>>PËR NUSE DUA NJË VASHË SHQIPTARE<<
Shkup, 2 shkurt-
Kampioni i shumfishtë evropian dhe botëror i karatesë, Enver Idrizi është duke menduar që së shpejti të kthehet në vendlindjen e tij, në Shkup.
Ai dëshiron që gjithë kontributin e tij ta jap për të mirën e karatesë shqiptare.
“Shumë shpejt do të kthehem përgjithmonë në Shkup.
Mendoj të themeloj një klub të karatesë, ku do të stërviten të gjithë ata që kanë dëshirë.
Talentët që dëshirojnë të arrijnë në majat e karatesë botërore do t’i përgatis vetë që t’i ballafaqojnë me sukses sfidat e vështira që i presin ata”shprehet për “Lajm”, ish-kampioni botëror, Enver Idrizi.
Idrizi me karatenë është njohur në KK Vardari në Shkup, ndërsa në moshën 16 vjeçare, si sportist më i mirë i Maqedonisë, kalon në KK Studenti të Mostarit.
Në qytetin boshnjak qëndron deri në vitet e 90-ta, kur gjatë kësaj kohe 15 herë me rradhë fiton titullin e kampionit të ish-Jugosllavisë në të gjitha kategoritë.
Pas qytetit boshnjak, Enveri zgjedh Zagrebin për të vazhduar karierën e tij të një profesionisti.
Në ditën e pavarësisë së Kroacisë më 1996, Idrizi u sjell kroatëve medaljen e parë të artë në historinë e këtij shteti, si kampion i botës.
Aktualisht jeton dhe vepron në Dyseldorf të Gjermanisë, ndërkohë edhe po mendon për martesën e tij.
“Do të martohem me një vashë shqiptare që do të krijojë dhe mbajë familje. E dua nusen e shtëpisë ”, thotë ai.
"LAJM"
zEm
Krijoni Kontakt