Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 85
  1. #21
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    mos je rritur ne qytet bregdetar ti?
    S'e di ku jam ne brigje te embla
    une qe u rrita me ne buze shijen e kripes;
    kam mall per detin udherrefyes qe ish i vetmi
    i lejuar te me prekte trupin ne mes te dites.

  2. #22
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228

    Poezi pergjysem

    Jam prape ketu tek ti

    prane ketij lumi qe na ka ndjekur qe prej lindjes

    ku na kane rrjedhur kujtimet,

    ku kemi ndertuar ishullthit tane

    si lunderzat...

    Ketu tek ti jam prape,

    prape me aromat

    prape me deshirat...

    vec kam nje te re...

    Jam rritur

    kam pare me shume

    me shume kam degjuar e kam ndjere...

    E balle kesaj ti me behesh me i leshueshem,

    me i zevendesueshem

    me i kapshem e me i larget...

    Dashuria per ty me lind nga dashuria per veten?

    Koncepti me i vjeter e me i pashprehur prej buzeve te dashnoreve nga fillimi i kohes.


    Lumi rrjedh

    une ne te nuk kam filluar akoma te notoj

    ngase e ndiej mbytjen e afert

    po e kam te veshtire te notoj kunder rrymes...

    Pertoj...

    Megjithate e ndiej, edhe ne s'kthehem,

    ecja ka ndaluar tashme,

    e levizja ime brenda lumit po ashtu s'eshte me;

    nuk kam kthyer akoma timonin

    por eshte ceshtje kohe mendoj nganjehere,

    e po nganjehere them se s'do le asgje mes nesh...

    Te dua.

    Nganjehere te urrej...

    Shpesh me mungon,

    edhe kur je.

    E pyes veten nga lind trishtimi?

    Po lumturia ime e gezimi?

    Pikepyetjet me jane bere aq sa krelat mbi krye...

    Pavendosmeria e drejt asaj qe dua me shume ne bote

    e qe me shume ne bote nuk dua....

    Jam prape buze ketij lumi

    me mendimin se eshte i vetem,

    po i njoh brigjet e mia qe s'rrine dot pa uje as pa fryme

    ndaj po te mos ishte ky, do kishte nje lume tjeter...

    Shtratlumi s'mund te mbetet bosh,

    se bosh nuk mund te mbetem une,

    tani perpiqem te mos bej not,

    ndaj nanuris veten ne gjume...

    Jam prape, prape ketu sot,

    si lunderza ngre ishullthin tim,

    brenda dashurise tende caj hapesirat,

    perndryshe e di, do shkoj pa kthim.



    Aida Dizdari
    2002

  3. #23
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Une dhe Une

    Gishterinj lozonjare ne barkun e dheut,

    dhe velloja jote e nuserise perdhosur ne zhurmen e trafikut...

    Lulet e portokallit ndotshem bien...

    Te veshtroj,

    ashtu sic veshtrohen lumenjte qe rrjedhin

    dhe shiu kur bie i qete:

    ti altaresh te bardhe ecen,

    e sigurt...

    vete...

    E shoh token mbi ty

    dhe lojezen e trupit tim qe rreh...

    Ti ecen e me hapa shtremberon

    ate qe m'eshte me e shtrenjte.

    Duhet te te godisja me nje veshtrim,

    duhet te te hidhja perdhe,

    por ti fluturzonje me iken e me shket,

    ti shkon drejt aromes se re.

    Jashte teje lebetitem pranimesh,

    jashte teje therras e ulerij!

    Ti nenshkruan te ardhmen time,

    te ardhmen tende tani...

    Gishterinj lozin me barkun e dheut,

    ti luan me shpirtin tim...

    velloja jote e bardhe fshin dheun,

    velloja ime nxin.

    Ti uni im i jashtem qe qesh,

    une uni yt pelegrin...

    Ti stoike ne ecjen tende

    une stoike ne ulerime.



    Aida Dizdari

    Shtator 2002

  4. #24
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga bluemoon


    une uni yt pelegrin...



    Aida Dizdari

    Shtator 2002
    Me pelqeu e tera...por ky varg eshte guri i cmuar i kesaj poezie...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  5. #25
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Nje luge mjalte

    Lulen e brishte me petlen roze

    qe kryet ul me turp para rrezes se ngrohte e te bardhe,

    polenin prej thekes delikate,

    e lengun prej pistilit kryelarte...



    ...gumezhimen e ujit qe shpertheu prej rrenjes

    e gjethen ia drejtoi diellit,

    kripen e shpirtin e tokes

    e more, dhe lotin e qiellit...



    ...muziken e barit vallezonjes

    e perkedheljen e eres,

    enderren e fares, fjetjen e botes,

    ringjalljen, jeten...



    ...zemren e celur qe rrjedh njesh me gjakun

    ne trupin e vockel

    dhe krahun e tejdukshem te bletes,

    zhurmen e punes ne zgjua,

    hojin e embel e gjumin e mbretereshes,



    larezimin me ar

    e njeriun nga te erdh' ngrohtesia,

    e ke ti parajseza ime e vogel ne toke...

    lugeza e mjaltit ne buzet e mia.



    Aida Dizdari

    Janar 2003

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Citim Postuar mė parė nga Ard
    Me pelqen gjithcka qe shkruan.
    Dhe me teper se ti dashuron bukur...poetikisht
    Edhe une jam te ketij mendimi gezohem qe ka burra te tille sot ne kete kohe qe e shprehin dashurine keshtu ne kete menyre.

  7. #27
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Une e humba pafajsine kohe me pare...
    ...ne endjen time
    kenetat u bene edhe me te llurbeta
    e gjurmet e mia
    humben udhesh te shkelura me pare...
    ...sot shfaqesh i dashuruar me pjesen time te zhyer...
    Te jesh dashuria e madhe a qengj per kurban?

    Aida Dizdari
    Mars 2006

  8. #28
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Rrezja e diellit

    Nuk e njihja atehere rrezen e diellit deri ne thelb. Shpesh mendoja se ajo ishte nje cope e vetme, e trashe si mendafsh me nje plotesi transparente qe kur me mbulonte me ngrohte pa e ndjere une peshen e saj.

    Nuk kishte qene ashtu!

    Ne fakt nje dite vendosa ta pres diellin zgjuar ne plazh. E prita rrezen e embel te me perkedhelte fytyren e te me perthante vesen ne trup. Pastaj ia ndieva ngrohtesine mes avujsh qe i perpinte hapesira rreth meje (megjithese kurre s'e kam ditur ku i shpie). Dalengadale rrezja me ngrohu. Me ngrohu ashtu si desha une, bute e embel. Kaluan disa ore loje mes meje, rrezes dhe reres dhe une u dashurova pas kesaj lojecakeje ashtu sic ajo u dashurua pas meje. Me deshi fort e me pasion te thelle sepse u be akoma me e nxehte...

    ... Eshte i cuditshem pasioni. Sa pak e ndan ate nga zjarri! Madje nganjehere dhe ai ndryshim i vogel, sa nje fije floku, zhduket...

    ... Keshtu rrezja m'u ngjit ne trup e fillimisht me thau buzen me puthjen e saj te nxehte, pastaj filloi te pinte margaritaret qe kishin sterpikur trupin tim. Mendova se bente shaka, se do te ndalej nje cast. Ndaj i fola bute... Mirepo ajo nuk e kuptoi... ose ndoshta beri si ata burrat qe mendojne se "jo"-ja e nje gruaje eshte nje "po" e fshehur. Keshtu qe m'u ngul ne trup me nje dhune te papare. Rrezja e vogel dhe e brishte me percelloi lekuren gati foshnjore qe me kane veshur qe kur erdha ne bote. Per nje cast edhe une u bera qenie zjarri. Mirepo nese zjarri dhe rrezja jane nje gje e vetme, njeriu dhe zjarri duhet te rrine larg. Keshtu ka qene qe nga fillimi i kohes. E loja e rrezes sime qe bere e rrezikshme. U ngrita, pra, me vrap ndersa ndieja nen kembe gjurmet e rrezes qe me pervelonin shputat. Ajo me ndiqte, me paraprinte... ishte me mua, para dhe pas meje... Ishte gjithe andej... Fiksimi i saj sa vinte e behej me akut ndersa une atehere per here te pare u tremba... Atehere fillova te humb qartesine dhe vrapi im u be akoma me i cmendur...akoma me i ethshem. Ishte nje vrap i terbuar...si ai i prese se nje tigri qe perpiqet t'i shpetoje ketij me te gjitha forcat. Floket e mia te shprishura perziheshin me reren qe ngrinin hapat e mi dhe ne buze kisha shijen e djerses qe me rridhte ne faqe.
    Me te mberritur ne shtepi, mbylla deren dhe kanatet e renda te dritareve. Rrezja ime e vogel nuk do te hynte me aty. Rrezja ime e vogel...rrezja e diellit... me kishte humbur... pergjithmone...

    Aida Dizdari
    23/04/04
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bluemoon : 02-03-2006 mė 16:35

  9. #29
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Loja



    "Eja te luajme!"



    Moskuptimi yt dhe i tyre

    qe nje bombe qe akoma s'njihnit...

    qe gdhendja ne mendjen tende

    e nje kujtimi...



    "Eja te luajme!"



    Dhe erdhi prekja e mosprekja,

    heshtja e grahma...



    "Eja te luajme!"



    Sot ti e njeh lojen e moslojen,

    por jo atehere...



    Nje burre ne nje foshnje

    e nje foshnje ne nje burre...

    ...qe vec loje e pafajshme dikur...



    Shtator 2002

    Aida Dizdari

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Obsesioni" ... nje nga fjalet me boze ne te foluren e perditshme ne Shqiperi..

    Eshte e veshtir proza.. se do shum fjale e njera po qe e llojit Bozė.. ah sa pik ja humb..

    Megjithate ti shkruan bukur e presim nga ty proz e poezi interesante..

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •