Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 85
  1. #71
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    e di... me frymezoi per dicka gjithsesi...

    u should be proud of being so... inspirational...

  2. #72
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    askrotish...

    Citim Postuar mė parė nga bluemoon
    e di... me frymezoi per dicka gjithsesi...

    u should be proud of being so... inspirational...
    A e ndjen valle frymen time...
    ikur nga kjo goje e zjarrte...
    dridhjen qe i fal peshperim' e bere therrime....
    enderres qe zgjon tenden nate...
    serish...serish... serish...?
    ...................................
    merre...heshtjen time...
    end me te zerin tend...
    .......................................
    rraskapitur agimet...aurorat...
    e megjithate mengjezi prap' vjen...
    si mall i lodhur mbi kurorat
    pikeluar...
    e nese ti ardhjen e tij nuk e ndjen
    kalo dhe ik ne heshtje...
    trembur..rrezuar...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga whisper : 20-04-2006 mė 13:10
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #73
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Fluturat perdridhen ne krahe vere
    ashtu si dikur nje grusht vargje mbi copera letre...
    lenda e tyre eshte dritherima
    e zeri, nje fare klithme ne te zbardhur...
    mjalte pikon prej yjeve ne zbehje...
    i ka hapur krahet ne ikje
    nata e te tjereve...
    diku nga fundi shprishet dhe endrra
    e gjurma e saj brishte perkedhelet
    rrugesh qe kam kerkuar e ku u enda,
    imazhesh e hijesh ku dridhjet prehen...
    te gjitha rrjedhin brenda...

    Tani teksa zhurmat do te zgjohen
    ashtu gjumi kryesh te te tjereve do keputet,
    nata ime vazhdon magjishem e si gjithmone mbyll syte...
    iki, nisem te ze fluturat...

    A.D.

  4. #74
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Venitja ime eshte venitje pluhuri,
    e perbaltja e trungut te larte te nje peme,
    s’eshte vec ushqim i nje edere..

    …une vete i njoh zambaket,
    fisnike e te bukur…

    ...une vete i njoh druret,
    te larte...

    Nuk e quaj veten me as bime…

    …mikrorganizem
    ne mikrokozmosin tim…

    …nje qelize…

    …nga larg…

    …te prek…

    Aida Dizdari
    12/04/06

  5. #75
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Shkume e coroditur,
    brenda buzesh te mia
    kerkon fjalen…
    ...det i babezitur thith gjuhen time....
    …enderr e perkore,
    vete e lengshme,
    gjume i shperdredhur...
    ………………………..
    fijesh te buta jute
    kembet i kam lidhur...
    ne skuqjen e tyre:
    deshira ime per te shkare...
    ...ne forcen qe kane:
    enderra ime e marre
    per te qene
    normale…

    Aida Dizdari
    12/04/06

  6. #76
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Refren
    Jashte bie shi. Une i kam perkulur mosfjalet tona dhe i kam fshehur nen tryeze. Mbi te darka jote e ftohur pret akoma. Jam mbledhur kulac mbi poltrone dhe nen gishtat e mi pulsantet e telekomandes levizin nje nga nje figurat ne televizor.
    E kam lene dritaren hapur qe te degjohet edhe me zhurma e shiut. Se une e dua shiun!
    Ne telefon zeri yt me erdhi i cuditshem qepare kur me lajmerove kthimin tend pas ores dhjete. Ka trokitur mesnata dhe une jam e ndergjegjeshme mbi vonesen tende.
    Trendafili i bardhe qe zgjodha ate dite nuk paskesh qene me i pastri. E kuptoj tani qe prehet ne vazon time, pa arome...Aroma ka bredhur tutje, shtreterish te tjere...
    Jashte bie shi. Ti kthehesh gati ne ag dhe me sheh te fjetur ne poltrone... te ngrire si nje cope akulli...Me merr ne krahe dhe une zhys fytyren ne gjoksin tend. Ti me peshperit "te dua" ne vesh... nje "te dua" te zjarrte ashtu si aroma e tjetres mbi kemishen tende. E ndiej zemren te me gremiset per te milionten here...
    "Te dua" - peshperis. Nje "te dua" plot ankth, dhembje, poshterim...plot perulje...plot mohim.
    Ti rreshqet prane meje ne shtrat dhe pas se puthures se pernateshme kthehesh nga ana tjeter. Te ze gjumi.

    Aida Dizdari
    Prill 2001
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bluemoon : 04-05-2006 mė 11:31

  7. #77
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    …dhe gjumin tend te dashurise
    hijet nuk e zgjojne...
    ...per te ke paguar
    shtrenjte
    e me shtrenjte
    me gjuhen e te emblit,
    zerin e te brishtit,
    heshtjen e te marrit...

    Aida Dizdari
    08/05/05

  8. #78
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    ...ne gishta te kujt s’e njohu
    brishtesine e nje petali,
    sot
    perkundet
    krahu i bletes
    dhe ekzistenca
    e nje pike uji...

    Aida Dizdari
    08/05/05

  9. #79
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Mund te shkelqeje pulbardha
    ne rrahjen e krahut
    e puthjen e ujit...
    .................................................. ........

    Ne gurgullima peshku fsheh veshtrimin
    e teksa can perpara ujin
    sheh vetem vezullimin…

    Aida Dizdari
    14/02/05

  10. #80
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga bluemoon
    ...ne gishta te kujt s’e njohu
    brishtesine e nje petali,
    sot
    perkundet
    krahu i bletes
    dhe ekzistenca
    e nje pike uji...

    Aida Dizdari
    08/05/05
    perle delikate...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •