Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Xhelozia si shaktërrues i martesës

    Hasim shpeshëherë në jetën tonë çifte ideale që jetojnë në martesë të lumtur dhe pa strese, por pas një kohe dëgjojmë që po ai çift ka probleme në martesë!? Çka mendoni se e shkakton një ndryshim të tillë?
    Unë mendoj se lidhja e tillë shkatërrohet ose vie buzë shkatërrimit, shkaku i xhelozisë së tepruar (sepse nje xhelozi të kontrolluar duhet ta ketë sejcili, nuk i ikim dot kësaj).
    A mund të jetë kjo xhelozi e shkaktuar nga trathëtia, tendenca për trathëti apo vetëm dyshimi në trathëti?!
    Si mund të tejkalohet dhe a mundet fare të tejkalohet kjo sëmundje (e quaj sëmundje sepse mendoj se është e till&#235 dhe a mund të rikthehet besimi në partnerin/ren me kalimin e kohës?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 15-12-2005 më 14:55
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga Poeti
    Hasim shpeshëherë në jetën tonë çifte ideale që jetojnë në martesë të lumtur dhe pa strese, por pas një kohe dëgjojmë që po ai çift ka probleme në martesë!? Çka mendoni se e shkakton një ndryshim të tillë?
    Pyetje interesante Poeti. Cdo njeri gjithmone ka dike qe e do ne menyre speciale. Kete person e adhuron, e dashuron, e konsideron ne nje menyre krejt te vecante krahasuar me njerezit e tjere (te cdo lloj raporti). Ne shume raste martohet me kete personin e vacante dhe madje i betohet per deri ne fund te jetes (shume idealisht madje). Por njeriu nuk ka vetem dashurine. Ka dhe egon personale. Paralelisht me kete, cdokush rritet - dhe - arrin ose nuk arrin dot te kaperceje sfidat e egos ne planin personal. Dhe ndoshta keto sfida (per kur nuk realizohen) dhe fitore (per kur realizohen) i pengojne rrugen per te arritur tek ky person i vecante sic ndodhte me pare. Prandaj thone qe njerezit ndryshojne.
    Vetem supozime po bej OKK?

    Persa i perket xhelozise, per mendimin tim ajo eshte nje perbindesh i fjetur derisa e zgjojne. Me fjale te tjera, nese ka xhelozi, 98% te rasteve (se 2% po ua le te semureve - ka dhe nga keta) personi tjeter eshte duke bere dicka qe e shkakton kete. Dhe ate dicka partneri qe behet xheloz nuk e ndalon dot apo s'mundet t'a ndaloje dot per shume asrye. Por me kryesorja eshte: nese diskuton dike tjeter jashte maredhenies kjo do te coje ne krahasimin e vetes me te- qe do te thote dobesi sepse po e konsideron sa te flasesh per te - qe do te thote ta besh objekt ne maredhenie. Pra ne keto raste, sa me i/e frenuar/djallezuar aq me e madhe fitorja. Pune dreqi! Mos na rente rruga ketej kurre me mire.

  3. #3
    i/e larguar Maska e Found
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    In my personal Hell...
    Postime
    71
    Kush eshte xheloz, ka tendencen ta shfaqe shume shume kohe para marteses. Kot nuk eksperimentohet me 3-4 lidhje, apo jo?
    Dhe zakonisht martesat prishen nga gjera te tjera me te rendomta se xhelozia. Flas nga eksperiencat e atyre qe me rrethojne

  4. #4
    Skofiar Maska e Skofiar
    Anëtarësuar
    07-08-2005
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    731
    Pa dyshim se xhelozia eshte nje shprehje qe rendon lidhjet mes partnereve.
    Ekzistojne disa forma xhelozie nga te cilat po i vecoj keto:
    -Xhelozi pabesie apo e semure
    -Xhelozi e matur apo normale.
    Xhelozia e semure shkaktohet kur nje person akuzon tjetrin pa argumente duke u perpjekur te krijoje argumente qe nuk ekzistojne.Ne raste te tilla sulmohet thelbi i karakterit te dashurise duke e vene tjetrin ne pozite shume te pakendeshme.
    Shkaqet mund te jene te ndryshme si psh. thashethemet nga te tjeret, pastaj nese njeri partner konsideron partnerin e vet labil, mosbesimi, naiviteti e shume e shume shkaqe tjera.
    Ne kete rast partneri qe xhelozon ka frige se e humb te dashuren/in nga ndonje rival i trete, ose e bene me qellim qe partneri te lendohet aq shume sa te kerkoj ndarje.Ne kete rast kemi te bejme me nje person qe ka dike tjeter dhe nuk ka guxim te i thote shtruar te verteten partnerit me te cilen/in bashkejeton.
    Nese kjo xhelozi kalon ne semundje, ne disa raste ka mundesi sherimi duke kerkuar ndihme nga psikologet qe jan te specializuar per keto ceshtje.

    Ne rastin e dyte kemi te bejme me xhelozi te matur e cila per mendimin tim ndikon pozitivisht ne jeten bashkeshortore, sepse ruan dashurine qe mos ta humb nga ndonje rival.
    Nese nje cift ka jetuar ne harmoni dhe ndonjeri verene se partneri ka ndermarre nje hap te gabuar, me ane te xhelozise i behet e ditur te dashurit/es se une jam ai qe dua ta ruaj harmonine dhe se nuk dua te humb.Me kete i krijohet mundesi partnerit qe te nderpreje veprimin e filluar dhe te pakendeshem per bashkejetese.
    Ne disa raste shprehja e kesaj xhelozie ka sukses ndersa ne disa raste nuk ka sukses dhe si rezultat sjell ndarjen.
    Menyra me e mire eshte te bisedohet pa paragjykime me partnerin dhe te krijohet mundesia e bashkejeteses duke zvogeluar xhelozine ne mase te mundeshme dhe reale sepse te zhduket plotesisht me duket se eshte e pamundur.

    Pak humor:Nese xhelozon tejmase be nje marrveshje me partnerin qe te ndaheni per tre muaj dhe flasim pastaj se si qenka pa dashni

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Green, Found, Skofiar,

    Ju faleminderit per kontributin tuaj kesaj teme e cila me duket se eshte interesante per tu diskutuar, gje te cilen e vertetuat edhe ju me pjesemarrjen tuaj ne bashkebisedim.
    Green dhe Skofiar, them se pajtohem me ju plotesisht. Duhet gjetur forcen ne vehten tone per te tejkaluar edhe situatat e papelqyeshme per te miren e çiftit dhe bashkejeteses me te.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Ne nje maredhenie ku ekziston besimi dhe respekti reciprok,ska shans Xhelozia....Ne te shumten e rasteve,krijohet nga vetebesimi i dobet qe ka,njeri nga partneret...Ne kte rast,te dy partneret duhet te ndihmojne njeri-tjetrin,ose te drejtohen per nje terapi familjare...
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  7. #7
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Ku Ka Xhelozi Ka Dhe Dashuri..

    Kjo Eshte
    Ndryshuar për herë të fundit nga AdmiraL : 16-12-2005 më 16:59

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    do i pergjigjem ne kete te fundit,
    une e them se mund te rikthehet besimi ne partnerin/ren me kalimin e kohes...
    konkretisht, kur merr shtruar para vetes qdo veprim, ne mesin e pertnerit/res ne te gjykuaren e drejt.
    Pastaj mund te vihen deri te pajtimi duke u koncetruar ne te shumta veprime, ne te cilen/lat fiton dhe bindjen!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #9
    Once Upon A Time... Maska e BluE-MooN
    Anëtarësuar
    13-12-2005
    Vendndodhja
    Diku Lart...
    Postime
    62
    Xhelozia eshte si ajo Mola qe fillon dhe grryen drurin pak e nga pak derisa e kalb dhe e thyen.
    Nuk e mohoj qe cdo njeri e ka ate instiktin e xhelozise diku brenda vetvetes. Ka nga ata qe arrijne ta kontrollojne, ka edhe nga ata qe dyshojne cdo frymarrje te partnertit dhe e tera kjo per shkak te komplekseve te pasigurise qe kane me vetveten.
    Per sa i perket xhelozise si faktor shkaterrues i marteses, nese arrin deri ne ate shkalle qe jeta te behet ferr, ska kuptim te rrish ne nje martese ku cdo veprim i yti kontrollohet apo vihet ne dyshim.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Xhelozia eshte shkaterruese per momentin qe behesh xheloz per partnerin,
    po kur gjerat sqarohen apo harrohen....se ke dhe aq problem.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori Dashurie N.2
    Nga no name në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 16:54
  2. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  3. Xhelozia
    Nga YaSmiN në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 11:40
  4. Edukata seksuale
    Nga Ferdinandi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-05-2003, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •