Sot vendosa gure te medhenj
ne udhen time,
e si te mos mjaftonte
zgjodha shtegun me te ngushte
prej nga renia
behet si prej yjesh
ne tjeter bote...
Ndoshta nisja vete eshte e kote!
Aida Dizdari
Gorizia, 29/09/2000
Sot vendosa gure te medhenj
ne udhen time,
e si te mos mjaftonte
zgjodha shtegun me te ngushte
prej nga renia
behet si prej yjesh
ne tjeter bote...
Ndoshta nisja vete eshte e kote!
Aida Dizdari
Gorizia, 29/09/2000
Degjo...
Zgjate doren mbi mua
e si gjethe permlidhme pellembes tende,
te me shterngosh fort,
e mes kercellitjes se kapilareve te mi
e plakjes vyshkese,
bashke me frymen e fundit
degjo "Te dua!"
Aida Dizdari
14/06/01
Mbi heshtjen qe na lindi
heshtje tjeter vendosem pale
e aq te heshtur u beme,
sa u ndame pa thene asnje fjale...
Aida Dizdari
Qeshor 1998
Pa ty
sot do te isha e melhemte...
...pa kocka…
si balta e rrugeve…
Nuk i dua lulet ne heshtje te embel prej veses
As qenien e bardhe qe celet prej ujit te fshehte
Se une jam nate qe derdhet e abanozte mes yjesh
Misterit, mekatit dhe endjes per te qene arome.
Sot ulem ne preherin tend fluturake
Me ndienja te cliruara prej nje dige te larte…
Ai me preku, me heshti, me deshi
Pastaj me la te iki ngadale…
Ti merrme sot ne krahet e tu
Perpara se une te nisem fluturim
Ne e zensh dot naten tek eshte nisur per diku
Do te kesh pergjithmone shpirtin tim.
Aida Dizdari
2002
***
Per te te thene ty cfare eshte dashuria une jam ngritur mbi veten
ashtu si titanet ngrihen mbi malet e shkembinjte e shkelin detin,
dhe tretjen e shpirtit e kam sjelle ngadale sic treten yjte ne miliona vjete,
e si miliona vjetesh me drite e shkrijne jeten.
Dhe prape per te te thene si e kam dashurine,
kam veshur veshje grash si ngjyrat e fluturave qe bredhin lulesh
nga me virtuozja dhe e thjeshta nuse e bardhe,
tek fluturat e nates, te ngjyrat, te krahet e tejdukshme.
E prape per te qene ne krahun tend ajo qe kurre s’ke dashur,
se kurre s’ke menduar dikush mund te te dhuroje kaq teper
e as s’e dije se kishte kaq bota per te dhene,
kam marre diellin e ta kam vene ne gjoks, e per te te freskuar mbi gjoks nje hene.
E tash ka ardhur casti qe ti te ngrihesh e te mendosh se une jam udha jote,
perndryshe si eteri do te ngrihem ajer te me marresh ne frymen tende
dhe e kote do te jete atehere se do te mbetesh me mua me deshire a pa deshire...
...dhe me e kote kur dashuron nje gjurme tashme te fshire…
Aida Dizdari
2003
Une nuk i kam njohur buzet e tua...
Une nuk i kam njohur buzet e tua menjehere
Dhe prej andej nuk kisha si shkruaja
Ishte nje ishullth qe ne harte me ftonte
Drejt dickase se papare e te padegjuar.
U nisa drejt teje qe te te doja
E te me doje dhe ti si nje anije
Qe zbret brigjeve te tua per te pushuar
A ndoshta per te mos u nisur me, per te ndaluar.
Vertet ti ishe i ngopur atehere
I lodhur nga lotet e percjelljeve
S’e dije qe nje varke mund te jetoje ne toke
Qe sirena mund te shkembente bishtin me nje pale kembe.
Keshtu pra i shijova frutat e tua
Ishullthi im ma shoi etjen
Me shtrigen planin e kisha bere
Kisha shitur zerin per nje pale kembe.
Po une nuk isha sirena e vogel
Dhe shtriga ime s’ish vec vetja ime e aventures
Ne krahet e tu qetesia m’ish e embel
E zeri ne fyt qe forcuar.
Mbi zemer t’u rrita atehere
E veten time e njoha me mire
Kisha qene kuptova nje rreze
E jo nje hije ne erresire…
Aida Dizdari
2005
***
Breje brejtjen time qe me cel kur jam vetem
dhe gjurmen kur tretem
dhe heshtjen kur prekem...
Breje shpirtin tim kur me ha vetmia...
...brej trupin kur me ndez dashuria
dhe endjen time,
kur s’e njoh me veten,
kur me shtengojne fytin e jeten...
E lerme pastaj te vdes
nga hemoragjia
e nje trupi qe s’mban me peshen
e ndienjave te mia,
te dhembjes,
te ofshames,
te gjakut tjeter...
Te keputem lerme
si nje dege e vjeter.
Po s'degjon e vazhdoj te kalbem per se gjalli
ne nje bote qe s’me perket se s’eshte bota ime:
e jashtme ne nje vend qe nuk lind vec avuj
dhe pritje,
dhe endje,
dhe pritje…
Aida Dizdari
Mars 2006
***
Kot ta pyes veten c’do te thote jeta ime
dhe hijet e embla qe kam pershendetur...
Ne dijet e mia eshte prehur hena
dhe ditet kane kohe qe me kane vdekur…
Kot me flet per ditenetet e mia,
se nuk e njoh me brishtesine e qiellit...
jane thare mik i dashur ato kohe
kur une i qeshja pafajesisht diellit.
Aida Dizdari
Mars 2006
Postuar mė parė nga bluemoon
bukuri e trishte...
......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
drejt gjinjve te tu me ndjell...
Krijoni Kontakt