Ai kishte tre sy.
Si te gjithe njerzit normal dy i kishte ne balle, ndersa syri i trete ndodhej tamam aty ku mbaronte shtylla kurrizore, ju shume larte vrimes anale.
Per te qene me te hapur nje sy e kishe ne by-the.
Askush nuk e kishte besuar nje gje te tille, edhe pse gazetat kishin shkruar artikuj pafund, e kishte patur edhe nga ata qe kishin ndermarre studime shkencore, per te analizuar kete crregullim gjenetik.
Pastaj ishin lodhur, e kishin harruar, dhe ai ishte bere pjese e kesaj bote, e cila edhe pse e kishte patur te veshtire ta pranonte, me ne fund e kishte hedhur ne nje qoshe te humbur, diku ne nje ishull te vendit, te rrethuar nga deti e thashethemet.
Jeta nganjehere eshte mjaft mizore me ne. Sikur te mos kishte mjaftuar e gjitha kjo qe fati kishte kurdisur ndaj tij, kur ishte ne moshen 5 vjece zoti i pati marre driten e syve, dhe e pati lene te verber. Shume vone atij ju kthye veshtrimi serish, por nga te tre syte vetem ai qe kishte ne prapanice rifitoi aftesine per te pare perseri. Donte s'donte do ti duhej te ngrinte te ndenjurat perpjete sa here qe donte te perceptonte boten.
Ja qe duket qesharake, por ai e shikonte boten me By-the.
Bile edhe kur dikush mendonte t'ia thoshte te verteten ne sy, duhej te mendohej mire para se ta bente ate.
Ne pantallona kishte nje vrime, qe korrespondonte me vendin ku ishte syri i tij. Njerzit qeshnin me te, por askush nuk mund ta bente kete mbas shpine, pasi ai i shikonte te gjitha, nuk i shpetonte asgje.
Me kalimin e kohes ai u rrit, e u be nje mashkull i bukur, i fuqishem, i zgjuar e i heshtur.
I njohur kishte qene qe nga lindja.
Vetmia, e kishte bere te mprehte, e njohes te mire te natyres njerzore, por pati kultivuar ne shpirtin e tij edhe ironine dhe cinizmin.
Kishte nje mendje te shkathet, dhe nje gjuhe qe vraponte edhe me shpejte nga ajo e bashke- biseduesve, edhe pse ata pothuaj nuk ekzistonin.
Ai nuk fliste kurre pa u menduar.
Aq mire i njihte njerzit sa nganjehere i degjonte ata, edhe pse nuk e kishin hapur akoma gojen.
Por per fat te keq, tani nuk do te mund te shikonte me.
Njerzit nuk donin qe ai te kishte me nje vrime ne pantallona, pasi kuptohet tani nuk ishte me femije, e kjo do te ishte mjafte shqetesuese jo vetem per komunitetin, por edhe per turistet e shumte qe vizitonin ishullin.
Te tere ishin vene ne siklet.
Nuk mund tja mohonin te drejten per te pare, e nga ana tjeter nuk mund te lejonin qe ai te verdallosej neper ishull me pantallonat e shqyera prej nga dukej me lehtesi jo vetem prapanica leshatore por edhe dicka tjeter qe mund te merrej edhe si hunde, nese do te ishte vendosur poshte syrit te trete.
Ate vit kishin ardhur shume me pak turist ne ishull, e meqe te gjithe jetonin me te ardhurat e turizmit nuk nguruan te fajesonin by-then e tij .
Kane ikur sepse nuk mund te shikojne nje njeri te tille qe verdalloset gjysem i zhveshur , kishin komentuar te tere, ndersa ata me pleqte kishin thene qe ai ishte nje mallkim.
Qe kur ka lindur ai, ishulli eshte kthyer ne shkretetire, nuk vijne jo turistet, po edhe zogjte kane filluar te largohen vazhdonin komentet.
Te gjithe e urrenin ate, perbindeshin.
Askush nuk i fliste, ndersa ai u kthente te tereve by-the-en , per ti pare e per ti regjistruar ne kujtesen e tij keta njerez te cilet kerkonin ti vidhnin te drejten per te pare.
Nje njeri i vetmuar ecte ne rruget e veshura me kalldrem.
Sapo degjonte ndonje ze ai, perkulej e kthenet by-then andej nga vinte zeri. Ne fakt ishte dicka qesharake, kur shikoj ate njeri qe ecte si orangutang, e nga ajo pjese leshatore e trupit te tij, te cilen ai kishte filluar edhe ta rruante per te reduktuar bezdine qe mund ti shkaktonin qimet e gjata levizte nje sy i shkathet.
E c'ngjyre mund te kishte syri i tij?
A kishte ai qepalla, po qerpike???
Ja pyetje te tilla ishin shpesh objekt bisede i njerzve pavarsisht nga mosha e tyre, ndersa ai si nje hije ecte i vetmuar, e i perkulej botes, jo nga respekti, por nga deshira per ta njohur ate.
Kot nuk thone rruga drejt njohjes kalon shpesh ne disa shtigje shume te veshtira.
Njerzit e urrenin ne kulm, me teper se fati i tij.
Por ja nje dite dikush i afrohet, i therret ne emer, e nuk vonon shume por shikon te ndenjuren e tij e cila kishte fituar nje forme te cuditshme ne perpjekje per tu vete-pershtatur e per ti hapur rrugen drites drejt shqises se fshehur, qe ta fokusoje.
E kuptoin qe tani kishte vemendjen e tij, e kete e shprehte jo vetem perkulja e menjehershme, e shpines, por edhe pozicioni statik i syrit te tij i cili ishte disi me i madh nga nje sy normal.
Ne fillim djaloshi mendoi se do te ishte ndonje reporter, a ndoshta ndonje shkencetare do ti jepte te nenshkruante kontrata pa fund ku do ti kerkohej qe ai tja shiste trupin filan universiteti per studime mbas vdekjes.
Sigurisht qe u habit, kur pa fytyren e Kryetarit te bashkise, qe i buzeqeshte gjithe respekt bythes se tij.
Do te me kerkoj te mos dale me ne rruge me pantallona te cara mendoi, mendoi, por e pa te arsyeshme qe te bisedonte me te.
Ne mbledhjen e keshillit bashkiak dikush kishte dhene idene se ai duhet te ecte vetem ne disa rruge te qytetit , te paracaktuara qe me pare, keshtu qe femijet, vajzat apo dhe grate do te reduktonin sa te mundeshin perplasjet me te.
Pati edhe nga ate qe paten paraqitur ne bashki nje plan studimi, ku kordinoheshin oraret se kur ai mund te dilte neper rruge, apo edhe buze plazhit. Bile kishin sugjeruar qe ne qytet te vendosej nje tabele si ato qe vendosen ne vendet ku ndalohet parkingu i makinave, por ne vend te makines, kesaj here te vendosej nje By-th e zhveshur me nje kryq te kuq, qe do te thoshte se ai nuk duhet te kalonte apo qendronte ne keto zona.
Edhe ky mendim nuk ishte pranuar nga keshilli bashkiak, i cili kishte ftuar qytetaret te ofronin idete e tyre, per te zgjidhur kete problem qe po largonte turistet nga zona, e qe ishte mjaft e rende moralisht per banoret e ishullit.
Dhe ja ku kishte ardhur tani vete kryetari i bashkise, per ta takuar e per ti ofruar ndonje zgjidhje te mundshme.
Kryetari i baskise ishte mjafte i interesuar ne zgjidhjen e ketij problemi, zgjidhja e te cilit do tja rriste mjafte reputacionin atij, tani qe po afronin edhe zgjidhjet lokale.
Fytyra e tij e qeshur, dhe ***** e rruar, me syrin e pangjyre, pa qepalla e pa qerpike perballeshin te heshtur.
Ne dore Kryetari i Bashkise kishte nje cante, te cilen e vuri gjithe kujdes mbi tavoline.
Pasi i folen njeri tjetrit me nje respekt qe nuk e di se ne c'gozhde te arsyes e kishin varur ra perseri nje heshtje.
Kryetari i bashkise, i buzeqeshi prapanices se tij, me nje te qeshur te peshtire, sa qimet ( ato pak qe i kishin shpetuar briskut) erdhen e u ngriten perpjete nga neveria.
Arsyeja e ketij takimi..... si ta them,....... ajo qe me shtyu tju tjakoj eshte..... si te te them e kam veshtire ta nis kete bisede.
Fol. u degjua nje ze qe vinte nga midis kembeve, ndersa tashme syri duket sikur po e shponte tej per tej.
Sic e dini eshte e pamoralshme ajo qe beni duke ecur me by-then e zhveshur te cilen ja ktheni kujdo, duke na dhene nje shaqje aspak te kendeshme- e filloi ai fjalen e tij.
Ky eshte bere nje problem i madh per ekonomine tone, turistet spo vijne me si me pare, shume tregetare kane fakimentuar , e shume te tjere po rrezikojne gjithcka kane.
Une, dmth ne si keshill bashkiak pasi kemi diskutuar per jave te tera rreth problemit te prapanices suaj, mendoj se kemi gjetur me ne fund nje zgjidhje- tha ai dhe vuri doren mbi cante.
Kjo nuk duhet te vazhdoje me, -belbezoi me ze te dridhur- dhe pasi nxorri nga canta nje periskop vazhdoi- pra une ne emer te komunitetit te kerkoj ta fusesh kete ne By-the.
Midis tyre ra perseri heshtja, ndersa fytyra e skuqur e perfaqesuesit te qytetit, rrinte i heshtur me periskop ne dore duka ja ngulur veshtrimin syrit te trete, qe kishte filluar te lotonte, e ai nuk arrinte te kuptonte, nga trishtimi a nga gezimi per zgjidhjen e ofruar.
PS. Periskopi eshte instrument optik ne forme gypi qe perdoret nga nendeteset per te pare anijet armike.
Mbase duhet punuar ca me teper me mbylljen, por kjo eshte vetem ideja.
Krijoni Kontakt