Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 85
  1. #51
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Manaferres

    Mos me rri zymte e menduar.

    Qeshu,

    po qeshu,

    manaferre,

    Qeshu se vera shkon pa u ndjere fare,

    E fruta s’do te kesh me atehere.



    Aida Dizdari

    04/04/03

  2. #52
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Krimbi...

    Kur te te gerryeje krimb i gjelber

    e shpirti te te shfryje plot maraz,

    kujto se te do zogu qe fluturon lire degesh,

    jo kanarina ne kafaz.

    Aida Dizdari

    Mars 2003

  3. #53
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Me prek ti ngadale
    atje ku dobesite me varen cengelash frike...
    E perkoheshme endem
    mendimesh
    e buzesh te tua
    teksa me mbetet vec peshperitja e nje fjale qe urrej
    por qe do me besh te them:
    Lamtumire...

    Aida Dizdari
    Tetor 2001

  4. #54
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga bluemoon
    Krimbi...

    Kur te te gerryeje krimb i gjelber

    e shpirti te te shfryje plot maraz,

    kujto se te do zogu qe fluturon lire degesh,

    jo kanarina ne kafaz.

    Aida Dizdari

    Mars 2003

    te lexoj...dhe si gjithmone me pelqen...(ajo qe shkruan ti...)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  5. #55
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Si gjithmone... mirenjohese qe me lexon...

  6. #56
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    shume bukur, edhe une do te lexoj me shpesh
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #57
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Quaje veten tende te dlire
    e mua te zhgatur e te zhyer,
    mbahu i larte e i drejte,
    le te jem une e thyer.
    I bukur qofsh, e i ndritur
    e une e shemtuar,
    e lehte, e frikur
    e ti guximtar e i zgjuar...
    ..se une jetoj gjithsesi
    e per tituj e ndere nuk vuaj,
    dashuria ka vetem rendesi...
    ...per te tjerat le te jem e huaj...

    Aida Dizdari
    31/01/03

  8. #58
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Te enderrova mbreme Apollon.
    Ne ngjyra te tjera
    kerkova dickane qe s'kam.
    ...ngertheva syte ne syte e tu
    e ne duar fluturova nje tango...
    ...ah si shpeshtilleshin qerthujt e zerat...

    Kisha qene e fjetur...
    ...me keq... e vdekur...
    ...s'dritherohesha me prej kohesh...
    plagur rrokullisej e perditshmja brenda
    e dhembshem trishtohesh...

    Te enderrova mbreme Apollon.
    ...syte i ngertheva ne syte e tu
    ne duar nje tango fluturova e ne ngjyra te tjera
    m'u drodh dhe njehere
    zemra...

    Aida Dizdari
    19/02/03

  9. #59
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Kur ti je, jam dhe une.
    Lindur ne udhen time ti
    e une ne tenden.
    Mes nesh hijet nuk kane kuptim,
    se dashurise hijet i tremben...

    Aida Dizdari
    25/02/03

  10. #60
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Vape makthharruar, e pagjume
    shtrihesh mbi lekuren time
    qe djersa sterpik me margaritare...
    Celen portat e mia, elegante si guaske.
    Diku ne erresire me qesh nata
    e prekja pluskon ne siperfaqe,
    flegrat e nates gjemojne fryme,
    si alga dridhen e pshehretijne...
    Rrahja bojequmshti troket ne zemer,
    nuk ka me ndalesa ne yje,
    ere rrushi avullon prej afshit
    e shi mbi gjethe bie...

    Aida Dizdari
    10/06/2003

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •