Ndodh qe here pas here ve rregull ne gjerat e mia; Dje, gjeta nje fletore te vjeter ne te cilen vite me pare, une mendoja, ndjeja dhe shkruaja keshtu...
Trebeshina.
Ndodh qe here pas here ve rregull ne gjerat e mia; Dje, gjeta nje fletore te vjeter ne te cilen vite me pare, une mendoja, ndjeja dhe shkruaja keshtu...
Trebeshina.
Duam te te dua!
Mamaja,ka kohe qe po qendis per mua,
Nje shall plot me ngjyra, ēorape-llastik.
Ne duar nuk ka as fije as shtiza,
E thur neper koke,me stilin biblik.
Mbremjeve me akull,tek rritem ne moshe,
Harboj,(me te drjte) ne pakez mekat.
Dhe shalli' mamase s'mbet me i shendoshe,
I ngjet ikjes sime;Behet harrakat.
Me kujtohet, me kujtohet pse e kam shkruar.....Duhet te kete qene viti '92-'93; S'e di me saktesi,pasi ketu s'e paskam shkruar daten.
Duam te te dua!
Trebeshina me te vertet qe ti shkruan pak,por aman ato qe shkruam i ke me nje ndjenje shume shume magjepse ,gje te cilen e vleresoj pa mase,
urime per shkrimet e tua fantastike
presim te lexojme akoma me teper krijime prej teje
me shume shume respekt
Eduardi...
Takohemi nė Ditėn e Gjykimit
Krim edhe ndeshkim
Vetem ne nje salle.
Shi,vetetima dhe shume dashuri.
Bubullime ndjenjash,
Shkrumbitje zemrash,
tamama kur perjashta,lind nje arrati.
Tone dhe buskuqe
Krah krimit makaber.
Kembe dhe minifunde
Ndeshin ne ndeshkim.
(Si s'kam nje kamer per xhirim!)
Pervelueshem ndeshkohet nje krim,
Dhe prap salla mbet
Me kuaj te pazbutur.
Ate mbremje isha shume e inatosur.Isha ne Teater per te ndjekur " Krim Dhe ndeshkim", kur nje grup ulur para meje,as qe e kishte idene pse kishin ardhur aty. Benin zhurme, qeshnin dhe kur une nderhyra me ze te ulet qe te mbanin qetesi, me shane.....
Duam te te dua!
Oh Ed,Faleminderit! Je shume i sjellshem!
Duam te te dua!
Kur buzet vura mbi te tuat,
Rridhte akoma vrer i vjeter,
qe vinte thelle nga kraharori yt.
"Me puth" -ti belbezoje,
"Te ti ndjej buzet gjer ne Fyt"
Po une, te desha ca me shume
nga ti c'mendoje.
Prandaj te putha gjer ne kraharor.
Keshtu,per here te pare,pas shume kohesh,
Tezgjova shpirtin burreror.
M'u desh pastaj te te perthaja
Kohet e shkuara-neper trup
qe ti degdisa tutje,ne arrati.
Ti hoqe dore nga gjithe ilacet
Pive ne mua gjalleri.
Dhe, qeshe ne ditet qe rrodhen.
Harrove.
Tani je i lumtur me mua ne gji,
Dhe me betohesh se gjithe jeten
Vetem me mua ke bere dashuri.
Haha, me vjen per te qeshur me veten,sepse zbuloj te kjo poezi tendencen per te qene me e madhe se c'kam qene.Hahaa,Por....me kujton nje moment domethenes te jetes sime.
Duam te te dua!
Me ler te iki,qe te me kesh.
Mos zer te qash,kur une gjithe diten qesh.
Qe te me kesh akoma,lerme te vi
dhe,shpirt,mos ndiz shume drita
kur bejme dashuri.
Qe syte te jene te tute
mos me dhuro me syze!
Dhe buzet ne m'i do
Mi ler ne ngjyre te kuqe.
Mos ma mbyll gojen,kur dua te flas
Dhe hic mos u frikeso,edhe nese therras.
Me ler te bej c'te dua,qe te me kesh me shume.
Dhe,ej, mundohu pak,te jesh keshtu si une!
Duket deshira ime per te qene e lire,eeeee. Hahaha,si duket kam protestuar per ato xhelozite e tij mbytese. (U ndame pikerisht per kete gje) Eh....
Duam te te dua!
Per Te, SAKRIFIKOVA.
Kalova me te dhe dite pa ndjenja
Deri sa dashuria tha:-"S'ju dua me"
Perte jetuar, qe te dy-u ndame.
Pastaj te njoha Ty
U dogja per Ty.
Asnjehere s'u ngopa me Ty.
Kurre nuk u ngope me mua.
Dashuria, na deshi dhe na do.
...
Per te jetuar,-Jemi ndare.
Eshte nje nga te paktat qe me pelqen ende....
Duam te te dua!
E pashe mengjesin,me mendjen time
pak para se te flija.
Ishte i zymte, me shume shi
Vendosa te mos dilja.
Ditet me shi, i kam te miat,
Sic kam kembet,syte...
Floket jo se i kam lyer.
Shiun e dua!
Ne "horoskop" une jam peshore
-Iu them kur thone
ē'e do kaq shiun?
Keshtu,kur diten kam qene e nxehte,
di te me ftohe vetem shiu.
E pashe mengjesin,me mendjen time.
Neser,do te kete shume shi.
Zakonisht, kur kerkoja ti mbushja mendjen vetes per te mos shkuar ne shkolle, thurja poezi te tilla dhe isha ne rregull.haaa, qesh, sepse ne te gjitha keto kujtime,e gjej veten te vogel-te vogel edhe pse vaszhdoja studimet universitare.
Duam te te dua!
Le te kendojne "Akrepat" ne oden time
Le te shtrydhen fjalet,nen bishtin e tyre
Te durojne muret, ējerrjet neper ikje
Le te mbyten floket,ne gotat e fundit.
Dhe po ti ve fre,plakjes se nje "Fundi"
Do vdese prapseprape,edhe i paplakur
Le te vije pra"Fundi" meqe vjen i vluar
Te shtoje numrin e Akrepave,ne oden time.
Le te vije, qe une te mund te iki
Le te vije, qe une te mund te dashuroj
Le te vije, qe une te mund te dritherohem
Le te vije,qe une te mund te jetoj.
Ende me pelqe te degjoj "Scorpions";
Duam te te dua!
Krijoni Kontakt