Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 85
  1. #11
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Poezi per ty

    Ashtu ngadale me ke zbuluar.

    Lindja tek ti me erdhi perseri...

    Fat? C'fat me kish takuar?

    Ndoshta vec gjurme te vjetra qe si deti reres, ti fshin,

    oresh kur une te dergjem prane

    ne medyshje per dicka te gjetur a te humbur qe ne nisje,

    kur si sterja marinarit detrash harruar,

    me behesh prehje...

    ***

    Per shpirtin tend...

    Ku ka fjetur sonte xixellonja?

    Me koken mes duarsh valezoj,

    endem...

    Ngjyra e fytyres me njehsohet

    me fijet e barit...

    Vetja,

    me lulet e kruspullosura

    dhe endjen e rrjetave boshe...

    Perpelitem.

    Ku ka fjetur sonte xixellonja?



    AIDA DIZDARI
    2002

  2. #12
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    ***


    Pa mua sonte nata ka shkuar,

    e me ka lene dicka per te enderruar...

    me nota bashke, qe rrjedhin radios sime,

    ngadale

    sikur te ftohtet e dembelizmi t'u jene ngjitur,

    dhe nje ze te cale

    qe me pervishet,

    e trupit me shpervidhet,

    ne lutje te nxehta

    e plage te fresketa.

    Nuk kisha dashur ketu te me gjente agimi,

    e pale perbrenda te me prehej trishtimi.

    Ne te njejten karrike duke u perkundur rri,

    me dashurine per te njejtin burre qe tani

    kercimin ka nisur i heshtur,

    me te njejten muzike te zvjerdhur.

    Me te njejtat pershendetje mbeta perseri,

    te njejtit njerez perkulur disi

    para dickaje me te forte se ata vete,

    e une e fundit qe kam dhe dy flete,

    per te shkruar mbylljen e ketij romani te lashte,

    qe prej fillimit me ka mbyllur jashte.

    Pa mua sonte nata ka shkuar

    e me ka lene dicka per te enderruar...



    AIDA DIZDARI
    Prill 2002

  3. #13
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Poezi per veten

    Lulja ime e gjelber,

    bari im bojeroze,

    perendimi gri i celur,

    rete e mia vjollce...

    Uji im qe derdhet

    e bora qe me bie ne floke,

    gjurmet e mia te kaltra,

    balli im me grope...

    Dora ime shkembore,

    gjoksi im prej shkume,

    barku prej valesh zanore

    e kembet gjerdane gushe...

    Ja bota ime

    ku cdo ngjyre-forme ka kuptim vec per mua...

    ku perdridhen fushat bojenate

    qe perkedhel ditesh me duar...

    Ku zogjte recitojne vargje,

    ku keputen ditet e mia,

    ku planetet hedhin valle,

    ku me rron e vdes dashuria...

    Lulja ime e gjelber...

    perendimi im i celur...

    Maj 2002



    Poezi per mua

    Sot kur jam shtrire dritares sime

    shoh floket

    e syte

    e buzet,

    gushen,

    gjoksin,

    barkun,

    kembet,...

    duart,

    shoh trupin qe me dergjet pa jete,

    zerin e mekur qe me kendon kenge te permortshme

    dhe qivurin tim te stolisur

    qe me pret,

    pret...



    Maj 2002

  4. #14
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Kush tha se dashuron me fort nje burre...?


    Te ndiej arome

    te me vertitesh kryesh...

    Mugetimi yt me penetron lekuren...



    Kush tha se dashuron me fort nje burre?



    Zjarri eshte zjarr e djeg nje grua,

    ashtu si ashklat qe i ben hi...

    Ah! Floke, buze, sy...

    det qe derdhesh me dallge...

    vervitje gjethesh furtune, mbi dhè...

    dhembje plake...



    Kush tha se dashuron me fort nje burre...



    ...kur gjurma me avitet,

    kur zemra e fushes pritet,

    kur vlon nen te llave e nxehte

    e mal e ngre ne re...

    ...kur dehet me aroma,

    si zogu prej nates,

    e terri rrjedh...

    ...ngrihen lugeterit prej fundit te tokes

    e gjaku dejeve deh...



    Kush tha se dashuron me fort nje burre...



    ...kur une zvarritem brigjeve te tua

    si marinar prej nje anije te fundosur

    e puth reren, guaskat, algat e plazhit tend,

    ne falenderim per idhuj te larget qe ngre per mua...

