Close
Faqja 5 prej 206 FillimFillim ... 345671555105 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 2056
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Të pandershmit nuk dinë të nderojnë!?!


    Kur presidenti i Kosovës në mes të fjalës së tij përmendi pavarësinë e Kosovës, pos deputetëve të "Kthimit" nuk duartrokiten as deputetët majtistë, leninistë, marksistë, hysenistë, dugollistë etj. (si t´u themi shqiptarë?), por ulën kokën, çka në kësi rastesh nuk dëshmon gjë tjetër pos asaj se ata nuk janë për pavarësinë e Kosovës. A janë ata të vetdijshëm për gjithë atë reputacion e mirënjohje ndërkombëtare që e ka gëzuar, që sot e gëzon dhe që nesër do ta gëzojë presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova?

    Shkruan: Myftar DRAGIDELLA

    Sa të mjerë dukeshin deputetët majtistë shqiptarë dhe deputet e "Kthimit" në Kuvendin e Kosovës në mbledhjen e djeshme të këtij institucioni të lartë të shtetit tonë. Për herë të parë, atyre dje iu drejtua me një fjalë rasti edhe presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Daljen e presidentit të Kosovës në foltore e përshëndetën deputetët.

    E përshëndetën vetëm deputetët e partisë së tij, më të madhës në Kosovë - LDK-së. Deputetët e PDK-së, edhepse kishin zënë vendet në sallë, nuk vepruan siç e do ky rend dhe ashtu siç vepruan deputetët e partisë tjetër me të cilën bashkëqeverisin Kosovën. Deputetët e AAK-së, që në mesin e tyre kanë Mahmut Bakallin, njërin prej atyre që u takua fshehtas me shefin e ish-sigurimit serb, Stanishiqin, as që kishin zënë vendet e tyre në sallë.

    Presidenti i Kosovës, ashtu siç i ka hije një burrështeti të madh fillimisht dërgoi përshëndetjet e posaçme për të gjithë të pranishmit. Ai vazhdoi fjalimin e tij dhe kur përmendi pavarësinë e Kosovës, sërish shpërthejnë duartrokitje në sallë. Ishin duartrokitjet e atyre deputetëve që në këtë fazë tonën të zhvillimit qëllim kryesor kanë pavarësinë e Kosovës.

    Ata që përcollën këtë seancë drejtpërdrejt përmes ekraneve televizive edhe nuk u çuditën fortë me sjelljet e deputetëve të "Kthimit" në Kuvendin e Kosovës, të cilët edhe herave të tjera kur përmendej pavarësia e Kosovës sikur mbyllnin veshët dhe ulnin kokat. Poashtu gjithmonë kur duhej të deklaroheshin rreth të gjithë atyre segmenteve të shtetësisë së Kosovës, ata përherë ishin kundër.

    Ata prej sot kanë edhe aleatët e tyre nga dy partitë tjera majtiste shqiptare që vetën e quajnë "të dala nga lufta". Nëse ato vërtetë janë parti që dolën nga lufta, duhet të dëshmojnë këtë origjinë të tyre. Origjina e daljes nga lufta e dy partive shqiptare majtiste, thaçiste e ramushiane dihet si mund të dëshmohet.

    Ajo duhet të dëshmohet me luftë konsekuente, në radhë të parë për pavarësinë e Kosovës, jo vetëm me fjalë, por e dhe me vepra. Të gjithë deputetët e këtyre dy partive majtiste, marksiste, leniniste, hyseniste, dugolliste e pse jo edhe nanoiste, milosheviçiste etj. janë mësuar të bëjnë zhurmë vend e pa vend dhe të çirren, gjoja se vetëm ata po luftojnë për pavarësinë e Kosovës, bile-bile ata ngrejnë "krye" që të shpallin disa deklarata e memorandume që Kosova të jetë e pavarur.

    Ata sikur harrojnë se një garniturë deputetësh të Kuvendit të Kosovës, në një kohë shumë më të vështirë se kjo e sotmja e kanë shpallë pavarësinë. Ata në vend që të avancojnë ato përpjekje të paraardhësve të tyre, veprojnë të kundërtën. Asgjë nuk e pranojnë që ka levizur në drejtim të pavarësisë së Kosovës, deri sa ata nuk janë ulur në ato karrige të sallës së Parlamentit. Dhe ky është mjerimi më i madh i tyre.

    Ata pos kësaj çirreshin se kur do t´u drejtohet atyre presidenti i Kosovës, i cili përherë deklaronte se është i gatshëm të bëjë këtë posa Kryesia e Kuvendit të parqesë në rend të ditës. Dhe ajo ditë erdhi. Ishte dje dita kur presidenti i Kosovës iu drejtua atyre me një fjalë që me kurrëgjë nuk kishte lëshuar pa ua përmenduar atyre deputetëve që "sorra ua ka mpirë mendet" dhe nuk shohin asgjë më larg se hunda e tyre.

    Kur presidenti i Kosovës në mes të fjalës së tij përmendi pavarësinë e Kosovës, pos deputetëve shkije nuk duartrokiten as deputetët majtistë, leninistë, marksistë, hysenistë, dugollistë etj. (si t´u themi shqiptarë?), por ulën kokën, çka në kësi rastesh nuk dëshmon gjë tjetër pos asaj se ata nuk janë për pavarësinë e Kosovës.

    A janë ata të vetdijshëm se asnjë parti e vetme dhe ansjë grupacion e aq më shumë marksistët e lenisistët nuk mund të sjellin pavarësinë për shtetin demokratik të Kosovës. A janë ata të vetdijshëm për gjithë atë reputacion e mirënjohje ndërkombëtare që e ka gëzuar, që sot e gëzon dhe që nesër do ta gëzojë presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Mos ata kanë menduar se presidente Rugova do t´u premtojë atyre diçka tjetër. Mos kanë menduar se presidenti Rugova do t´ua ngrehë veshët për të gjitha ato prapështi që janë duke i bërë disa "prijës" e disa deputetë të tyre.

    Ata mashtrohen nëse presin që presidenti Rugova do të mirret me ata dhe ato çështje që matën me peshojën e barnatores. Presidenti Rugova edhe me fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës u tregua një burrështetas i madh sa që kurrë deri më tashti nuk ka pasur ky truall. Ai u tregua aq shumë i kujdesshëm, sa që brenda atyre minutave përfshiu, tamam, çdo shtresë të popullit të tij, çdo lloj të veprimtarisë që po zhvillohet në Kosovë dhe çdo segment të jetës e të punës që duhet të zbvillohet në këto troje për t´u arritur edhe de jure pavarësia.

    Nga të gjitha këto që u përmendën nga presidenti dr. Ibarhim Rugova, sikur nuk u ra pika atyre kundërshtarëve të tij dhe të institucionalizmit në Kosovë. Dhe kur presidenti Rugova mbaroi fjalimin e tij, shpërthyen duartrokitje. Jo vetëm duartrokitje por edhe ngritje në këmbë në shenjë të nderimit ndaj punës dhe përpjekjeve të tij që gjatë dy decenieve i ka bërë për Kosovën. Sërish mbetën të ulur dhe me duar të shtanguara deputetët e "Kthimit" dhe deputetët që kanë synime të ngjashme si ata për institucionet e Kosovës.

    Ata mbetën të ulur ndoshta se edhe ato pak mend që i kishin, në ato momente u kishin tretur. Kryeparlamentari Daci u dha 15 minuta kohë që të këndellen. Lëre 15 minuta, për ta nuk mjaftojne as vitet për këndellje kombëtare e mirësjelljeje, sepse të pandershmit kurrë nuk dinë të nderojnë.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    valla prej kujt po lejoni edhe ju postime prej dragidelle puntorit te vyeshum te
    udbes ma haaaaaa

    po poooooooooo sipas juve krejt Kosova kane qene "udbasha",veq ju,perkatesisht veq hashimi,jakupi edhe naj "patriot" me baterija si ti keni punu per Kosoven,keshtu diqka ka deklaruar edhe jakupi tu Kosoves ne Hag,ku ka thene se ka pasur shume "kolaboracionista" ne Kosove

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    LDK kremtoi 16-vjetorin e vet



    Prishtinë, 23 dhjetor 2005 /TN /QIK - Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, sot në rezidencën e tij në Velani, priti kryetarët e degëve të LDK së, me rastin e 16-vjetorit të themelimit të kësaj partie.

    Duke uruar këtë përvjetor të rëndësishëm, Presidenti Rugova tha se "LDK ja për këto 16 vjet u tregua si parti e veprimit të gjerë, me një strategji efikase dhe të urtë për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët".

    Presidenti Rugova LDK-në e vlerësoi si partinë më të fuqishmee më vitale në Kosovë dhe në botën shqiptare dhe siç u shpreh, ajo gjatë tërë këtyre viteve u tregua parti e tolerancës dhe e mirëkuptimit.

    "Për këto 16 vjet, LDK ja u tregua parti e fuqishme, më vitale në Kosovë dhe në botën shqiptare, parti e tolerancës e mirëkuptimit dhe parti shtetformuese. Për këto 16 vjet, LDK ja veprim udhëheqës e pati lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës".

    Duke folur për objektivat e saj, Presidenti Rugova nënvizoi se LDK-ja objektiv qendror ka njohjen e pavarësisë më të shpejtë të Kosovës.

    "Në këtë 16-vjetor, mund të themi se LDK ja objektiv qendror e ka njohjen e pavarësisë më të shpejtë të Kosovës nga miqtë tanë", tha mes tjerash Presidenti Rugova në takimin me kryetarët e degëve të LDK-së dhe ua uroi 16-vjetorin e themelimit të LDK së.

    _____________________________________________
    Prishtinë, 23 dhjetor 2005 /TN /QIK – Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 16-vjetorin e themelimit të saj, ndërsa në këtë përvjetor të pranishmit i ka përshëndetur Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dhe nënkryetari Kolë Berisha.

    Presidenti Rugova, në një urim të lexuar nga Fatmir Sejdiu, vlerëson gjatë 16 vjetëve të saj se LDK-ja është udhëhequr nga çështja e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Presidentir Rugova e vlerëson këtë përvjetor si një ditë të rëndësishme për Kosovën, pasi kjo parti nuk pushoi së vepruari fuqishëm në realizimin e synimeve madhore.

    "LDK-ja, për këto 16 vjet, u tregua si parti e veprimit të gjerë, me një strategji efikase dhe të urtë për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët. Për këto 16 vjet, LDK-ja u tregua parti e fuqishme, më vitale në Kosovë dhe në botën shqiptare, parti e tolerancës e mirëkuptimit dhe parti shtetformuese. Për këto 16 vjet, LDK-ja veprim udhëheqës e pati lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës", theksoi në urimin e tij Presidenti Rugova.

    Presidenti Rugova thekson se edhe në këtë 16 vjetor LDK-ja objektiv qendror ka njohjen sa më të shpejtë të shetit të Kosovës. "Në këtë 16 vjetor, mund të themi se LDK-ja objektiv qendror e ka njohjen e pavarësisë më të shpejtë të Kosovës nga miqt tanë", thuhet në fund të urimit, i cili përmbyllet me urimin për bekimin e LDK-së dhe të Kosovës, i cili është përcjellë me duartrokitje në shenjë përkrahjeje nga anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së për Presidentin e tyre dhe të Kosovës.

    Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së Kolë Berisha pasi përshëndeti kryekuvendarin Nexhat Daci, kryeministrin Kosumi, përfaqësuesit e korit diplomatik dhe anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së, tha se ua përcjell me kënaqësi, përshëndetjet më të ngrohta dhe urimet më të sinqerta të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Ai tha se të shënosh dhe të kremtosh përvjetorin e krijimit, të rritës, të zhvillimit, të punës dhe të sakrificës së cilësdo nga partitë politike shqiptare në këtë pjesë të Ballkanit, në përgjithësi, e atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në veçanti, do të thotë, "në radhë të parë, t'i kujtosh për pak çaste ato vite të stuhishme dhe të shënosh një datë, jo thjeshtë partiake; ta kujtosh me respekt një ngjarje që shënon fillimin e një epoke të re, të pashembullt deri atëherë në historinë tonë kombëtare; do të thotë, të flasësh apo të shkruash për fillimin e një epoke, e cila, i ndryshoi rrjedhat e historisë në këtë pjesë të Evropës".

    Z.Berisha tha se popullin shqiptar para 16 vjetëve po e priste fati që e përjetuan popujt tjerë të ish-jugosllavisë, duke rrezikuar që Kosova "të shndërrohej e tëra në një varrezë masive, ose në një park nacional serb, ku do të mbillej një barë i ri". "Do të ngatërroheshin shekujt.

    Do të përsëritej viti 1878. Do të përgjysmohej atdheu, edhe ashtu i përgjysmuar. Kosova do të shndërrohej në një Toplicë të dytë serbe. E, ata që do të arrinin të mbijetonin - do të shndërroheshin në shërbëtorë të “engjëjve të luftës, të zotërinjve serbë", tha ai.

    "Dhe, pikërisht në atë kryqëzim fatesh e fatkeqësish, 16 vjet më parë, një grup intelektualësh shqiptarë nga Prishtina, të tubuar rreth një programi, më shumë kombëtar - se sa partiak, dhe të prirë nga intelektuali Ibrahim Rugova– urtia e fjalës, madhështia e veprës dhe vizioni i qartë i të cilit, edhe sot e kësaj dite, i tejkalojnë përmasat kombëtare, në këto hapësira të stërkequra nga Mortaja e Kuqe pesëdhjetëvjeçare, formoi Lëvizjen e parë legale demokratike shqiptare – Lidhjen Demokratike të Kosovës", tha ai.

    Berisha përkujtoi më pas suksesin e rrufeshëm të LDK-së që kishte të arritur të shndërrohej përnjëherë në lëvizje kombëtare, duke artikuluar kërkesat e ligjshme kombëtare; aplikoi metodën e rebelimit kolektiv, të injorimit dhe të mosnjohjes totale të pushtetit aktual serb; pastaj organizoi jetën krejtësisht të pavarur shoqërore, politike, juridike, ekonomike etj dhe, ndërtoi mekanizmat e para të një shteti të ardhshëm të Kosovës; iu shmang, për aq sa ishte e mundur, konfliktit të hapur, me qëllim të ruajtjes së faktorit demografik, si armën më të fortë që kishte, për ta mbrojtur karakterin përherë shqiptar të Kosovës; krijoi dhe zgjeroi rrjetin e miqve, përmes të cilëve, ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës, dhe duke e promovuar, kështu, për herë të parë, një frymë të re filozofike në politikën e kësaj pjese të Ballkanit dhe të Evropës, dëshmoi së, më në fund, ne ishim përcaktuar të rirreshtoheshim aty ku duhej, aty ku përherë e kishim vendin, por, aksidentalisht, në një moment të caktuar historik, e kishim devijuar rrugën, dhe pastaj, për disa shekuj me radhë, u gjendëm aty ku, në fakt, nuk e kishim vendin; u gjendem në anën tjetër të historisë".

    Z.Berisha përkujtoi se si rezultat i kësaj pune, Bushi plak, përmes të ashtuquajturit "kërcënimi i Kërshëndellave", e tërhoqi "vijën e kuqe".

    "Dhe, mu atëherë kur lakorja e fatit tonë arriti buzë zhbërjes tonë totale, kur kjo pjesë e atdheut dhe e kombit u gjend në prag të përmbytjes apokaliptike, falë Zotit, kësaj fryme të re filozofike, gjakut tonë të derdhur, dhe mbrojtësve të vlerave të civilizimit kudo në botë - pra, miqve tanë të shumtë, ndodhi, ... kthimi i shpejtë, dhe ngritja jonë, pothuajse biblike", tha ai.

    Lidhja Demokratike e Kosovës, po i finalizon objektivat e saj të profilizuara edhe për këtë fazë, tha mes tjerash Kolë Berisha.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Sipas nje te perditshmeje kosovare: Rugova cakton vendin per varrin e tij

    Ora: 09:40
    Nga Daniela Bonollari


    PRISHTINE (19 Dhjetor)-Presidenti Ibrahim Rugova pervec propozimit per flamur e himn te ri te propozuar per Kosoven ka caktuar dhe vendin ku do te kete varrin e tij pas vdekjes. Nje e perditshme kosovare ka cituar ne nje shkrim te saj se Presidenti Rugova ka caktuar qe varri i tij te jete pikerisht ne varrezat e lagjes “Arberia” ne Prishtine. “ Varri eshte i rrethuar me grila hekuri, me nje dere te vogel ne mesin e se ciles eshte e vendosur shkronja e madhe “R”. Banoret thone qe ky eshte varri i presidentit kosovar, Ibrahim Rugova, i cili per se gjalli ka vendosur te caktoje vendin ku do te prehet pas vdekjes”, citon e perditshmja.
    Prane varrit bosh te gjere sa per 2 persona ndodhet nje varr tjeter me emer gruaje. Sipas gezates “Ekspres” ky eshte varri i nenes se Rugoves qe ka vdekur pak kohe se te shperthente lufta e fundit ne Kosove, nderkohe qe Rugova vazhdon te ushtroje detyren e tij si President i Kosoves edhe pse i diagnostikuar me kancer ne mushkri.
    Sipas banoreve qe jetojne ne lagjen prane varrezave eshte mese normale vendimi per te caktuar vendin per varrim. “Nuk eshte cudi pse ka caktuar vendin. Shume njerez e bejne kete” tregon nje banor e kesaj lagje.

    (/Balkanweb)

    O llap, te gjithe e dime nje gje te sigurt se te gjithe do te vdesim, sa i perket varrit te qe thua ti per presidentin Rugova edhe nese eshte e vertet kete e ben
    vetem nje burr me zemer te madhe qe deshrion te prehet i qete afer nenes se tij
    ne lagjen Arberia te Dardanis se tij te dashur, gjithmone do te jemi krenar per presidentin tone.

    Kurse sa i perket teje une te kisha propozu me shku ne Shumadi me gjet nje vend ku do te vorrsin se dheu i Kosoves nuk te mban mbrenda ty.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E vëteta doli në shesh : Presidenti Rugova, i kryqëzuar nga Papa Gjon Pali me 1994 !

    PRISHTINE – Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, i konvertuar prej vitesh në besimin katolik, është pagëzuar në kushte shumë sekrete nga Papa Gjon Pali II. Këtë e bëri të ditur dje gazeta “Lajmi”, e cila ka siguruar informata shumë sekrete nga Vatikani lidhur me çështjen. Sipas gazetës, edhe pse konvertimi i Rugovës në katolik, dukej për shumë kohë si i pakapshëm për një pjesë të madhe të opinionit në Kosovë, kjo është më se e vërtetë. Burime të gazetës “Lajm” nga Italia, thonë se Ibrahim Rugova ka qenë në Vatikan në vitin 1994, i pranuar nga Papa Gjon Pali II. Sipas të dhënave, më datën 24 prill 1994, kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova është regjistruar si katolik në librin e amzës numër 4 me emrin, Pjetër Rugova. Burimet thonë se pagëzimi mund të jetë bërë nga vetë Papa Gjon Pali II. Ndërkohë, rishikimi i librit të pagëzimit për ta verifikuar këtë, ishte i vështirë, pasi Roma ka rreth 930 kisha, ndërkohë librat e pagëzimit për të tilla raste, janë sekrete. Ajo që e forcon edhe më shumë mundësinë e pagëzimit të presidenti Rugova si dhe mbajtjen sekret të kësaj procedure, është se në çastet e takimit me Papën, Rugova nuk ka qenë i shoqëruar nga askush. “Kjo mund të jetë çështje sekrete midis tyre”, - thonë burimet. Nëse Rugova është pagëzuar, burimi nga Vatikani thotë se mund të ketë marrë emrin e Pjetër, si simbolikë e gurit të parë të kishës katolike. Kërkesa e tij për vënien e gurthemelit të katedrales në qendër të Prishtinës, dëshmon simpatinë e Rugovës për fenë katolike.


    __________________________________________________ ___________



    ''Lajm'': Urime Kshnellat Pjetër (Ukë) Rugova


    Prishtinë, 24 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 09 : 50

    Burime nga Vatikani që duan të mbeten anonime, thonë se pagëzimin e Rugovës ka mundur ta bëjë vetë papa Gjon Pali II në rrethana shumë sekrete. Ibrahim Rugova ka qenë në Vatikan, i pranuar nga Papa Gjon Pali II në pranverë (prill) 1994, datë kjo e cila lidhet me të dhënat që ka siguruar “Lajmi”. Sipas këtyre të dhënave më 24 prill 1994, kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova është regjistruar si katolik në librin e amzës numër 4 me emrin Pjetër Rugova. “Kryetari e dëshiron kthimin në identitetin e vjetër të ilirëve dhe të dardanëve”, thotë Sali Cacaj, shkruan në numrin e sotëm gazeta “Lajm.”

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Rugova njeriu i duhur per Kosoven



    29.12.05 - Dalema: Rugova ishte njeriu i duhur per Kosoven e pasluftes
    Ish-kryeministri italian Masimo Dalema shprehet se Rugova ka qene njeriu me i sakte per Kosoven e pasluftes dhe mbron tezen se operacioni italian per marrjen e tij ka qene nje veprim i drejte. Dalema shprehet se: Ishte një operacion vendimi për të cilin u mor nga qeveria italiane, nga pala jonë dhe nga unë në mënyrë të veçantë.
    Isha i bindur që Rugova ishte njeriu i duhur për të administruar periudhën e pasluftës në Kosovë. Isha i shqetësuar se në periudhën e pasluftës në Kosovë mund të mbizotëronin grupe më ekstremiste,që vepronin në atë kohë.
    Prandaj, ne vendosëm të ndërmerrnim një operacion për të liruar Rugovën, për ta sjellë në Itali dhe për të krijuar kushtet që ai të kishte mundësi që të ishte protagonist i periudhës së pasluftës në Kosovë. Le të themi se negociuam për lirimin e tij. Kur u krijuan kushtet, agjentët e shërbimeve tona të fshehta shkuan dhe morën Rugovën. Unë nuk mund t'i tregoj të gjitha hollësitë, por ishte një operacion që nuk u krye rastësisht. Ishte një vendim politik nga ana jonë për të cilin informuam amerikanët. Ata ishin mjaft të shqetësuar dhe kishin dyshime por, në fund, edhe Presidenti Klinton më dha të drejtë për këtë operacion. Më kujtohet se kur Rugova mbërriti në Itali, një gazete e madhe italiane botoi një artikull editorial në të cilin shkruhej se operacioni ynë kishte vetëm vlera humanitare por, politikisht, "Rugova ishte një kufomë". Në fakt, Rugova fitoi rreth 50% të votave, çka tregon se shpesh edhe gazetat nuk kuptojnë mirë se çfarë ndodh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2013 më 14:21

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Urime Viti i Ri 2006!!!

    Dr.Ibrahim RUGOVA

    Prishtinë, 3O dhjetor - Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova u ka drejtuar sot një mesazh tradicional urimi qytetarëve të Kosovës me rastin e Vitit të Ri 2OO6. Në urimin e tij, Presidenti Rugova shpreh urimet e përzemërta, me dëshirat më të mira për lumturinë e të gjithë qytetarëve.
    "Edhe në këtë natë gëzimi, e themi se njohja më e shpejtë e drejtpërdrejtë e pavarësisë së Kosovës nga SHBA dhe BE, do t'i shpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do të qetësonte këtë pjesë të Europës e të botës si dhe vetë popullin e qytetarët e vendit tonë", shprehet Presideniti Rugova.

    Më poshtë po e japim tekstin e plotë të mesazhit të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

    Qytetarë të nderuar të Kosovës,
    Zonja dhe zotërinj,

    Në natën e gëzimit të Vitit të Ri, kur të gjithë gjendemi në frymën e festës, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta me dëshirat më të mira për lumturinë Tuaj dhe të Familjeve Tuaja.
    Viti që po lëmë pas ishte një vit i progresit të vendit tonë. Suksesi më i madh i vitit që po lëmë pas ishte hapja e bisedave nga bashkësia ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës. Unë insistoj që pavarësia e vendit tonë të njihet drejtpërdrejt nga miqtë tanë sa më parë.

    Zonja dhe zotërinj,

    Viti në të cilin po shkelim do të jetë një vit i progresit më të madh të Kosovës, një vit më efikas, më veprues i institucioneve tona për një zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe për një mirëqenie të qëndrueshme për të gjithë qytetarët. Njëherësh do të punojmë së bashku me UNMIK un për një bartje më të madhe të kompetencave, që tashmë ka filluar. Do të bëjmë përpjekje të kultivojmë marrëdhënie të mira me fqinjtë tanë me interes të ndërsjellë.

    Në planin e brendshëm do të punojmë më fuqishëm në mbrojtjen dhe integrimin e grupeve etnike apo minoriteteve në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës.

    Edhe në këtë natë gëzimi, e themi se njohja më e shpejtë e drejtpërdrejtë e pavarësisë së Kosovës nga SHBA dhe BE, do t'i shpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do të qetësonte këtë pjesë të Europës e të botës si dhe vetë popullin e qytetarët e vendit tonë. Pra, një Kosovë e pavarur demokratike e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA, çfarë do të hapte perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik dhe do të bënte Kosovën anëtare të kombeve të lira të botës së lirë.

    Qytetarë të nderuar,

    Në këtë orë gëzimi i kujtojmë me krenari të gjithë ata që ranë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Do të bëjmë një angazhim më të madh për ndriçimin e fatit të të zhdukurve.

    Zonja dhe zotërinj,

    Në këtë natë gëzimi, urime të përzemërta u shprehim Kosovarëve në SHBA dhe në vendet e Europës, që po ndihmojnë progresin e vendit tonë.

    Zonja dhe zotërinj,

    Në këto momente gëzimi, urime të sinqerta i shprehim UNMIK ut dhe Zotit Petersen, OSBE së dhe Ambasadorit Vnent, si dhe ushtarëve të KFOR it/NATO s dhe Gjeneralit Valotto që po bëjnë mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës.

    Urime të sinqerta u shprehim përfaqësive diplomatike në Kryeqytetin e vendit tonë.

    Zonja dhe zotërinj,

    Në gëzimin e ndërrimit të moteve, urime të përzemërta për Vitin e Ri i dërgojmë Presidentit Bush, Kryeministrit Blair, Presidentit Chirac, Kancelares Merkel dhe Kryeministrit Berlusconi.

    Urim të veçantë i bëjmë Atit të Shenjtë Papa Benedikti XVI, që të lutet për pavarësinë e Kosovës.

    Qytetarë të dashur,

    Në këtë natë gëzimi t'i bëjmë bashkë dëshirat, vullnetin e mirë dhe veprimet për një Kosovë me prosperuese, më të fortë e më të lumtur.

    Dhashtë Zoti që sa më shpejt të gëzojmë njohjen formale të pavarësisë dhe viti që po vjen të mbetet në histori si vit i ndritur i njohjes së pavarësisë të vendit tonë të shtrenjtë.

    Me fat Viti i Ri 2006.
    Gëzuar.
    Zoti Ju bekoftë.
    Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës.
    Zoti e bekoftë Kosovën tonë të çmuar.
    Ju falemnderit.
    Dr. Ibrahim Rugova, President i Kosovës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-01-2013 më 17:33

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Urime Presidentit Viti i Pavaresise 2006!

    Shkruan: Teki DERVISHI

    Ne fillim te dekades se 70-te te shekullit te kaluar, ne eliten intelelktuale gjitheshqiptare, u paraqit nje shkrimtar dhe intelektual i formatit te Konices dhe Koliqit, IBRAHIM RUGOVA, i Pari qe u pranua pa rezerve nga te gjithe lideret e Fuqive te Medha, i i pari qe promovoi idene e perkatesise Perendimore te Identitetit te kultures dhe historise, te trashigimise dhe te kultures kombetare Shqiptare.


    Kryetari i atehershem i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, i pari pas Luftes se Dyte, nderkombtarizoi Ceshtjen e Kosoves, duke intervistuar nga te gjithe masmediat boterore.

    E beri kete pune me nje guxim dhe trimeri deri atehere te pa-pare. Ishte koha kur disa te tjere ga eminenca gri shihnin shancin e Kosoves ne "demokratizimin e Serbise," ne "shoqerite civile," ne "te drejtat dhe lirite e njeriut," dhe dilnin hapur me keso opcionesh.

    Rugova kishte vetem dy fjale: "Pavaresia e Kosoves" ceshtje qe do te qetesonte rajonin e Ballkanin dhe me gjere. Te tjeret kishin dhjetera opcione. Ndersa tash te gjithe e perfaqesojne opcionin e Rugoves te permbledhur ne fjaline e Tij te thjeshte "Pavaresia e Kosoves."

    Gjashtembedhjete me pare, kerkohej nje Njeri Suprem pa hipoteka te se kaluares qe te dilte balle Ceshtjes madhore te sendertimit te Lirise dhe te drejtave politike te popullit tone te roberuar.

    Ajo elite e vogel intelektuale u ofronte mundesite gati te gjitha individualiteteve eminente te kohes, por aksush nuk u paraqit te dilte balle detyres historike.

    Doli Dr. Ibrahim Rugova. Nje Njeri i Urte, gjithnje duke fshehur pikellimin me nje buzeqeshje, asnjehere pa i sulmuar me asnje fjale ata dhjetera e dhjetera individe qe ia kthenin shpinen, duke kujtuar se po e linim vetem.

    Por ai e kishte besnik dhe pas vetes gjithe popullin e Kosoves. Se tashme te gjithe e dine se Platforma shkencore e Rugoves sherbeu si baze e forte per nje opsion te te filozofise politike, qe per tridhjete vjet e deri ne ditet e sotme, do te ndertohet si trase per realizimin e Pavaresise se Kosoves.

    Dhe mbeten pak muaj deri ne realizimin e Pavaresise, te cilen i pari do ta nenshkruaj ideatori i saj, Presidenti i Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova.

    Sa eshte merite e Presidentit Pavaresia e Kosoves, edhe me shume eshte merite e popullit te Kosoves, qe per gjashtembedhjete vjet, me nje disipline te pa-pare politike, me sakrifica te mbinatyrshme, i ndenji prane Presidentit Rugova duke luftuar dhe rezistuar kunder roberise, duke e perkrahur me shpirt dhe sakrifica te jashtezakonshme punen dhe vepren politike te Presidentit Rugova.

    Zoti President, Ju urojme perzemersisht Vitin e Ri 2006! Vitin e Pavaresise, vitin e sendertimit te qellimit me sublim te ketij vendi dhe ketij populli, vitin e sendertimit te Idealave Tuaja, vitin kur do te nenshkruani i pari Pavaresine e Kosoves, vitin qe do te jete historik per kete vend dhe per kete vend te vuajtur me shekuj.

    Prishtine, me 30 Dhjetor, 2005 - "Bota Sot"
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Presidenti Ibrahim Rugova sot ndërroi jetë


    Prishtinë, 21 janar - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë, ndërroi jetë sot (e shtunë) në orën 11:38.
    Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë.
    Presidenti Rugova vuante nga kanceri në mushkëri, me të cilin ishte diagnostifikuar në fund të gushtit të vitit 2005.
    Ai ndërroi sot jetë në fazën terminale të sëmundjes primare, pasi luftoi këtë sëmundje gjithë këta muaj me guxim të pashoq dhe moral të lartë.
    Opinioni do të njoftohet me kohë për detajet që lidhen me nderimet e fundit që do t'i bëhen Presidentit Rugova, - thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Bota per Presidentin Historik te Kosoves


    Shirak: Humbja e Rugovës, më shumë se një tragjedi

    Prishtinë, 21 janar-Presidenti i Francës Zhak Shirak me një telegram ngushëllon familjen Rugova duke shprehur besimin se Kosova do t'i afrohet Bashkimit Evropian.
    "Me pikëllim mësova për vdekjen e bashkëshortit tuaj, Kryetarit ibrahim Rugova. Në këto rrethana dhimbshurie, në emrin tim dhe në emër të Republikës franqeze ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqertat. Ju lus që t'i përcjellni ato me një shprehje të simpatisë sime të thellë, fëmijëve tuaj Mendit, Ukës dhe Teutës.
    Sot, Franca i jep homazhe rolit historik dhe kurajës politike që animuan Ibrahim Rugovën për të mbrojtur gjatë viteve 1990 të drejtat demokratike të popullit kosovar dhe për të punuar në kthimin e paqës dhe pajtimit në regjionin tuaj.
    Mungesa e bashkëshortit tuaj, tani kur kanë filluar bisedimet për çështjen e statusit final, bëhet tani edhe më tragjike. Përgjegjësia tani i takon të gjithë përgjegjësve politik për të marrë përsipër amanetin e tij dhe të shpien në të mirë procesin e negociatave me një shpirt realizmi, tolerance dhe dialogu siç e kishte ai. Franca shpreh urimin që Kosova do i tregohet besnike këtij zhvillimi të thellësimit të pajtimiy, provë kjo që Kosova do i tregohet besnike këtij zhvillimi të thellësimit të pajtimiy, provë kjo që Kosova duhet të kaloj për t’ju afruar Bashkimit Europian.
    Edhe njëherë, me ngushëllimet e mia, ju lutem pranoni, Zonjë, shprehjen e konsideratës sime më të lartë, dhe të solidaritetit tim të ndershëm në pikëllimin dhe dhimbjen tuaj".
    __________________________________________________ __________

    Manuel Baroso: Rugova ishte lider jashtëzakonisht i respektuar

    Prishtinë, 21 janar- Komisioni Evropian ka komunikuar se është i dëshpruar me lajmin mbi vdekjen e Ibrahim Rugovës. Kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso tha se Rugova ishte lider jashtëzakonisht i respektuar. Komisioni Evropian e vlerëson lartë punën e presidentit Rugova si dhe angazhimet e tija për zgjidhje paqësore të problemit në Kosovë, ndërsa liderët e vendit inkurajohen që të vazhdojnë punën në këtë fryme, thuhet ne komunikatë.
    __________________________________________________ ____________

    Sekretari britanik Strou: Rugova ndër figurat më të shquara të Kosovës

    Prishtinë, 21 janar- Sekretari i jashtëm britanik Xhek Strau shpreh pikëllimin e tij për humbjen e figurës më të shquar të Kosovës.
    "Në këtë moment të vështirë për familjen Rugova dhe popullin e Kosovës, dëshiroj të shprehë simpatinë time dhe ngushëllimet e mija më të sinqerta për vdekjen e kryetarit Ibrahim Rugova", ka thënë sekretari i jashtëm britanik, Jack Strau. Ai e ka vlerësuar presidentin Rugova si një ndër figurat më të shquara të Kosovës. "Vdekja e tij vjen në kohën e procesit kur vendoset e ardhmja e Kosovës, për të cilën gjë kryetari Rugova ka punuar fuqishëm”, ka thënë Strau.
    __________________________________________________ _____________

    Presidenti i Kroacisë porosit vazhdimin e politikës së Rugovës

    Prishtinë, 21 janar- Presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç, ngushëllon popullin e Kosovës duke e porositur që të vazhdojë politikën e Rugovës. "Shqiptarët e Kosovës më vdekjen e Ibrahim Rugovës, kanë humbur udhëheqësin e tyre, politika e matur e të cilit ishte kruciale në momentin kyç politik në të cilin po futet Kosova. Shpresoj dhe besoj së përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Kosovës do të dinë ta vazhdojnë rrugën e nisur nga ai, duke marrë vendime të qarta për popullin e Kosovës por, duke i ikur ekstremizmit të mundshëm i cili do të ndalonte arritjen e qëllimeve të nisura",- thuhet mes tjerash në deklaratën e kryetarit kroat, Stjepan Mesiq.
    __________________________________________________ _____________
    Qeveria italiane do të ruajë mesazhin për paqe dhe të një Kosove demokratike të Presidentit Rugova

    Prishtinë, 21 janar - Shefi i diplomacisë italiane, Xhanfranko Fini i shprehu sot popullit dhe administratës së Kosovës ngushëllimet e qeverisë italiane për vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova.
    "Pasi mësoi lajmin e hidhur për vdekjen e presidentit Rugova, Fini u shprehu në emër të tij dhe të qeverisë italiane, ngushëllimet më të sinqerta institucioneve dhe popullit mik të Kosovës", bëri të ditur një komunikatë e Ministrisë së Jashtme.
    "Ne do të ruajmë gjithmonë kujtimin e Ibrahim Rugovës dhe të mesazhit të tij të paqes për ndërtimin e një Kosove demokratike dhe multietnike", u shpreh Gianfranco Fini.
    Fini theksoi se Italia ishte pranë Kosovës dhe shpreson se ky vend mund të arrijë sa më shpejt objektivat e tij të demokracisë dhe prosperitetit, që do t'u japin qytetarëve një perspektivë konkrete të paqes dhe mirëqënies.
    ''Kërkoj të shpreh hidhërimin e thellë dhe bashkohem në dhimbjen e popullit të Kosovës për humbjen e Ibrahim Rugovës''. kështu e komenton Romano Prodi vdekjen e liderit shqiptar.
    ''Do të na mungojë një njeri që për vite me radhë ishte përçuesi i aspiratave të lirisë dhe popullit të tij në një perspektivë bashkëjetese në paqe të vendeve të Ballkanit”.
    __________________________________________________ ____________

    Solana: Presidenti Rugova ka qenë një burrë i paqes, i fortë përballë presioneve

    Bruksel, 21 janar – Shefi i politikës së jashtme i BE-së, Havier Solana, u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës të tregojnë "unitet dhe përgjegjësi" pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, njofton AFP.
    "Vdekja e Presidentit Rugova ndodh në një kohë me sfida të posaçme", ka thënë Solana në një kumtesë. "Urtia dhe autoriteti i tij do të mungojnë shumë. Në këtë moment të rëndë, unë u bëj thirrje liderëve të Kosovës, të tregojnë “unitet dhe përgjegjësi", ka shtuar ai. "Me të Kosova ka humbur liderin historik, i cili ia ka kushtuar jetën e tij mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të popullit të Kosovës", ka thënë Solana.
    "Presidenti Rugova ka qenë një burrë i paqes, i fortë përballë presioneve, por thellësisht i mbrujtur me idealet me idealet e mosdhunës", ka thënë Solana.
    __________________________________________________ _____________

    Goldberg: Kosova ka humbur një udhëheqës të dashur dhe SHBA-të një mik të vjetër dhe të nderuar

    Prishtinë 21 janar - Philip S. Goldberg, shef i misionit të SHBA-ve në Kosovë, me rastin e vdekjes së Kryetarit Rugova dha një deklaratë për shtyp, në të cilën shpreh pikëllimin e thellë.
    "Me pikëllim të thellë mësova sot për vdekjen e Kryetarit Ibrahim Rugova. Kosova ka humbur një udhëheqës të dashur dhe SHBA-të kanë humbur një mik të vjetër dhe të nderuar. Ai tashmë e ka të siguruar vendin në historinë e Kosovës dhe në zemrat e njerëzve këtu dhe në botë.
    Ai e fitoi admirimin e popullit amerikan përmes veprimeve të tija paqësore gjatë viteve të 90-ta që i bëri përkundër vështirësive shumë të mëdha. Kryetarin e takova për herë të parë para njëmbëdhjetë viteve dhe atë e njoha mirë në këtë një vit e gjysmë të fundit. Gjatë kësaj kohe u krijua respekti im për guximin e tij si dhe për përkushtimin e tij vetëmohues ndaj kauzës së Kosovës.
    Jam i sigurtë që njerëzit e Kosovës do të nderojnë kujtimin për të duke vazhduar punën që e filloi ai. Unë i shpreh ngushëllime familjes së tij dhe gjithë atyre që e vajtojnë vdekjen e tij", thuhet në deklaratën e shefit të zyrës amerikane në Kosovë, z.Goldberg.
    __________________________________________________ ____________

    Presidenti Moisiu lexoi një deklaratë para qytetarëve të Shqipërisë për Presidentin Rugova

    Tiranë, 21 janar - Të dashur bashkëkombas të mi, shqiptarë të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës!
    Unë sot po dal para jush me rastin e një lajmi shumë të hidhur, një lajmi i cili vërtet ka prekur zemrat dhe ndjenjat e gjithë shqiptarëve kudo ku janë. Humbja e Presidentit Rugova është një humbje e madhe dhe e rëndë, jo vetëm për Kosovën, por për cilindo që flet shqip dhe aq më tepër në një moment kaq delikat, kur Kosova po hyn në fazën e negociatave për të fituar Pavarësinë e saj.
    Me këtë rast, unë dëshiroj të them që Presidenti Rugova prej mëse 20 vjetësh ka luftuar, është përpjekur dhe ka bërë çmos që problemi i Kosovës të dalë në rend ndërkombëtar. Ai ndoqi një rrugë paqësore, të gjatë dhe shumë të vështirë, të cilës iu bashkangjit dhe lufta e armatosur e UÇK së, e cila përshpejtoi zhvillimet për çlirimin e Kosovës.
    Gjithë populli shqiptar, gjithë shqiptarët ndjekin me dhimbje të dyfishtë dhe humbjen e Presidentit, e njeriut simbol për Kosovën, e njeriut flamur për Kosovën, e njeriut, i cili shkriu jetën, por fatkeqësisht nuk e arriti deri në fund të realizojë ëndrën e tij të shohë me sytë e tij Kosovën e lirë.Kujtimi i tij do mbetet i paharruar.
    Me këtë rast, duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes së Presidentit Rugova, qeverisë së Kosovës, gjithë popullit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, unë dëshiroj tu kërkoj gjithë politikanëve të Kosovës, gjithë popullit të Kosovës të bashkohen sa më shumë rreth njëri tjetrit, për të arritur të çojnë deri në fund kauzën, të cilës Presidenti Rugova i kushtoi tërë jetën e tij. Ky do të jetë nderi më i madh që i bëjmë ne kujtimit të këtij biri të madh të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve.
    Unë mendoj dhe gjykoj se Kosova me këtë rast duke punuar dhe duke shtrënguar radhët do të arrijë të realizojë qëllimin e madh të këtij burri të madh të shtetit. Unë e kam takuar Presidentin Rugova disa herë dhe ruaj për të kujtimet e mia më të sinqerta dhe më të ngrohta.
    Dhe një herë i përcjell popullit të Kosovës, qeverisë së Kosovës dhe familjes së Presidentit Rugova, ngushëllimet e mia më të përzemërta në emrin tim personal dhe në emër të popullit shqiptar
    __________________________________________________ _____________


    Skefer: Rugova i shërbeu popullit të Kosovës me përkushtim

    Prishtinë, 21 janar- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Skefer ka lëshuar një deklaratë në emër të NATO-s, në të cilën i shpreh ngushëllimet e tija më të sinqerta për vdekjen e Presidentit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
    "Presidenti Rugova do të mbahet mend si njeri i përbetuar i idesë së një Kosove plotësisht demokratike, paqësore dhe multietnike. Kundërshtimi i z.Rugova ndaj dhunës, përfshirë edhe gjatë viteve të vështira të shkatërrimit të Jugosllavisë, ishte i guximshëm dhe i jashtëzakonshëm. Deri në fund Ai i shërbeu popullit të Kosovës me përkushtim. Ai luajti një rol kyç për ta ndihmuar Kosovën drejt një rruge të gjatë dhe shpeshherë të dhimbshme, drejt pajtimit, paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit. Jam i bindur se shembulli i tij do të vazhdojë të jetë udhërrëfyes për popullin e Kosovës në këto momente të rëndësishme dhe në të ardhmen", thuhet në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer.
    __________________________________________________ _____________


    Bashkimi Evropian kërkon vazhdimin e trashëgimisë së Presidentit Rugova

    Vjenë, 21 janar - Në emër të Kryesisë të Unionit Evropian, Kryetarja e radhës Ursula Plasnik, ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së Presidentit Rugova, institucioneve dhe gjithë popullit të Kosovës.
    "Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme politike, Presidenti Rugova punoi pa lodhur për interesat e Kosovës, si një mbrojtës i paluhatshëm i mosdhunës, ai vazhdimisht ka insistuar në dialogun politik. Fatkeqësisht ai nuk pati ia arriti të përfundojë misionin e tij politik. Në kohën kur statusi i Kosvës po negociohet, ne ftojmë të gjitha palët ta vazhdojnë trashëgiminë e tij për të bashkëpunuar dhe për të gjetur një zgjidhje që do të sjellë paqe, prosperitet, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm për Kosovën dhe popullin e saj", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të nënshkruar nga Plasnik.
    __________________________________________________ ___________

    Gjenerali Valoto: Për mua si komandant i KFOR-it ka qenë nder për të punuar me këtë udhëheqës historik të Kosovës

    Prishtinë, 21 janar - Vdekja e Presidentit Rugova është një moment pikëllues për popullin e Kosovës. Si President i Kosovës, Z. Rugova ka promovuar mjetet paqësore për të sjellë ndryshime për popullin e Kosovës.
    Në emër të ushtarëve të KFOR it, Komandanti i KFOR it, Gjen. Lejt. Giuseppe Valotto, i shpreh ngushëllimet e tij më të thella familjes së Z. Rugova.
    "Dëshiroj të shpreh keqardhjen time më të thellë për humbjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Për mua si komandant i KFOR it ka qenë nder dhe kënaqësi për të punuar me këtë udhëheqës historik të Kosovës", ka thënë Gjenerali Valotto.
    "Jam i bindur se cilësitë e mëdha morale dhe njerëzore që ishin pjesë e personalitetit të Z. Rugova, do të vazhdojnë të udhëheqin rrugën e popullit të Kosovës për një të ardhme paqësore dhe jo të dhunshme të rajonit.
    "Kam pasur privilegjin qe disa herë ta takoj Presidentin Rugova, sidomos gjatë takimeve tona të rregullta në koordinim të aktiviteteve të KFOR it dhe IPVQ së, dhe e kam konsideruar mik. Gjatë këtyre muajve në Kosovë në krye të komandës së KFOR it i kam vlerësuar tepër të dobishme sygjerimet dhe këshillat që i kam marrë nga një udhëheqës aq i mençur, dhe gjithashtu edhe Presidenti Rugova ka qenë gjithmonë i hapur ndaj këshillave të mia dhe ka çmuar tejet lartë rolin dhe mbështetjen e KFOR it për gjithë popullin e Kosovës.
    Përderisa populli i Kosovës mban zi për këtë humbje të rëndë, Komandanti i KFOR it shpreh deshirat e tij që populli i Kosovës të vazhdojë të veprojë në përputhje me mendimet dhe idealet e Z. Rugova. Kjo do të jetë mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e tij", ka thënë Valoto.
    __________________________________________________ ____________

    Ibrahim Rugova u shndërrua në frymëzim për të gjithë qytetarët e Kosovës, tha Kryeministri Berisha

    Prishtinë, 21 janar- Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ngushëlloi sot popullin e Kosovës dhe institucionet e saj për vdekjen e Presidentit Rugova në një deklaratë për shtyp, duke e kujtuar me pietetet të lartë personalitetin e tij si dhe njëherit mikun e tij.
    "Sot, me dhimbje të thellë, zi të rëndë, pikëllim të madh, çdo shqiptar mësoi lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, prijësit dhe legjendës së qëndresës qytetare, misionarit të madh të paqes, pavarësisë së Kosovës, mikut të madh, të çmuar të perëndimit në Ballkan.
    Doktor Ibrahim Rugova për 18 vjet udhëhoqi qëndresën legjendare të qytetarëve të Kosovës për liri, pavarësi, dinjitet. Ai u shndërrua në mishërimin e aspiratave, shpresave, idealeve më fisnike të qytetarëve të Kosovës, të cilat i mbrojti me një përkushtim të jashtëzakonshëm, me një qendresë epike, me sukses të madh.
    Sot, ai ndahet nga qytetarët e tij që aq shumë e deshën dhe e respektuan, ndahet nga familja, ndahet nga miqtë e tij, por jeta, shpirti, vepra e Ibrahim Rugovës shndërrohet në dritë, në frymëzim për të gjithë qytetarët e Kosovës, që me përkushtim, tolerancë, të çojnë përpara Kosovën, si një shoqëri demokratike të qytetarëve të barabartë përpara ligjit, si një vend të pavarur, i sigurtë në të ardhmen e tij europiane, integrimin në NATO dhe në BE.
    Duke i shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta, së pari familjes së mikut tim të dashur, presidencës, qeverisë dhe mbarë qytetarëve të Kosovës, unë lutem së bashku me të gjithë shqiptarët që shpirti i Presidentit Rugova të gjejë paqen e merituar, që vepra e tij të konkretizohet sa më shpejt në një Kosovë të pavarur të integruar në institucionet euro-atlantike.
    Qeveria shpreh solidaritetin, simpatinë vëllazërore me familjen Rugova, për qytetarët e Kosovës, të cilët kam bindjen më të thellë se do të dinë që këtë zi, këtë dhimbje, këtë pikëllim, ta shndërrojnë në një forcë, energji, për të realizuar plotësisht veprën e madhe të Ibrahim Rugovës, pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e saj në Evropë”, thuhet në deklaratën për shtyp të kryeministrit Berisha.
    __________________________________________________ ____________

    Ismail Kadare: Eshtë një lajm i hidhur për Kosovën dhe shqiptarët kudo në botë

    Londër, 21 janar - Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, me rastin e vdekjes së Presisdentit Rugova, është shprehur se ky është një lajm i hidhur për Kosovën dhe shqiptarët.
    "Eshtë një lajm i hidhur për Kosovën dhe shqiptarët kudo në botë.
    Do të kujtohet për shumë gjëra Rugova, por do të kujtohet në radhë të parë si presidenti i parë i Kosovës së lirë.
    Për mua si shkrimtar edhe si njeri dhimbja ka qenë e veçantë, sepse ka qenë kolegu im edhe miku im.
    Kemi qenë miq edhe kur kemi pasur mendime të njëjta edhe kemi mbetur miq edhe kur kemi pasur mendime të kundërta.
    Ai vazhdon dhe do të vazhdojë të jetë përsëri i dobishëm për Kosovën dhe për të gjithë kombin shqiptar.
    Shpresoj se klasa politike e Kosovës në këtë vit historik, kur mungesa e tij do të ndihet aq shumë ta kthejë emrin e tij, veprën dhe urtësinë e tij, në një energji të madhe prozitive për Kosovën dhe të gjithë shiptarët", njofton BBC.
    __________________________________________________ ____________

    De Gucht: "Jam thellë i prekur nga humbja e njeriut më të rëndësishëm"

    Bruksel, 21 janar - Në telegramin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Belgjikës, z.Karel De Gucht, drejtuar zonjës Rugova, thuhet: "Ju ofroj ngushëllimet e mia më të sinqerta familjs dhe popullit të Kosovës për humbjen e burrit tuaj të dashur. Jam thellë i prekur nga humbja e njeriut më të rëndësishëm i cili ndihmoi në ndërtimin e paqes dhe demokracisë në Kosovë. Ndajë me ju ndjenjen e dhembjes. Më lejoni të ndaj me ju së bashku ndjenjen e respektit në këto momente të ndjeshme për Kosovën dhe mbarë qytetërimin".

Faqja 5 prej 206 FillimFillim ... 345671555105 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •