Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: ANTI-bejte

  1. #1

    ANTI-bejte

    Desentize Verses
    (Vargje te Shpelara Ndienjash)



    __________Hyrja është e largët!


    Në një perzierje të shpëlarë përrallash të hershme
    _____Dhe ..., të pagjumta impulsesh fëminore,
    __________Porsi reflekse fanepse të një akti të dhunshëm mendimi,
    _______________Lëvizim të braktisurave plazhe kujtimesh.

    __________Cilit prej jush i intereson ...
    ______________________________- Koha?!


    Metamorfoza e zgjimit individual,
    _____Përbrenda një laboratori modest imagjinatash,
    __________Ku eksperimentojmë me neurone të çvirgjëruara,
    _______________Porsi fragmente të dikurshme fatesh,
    ____________________... Lypësit e të ngurtëve trotuare tërheqin me vete.

    __________Këlthitje në masë –
    ________________________... E vdekjeve të panumurta,
    _______________Të profecive të heshtjes.


    Sot, u ndeshëm me një situatë të paparashikuar;
    _____... Sesi dha shpirt një “prostitutë”,
    __________Para syve tanë,
    _______________Dhe ..., askush s’e bëri për zë.
    I njomëti emri i saj,
    _____I nderë në një tel të ndryshkur.

    __________Ne adhuronim dicka,... s’na përkiste!


    Mbingarkesë e thellë,... e të lindurit ...
    ______________________________I dobët,
    ___________________________________I varfër,
    ________________________________________Konfuz;
    _____Perbrenda një rrjete të papërshkrueshme realiteti.

    __________Dëshiron ndonjëri prej jush të gëzohet në kundërshtim me ligjin?!


    Pas meje ndodhet një “portë”,
    _____Bujkrobet idetë tuaj e mbajnë të mbyllur me forcë;
    _____Pas saj ushtojnë shënjat e një përçmimi apokaliptik të plotë,
    __________Ndaj diktaturës suaj të mykur të fjalës apo ... të mendimit.

    __________________________________________________ ________SHPERTHEJENI!!!


    Parullën –
    _______... E shkruajta, në mungesë të gërmave kapitale,
    ____________Duke përdorur skelete peshqish, dhe ...
    _________________Të gëlqerta guaska të pambrojtura vezësh.

    __________“jini të mirëpritur në ‘xhunglën’ time!!!”





    nenshkruar: "POSHTE bejte-s!!!"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeLiRiUm TrEmEnS : 27-01-2006 mė 02:17
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  2. #2
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Vargjet e tua me duken si shkendija te prejardhura nga mini shperthime...Me kujton Mayakovski-in sa here qe te lexoj...

    Pergezime,

    nausika
    When in Doubt, Act Stupid!

  3. #3
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    [QUOTE=DeLiRiUm TrEmEnS]

    __________Cilit prej jush i intereson ...
    ______________________________- Koha?!

  4. #4
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Citim Postuar mė parė nga DeLiRiUm TrEmEnS
    Desentize Verses
    (Vargje te Shpelara Ndienjash)

    __________Ne adhuronim dicka,... s’na pėrkiste!


    __________Dėshiron ndonjėri prej jush tė gėzohet nė kundėrshtim me ligjin?!


    nenshkruar: "POSHTE bejte-s!!!"
    Gjeta nje pjese te vetes time!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •