Close
Faqja 64 prej 206 FillimFillim ... 1454626364656674114164 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 631 deri 640 prej 2056
  1. #631
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Rygova ishte e keqja e Kombit.
    Nje Pacifist per ate kohe,nje jargavan i kohes.
    Pikerisht ky qyrraveci Rugova apo kufoma e gjalle jepte perkrahje ne Albania.
    Dhe serbeve ju konvenonte.
    Nje surrat ***,i peshtire.
    Mendimi im.

  2. #632
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2009
    Postime
    119
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Pa iden e rezistences paqesore, pa angazhimin politik te Dr. Rugoves, pa durimin e tij kolosal, nuk do te kishim as UCK, as NATO e ndoshta as liri. Se pakut jo atehere kur ajo u arrit.
    Do te duronte ai ashtu deri te vdiste ,se nuk e kishte fare te veshtire.Shkonte e vinte kah deshironte ,hante e pinte te gjitha te mirat dhe jetonte ne pallatin e Velanise .Policia serbe e ruante,e priste e e percjellte pa i thene as edhe nje fjale te keqe.Populli vuante dhunen e eger,rrahej ,burgosej,dhunohej,malltretohej e torturohej.Ishte lehte per Rugoven te aktronte presidentin ne rrethana ku ata qe e sigoronin dhe e ruanin ate dhunonin dhe torturonin popullin.
    Çka duroj Rugova? Cili na paska qene ai durimi kolosal i tij kur ate nuk e nguci Serbia fare. Cila eshte lidhja mes "durimit kolosal" te Rugoves UÇK-se?Te jeshe i sigurte se perfillej ai durimi i Rugoves edhe sot e kesajdite Kosova do te ishte pjese e Serbise.

  3. #633
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga kapidani 9 Lexo Postimin
    Do te duronte ai ashtu deri te vdiste ,se nuk e kishte fare te veshtire.Shkonte e vinte kah deshironte ,hante e pinte te gjitha te mirat dhe jetonte ne pallatin e Velanise .Policia serbe e ruante,e priste e e percjellte pa i thene as edhe nje fjale te keqe.Populli vuante dhunen e eger,rrahej ,burgosej,dhunohej,malltretohej e torturohej.Ishte lehte per Rugoven te aktronte presidentin ne rrethana ku ata qe e sigoronin dhe e ruanin ate dhunonin dhe torturonin popullin.
    Çka duroj Rugova? Cili na paska qene ai durimi kolosal i tij kur ate nuk e nguci Serbia fare. Cila eshte lidhja mes "durimit kolosal" te Rugoves UÇK-se?Te jeshe i sigurte se perfillej ai durimi i Rugoves edhe sot e kesajdite Kosova do te ishte pjese e Serbise.

    Historine duhet shikuar si tansi, jo me periudha disa vjeqare. Mu ketu qendron moskuptimi i vepres se Rugoves. Mu ketu qendron edhe moskuptimi i vepres se Adem Demaqit, por edhe i shume patrioteve tjere. Une nuk e di se cfare gjenerate je ti, nuk e di nese ke jetuar ne kohen e Rugoves apo jo. Shume nga kundershtaret e Rugoves, as qe e kan iden se kush ka qene Rugova, flasin ne baze te gazetave dhe ne baze te bindjeve ideologjike dhe partiake. Nuk dua te them se ti je njeri nag ta, une nuk te njof. Ne anen tjeter une kam jetuar ne kohen e Rugoves, por edhe kam vepruar. Ne nje tjeter parti mirepo e njof ate kohe shume mire. Ai populli i shume pervuajtur kam qene edhe une.

    Politika nuk eshte film bardh e zi. Eshte nje pune shume e komplikuar. Politika dhe historia e Kosoves nuk fillon me UCK-ne e as do te mbaroj me te. Eshte e pakuptimt, jo logjike dhe tendencioze, nese lirine te cilen ne sot e gezojme ( pjeserisht ) tja mveshim vetem UCK-se. Ai i cili e bene kete, nuk merr vesh as nga politika, as nga historia as nga paqja e as nga lufta.

  4. #634
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ketu eshte pjese e deklarates se Rugoves dhene ne vitin 2001 ne procesin kunder Millosheviqit.

