2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...
Hajt bre shoq mos e prish veten! Komb mâ i hollë se shqiptarët nuk ka. Edhe kur e nderojnë e dinë pse e nderojnë, e nderojnë për veti. Edhe kur t'e harrojnë e dinë pse do t'e harrojnë, do t'e harrojnë po për veti.
Sa më shumë kohë që të kalon hekurin e mbulon ndryshku, kurse arit i rritet shkëlqimi. Të tjerë njerëz në të tjera kontekste historike të zhveshur emocionesh do t'i peshojnë sakrificat, dhe mos të keni as më të voglin dyshim kush është hekuri e kush është ari. Ai që në politikë hyri me një banesë 65 m2, e doli prej saj me Shtëpi të Bardhë dhe me pare nëpër llogari edhe për nipa e stërnipa që as kimja e flokut nuk ju mungoi, apo ata që lirisë së Kosovës ZGJODHËN t'i falin gjithçka patën.
Rugovizmi, si nacionalizëm demokratik
Nga: Donik SALLOVA
Që nga vdekja e presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, analistë dhe opinionistë të ndryshëm e në shumë pak raste studiues dhe njohës të filozofisë e teorisë politike, kanë analizuar e “konstruktuar” atë që sot po quhet trashëgimi e filozofi politike e Rugovës ose Rugovizëm. Përveç disa studiuesve të shquar, njohës të mendimit teorik/filozofik e politik të Rugovës, shumica prej këtyre “opinionistëve” e “analistëve” të tjerë, në mendimet e tyre “analitike” mbi rugovizmin, i huqin elementet thelbësore të tij ose edhe e kontestojnë totalisht ekzistimin e një filozofie politike të quajtur rugovizëm. Madje, edhe një pjesë e madhe e figurave qëndrore të partive politike që pretendojnë se janë pasuese të rugovizmit (si LDK-ja dhe LDD-ja), në deklarimet e tyre se çka kuptojnë me rugovizëm apo filozofi politike të presidentit Rugova, janë tërësisht jashtë asaj çka vërtetë e përbën Rugovizmin. Këta zyrtarë të këtyre partive në deklarimet e tyre për filozofinë politike të Rugovës e reduktojnë atë në tolerancë politike si pasojë kinse e natyrës së butë dhe civilizuese të Rugovës në raport me komunikimin si dhe në pacifizmin si formë të realizimit të synimeve politike. Gjithashtu, kur flitet për pacifizmin e Rugovës, flitet në kontekst të pozicionimit të Rugovës për një qasje të tillë politike (edhe për shkak të natyrës së tij civilizuese) dhe nuk shihet pacifizmi i Rugovës si veprim politik/strategjik në kontekst të realizimit të pavarësisë së Kosovës, siç ishte në të vërtetë.Është e rëndësishme të kuptohet se Ibrahim Rugova përveç se ishte intelektual me aftësi civilizuese të komunikimit, pra që nuk binte pre e diskutimeve dhe polemikave të politikanëve ekskluzivisht të dështuar (si Qosja, Demaçi apo më vonë elita militante), filozofia e tij politike apo idetë e tij politike për Kosovën ishin totalisht në përputhje me nacionalizmin dhe demokracinë moderne. Pra, Rugova ishte elitari nacionalist/modern që nacionalizmin shqiptar të Kosovës e lidhi me Lirinë dhe Demokracinë. Rugova e donte Kosovën të pavarur nga çdo totalitarizëm i jashtëm dhe i brendshëm Në vizionin e tij, Kosova nacionale moderne i kishte rrënjët thellë në Antikitetin e Qytetërimit Përendimor. Rugova duke qenë njeri i dijes dhe duke pasur rreth vetës një elitë shkencëtarësh dhe patriotësh shqiptarë, si Fehmi Agani, Gazmend Zajmi, Mark Krasniqi, Sabri Hamiti, Buxhovi, Kraja etj, ishte thellësisht i vetëdijshëm se realizimi i Kosovës së pavarur paraqiste realizimin e nacionalizmit shqiptar. Meqë shqiptarët aktualisht nuk kishin arritur të kishin një shtet të vetëm të përbashkët (për shkak të rrethanave politike e historike), Kosova e pavarur do të paraqiste shtetin e dytë ku do të realizohej dhe garantohej qenia nacionale shqiptare.
Në këtë vazhdë, kjo elitë nacionale politike e udhëhequr nga Rugova, e shpalli deklaratën e dy korrikut dhe e themeloi shtetin shqiptar të Kosovës duke e miratuar Kushtetutën e Kaçanikut, në të cilën sanksionohej se “Kosova është shtet demokratik i kombit shqiptar…”. Ndërsa, siç thotë Jusuf Buxhovi, bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pjesëmarrës në zhvillimet e sipercekura, “Deklarata e dy korrikut dhe Kushtetuta e Kaçanikut, janë hartuar dhe miratuar me mbështetjen e aleatëve amerikanë dhe evropianë (veçanërisht gjermanë)”. Pra, siç mund të konstatohet, veprimtaria politike e elitës politike të prirë nga Rugova në fillim vitet ’90 e tutje, ishte thellësisht nacionale dhe e mështetur mbi vlerat e demokracisë dhe lirisë, ndërsa pacifizmi politik i shpërfaqur përmes themelimit të shtetit paralel, demostratave dhe protestave demokratike e jo të dhunshme nga ana e shqiptarëve, si dhe diplomacisë intenzive në senzibilizimin e faktorit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës, paraqiste metodologjinë politike më adekuate për ruajtjen e qenies kombëtare në Kosovë (gjë e cila do të jetë kruciale në bindjen e bashkësisë ndërkombëtare se Kosova duhet të jetë e pavarur), si dhe për realizimin e synimit të themelimit të shtetit shqiptar të Kosovës.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
sa shum te keqija ka pas ky njeri qe populli nuk i ka dite tash ngadal po dalin ne shesh e para mu pas angazhu ky sa eshte angazhu per me kthy kete popull ne te krishter edhe per mu bashku mitrovica sod nuk ish e ndane.shkoi ndertoi katedrale midis prishtines me shum ka me pas sherr se sa dobi se me akt ka kriju shum urretje nder fetare se ka qen i njeanshem
hyy fattlum me sa po shoh e paske pa anderr rugoviqin e po vjen ktu e tesh,leje se e din popullin mire punen e tij qysh teke e sa njerze kan marr pjese...sit vdesesht edhe ty kan met ardh vorrim se bahesh ''njeri mire''ateher.
2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...
Krijoni Kontakt