Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq deklaroi se përzierja e pushtetit serb në politikën e vendeve fqinje, tashmë i takon së kaluarës. Gjithëherë kur politikën në ish Jugosllavinë e kanë konstruktuar serbët, janë shkaktuar vetëm luftëra e shkatërrime, tha kryeministri Gjukanoviq.


Ai reagoi kështu ndaj deklaratës së homologut të tij serb Koshtunica, i cili ka thënë se vetëm gjysma e qytetarëve të Malit të Zi mund ta votojnë pavarësinë e kësaj republike.


RTK 05/02/2006 13:28:13