Ndoshta ke ngrire...
Oh ne heshtjet e tua behem mace e gjendur rastesisht ne preherin tend,
qe perkulet e perkedhelet te gjeje vecse pak vend...
Ne fund te fundit nuk dhuron boten me nje perkedhelje shpines,
e ajo, macja jote e vogel do te doje deri ne perendim te dites...
Po je i prere.
Kur s'ka vend, s'ka vend!
Kur je i heshtur, je i heshtur!
Degjon, diku, ngjarje qe kane ndodhur tjeter kund.
Perhumbesh,
ne bote te tjera,
larg nga kjo e jona qe perpelitet.
Nuk e sheh? Jemi ne fund.
Pritet heshtja?
S'pritet. Diku larg fryn era...
Gjethet kane shkuar...
jane harruar...
Kaloi dhe vjeshta...
Ne dimer te plote perpelitem.
Ti je mpire.
Ndoshta akull ke zene,
ndoshta ke ngrire...
Kur te ze heshtja e te mbulon,
behem mace neper trupin tend,
kerkoj dhe gjej nje vend.
Po ti aty me harron...
Aida Dizdari
Prill 2004
Krijoni Kontakt