SHEJTANKAT
U bënë vajzat për tu puthur,
Për tua shkelur syrin djemve!
Bluzat e ditëve iu rrinë ngushtë,
Siu nxenë më, këmishat e netve!
Në këmbë- santalet e Majit,
Tani,ato,ec e ti kapësh!
Se bëhen erë brenda ajrit,
Dhe era është fillimi i grackës!
U bënë vajzat për tu dashur,
Ne jemi mbrëmja që po ikën!
Në krahë, dje, i kemi mbajtur,
Por sot nuk mundet, se u rritën!
Shejtankat që na sjellin ditën!
20 janar 2006
ROMA NATËN
Kisha dëgjuar për një diell
që lind natën,
Po kur e pashë vetë
sdi pse ndjeva frikë!
Lum ai që e ka parë,
të paktën,
Qoftë edhe një herë
Romën nga sipër!
Sdo ta besonin
një pamje të tillë,
As Remi,as Romuli
që e lindën!
Jo,dielli ska mundur dot
të ikë,
Është rrëzuar mbi të
duke e ndezur të gjithën!
Në mes,Koloseu,
Si një sy i mahnitshëm!
THYERJE
Po krisin ditët e mia,po thyhen,
Si gota bosh më bien nga duart!
Po copat e tyre sjam ulur kurrë
ti mbledh,
As për ti shkelur me këmbë,
skam pranuar!
Përherë,diçka brenda meje
vdes,
Dhe unë e kam të pamundur
ta ndal!
Po krisin ditët e mia
si të ishin qelq!
Dhe unë po thyhem
si të isha çast!
9 dhjetor,2005
KRISTALE TË MISTERTA
Çdreq dëbore kjo
që nisi befas,
Kur sipër nesh
qielli është xham!
Mos del nga sytë e tu
që shohin fshehtas,
Ku ka ca re
që unë,dot,si shmang!?
Se unë e di që ti
krijon ca dimra,
Që as natyra,ndoshta,
nuk i njeh!
Si një Eol që mban
në kacek erërat,
Ti mban dëborën
edhe retë i fsheh!
Çdreq dëbore kjo
që nisi befas,
Kur sipër nesh
qielli është xham!!
Unë do ti vdes
kristalet e misterta
Dhe dimrin, që ti kot,
në sy e mban!
14 janar,2006
Krijoni Kontakt