    ...kur fal, harroj e syte mbyll para gjurmeve te thella te tua?



    Kush tha se s'dashuron (dot) me fort nje grua?



    Maj 2002

    Aida Dizdari

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ore ta marrim vesh..

    Aida dizdari je ti bluemun apo jeni dy persona te ndrishem..?

    nga je ti blumum?

    cfar e ke Besnik Dizdarin e Sportit?

  6. #16
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    ore ta marrim vesh..

    Aida dizdari je ti bluemun apo jeni dy persona te ndrishem..?

    nga je ti blumum?

    cfar e ke Besnik Dizdarin e Sportit?
    Jemi nje person i vetem. Nuk kam lidhje me Besnik Dizdarin ose me ndonje Dizdar tjeter te famshem...
    Gjithsesi, kete mesazh mund ta dergonit privatisht.
    Pershendetje

  7. #17
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga bluemoon
    ***


    Pa mua sonte nata ka shkuar,

    e me ka lene dicka per te enderruar...

    me nota bashke, qe rrjedhin radios sime,

    ngadale

    sikur te ftohtet e dembelizmi t'u jene ngjitur,

    dhe nje ze te cale

    qe me pervishet,

    e trupit me shpervidhet,

    ne lutje te nxehta

    e plage te fresketa.

    Nuk kisha dashur ketu te me gjente agimi,

    e pale perbrenda te me prehej trishtimi.

    Ne te njejten karrike duke u perkundur rri,

    me dashurine per te njejtin burre qe tani

    kercimin ka nisur i heshtur,

    me te njejten muzike te zvjerdhur.

    Me te njejtat pershendetje mbeta perseri,

    te njejtit njerez perkulur disi

    para dickaje me te forte se ata vete,

    e une e fundit qe kam dhe dy flete,

    per te shkruar mbylljen e ketij romani te lashte,

    qe prej fillimit me ka mbyllur jashte.

    Pa mua sonte nata ka shkuar

    e me ka lene dicka per te enderruar...



    AIDA DIZDARI
    Prill 2002

    Te lexoj me kenaqesi te vecante...Mbiemri qe ke ta ka parathene vendin qe meriton ne poezi...


    Mesazh nga Forumi
    You must spread some Reputation around before giving it to bluemoon again.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga whisper : 06-02-2006 mė 21:35
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Citim Postuar mė parė nga bluemoon
    Kush tha se dashuron me fort nje burre...?


    Te ndiej arome

    te me vertitesh kryesh...

    Mugetimi yt me penetron lekuren...



    Kush tha se dashuron me fort nje burre?



    Zjarri eshte zjarr e djeg nje grua,

    ashtu si ashklat qe i ben hi...

    Ah! Floke, buze, sy...

    det qe derdhesh me dallge...

    vervitje gjethesh furtune, mbi dhč...

    dhembje plake...



    Kush tha se dashuron me fort nje burre...



    ...kur gjurma me avitet,

    kur zemra e fushes pritet,

    kur vlon nen te llave e nxehte

    e mal e ngre ne re...

    ...kur dehet me aroma,

    si zogu prej nates,

    e terri rrjedh...

    ...ngrihen lugeterit prej fundit te tokes

    e gjaku dejeve deh...



    Kush tha se dashuron me fort nje burre...



    ...kur une zvarritem brigjeve te tua

    si marinar prej nje anije te fundosur

    e puth reren, guaskat, algat e plazhit tend,

    ne falenderim per idhuj te larget qe ngre per mua...

    ...kur fal, harroj e syte mbyll para gjurmeve te thella te tua?



    Kush tha se s'dashuron (dot) me fort nje grua?



    Maj 2002

    Aida Dizdari

    Me pelqen gjithcka qe shkruan.
    Dhe me teper se ti dashuron bukur...poetikisht

  9. #19
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    bluemoon..

    Poezia jote zhurme flatrash,
    kalerim i ndjenjave neper savan endrrash.
    Kercitje dhe ngulcime te shpirtit,
    Qiell qe ecen neper toke.
    Mrekullisht ujvare e Fjales....

    URIME dhe jetegjatesi krijuese.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Helena78 : 07-02-2006 mė 08:30
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jo se dhe besnik dizdari ka talent e shkruan kendshem ne fushen e tij te kultures e historise sportive..

    ne fakt ti blumum u dallove si talent ne ato poezite "duet-dialog" me Visperin..
    per detin sidomos ke shkruar shum bukur..
    mos je rritur ne qytet bregdetar ti?

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •