Të dashur miq e bashkatdhetarë!

Është kënaqësia jonë t'ju ftojmë të festojmë së bashku festat e 7-8 marsit, TË DIELEN, 5 MARS 2006, ORA 12:30, në "Maggiano's Restaurant", në Friendship Heights (red line), Washington D.C.

Le të mblidhemi e të gëzojmë së bashku me të gjithë mësuesit që jetojnë mes nesh, atyre që vazhdojnë të ushtrojnë këtë profesion fisnik dhe atyre që jeta ua ka sjelle të punojnë në një profesion tjetër, por që në shpirt vazhdojnë të jenë mësuesit që edukuan e rritën breza të tërë nxënësish, mirënjohjen e të cilëve e kanë përjetë. Le t'i urojmë "Gëzuar" nënave, grave, motrave dhe vajzave në komunitetin shqiptar e t'i përgëzojmë për arritjet dhe kontributin e paçmuar që japin çdo ditë në familje, në profesion e në shoqëri.

Besojmë se ata që patën fatin të merrnin pjesë në Festën e Flamurit 2005 i kanë të gjalla mbresat nga atmosfera e këndshme dhe ushqimi i mrekullueshëm në Maggiano's. I ftuar është grupi muzikor "Alba" me kitaristin e mirënjohur të Radio-Televizionit Shqiptar, Edmond Xhani, ne shoqërinë e këngëtarëve të dashur për publikun shqiptar, Fitore Mamaqi dhe vëllezërit Zena.

Çmimi është $45 për të rriturit dhe $20 për fëmijët nën moshën 14 vjeç (falas për fëmijët nën 6 vjeç). Ky çmim përfshin menunë e detajuar në dokumentin bashkangjitur. Pagesa duhet bërë me çek ose "money order" të paguara ne emër të Mësonjëtores që duhen dërguar brenda datës 1 MARS në adresën e mëposhtme:

Mrs. Mirela Kuhn
3738 Katie Place
Triangle, VA 22172
(703) 221-8837
Fax: (703) 221-8836
kuhn@mesonjetorja.com

Për informacion të mëtejshëm dhe pyetje, lutemi të kontaktoni:

Etta Çala Eni Bakallbashi
202-986-9761 202-255-7152
cala@mesonjetorja.com bakallbashi@mesonjetorja.com


Aneta Mihali Xhiku
703-222-5722
xhiku@mesonjetorja.com

Ju lutemi të njoftoni miqtë dhe të afërmit tuaj, për të cilët mund të mos e kemi adresën e e-mail-it. Ju faleminderit dhe ju mirëpresim më 5 mars!

Grupi i Punes "Mesonjetorja"
www.mesonjetorja.com

Gjuha jone sa e mirë,
Sa e embël, sa e gjerë,
Sa e lehtë, sa e lirë,
Sa e bukur, sa me vlerë.