Agjencitë botërore dhe TV përkujtojnë Presidentin Rugova si luftëtar i paepur për pavarësi
Prishtinë, 21 janar - Të gjitha agjencitë më të njihura botërore sjellin si lajm të parë në edicionet e tyre vdekjen e Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke përkujtuar se Presidenti Rugova ishte lider i paepur për shumë vite në përpjekje të popullit të Kosovës për pavarësi. Shumica e agjencive botërore përkujtojnë se ai ishte nga të parët që u ngrit kundër shtypjes nga regjimi serb në Kosovë në fillim te viteve të nëntëdhjeta. .
Agjencia Rojters thekson se Rugova ishte "ikonë e popullit shqiptarë në përpjekje për pavarësi" dhe shton se vdekja e tij do të ndikojë në procesin e filluar për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Duke përkujtuar se Presidenti Rugova ishe figura më e ndritur në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës, rrjeti televiziv CNN, përkujton se Presidenti Rugova ishte lider i moderuar i shqiptarëve dhe përveç kontributit të tij për Pavarësinë e vendit, ai po ashtu kishte dhënë kontribut të madh në evitimin e konflikteve brenda lidershipit shqiptar. CNN po ashtu përkujton e Rugova u kishte shpëtuar dy atentateve.
Agjencia AFP thekson se Rugova shihej si "babai i kombit" dhe kishte mbajtur marrëdhënie të ngushta me Perëndimin, posaçërisht me Uashingtonin. Kjo agjenci thekson se, edhe pse Rugova nuk ishte i etur për mirënjohje, ai kishte marrë një numër të madh sosh nga organizata ndërkombëtare, përfshirë Çmimin Saharov për liri në vitin 1998.
AP-ja thekson se Rugova ishte mishërim i shqiptarëve për pavarësi nga Serbia dhe që në fillim të viteve 90-ta u vu në krye të një lëvizjeje të padhunshme për pavarësinë e vendit të tij. Edhe AP thekson se vdekja e Rugovës do të shkaktojë një zbrastësi të madhe në procesin për zgjidhjen e procesit të Kosovës, ngase, si] thekson kjo Agjenci "Asnjë politikan tjetër në Kosovë nuk është respektuar dhe nderuar sa Rugova". AP thekson se falë politikës së tij, Rugova kishte fituar respekt të madh ndërkombëtar.
BBC-ja thekson se Rugova kishte një vizion të qartë për të ardhmen e një Ballkani të ri dhe vdekja e tij do të jetë një sfidë për rajonin, duke e përkujtuar se Rugova bëri një kthesë të madhe pasi fitoi zgjedhjet pas lufte u bë President në zgjedhjet e njohura ndërkombëtarisht.
Krijoni Kontakt