Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 85
  1. #31
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    "Obsesioni" ... nje nga fjalet me boze ne te foluren e perditshme ne Shqiperi..

    Eshte e veshtir proza.. se do shum fjale e njera po qe e llojit Bozė.. ah sa pik ja humb..

    Megjithate ti shkruan bukur e presim nga ty proz e poezi interesante..
    Ke te drejte...

    Zevendesova fjalet:

    obsesion
    dhe
    frenetik

    ...nuk munda ta heq fjalen akut...

    te pershendes
    aida

  2. #32
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    E lexova si poezi prozen e mesiperme dhe e shijova...Nuk dija cilen te kisha zili, rrezen e diellit apo lekuren tende...
    Mos valle edhe rrezja u dogj nga lekura jote...?
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #33
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Citim Postuar mė parė nga whisper
    E lexova si poezi prozen e mesiperme dhe e shijova...Nuk dija cilen te kisha zili, rrezen e diellit apo lekuren tende...
    Mos valle edhe rrezja u dogj nga lekura jote...?
    Kjo mbetet per interpretimin e lexuesit...besoj...apo jo?

  4. #34
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Nga ditari im...

    ... kerkoja frymen e eres... dikur... era veshtronte... perdridhej ne fllade... prisja... vetem... rrahja e flokeve mbi fytyre u be nje me rrahjen e eres... mesova ta shperfill eren...mesova ta urrej...ate...veten...vete e brishte...vete e dhembur...vete e thare...tharja e shpirtit lengezon trupin... u drejtua... sot ererat dashurojne formen dhe shkretetiren... kemba ne fyt eshte shprehja e asaj per te cilen jetoja... sot qe fryma e eres eshte brenda meje, une nuk jetoj me per te... eci sot... vetem...

    Mars 2006

  5. #35
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Jam e shkrire
    si fije bari ne cep te dimrit,
    ne prag te nje kohe tjeter,
    e kur te gjithe gezojne lumturine time
    qe u servira si haje per gosti,
    une thonjte ha
    e kockat e mia lepij.

    Dhjetor 2002
    Aida Dizdari
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bluemoon : 05-03-2006 mė 16:54

  6. #36
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Konstatim

    Brendia mishtore e shpelles nen dhč
    lekundet
    e dridhet papritur.
    Syte syve i ngjiten syte,
    guvat e thella u formuan rrepirash
    e fushash u luhaten kodrinat.

    Lojra te luajtura lozem dhe ne,
    lojtare te nje loje te vockel...
    ne ndeshjen tone qielli u vesh me re
    e toka u drodh...

    Aida Dizdari
    Prill 2002

  7. #37
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Kur jam me ty...

    Kur jam me ty

    ndihem grua e plote

    e zemres dhe e shtatit

    ne mendje imazhet e tjera jane kot,

    ne mendje te gjitha zbrazen...



    Se kur je me mua

    je burre i plote,

    i heshtur, i vrenjtur, i lumtur...

    nen gjunje e mbi krye me ke,

    te tjeret kane kohe qe jane zhdukur.



    Te gjitha mbarojne kur ti vjen tek une

    e bota resht rrotullimin,

    e brishte ne kujtim mbetet dhembja:

    nje yll me nje yll nis kercimin.



    Kur ti vjen tek une gjithshka mbulon heshtja

    e nje qeshje e mbytur e gjate,

    degjohet grahma e rrahja... e gjaku

    qe vrapin merr neper nate...



    Aida Dizdari

    Janar 2003

  8. #38
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga bluemoon
    Jam e shkrire
    si fije bari ne cep te dimrit,
    ne prag te nje kohe tjeter,
    e kur te gjithe gezojne lumturine time
    qe u servira si haje per gosti,
    une thonjte ha
    e kockat e mia lepij.

    Dhjetor 2002
    Aida Dizdari

    diamant i vertete...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 05-03-2006 mė 20:26
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  9. #39
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Mall

    Te vij nder kembe te perpelitem
    e te perdridhem si gjarperushe,
    te kridhem trupit, buzesh te shkas,
    ti mezi thua “vogelushe…”

    Do te me ndalesh, po s’ndalet uji
    kur bie qe lart prej nje mali...
    ...se s’me ke qene prane sa kohe,
    e me ka perveluar malli.

    Aida Dizdari
    2002

  10. #40
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Rri me mua

    Rri me mua
    prane rrushit te thare
    aty ku hardhite peruleshin
    prej peshes se kokrrave me leng...dikur
    e sot kane vec ornamente kashte.

    Rri me mua
    prane fushes
    ku kete vere shkelqente buka
    qe ka mbetur
    vec me eren shpuese te plehut.

    Rri me mua,
    prane folesh dallendyshesh
    ku sot fle ndonje trumcak i harruar.

    Rri me mua,
    bashke t'i presim gjethet e para te hardhise
    e kokrrat plot leng...
    ta mbjellim bashke buken
    e ta sodisim veres;
    bashke t'i presim cdo vit dallendyshet...
    rri...

    Aida Dizdari
    05/12/01

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •