DEBATET FATALE


Arbėn Xhaferri

Po tė mė pyesnin se cili ishte shkaku kryesor qė ndikoi qė tė shpėrbėhet Jugosllavia e pėrkrahur nga tė gjithė, do tė jepja njė sqarim pak a shumė dogmatik: do ta pėrmendja rolin fatal, pėrēarės, tė debatit.
Pas kolapsit tė sistemeve totalitare ideologjike, ku liria e fjalės, e debatit, ishte e ndrydhur, u krijuan mundėsi pėr debate tė shumėllojshme, tė papenguara, herė-herė tė shfrenuara. Nė kohėn e tranzicionit sugjerohej ideja qė, pėrmes debatit tė evitohen konfliktet e ndryshme politike, etnike, religjioze etj. Mirėpo ndodhi njė fenomen i ēuditshėm: sa mė shumė qė zhvilloheshin debatet aq mė e madhe bėhej ēarja nė mes tė palėve tė konfrontuara. Nė sistemet ideologjike, ku ndrydhej e drejta pėr shfaqje tė lirė tė bindjeve, u amplifikua nė mėnyrė tė pandalshme nevoja e debatit.
Roli pėrēarės i debatit, degjenerimi i misionit tė tij fisnik, parandalues, shkaktohet nga njė varg faktorėsh. Me kėtė rast, do tė pėrmendja disa:
- inkompetenca e pjesėmarrėsve tė debatit;
- paragjykimet, tė vėrtetat e paverifikuara, stereotipet;
- intencat dhe interesat diametralisht tė kundėrta;
- zhvillimi i debatit dhe nė pėrgjithėsi i politikės, kryesisht nė relacionin "mik-armik";
- mungesa e njė elite kredibile, opinion formuese etj.

Nė debatet qė i kanė pushtuar ekranet televizive dhe konferencat e ndryshme, pjesėmarrėsit shpeshherė dėshmojnė se janė inkompetentė pėr temėn e shtruar, madje ndodh qė ata fillojnė tė pėrsiatin aty pėr aty, pėr temėn e parashtruar. Nė shoqėritė nė tranzicion, hapėsirėn publike, falė sensit pėr protagonizėm, e kanė pushtuar personalitete tė reja, qė kredibilitetin e tyre e ndėrtojnė pėrmes mohimit tė tė gjitha vlerave " tė urryera" tė sė kaluarės. Ky mohim i vlerave dhe personaliteteve tė sė kaluarės, tashmė ėshtė shndėrruar nė metodė pune. Pėr tė qenė sa mė tėrheqės, sa mė origjinalė, mohohen madje edhe vlerat fondamentale tė njė populli: identiteti, gjuha, ngjarjet dhe personazhet historike, etj. Kėta mohues, nihilistė tė rinj qė paralajmėronin distancėn e plotė nga vlerat ideologjike tė sė kaluarės, nė thelb, nė angazhimet e tyre zbatonin metodėn marksiste tė negacionit tė gjithėēkajės. Por jo vetėm kaq: mohimi jokritik i vlerave tė sė kaluarės, zėvendėsohet me afirmimin po aq jokritik tė risive natyrash tė ndryshme politike, kulturore, fetare, etj.
Krahas inkompetencės, funksionin pėrēarės tė debatit, e shkaktojnė tė vėrtetat e paverifikuara pėr veten dhe pėr tė tjerėt. E gjitha fushata e regjimit tė Millosheviqit, nisi me sloganin e pėrhapjes sė " tė vėrtetės" serbe pėr ngjarjet historike dhe pėr pozitėn "mjeruese" tė serbėve, fillimisht nė Kosovė dhe pastaj nė Slloveni, Kroaci, Bosnje. Kjo "e vėrtetė" serbe, sikur nuk mjaftoi tė pėrhapej vetėm nė mėnyrė retorike, pėrmes forumeve politike dhe mediumet, por u pėrdor edhe vulgu, turma qė endej poshtė e lartė Jugosllavisė, duke i rrėzuar regjimet qė nuk pajtoheshin me "tė vėrtetėn" e serbėve tė rinj. Kjo turmė tmerruese, primitive e alkoolizuar, kishte rolin e frikėsimit tė tė tjerėve qė cilėsoheshin si armiq potencialė tė brendshėm, fillimisht shqiptarėt e pastaj tė tjerėt. Popujt e tjerė i toleronin kėto "tė vėrteta" tė reja, duke pandehur se makutėria serbe do tė kėnaqet vetėm me shqiptarėt dhe Kosovėn. Por, kur u pa se ambiciet serbe janė mė tė mėdha, filluan debatet pėrēarėse qė nuk e zgjidhnin konfliktin, por e ushqenin atė. Tė vėrtetat e tė tjerėve satanizoheshin, ndėrkaq ato tė vetat hyjnizoheshin.
Debatet humbin rolin parandalues tė konfliktit dhe shndėrrohen nė instrument pėrēarės pėr shkak tė intencave, interesave tė fshehta etnike, religjioze apo politike. Kjo intencė ndikon qė tė grumbullohen argumentet dhe gjysmė tė vėrtetat dhe tė fshihen apo tė modifikohen faktet e pakėndshme. Me kėtė metodė zakonisht ndėrtohen, sipas intencės, disponimit, mozaikė tė zinj, tė bardhė apo tė larmishėm.
Debati merr funksionin fatal pėrēarės edhe pėr shkak tė disa tipareve primordiale tė njeriut qė ndikon nė perceptimin manikeik, bardhė e zi, mik-armik tė fenomeneve tė ndryshme shoqėrore. Nė shoqėritė pa traditė demokratike, politika zhvillohet kryesisht si relacion mik-armik, ashtu si konstaton politikologu i njohur gjerman Karl Shmit. Anėtari i grupit tim perceptohet si i mirė, i drejtė, pozitiv, ndėrkaq, pjesėtarėt e grupit tjetėr konkurrues si armiq, tė ligė, tė padrejtė. Mohimi dhe pohimi, bėhet nė mėnyrė jo kritike.
Debatet humbin misionin e vet parėsor, nėse njė shoqėrie i mungon elita kredibile nga aspekti intelektual dhe moral. Rrėnimi i sistemit tė vjetėr tė vlerave, e rrėnoi edhe elitėn e dikurshme. Por problemi kryesor nuk ėshtė te mohimi, por te paaftėsia e krijimit tė sistemit tė ri tė vlerave dhe tė elitės sė re.
Populli shqiptar, pak nga pak fillon tė rrezikohet nga debatet e kėtilla fatale pėrēarėse. Hapen shumė dilema qė nuk mbyllen, qė ndikojnė nė krijimin e njė konfuzioni rrėnues. Nė kėtė moment, populli shqiptar e ka humbur rrėfimin unik pėr vetveten. Popujt qė humbin atė, njėkohėsisht krijojnė dyshime pėr vetveten. Nė planin kombėtar, dyshimet e kėtilla sjellin asimilimin, apo kosmopolitizmin e shtirur, ose ikjen nga liria, dorėzimin, kėrkimin e shpėtimit, sigurisė, kuptimit tė jetės te totalitarizmat, autoritarizmat e rinj, kryesisht fetarė dhe politikė, ashtu siē shpjegon filozofi Erih From.
Nė opinionin shqiptar, kohėt e fundit, gjithnjė e mė shpesh hapen debate tė kėtilla rrėnuese, pėrēarėse, nė mėnyrė inkompetente, pėr ēėshtje tė ndryshme, pėr ngjarjet dhe personat historikė, pėr identitetin kombėtar, pėr gjuhėn standarde shqipe, pėr besimet fetare. Nė opinion shqiptar, nė mjediset intelektuale mbisundon trendi mohues. Sa mė shumė qė dyshon, le pėrshtypjen se je mė objektiv, mė i moralshėm dhe mė i drejtė.
Kur debatet e kėtilla nisėn nė hapėsirat jugosllave e veēanėrisht nė Bosnjė, dallimet gjuhėsore, kulturore dhe tė tjera, ishin mė tė vogla sesa dallimet e ndryshme nė mes tė shqiptarėve. Ēdo serb e kupton po aq kroatishten, boshnjakishten, apo malazezishten sa edhe serbishten. Po kėshtu edhe kroati, boshnjaku e malazezi, e kuptojnė serbishten. Dallimet tuaja ishin dhe janė inekzistente, por nė debatet pėrēarėse ato mistifikoheshin. Shpeshherė grindjet brenda llojit, brenda familjes, janė mė ekstreme meqė siē konstatonte me tė drejtė psikologu i njohur, Sigmund Frojd, nė kėto kontekste fetishizohen dallimet e vogla, pėr ta mbrojtur apo pėr ta krijuar identitetin e ri.
Nė hapėsirat shqiptare, nė fillim nė mėnyrė tė ndrojtur, por mė vonė nė mėnyrė gjithnjė e mė intensive, hapen ēėshtjet qė kemi menduar se njėherė e pėrgjithmonė janė tejkaluar, si ēėshtja e tolerancės fetare.
Nocioni ose vlera e tolerancės fetare, pėr shkak tė ndėrrimit tė pikės sė luajalitetit, shndėrrohet prej mekanizmit mbrojtės nė atė rrezikues. Kjo ndodh shpeshherė, si nė jetėn e pėrditshme ashtu edhe gjatė procesit historik. Mirėsia ėshtė virtyt qė shpeshherė keqpėrdoret nga tė tjerėt qė atė e shfrytėzojnė si tė metė, si naivitet, si dobėsi. Ose, bunkeri shėrben si objekt mbrojtės, por nėse e pushton armikun shndėrrohet nė instrument pushtimi.
Aktualisht nė emėr tė tolerancės fetare gjithnjė e mė shumė pėrhapen ndikime, botėkuptime, standarde, simbole fetare, duke shndėrruar Shqipėrinė dhe hapėsirat shqiptare, nė vende tė betejave fetare. Sipas reagimeve tė ashpra fitohet pėrshtypja se nė hapėsirat shqiptare, pėrjetėsisht do tė ekzistojė antagonizmi nė mes tė simboleve fetare. Nė debatet qė zhvillohen, tė motivuara nga forma tė ndryshme tė mosdurimit fetar, gjithnjė e mė shumė thellohet dasia, qoftė pėr shkak tė inkompetencės tė pjesėmarrėsve nė debate ose pėr shkak tė njė problemi edhe mė tė rrezikshėm, atė tė bartjes sė loajalitetit nga kombi nė besime fetare. Nė kėto debate, kryesisht blasfemike, dikush merr tė drejtėn, pa qenė i autorizuar nga askush, ta mbrojė Zotin nga njeriu. Kjo tendencė gjithnjė e mė tepėr e zėvendėson teologjinė me religjionin, besimin e pastėr nė Zot me nėnshtrim ndaj administratės fetare.
Vlera e tolerancės tashmė nuk ėshtė e mjaftueshme pėr ta evituar rrezikun nga fėrkimet fetare, por duhet tė sanksionohet ligjėrisht, ēka tolerohet dhe ēka nuk tolerohet. Ēdo shoqėri, sidomos ajo evropiane, nuk pėrbėhet vetėm nga besimtarė tė ndryshėm, por nė mesin e tyre ka segmente, madje edhe dominante ateistėsh, agnostikėsh apo tė atillė qė besojnė nė Zot dhe jo nė religjion. Shpesh herė besimi nė Zot nuk pėrputhet me mėnyrėn e zbatimit tė bindjeve fetare, sidomos kur nė emėr tė Zotit bėhen krime tė palejueshme, ndaj krijesave tė tjera tė Zotit. Ai qė ndėrton simbole gjigante fetare nuk madhėron Zotin, por veten. Nga kėto ndjenja ekscentrike, narciste, protagoniste, burojnė motivet pėr debate tė kota qė pėrhapin mė shumė pėrēarje se bashkim.
Debate po aq rrėnuese shfaqen edhe nė segmentin e kontestimit tė standardit gjuhėsor, qė ėshtė mbase indi i vetėm qė i ndėrlidh shqiptarėt e tė gjitha anėve. Gjuha e cila e vulosi identitetin e pėrbashkėt kombėtar, tashmė shndėrrohet nė instrument qė do t'i pėrēajė shqiptarėt jo vetėm nė gegė dhe toskė, por edhe sipas kufijve politikė. Te ēdo popull ekziston tendenca normale pėr rritje tė kapaciteteve, pėr ngjeshje tė unitetit tė brendshėm, pėr formim tė identitetit tė pėrbashkėt pėrmes krijimit tė instrumenteve qė lehtėsojnė komunikimin e brendshėm. Standardizimi i gjuhės, ėshtė instrumenti mbase kryesor qė e cilėson identitetin kombėtar. Popujt e civilizuar qė jetojnė nė katėr anėt e botės siē janė anglezėt, francezėt, arabėt etj., me xhelozi e kultivojnė dhe e respektojnė gjuhėn e tyre tė standardizuar, si mjet tė ruajtjes jo vetėm tė identitetit, por edhe tė kohezionit tė brendshėm shoqėror. Francezėt madje shpenzojnė miliona euro, pėr ta mbajtur gjallė projektin e frankofonisė, e pėrdorimit tė gjuhės franceze te popujt e ndryshėm.
Ata qė kontestojnė standardin gjuhėsor, duhet tė kenė parasysh se dialektet i takojnė periudhės sė feudalizmit, ndėrkaq gjuha standarde ėshtė nevojė e pazėvendėsueshme komunikuese pėr shoqėritė dhe shtetet moderne.
Nė debatet nė hapėsirat shqiptare, nė mėnyrė krejtėsisht inkompetente hapen dilema pėr identitete tė reja kombėtare si bie fjala, pėr identitetin kosovar. Ata qė hapin kėtė dilemė, mendojnė se ēėshtja e identitetit kombėtar ėshtė e ndėrlidhur me kategorinė e vendimmarrjes voluntariste politike. Nė kėto debate mungon informacioni elementar pėr proceset kombformuese, duke krijuar konfuzion tė padurueshėm nė mes tė nocionit popull, komb, komb etnik, komb politik etj.
Te kulturat qė kanė traditė t'i vlerėsojnė dukuritė e ndryshme shoqėrore nga njė distancė, ose me sy dyshues dhe mendje kritike, asgjė nuk mund tė pėrvidhet si vlerė e pakontestueshme, madje as debati...
04/02/2006
KATEGORIA: Analiza