    Kete deklarate e ka dhene ne prani te Fred Abrahams,Jonathan Sutch.Kjo deklarate eshte dhene si ndihmese prokuroreve te Hages kunder Millosheviqit.

    Pjeset tjera do i postoj kohe pas kohe.

    Nenshkrimet jane te Rugoves,Fred abrahamsit ,Jonathan Sutch,Skender Hysenit dhe perkthyesit Ilir Jakupit

    [IMG][/IMG]

  5. #635
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ja edhe perkthimi ne shqip i deklarates se dr.Rugoves per ministrine e mbojtjes:


    Ministrija e Mbrojtjes

    Ne vitin 1993 ishin disa persona qe mendonin se eshte mire qe te ish-policet dhe ish ushtaraket te organizonin diqka per sigurine tone kolektive.
    Ne mesin e tyre ishin edhe disa qe kishin qene te persekutuar nga regjimi i Beogradit.Shume shqiptare te Kosoves qe kishin njohuri ushtarake dhe ne qeshtjen e mbrojyjes ,jane perndjekur dhe persekutuar nga Beogradi.Shumica nga ta edhe leshuan vendin.
    Viti 1993 ishte viti kur menduam qe te formojme Ministrine e mbrojtjes ,dhe ne vitin 1994 nje force policore ishte formuar.Kjo force ishte formuar nga qeverija,nga LDK-ja dhe partite tjera.Me 1995 shume nga ata u zbuluan dhe u arrestuan.

    Me shume se 200 ish polic dhe ish ushtarak tjere ishin arrestuar dhe vene ne burg.

    Formimi i ministrise se mbrojtjes si strukture mbrojtese kishte per qellim ti mbroje shqiptaret nga sulmet e policise se Serbise,siq edhe ndodhi me rastin e familjes Jashari ne Drenice ne mars 1998.

  6. #636
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Komunikimi politik i Rugovës

    Shkruan: Mark Marku

    Ndër aktorët politikë të botës shqiptare, Ibrahim Rugova, lideri historik i shqiptarëve të Kosovës, është padyshim një nga promovuesit e komunikimit politik modern. Jetëgjatësia e imazhit të tij pozitiv nuk mund të shpjegohet dhe kuptohet pa përmasën komunikuese. Ibrahim Rugova shfaqet si një politikan që e kupton se para së gjithash, suksesi i çështjes që ai përfaqësonte, pra i Pavarësisë së Kosovës, do të varej shumë nga imazhi që populli i Kosovës dhe lëvizja e tij do të krijonte së brendshmi dhe së jashtmi. Ai e dinte se kundërshtarët e tij do të përqendronin tërë arsenalin e një shteti të fuqishëm propagandistik, si ish-Jugosllavia, për ta paraqitur këtë imazh të deformuar para opinionit publik jugosllav dhe ndërkombëtar. Në fund të viteve ‘80, pra në momentin kur nisi aktivitetin e vet LDK-ja dhe Ibrahim Rugova, shteti jugosllav kishte një pozitë ende të fortë ndërkombëtare për shkak të pozicionit të moderuar që kishte mbajtur regjimi jugosllav i Titos gjatë periudhës së luftës së ftohtë. Në ndryshim nga vendet e tjera të bllokut komunist, imazhi ndërkombëtar i shtetit jugosllav ishte pozitiv dhe ndikimi i saj te një sërë aktorësh të rëndësishëm të politikës botërore ishte i konsiderueshëm. Ky ndikim ishte edhe më i madh te grupi i vendeve “të paangazhuara”, grup në të cilin ish-Jugosllavia kishte pasur një rol të dorës së parë. Konfliktet etnike që shkaktuan shpërbërjen e këtij shteti nuk arritën megjithatë ta tronditin plotësisht autoritetin e shtetit, të mbetur jugosllav në arenën ndërkombëtare dhe propaganda serbe e shfrytëzonte me mjeshtëri trashëgiminë pozitive të ish-Jugosllavisë për të zvogëluar efektin negativ të politikës së Milosheviçit. E vetëdijshme për këtë trashëgimi pozitive, kjo propagandë u përpoq të bindte opinionin publik ndërkombëtar se armiqtë e shtetit jugosllav ishin kombet e tjerë të ish-Jugosllavisë, d.m.th. kroatët, sllovenët, boshnjakët dhe shqiptarët, dhe se ishin pikërisht ata që kërkonin t’i jepnin fund eksperimentit multietnik jugosllav. Në përpjekjet për vizatimin e portretit të keq “të armiqve”, portreti më i keq, padyshim u rezervohej shqiptarëve. Ibrahim Rugova që në krye të herës shfaqet me një vizion politik dhe një imazh krejt tjetër nga ai i propaganduar nga kundërshtari. Vizioni politik: rezistenca paqësore. Imazhi: një popull paqësor që kërkon me këmbëngulje, por në mënyrë demokratike, të drejtat dhe liritë e njeriut, një popull që kërkon të drejtën e shkëputjes nga ish-Jugosllavia si të gjithë popujt e tjerë të ish-Federatës Jugosllave. Rugova e di shumë mirë se një imazh dhe një vizion i tillë ishte krejt i përkundërt me stereotipet që kishte krijuar dhe që synonte të krijonte pushteti serb për shqiptarët. Sipas propagandës serbe, por edhe sipas disa prej, stereotipeve mbizotëruese për shqiptarët në Evropë, shqiptarët paraqiteshin terroristë, të paqytetëruar, myslimanë fanatikë. Në shërbim të prodhimit dhe të përhapjes së këtij imazhi ishin mediat e ish-Jugosllavisë, institucionet arsimore dhe kulturore, Akademia e Shkencave të Serbisë, diplomacia me të gjitha institucionet e saj dhe një rrjet i tërë organizmash të tjera qeveritare dhe joqeveritare, që ushtronin veprimtarinë e tyre në ish-Jugosllavi dhe jashtë saj. Zgjedhja e rezistencës paqësore nga ana e Rugovës si rrugë për të mbërritur te Pavarësia ishte një strategji që e befasoi kundërshtarin. Ajo ishte një risi dhe u prit me simpati nga opinioni publik i brendshëm dhe i jashtëm dhe e vuri në vështirësi të mëdha regjimin e Milosheviçit. Ajo u bë edhe më joshëse, pasi kontrastonte shumë me realitetin e një Ballkani të përfshirë nga luftërat dhe konfliktet. Një lëvizje paqësore në një vend që ziente nga konfliktet e armatosura ngjante e çuditshme, por pikërisht për këtë arsye do të tërhiqte vëmendjen e mediave, të diplomatëve, të intelektualëve. Por rezistenca paqësore, përveçse një strategji politike, ishte edhe një operacion imazhi. Duke e hequr pistoletën nga dora e palës shqiptare, ai e bënte më të madh efektin e armës në dorën e palës tjetër, më mizor kundërshtarin, më të dallueshëm fajtorin. Tek e fundit një tablo me dy luftëtarë të armatosur, mund të jetë epike, por e bën të vështirë qëndrimin etik të publikut, ndërkohë që një tablo me dy dyluftues, ku njëri është i paarmatosur e tjetri i armatosur, nuk le vend për dilema. Duke zgjedhur rezistencën paqësore, Rugova kishte shmangur portretizimin e deformuar të tij dhe të lëvizjes së tij, kishte shmangur mundësinë që portretin e tij ta vizitonte pala tjetër në konflikt. Rugova e dinte se komunikimi politik modern ishte jo vetëm komunikim i ideve, por edhe i imazhit. Dhe mbi të gjitha i imazhit. Ai e kishte të qartë se vizioni i tij duhej konkretizuar. Dhe ai i ofron një formë konkrete vizionit të tij politik dhe ky ishte portreti i tij. Intelektuali avangardist i viteve ‘60-‘70, studenti i Roland Bartit, njohësi i mirë i kulturës moderne dhe i asaj shqiptare (studiuesi më i mirë i Bogdanit), shqiptari elegant dhe i brishtë, ishte simboli më i mirë i mundshëm i një kauze radikale, por që synonte të realizohej me një projekt politik paqësor. Bashkimi i këtij vizioni me portretin e tij do të shndërroheshin në përfaqësimin më autentik të rezistencës shqiptare të Kosovës. Nëse NATO, e drejtuar nga amerikanët, nuk e pati aq të vështirë sa ç’pritej për të mposhtur hezitimin e disa vendeve evropiane dhe për të hyrë në luftë kundër ish-Jugosllavisë në vitin 1999, kjo ndodhi edhe falë imazhit të Rugovës dhe lëvizjes që ai përfaqësonte. Imazhi i tij prej njeriu paqësor, i dha formë imazhit të një populli të tërë si një popull paqësor dhe e bëri shumë të perceptueshëm për Perëndimin idenë e një populli të viktimizuar nga barbaria serbe. Nga lëvizjet e shekullit të njëzetë, asnjë prej lëvizjeve nuk ka pasur përfaqësim më modern dhe të menduar se rezistenca e shqiptarëve të Kosovës me Rugovën. Ndikimi i tij në opinionin publik ishte i ngjashëm me ndikimin e Nelson Mandelës. Pasi ofron si vizionin ashtu edhe portretin, ai fillon komunikimin sistematik të këtij vizioni dhe të këtij portreti. Vizioni është i njëjtë, portreti po ai. Rugova e di shumë mirë se që një mesazh të depërtojë në mendjen e njerëzve duhet të jetë i qëndrueshëm në kohë, të ketë koherencë logjike dhe të jetë i thjeshtë. Ai s’pushon së dërguari mesazhin e tij të formuluar gjithherë në të njëjtën mënyrë: Zgjidhja më e mirë e problemit të Kosovës është krijimi i një shteti të pavarur dhe neutral të Kosovës, të hapur si ndaj Shqipërisë ashtu edhe ndaj Serbisë, me një protektorat të përkohshëm civil ndërkombëtar. Ai asnjëherë nuk harronte të theksonte se një gjë e tillë do të realizohej me ndihmën e vendeve evropiane dhe SHBA-së. Përsëritja e të njëjtave mesazhe për gati dhjetë vjet, të vendosura në të njëjtin dekor dhe të shqiptuara nga i njëjti person, i cili gjithmonë shfaqej para mediave me pamje të qetë, me një buzëqeshje të lehtë, me kostumin e zi me kravatë të kuqe, me shallin e mëndafshtë mitik e kishte një funksion dhe funksioni ishte ky: identifikimi i çështjes së Pavarësisë së Kosovës, mes shumë çështjeve të mëdha të pazgjidhura etnike të botës. Rugova me sa duket e ka zgjedhur me vetëdije një formë të tillë të ligjërimit politik. Ai ka një regjistër të kufizuar, por efikas, të zgjedhur në përputhje si me karakteristikat psiko-sociale dhe kulturore të publikut, ashtu edhe me rrethanat e komunikimit. Të shprehurit e tij siç thotë studiuesi, Sabri Hamiti, merr formën e “elipsës”. “Kjo mënyrë komunikimi - thotë Hamiti, në një anë jep mesazhin themelor të pastër e të saktë pa zhurma retorike, nga ana tjetër i jep mundësinë bashkëbiseduesit për të imagjinuar mesazhin e vet plotësues1. Nevoja për qartësi dhe thjeshtësi të mesazhit politik, përveçse nga vetë specifika e komunikimit politik, buronte edhe nga rrethanat e komunikimit. Për një kohë të gjatë, Rugova i përcillte mesazhet e veta politike nëpërmjet konferencave periodike të shtypit dhe nëpërmjet komunikatave të qendrës për informim të LDK-së, duke pasur pak ose aspak media në dispozicion për përpunimin dhe shpërndarjen e mesazheve të veta politike. Pas fillimit të rezistencës paqësore nga ana e shqiptarëve, regjimi i Milosheviçit u përpoq të mbyllte çdo kanal komunikimi mediatik të strukturave të kësaj rezistence me publikun shqiptar dhe me opinionin ndërkombëtar. Kështu më 5 korrik 1990, trupat e posaçme të ushtrisë serbe nxorën me dhunë nga redaksitë e studiot e këtij institucioni 1.300 gazetarë, regjisorë, kameramanë e punonjës të teknikës. Në të njëjtën kohë u pushtuan edhe radiostacionet lokale: në Prishtinë e Prizren, në Pejë e Gjakovë, në Ferizaj e Gjilan, si dhe 2 transmetuesit radiotelevizivë të Kosovës në Golesh e Cvilen. Në të vërtetë sulmet kundër medias shqiptare ishin dendësuar që në javën e parë pas formimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (23 dhjetor 1989). Më 5 shtator u ndalua botimi i gazetës “Rilindja”. Më 22 tetor 1992 u bastis edhe Ndërmarrja e Shitjes e sistemit të Rilindja. Pasuria e saj u grabit. Në të njëjtën kohë u krijua ndërmarrja serbe Panorama. Edhe shtypshkronja Rilindja, në mars 1999, kaloi në pronësi serbe me emrin e manastirit ortodoks Graçanica. Regjimi i Millosheviçit ndaloi edhe revistën “Drita”, të vetmin organ shtypi të kishës katolike shqiptare. Mungesën e mediave ai e përballon me thuktësinë dhe saktësinë e mesazhit. Faktin që mediat janë të kontrolluara nga kundërshtarët e tij, nga serbët, ai e përballon me qartësinë e mesazhit. Vetëm në këtë formë, mesazhi i tij mund të shkonte drejtpërdrejt tek publiku dhe mund zvogëlohej mundësia e manipulimit të tij. Komunikimi politik i Rugovës është një dukuri për t’u studiuar. Ai është komunikim që mbështetet njëherësh në imazhin dhe idenë. Ligjërimi i tij politik është i kursyer, por efikas. Rugova dinte të përdorte mirë fjalët, por akoma më mirë heshtjen. “Heshtja - thotë një studiues italian - ka një rol të madh në komunikim. Ajo ndihmon në kuptimin e të thënës, në diferencimin e kuptimeve”2. Përveç kësaj, heshtja funksionon nganjëherë si një fushë kuptimore e hapur ndaj çdo interpretimi. Në njëfarë mënyre, ajo është si faqja e bardhë që i lihet në dispozicion lexuesit në fund të librit për t’u mbushur nga vetë lexuesi. Por heshtja dhe fjala te Rugova kanë të bëjnë para së gjithash me sensin e masës. Ai e kishte të zhvilluar me tepri sensin e masës dhe kjo e bënte atë të ishte i dëgjueshëm, si nga populli i tij, ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar. Sensi i masës reflektohet në regjistrin e komunikimit, në komunikimin joverbal, në veshje, madje edhe në shfaqjet dhe në qëndrimin e tij publik. Tek sjellja politike e Rugovës mishërohen dy parime themelore të komunikimit publik, të artikuluara nga Gofman në librin e tij, “Mënyrat e të folurit”: a) Kur je në plan të parë mos qëndro në këtë pozicion as shumë, as pak dhe, b) ndrydhe brenda vetes çdo formë armiqësie. Çdo kërkesë duhet shtruar me takt3 Pak nga pak, ai u shndërrua në ikonë dhe komunikimi i tij politik mori përmasat e komunikimit religjioz. Në vitet e fundit, ai mori përmasat e një lideri shpirtëror fetar: populli e adhuronte dhe i bindej deri në vetëmohim, të huajt e kishin pikë të vetme referimi, opinioni politik ndërkombëtar e identifikonte një popull të tërë me imazhin e tij. Ligjërimi i njëtrajtshëm formal dhe përmbajtësor i dhanë çështjes së Kosovës trajtën e një dogme fetare dhe liderit të saj pamjen e liderit të një feje të re. Kjo qe arsyeja pse ai qëndroi kaq gjatë në politikën e një vendi dhe që mbijetoi tre periudhave të vështira, që të gjitha së bashku përbëjnë një sprovë të madhe të personalitetit politik: diktaturën komuniste, represionin dhe gjendjen e luftës, demokracinë.

  7. #637
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Nje Pacifist per ate kohe,nje jargavan i kohes.
    Pikerisht ky qyrraveci Rugova apo kufoma e gjalle jepte perkrahje ne Albania.
    Dhe serbeve ju konvenonte.
    Nje surrat ***,i peshtire.
    Mendimi im.
    ...mendim i pastert....qysh i ka hije nji shqiptari...

  8. #638
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Rugova ishte anti-kombetar
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #639
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    apet e celet temen e coftines

    mshelnje se po i vjen era.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #640
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ....ky i pa ftyri nuk la prag shtepije t'shqiptarit pa e perqar....

    ...arom njeri ska permbajt....

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •