Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shqipëria, më e izoluar edhe se Koreja e Veriut

    Liria e lëvizjes “Henley&Partners” klasifikon Shqipërinë të 184-ën ndër 195 vende

    Shqipëria, më e izoluar edhe se Koreja e Veriut


    Shkojmë pa viza vetëm në 17 vende



    --------------



    Shqiptarët rezultojnë ndër më të kufizuarit në botë përsa i përket lirisë së udhëtimit jashtë vendit. Sipas një studimi, të kryer nga ana e kompanisë zvicerane “Henley& Partners”, ndër 195 vende të marra në shqyrtim, ata që mbajnë pasaporta të lëshuara nga shteti shqiptar figurojnë një ndër vendet më të fundit – të 184-in – me të njejtin nivel lirie lëvizjeje, si sudanezët, kamboxhianët, libanezët dhe pakistanezët.

    Kompania
    “Henley&Partners” është një kompani private, që ushtron aktivitetin e saj në fushën e konsulencës lidhur me taksat dhe mundësitë e blerjeve apo qerave të të patundshmeve në vende të ndryshme të botës. Klientët e saj janë njerëz privatë, por, kryesisht biznesi, i interesuar të investojë jashtë vendit të vet.
    Lidhur me studimin, e kryer pak kohë më parë, kompania ve në dukje se ajo ka marrë në analizë 40.000 kombinime të mundshme lidhur me mundësitë që u ofrohen për të lëvizur pa pengesa burokratike qytetarëve të vendeve të ndryshme të botës. Kriteri për klasifikimin e kryer është mundësia që ofrohet qytetarit, që mban pasaportë të zakonshme – jo zyrtare – për të kaluar kufirin e vendeve të huaja pa patur nevojë për vizë hyrjeje.

    Shqipëria
    Sipas këtij studimi, del se qytetarët e vendit tonë, që mbajnë një pasaportë shqiptare, e cila nuk është as diplomatike dhe as pasaportë shërbimi, kanë mundësi të hyjnë në 17 vende të tjera, pa patur nevojë për vizë hyrjeje.
    Një statistikë e tillë na vendos më lart në rang se sa Afganistani, qytetarët e të cilit kanë të drejtë të udhëtojnë në 12 vende pa vizë. Më lart edhe se banorët e Somalisë, apo të Iranit e Irakut. Por, në të njejtin nivel me banorët e Sudanit, Libanit, Pakistanit dhe Kamboxhias.

    Rajoni
    Duke u ngjitur mbi nivelin e lirisë së lëvizjes së shqiptarëve, nga qytetarët e vendeve të rajonit të Ballkanit gjejmë më pak të privilegjuar banorët e Bosnjes, të cilët, megjithatë, kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza në plot 25 vende të huaja.
    Nivel që kalohet edhe nga moldavët, që mund të udhëtojnë në 29 vende të huaja, ndërkohë që pasaporta maqedonase pranohet në 31 vende, ajo e Federatës Serbi-Mali i Zi në 32. Turqit mund të udhëtojnë pa vizë në 52 shtete të tjera, rumunët në 73, bullgarët në 83, kroatët në 84 dhe sllovenët në 105 vende të huaja.

    Të tjerët
    Një liri më të madhe lëvizjeje se shqiptarët rezultojnë të kenë kinezët, koreanoveriorët dhe vietnamezët, ndonëse regjimet politike që sundojnë në këto vende nuk janë shumë miqësore me ato të një pjese të mirë të botës.
    Po kështu, edhe kubanët, mongolët dhe qytetarët e të gjitha republikave të ish-Bashkimit Sovjetik rezultojnë në vende më të favorshme se Shqipëria.
    Përsa u përket vendeve të para, me mundësinë për të lëvizur lirisht në 130 vende të huaja, kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Danimarka dhe Finlanda. Ato pasohen nga vendet e Bashkimit Europian, por edhe nga Kanadaja, Australia, etj.g.k

    REGJIMET
    Një liri më të madhe lëvizjeje se shqiptarët rezultojnë të kenë kinezët, koreanoveriorët dhe vietnamezët, ndonëse regjimet politike që sundojnë në këto vende nuk janë shumë miqësore me ato të një pjese të mirë të botës

    Lista sipas vendeve ku qytetarët e
    një shteti mund të shkojnë pa viza
    Finlanda 130
    Danimarka 130
    SHBA 130
    Greqia 120
    Qipro 113
    Sllovenia 105
    Izraeli 104
    Bullgaria 83
    Rumania 73
    Turqia 52
    Gana 45
    Tanzania 41
    Zimbabve 41
    Burkina Faso 35
    Russia 35
    Bjellorisia 32
    Serbi-Mali i Zi 32
    Ukraina 32
    Maqedonia 31
    Moldavia 29
    Kuba 27
    Bosnje-Hercegovina 25
    Mongolia 24
    Angola 19
    Kina 18
    Koreja e Veriut 18
    Vietnami 18
    Shqipëria 17
    Kamboxhia 17
    Sudani 17
    Kongo 16
    Iraku 15
    Somalia 15
    Irani 14
    Afghanistani 12

    redaksia@gazetashqiptare.com

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    237
    po nuk e mblodhen me nderen shqipot dhe ti japin disa puneve ne shqpieri drejtim e duhur as nuk do na e hapi deren nejri ..............as nuk dun me ja dit gjalle ne bote a ka shqiperi apo jo ..............

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po a nuk premtoji ajo ministrija e Saliut qe kete vit do levizim pa viza ne gjithe Evropen? Bej durim o popull.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  4. Koreja e Veriut është vendi me i cuditshem në ..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •