të përbëra me dioksid karboni ose hekur-nikeli, djajve imaterial cilët vjedhin dëgjimin nga këshilli qiellor? Dhe si mund ta shpjegojmë ne faktin që shumë meteorë bien si shi dhe si pasojë udhëtojnë në rrugë paralele? A duhet të kuptojnë që këto rrugë paralele nënkuptojnë që djajtë janë rreshtuar në të njëjtin moment (Chambell 1989:175-177)?

    Një tjetër preferencë e ditëve tona është ajo që myslimanët kanë lidhur me formimin e fetusit (shiko sura 2:259, 22:5,23:12-14, 40:67, 75:37-39, dhe 96:1-2). Sipas këtyre sureve fetusi kalon nëpër 4 nivele, duke filluar me spermën që bëhet ‘’alaka’’. Por siç duket askush nuk e di kuptimin e saktë të fjalës. Shumë janë përpjekur, duke supozuar që është gjithçka nga diçka e cila kapet, pas një mase ose ngjitësi, një masë embrionike etj. Alaka atëherë bëhet kockë që si përfundim mbulohen me mish (Rahman 1979:13).

    Sidoqoftë gjenden një numër vështirësish në këto sure. Para së gjithash nuk ka shkallë të lëngëshmërisë gjatë formimit të fetusit (Chambel 1989:185). Për më tepër, sperma nuk bëhet një “ngjitës” ose fertilizon ovumin pa një ovum të jofertilizuar. Njëri ka nevojë për tjetrin. E dyta, “gjëja që kapet” nuk ndalon së kapuri derisa bëhet “copë mishi,” por vazhdon duke u kapur për 8.5 muaj! Dhe si përfundim skeleti nuk formohet përpara mishit ose muskujve dhe nyjet lidhëse të kockave fillojnë e formohen në të njëjtën kohë (Chambell 1989:188). Në fakt sipas Dr T. W. Sadler Phd., autor i Langman’s Medical Embryology, nga një letër personale drejtuar Dr. Chambell në 1987, vërtetohet që format e muskujve disa javë më përpara janë kocka të formuara, dhe pastaj shndërrohen siç thotë Kurani (Chambell 1989:188). Është ironike të dëgjosh tregimet e mësipërme të cituara nga argumentuesit e ditëve moderne për sigurinë e Kuranit, kur në fakt, e vërteta del që shkenca, të jetë pretenduese plotësues i çëshjtes së tyre provon të kundërtën.


    vazhdon-->

  10. #20
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    A është Kurani fjalë e Perendisë?
    vazhdim

    4. C: Nje zgjidhje e mundshme (“Historia e Shpetimit”)

    Islami na tregon sikur zbulesa e Kuranit u muar nga Muhamedi dhe u përmblodh në një shkrim final nga Zaid ibn Thabit, midis viteve 646-650 PAS K., nën ndihmesën e kalifit të tretë, Utham (Glasse 1991:230). Historianët marrin dy pozicione në përgjigje të kësaj shpalljeje nga tradita myslimane. Grupi i parë, i mbështetur më së miri nga historiani John Burton, bie dakort në një farë mënyre me traditën myslimane duke thënë që Kurani u përmblodh herët a vonë mbas vdekjes së Muhamedit. Burton, në mbrojtjen e tij përdor tekste ligjore për ta datuar Kuranin mbas jetës së profetit. Gjenden pak në perëndim që bien dakort me Burton. Shumë e gjejnë këtë teori mjaft jologjike përderisa ka kaq pak tekst të shkruar ku mund të mbështetemi për një konkluzion të patundshëm (Rippin 1985:154).

    Pozita e dytë fluturon në fytyrën e traditës myslimane dhe është e trajtuar mirë nga John Wansbrough, nga SOAS (Universiteti i Londrës). Ai përdor një analizë historike e ngjashme me gjykim biblik për të arritur në përfundimin e tij (Wansbrough 1977:9). Wansbrough thotë që Kurani, siç e njohim ne me gjithë problemet e literaturës dhe strukturës, nuk mund të ketë ardhur në ekzistencë deri në vitet 800 PAS K. (Wansbrough 1977:160-163). Ai sugjeron që Kurani, nuk është një tekst që iu dha botës me anë të një personi, por u përfshi puna e disa shkrimtarëve rreth shekullit të nëntë (Wansbrough 1977:51). Wansbrough tregon më gjerë në këtë shpallje se e tërë përmbledhja e hershme e dokumentacionit islamik duhet të shikohet si “Historia e Shpëtimit”, një histori e cila “ nuk është një tregim historik i ngjarjeve të shpëtuara, të hapura për t’u studiuar nga historianët, gjersa historia e shpëtimit nuk ndodhi si një formë e literaturës e cila ka përmbajtjen e saj historike.” (Thompson 1974:328)

    Kështu që sipas shënimeve të historisë së shpëtimit, megjithëse ato e prezantojnë vetveten njëkohësisht me ngjarjet që ato përshkruajnë, ashtu siç kemi përmendur më herët, aktualisht i përkasin një periode pas ngjarjeve të tilla, të cilat sugjerojnë të jenë shkruar sipas një interpretimmi të vonshëm në mënyrë që t’i përshtaten përmbajtjeve të kohëve të mëvonshme. Kurani u shkrua me një agjendë të paramenduar. “Historia” aktuale në kuptimin e asaj “çfarë ndodhi në të vërtetë” ka qenë e përfshirë në interpretimet e mëvonshme dhe është virtuale, nëse jo komplet, e marrë prej saj (Crone 1987:213-215; Rippin 1985:156).

    Wansbrough thekson që Kurani, Tasfiri, dhe Sira janë gjithë përbërësit e historisë islamike të shpëtimit, e cila ishte shkruar për të na treguar rolin e Zotit në drejtimin e punëve të botës njerëzore, veçanërisht gjatë kohës kur jetoi Muhamedi (Rippin 1985:154). Ai argumenton që ne nuk e dimë, dhe ndoshta kurrë nuk do të dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Gjithçka që ne mund të dimë është çfarë njerëzit e mëvonshëm besuan, dhe që është regjistruar në historinë e shpëtimit. Pika e historisë islame të shpëtimit, sugjeron ai, ishte për të formuluar specifikisht një identitet religjioz arab. Kjo është kryer duke adoptuar dhe përshtatur ide dhe histori nga një burim i mirë i temave fetare të judeo-krishterimit të cilat do të fillonin të zinin vend në shekullin e shtatë në Arabi. Wansbrough i referohet evidencave brenda Kuranit të cilat na drejtojnë tek ekstradimi i tyre nga përmbjatja judeo-krishtere: për shembull, vija profetike që mbaron me vulën e profetëve; përkimi i shkrimeve; nocioni për komunitetet shkatërrimtare; tregimet me motive të përsëritura (Rippin 1985: 157).

    Nëse analiza e Wansbrough është korrekte. Bëhet e vështirë që të cilësohet Kurani si një burim i duhur për islamin, ose si një burim për traditën myslimane, veçanërisht në dritën e vetë faktit që ai mund t’i përcaktojë dhe vetë traditat. Ndërkohë që datimi i Kuranit është arma më e fuqishme për origjinalitetin e tij. Në përgjigje të kësaj, ka shumë dijetarë myslimanë të cilët pretendojnë që prania e vazhdueshme e një numri personash që e kanë memorizuar Kuranin në tërësinë e tij dëshmon për besueshmërinë e tij. Këta persona janë quajtur hafuzë. Këta ishin ruajtës të Kuranit ku më vonë përpiluesit mund të drejtoheshin nëse ngrihej ndonjë pyetje (Glasse 1991:143,230). Sot kemi një numër të mjaftueshëm hafuzësh që jetojnë midis lindjes së mesme dhe Azisë. Në çfarë tekstesh referoheshin përpiluesit e mëhershëm që të mësonin për korrektësinë e hafuzëve në ditët e tyre? Ku janë dokumentet e tyre?

    Në thelb ne kthehemi tek i njëjti problem që kemi diskutuar në seksionet e mëparshme. Hafuzët e hershëm duhet të kenë pasur dokumente nga të cilat memorizonin, nga që besueshmëria e një hafuzi vinte nga përmbledhja e recitimeve të tij kundrejt dokumentit që ai shpallte se e dinte dhe jo në ndonjë rrugë tjetër. A kanë ekzistuar ndonjëherë këto dokumente? Nëse ata thjesht memorizuan atë të cilën e dëgjuan nga persona të tjerë si një lloj i traditës gojore, atëherë recitimet e tyre bëhen ende më të dyshimta qëkur tradita gojore, veçanërisht tradita fetare gojore, është nga veta natyra e saj e prirur për ekzagjerim, zbukurime dhe si pasojë, korruptimin e tekstit.

    Çfarë duhet të bëjmë atëherë me problemet e brendshme të cilat i gjejmë në Kuran? Si do t’i shpjegojmë problemet strukturore dhe ato të literaturës, ashtu si tregimet e rreme dhe karakteristikat shkencore që kanë gjetur rrugën e tyre në këto faqe? Këto vështirësi bëjnë të duket larg një autoriteti hyjnor dhe na drejtojnë drejt një skenari që tregon Kurani nuk është gjë tjetër veçse një përmbledhje burimesh të huazuara ndarazi nga pjesë literaturash që kanë qenë përreth, tregime njerëzish, tradita gojore që qarkullonin në atë kohë, dhe aksidentalisht të futura nga përpilues të padyshimtë. Për shkak të të dhënave të dyshimta në Kuran, dhe faktit që nuk ka dokumentacion themeltar që i përket viteve 750 PAS K., dhe i përshkruan burimet prej të cilave ai rrjedh, ashtu si dhe veçantia e shkrimeve të tij arabe, na shtynë neve të mos ta përdorim atë si një burim të sigurtë të origjinalitetit të tij. Në thelb ne kemi vetëm pak materiale islamike të hershme nga të cilat mundemi të nxjerrim në detaj ndonjë autoritet të Kuranit, ose për origjinën e islamit. Ku atëherë mund të drejtohemi për të gjetur origjinën e vërtetë të islamit në qoftëse tradita dhe Kurani, të dyja vihen në dyshim?

    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 27-11-2017 më 22:45

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. A keni degjuar ndonjehere per kete version te Antikrishtit?
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 03-07-2012, 12:05
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •