Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Qark e rreth

  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Qark e rreth

    I ngrysi qielli vetullat hark
    bari lëngon nën borë pa skaj
    ngrin frym' e erës mirë
    pa dalë
    dimri mardhi nga të ftohtët

    U zgjua malli im i ndezur
    trup e shpirt m'i shkapërthen
    Mbi shtëpinë e vjetër
    me avlli
    gjithë qenia ime ndal rendjen

    e mira gjyshe pranë sobës
    mbledhur
    te bardhat thinja flenë nën shami
    mbi supe torba me psherëtima
    etja për mua tulatur
    në cep të buzës

    Një ngashërimë gjoksin
    ma err
    më sheh i trembur dimri i ngratë
    shtriq barkun e enjtur nga pa-nginja
    në sy dy gaca prushi ndez
    të më mbajë larg nga vetja...
    Perėndia nuk ėshtė mace...

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    elegji e nesėrme pėr dike qe ngordhi sot

    Ti vale qe shkėmbin dikur e shkrije
    me lote te kripur vaji
    e zemrės time vrullin ia ngrije
    si pellg ne mes janari

    Ti shkulm i fryre nga qelbi
    i mitrės tharė nė pritje
    me fije vreri vetes i endje
    te perseritshmen ikje

    ti krimb qe grryen nofullen
    e trurit del pertej
    sa herė mė mbysje ditėve
    nė makth ėndrrat m'i ktheje

    Ti pikėz e vogėl
    asgjėzė e tkurrur
    Aq e mjerė nė ngordhje
    sa po tė mė kishte mbetur vend
    nė zemėr
    Njė lot pėr kalbjen tėnde
    e qetė do ta kisha derdhur.



    Nesėr, 2006
    Perėndia nuk ėshtė mace...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ketu ne itali as per kafshet nuk thon "ngordhi".
    Nese e ke fjalen per Exin thuaj me mire "po.rdhi".

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Citim Postuar mė parė nga Henri
    Ti vale qe shkëmbin dikur e shkrije
    me lote te kripur vaji
    e zemrës time vrullin ia ngrije
    si pellg ne mes janari
    Nesër, 2006
    Nese te frymezoi dikushi qe "ngordhi" ,per elegjine e se nesermes,atehere ia vlen "ngordhia" e tij Henri...lol

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Postime
    28
    Henri shume te bukura, me pelqyen shume. elinda

    Dallga dhe Shkembi

    Dhe dallge e detit,
    pas shkembit u perplas fort,
    sa per nje cast,
    u tha, se nuk do te kthehej pas dot.

    Por dallga iku dhe e la,
    nga shkembi rrekenj uji,
    rreshqiten dale ngadale.
    Nuk ishin lote thane ata qe e pane
    por qe atehere shkembi u tha.

    Dallga lotet i gelltiti ne shpirt
    andaj ashtu e lagesht eshte gjithnji.

  6. #6
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    jeni shume te mire qe te tre...
    Perėndia nuk ėshtė mace...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •