Close
Faqja 3 prej 206 FillimFillim 123451353103 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 2056
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Presidenti Rugova u nderua me mirënjohje nga Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut

    Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese. Me rastin e pranimit të mirënjohjes, presidenti Rugova tha se ky është një nder i madh për të dhe për popullin e Kosovës, si dhe është shenjë e përkrahjes së pavarësisë e demokracisë së Kosovës.

    Këshilli i qytetit të Nju Jorkut kishte autorizuar Elmi Berishën, përfaqësues i presidentit Rugova në zyrën e senatorit Bob Dol në Nju Jork, që t'ia dorëzonte këtë mirënjohje presidentit Rugova. Në letrën e nënshkruar nga kryetari i Këshillit të qytetit të Nju Jorkut, Gifford Miller, ndër të tjera thuhet se Ibrahim Rugova është prani dinamike në jetën intelektuale dhe shoqërore të vendit të tij, Kosovës.

    Është dijetar i letërsisë, studiues dhe pikëvështrimet depërtuese të dr. Rugovës si dhe përkushtimi i tij ndaj çështjeve të drejtësisë sociale kanë qenë më rëndësi themelore për zhvillimin dhe pavarësinë e Kosovës. "Jemi shumë krenar që nderojmë dr. Ibrahim Rugovën për kontributet të qëndrueshme për jetën politike të vendit të tij, Kosovës, si dhe për arritjet dhe karakterin e tij në jetë që pasqyron më të mirën tek njerëzit"thuhet në letrën e Këshillit të qytetit të Nju Jorkut.

    RTK
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2013 më 14:20
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Arb për postimin:

    Bajraku (26-05-2015)

  3. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Presidenti i Republikës se Kosovës Dr. Ibrahim Rugova

    Biografi e shkurtër

    Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë.

    Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.

    Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.

    Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare.


    Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984.

    Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

    Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

    Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut.

    Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

    Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

    LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.

    Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

    Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

    LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.

    Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

    Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.


    Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

    - Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.

    - Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.

    - Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

    - Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

    - Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë.

    - Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004. Bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:

    - Mbreti i Spanjës Huan Karlos, - Helmut Kol, - Ronald Regan-i, - Oto fon Habsburg dhe - Emil Konstantinesku.

    - Në vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i cili ishte për një vizitë lamtumirëse te Presidenti i Kosovës ditën e hënë më 16 shkurt 2004, ia dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).

    “...Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara.” (znj. Kethrinë Bejkër Noll)

    - Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.

    "Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".

    "Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet". (Z. Oto fon Habsburg)

    - Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2013 më 14:20

  4. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51
    LAUDATIO PËR PRESIDENTIN IBRAHIM RUGOVA

    Nga Bardhyl Metaj
    Sep 8, 2005, 11:20


    Ibrahim Rugova, Presidient i Kosoves
    „Süddeutsche Zeitung”: “E çuditshme! Në Kosovë ishte edhe dikush –apojo? Ishte edhe një personalitet - i cili paraqiste figurën Qendrore të Kosovës! Dhe i cili nuk mungonte asnjëherë, në asnjë fotografi nga Kosova, në asnjë lajm e pankartë të demonstratave Kosovare...Po sot, ku është Dr.Ibrahim Rugova, Gandi i Ballkanit dhe Presidenti i shqiptarëve të Kosovës?”... Ai i cili qysh atëherë, më 1991, kërkonte një protektorat të OKB-së dhe prezencë të NATO-s në Kosovë...një demilitarizim të Kosovës...një Kosovë të Pavarur dhe Neutrale...”dhe ku është personaliteti, i cili gjatë Procesit të Dejtonit, tentonte që t’i mobilizonte për çështjen e Kosovës fuqitë e Mëdha Perëndimore...dhe të cilit, Amerikanët, qysh atëherë (Konferenca e Dejtonit) i premtuan – se fill pas “Konferencës së Dejtonit”, ”do të jeni Ju Kosovarët, çështje qëndrore në agjendën e Perëndimorëve (...),
    “Ku është Dr. Ibrahim Rugova, Gandi i Ballkanit dhe Presidenti i shqiptarëve të Kosovës?”, shpaloste dilemat dhe pyeste plot brengë e përditshmja autoritative gjermane “Süddeutsche Zeitung”, në komentin qendror të saj, të shkruar nga nënkryetarja e Bundestagut (Parlamentit) gjerman, Dr. Antje Vollmer!
    Duke portretizuar figurën e Presidentit të Kosovës, të cilin së fundi edhe Reuters, sikurse edhe çdo agjenci e gazetë ditore apo javore, radio e televizion ndërkombëtar e vendor - në lajmin trishtues mbi sëmundjen e tij rëndë, e portretizojnë, si ikonë (“leitfigur”) e simbol të luftës së kosovarëve për Pavarësi – Zonja Antje Vollmer, shkruan më tutje: ”Përkundër paraqitjes së tij të butë e të thelluar në mendime – imazh të cilin e kultivon gjatë prezantimeve të tij – Ai (Rugova) konsiderohet, ndërkaq, si shumë kokëfortë dhe i palëkundshëm në atë, që e ka përcaktuar për qëllim dhe cak të njohur të tij...është shumë karizmatik, flet me zë të ultë dhe duket pothuajse i marrshëm dhe i largët... pothuaj edhe qiellor, të lë përshtypjen sikur të ishte nga një botë tjetër...por, njëkohësisht, shumë i fuqishëm, gjithherë i pathyeshëm dhe i pa zbrapshëm në synimet e tij...”.
    “Për dhe rreth tij, bashkohen e ndahen shpirtrat dhe mendjet”, vazhdon komentin dhe portretizimin nënkryetarja e parlamentit gjerman. “Por autoriteti i tij (Rugovës) njëkohësisht është garanci - e një dhjetëvjetëshi të pacifizmit e mosdhunës së shqiptarëve të Kosovës, të cilët, tradicionalisht janë çdo gjë tjetër - por jo edhe pacifistë! Dr. Rugova, nuk preokupon vetëm fantazinë e bashkëkombësve të tij, por ka irrituar edhe shumë bashkëbisedues perëndimorë! Ai synonte, që nga fillimi i veprimtarisë së tij politike, një status të njëjtë të Kosovës me atë të Sllovenisë dhe Kroacisë...ndërkohë që, qëllimi dhe strategjia e bashkëbiseduesve të tij perëndimorë, ishte (gjatë kohë) ruajtja e ish-Jugosllavisë...”
    Kështu shkruante nënkryetarja e Parlamentit Gjerman, qysh më 19.06.1999, në një editorial të saj të botuar në të përditshmen autoritative gjermane „Süddeutsche Zeitung”, shkrim ky që në të vërtetë sublimon e përmbledhë ate që po emitojnë të gjitha mediat për personalitetin e Presidentit Rugova, pas mesazhit të tij drejtuar popullit të Kosovës dhe opinionit ndërkombëtar.
    Vetëm pak ditë më vonë, do t’i jepet nderi nga Qeveria Gjermane, pikërisht kësaj zonje që më 15 gusht 1999, t’i dhurojë Presidentit të Kosovës, z. Ibrahim Rugova, çmimin e mirënjohur ndërkombëtar gjerman për tolerancë, të qytetit Münster - me ç’rast ajo do të shtrojë dilemën me të cilën, fatkeqësisht, po ballafaqohemi ne Kosovarët sot:
    Posibiliteti i mungesës së tij në jetën politike të Kosovës.
    Mungesa eventuale e personalitetit të tij, i cili autoritetin e tij politik ndërkombëtar dhe kombëtar e ka krijuar ekskluzivisht duke ndërtuar e promovuar identitetin politik-shtetëror kosovar, si dhe duke ruajtur e ndërtuar “unitetin dhe konsensusin demokratik e institucional” të Kosovës e Kosovarëve – por, pa sulmuar në asnjë rast, asnjërin prej oponentëve të tij jo të paktë politik, në Kosovën e 16 viteve të fundit, nuk ka sesi të mos vërehet e ndihet.
    Personalitetit të tij duhet t’i falënderohen në heshtje, ndoshta edhe publikisht, edhe shumë “publicistë”, “analistë”, “ekspertë”, e një dorë politikanësh kosovarë, të cilët duke kritikuar Rugovën, më të drejtë e pa të padrejtë, me vend e pavend...kanë krijuar njëfarë soj profili identifikues politik. Pa këtë parashenjë - anti-Rugovë - një pjesë syresh zor se do të kishte apo do të ketë çfarë t’i thotë a sjell politikës kosovare në të ardhmen e saj.
    Në përfundim të kësaj që po e quajmë “Laudatio për Presidentin Ibrahim Rugova”, më duhet të shtoj se, marshi i tij në historinë diplomatike shqiptare, veçanërisht historinë e Kosovës, e ka forcën e fenomenit i cili ndanë historinë e Kosovës – në dy pjesë...në atë para dhe pas tij.
    Nuk jam i sigurtë, ndërkaq, nëse njerëzit e mëdhenj i bëjnë Kohërat e Mëdha, apo anasjelltas, Kohërat e Mëdha i nxjerrin në sipërfaqe njerëzit e mëdhenj, por e di se Presidenti Ibrahim Rugova është krijues e bir i Kohërave të Mëdha... pjesa e tyre më e devotshme dhe më origjinale.
    Urimeve të shumta të cilat po i arrinë Presidentit Rugova i bashkohet edhe ekipi i gazetës JAVA. Ndoshta këtë e shpreh mirë edhe Kryeministri i sapozgjedhur i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha: “Ndihma e Zotit, guximi me të cilin ju po i qëndroni sëmundjes, mbështetja dhe përkujdesja e madhe familjare dhe më gjerë, mjetet e shkëlqyera të mjekimit, misioni i madh që keni për të përmbushur, kemi bindjen se të gjitha këto së bashku do ta mposhtin këtë proces dhe shërojnë atë".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2013 më 14:20

  5. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

  6. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51
    Ndryshuar për herë të fundit nga inan : 05-12-2005 më 22:10

  7. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51
    Fon Habsburg: Rugova punoi që liria e popullit të Kosovës të realizohet nëpërmjet Evropës së bashkuar

    Atverpen/Bruksel, 2 shkurt 2004 -

    Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar dje pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës.

    Ky është grupacion i figurave më ememinente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.

    Në traditën 43-vjeçare me këtë titull janë nderuar personalitete si ish-kryeministra apo ish-presidentë, ish-ministra.



    Ndërkaq, kësaj radhe me këtë titull u nderuan ish-kryeministri belg Zhan-Lyk Dean, gazetari francez David Geta, ish-presidenti i Komisionit Evropian Gaston Tom dhe Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

    Duke prezentuar Presidentin e Kosovës, deputeti shumëvjeçar evropian Oto fon Habsburg, tha se e di se sa e vështirë ka qenë për Ibrahim Rugovën që të kryejë misionin e tij, sepse shumë nga personalitetet politike perëndimore nuk e kuptonin atë dhe nuk e kuptonin as mesazhin e tij. Madje ata e kanë trajtuar shpesh si lypës të padurueshëm kur ai kërkonte në emër të popullit të Kosovës lirinë, tha Habsburg.

    Pastaj ai dha shembuj nga tmerret e regjimit të Beogradit që ka ushtruar mbi popullin e Kosovës, duke theksuar se këto tmerre njihen shumë pak dhe se në atë kohë Presidenti Rugova kërkonte t'u jipej fund këtyre tmerreve. "Dhe ai kishte të drejtë.

    Ai vazhdoi që të përfaqësonte me dinjitet patriotët e Kosovës deri në atë pikë sa personat që e njihnin dhe që ishin marrë me Kosovën e quanin 'Gandi i Evropës", Tha Oto fon Habsburg.

    Duke folur më tutje për figurën e Ibrahim Rugovës, zoti Habsburg tha se ai vazhdon të punojë dhe të mbështesë lëvizjen evropiane, pas mendonte se liria e popullit të tij, do të ishte e mundur vetëm nëpërmjet krijimit të një Evrope të bashkuar. "Ka shumë që nuk e kanë kuptuar, apo e kanë keqintepretuar, duke u ndalur thjesht te fakti që Rugova është mysliman.

    Por ai që në fillim përfaqësoi një nga idetë më të vështira për t'u realizuar në një pjesë të globit, që është doktrina e Evropës së bashkuar", tha z. Habsburg dhe vazhdoi: "Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".

    "Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjeherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet", tha ai.

    Në fund të fjalimit të tij, Oto fon Habsburg tha: "Mesazhi është që në një zonë nga më kritikët në Evropë, ne kemi një njeri tek i cili kemi besim. Sakrifica e gjithë jetës së tij nuk ka shkuar huq. Zoti e ka krijuar njeriun me imazhin e tij dhe duke ndjekur parimin e feve tona monoteiste, ne do të arrijmë që të ndërtojmë një Evropë të bashkuar, vëllazërore dhe tolerante, duke jetuar në paqe".

    Në fund të fjalimit të zotit Babsburg për figurën dhe personalitetin e Ibrahim Rugovës, në sallën e mbushur me personalite evropiane shpërthyen duartrokitje të gjata, ku kishte edhe shumë shqiptarë, të cilët ngritën flamurin shqiptar, duke e shoqëruar Senatorin shqiptar të nderuar të Evropës edhe në dalje të Pallatit të kongreseve të Atverpenit.


    Ibrahim Rugova: Kosovës i është hapur perspektiva e një kombi të lirë për integrime perëndimore

    Presidenti Rugova, i shoqëruar me duartroktije të gjata nga të pranishmit, duke u falenderuar për titullin që iu dha nga Senati Evropian, tha se ky është një nderim i madh për të, për Kosovën dhe për popullin e saj. Në vazhdim ai foli për rrugën që kaloi Kosova në historinë më të re të saj, sidomos për vitet '90, kur u themelua lëvizja për liri, pavarësi e demokraci.

    Bartëse kryesore ishte Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK, 1989) si parti e parë demokratike në botën shqiptare dhe në këtë pjesë të Evropës e të botës, kur filloi rënia e komunizmit dhe në kohën e shembjes së Murit të Berlinit, tha Presidenti Rugova, duke theksuar se "kjo lëvizje u krijua në kohën kur Kosova ishte në sulm të egër të Beogradit për ta dominuar dhe për ta shkatërruar kombin shumicë të saj shqiptarët". Në vazhdim të fjalës së tij, Presidenti Rugova tha:

    "Ne ndërtuam këtë lëvizje paqësore për liri, pavarësi e demokraci për të mbrojtur ekzistencën tonë nacionale, vlerat tona dhe vlerat njerëzore të një populli. Në ndërkohë ne ndërtuam edhe strukturën shtetërore të Kosovës, përmes akteve madhore, siç ishin Deklarata e Pavarësisë (korrik '90), Kushtetuta e Republikës së Kosovës (shtator '90) si dhe Referendumi për Pavarësinë e Kosovës (shtator '91).

    Në vitin 1992 ne i organizuam zgjedhjet e para të lira presidenciale e parlamentare me qëllim të funksionimit demokratik të institucioneve tona. Kështu shteti ynë filloi të funksionojë në të gjitha fushat e jetës. Në botë ky shtet filloi të njihet si 'shtet i shqiptarëve të Kosovës', 'shtet paralel' i Kosovës. Ky është kontributi ynë në lëvizjet e popujve për liri e pavarësi", nënvizoi Dr. Rugova.

    - Në vitin 1998, kur lëvizja jonë u forcua dhe shteti ynë afirmohej gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare, - tha Presidenti Rugova - Beogradi vendosi ta shkatërrojë me sulm të armatosur, duke shkaktuar masakra e shkatërrime masive.

    Mirëpo, tha ai, bashkësia ndërkombëtare, doli në mbrojtje të popullit të Kosovës, në radhë të parë SHBA dhe BE. Dhe me ndërhyrjen e NATO-s u ndërpre dhuna, masakrat, gjenocidi dhe eksodi ndaj popullit të Kosovës dhe Kosova u bë e lirë më 12 qershor 1999.

    Duke folur për Kosovën e pasluftës, Presidenti Rugova tha se "për katër vjet e gjysmë në liri Kosova ka bërë një progres të madh në të gjitha fushat e jetës". "Ishin këto vite të forcimit të lirisë, të sigurisë, të ekonomisë dhe të demokracisë. Institucionet e Kosovës të themeluara në bazë të zgjedhjeve nacionale të vitit 2001 funksionojnë me sukses".

    Ndërkaq, duke folur për objektivat e institucioneve të Kosovës, Dr. Rugova veçoi zhvillimin ekonomik, privatizimin, sigurinë për investime dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë si dhe integrimin dhe mbrojtjen e grupeve etnike, apo minoriteteve në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës.

    Ai veçoi progresin e arritur në fushën e ekonomisë, ku siç tha, sektori privat është mjaft i gjallë dhe dinamik. "Kosovarët kanë një shpirt ndërmarrës dhe ndërtues për jetën dhe vendin e vet", nënvizoi Presidenti Rugova.

    Në vazhdim të fjalës së tij Presidenti i Kosovës, tha se ai punon dhe insiston për njohjen formale e më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.

    "Pavarësia do t'i përshpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do të qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës si dhe popullin e Kosovës", tha Dr. Rugova, duke nënvizizuar se "një Kosovë e pavarur, demokratike e paqësore e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA, është vullneti politik i popullit dhe i qytetarëve të vendit tim".

    Po ashtu tha se do të punohet që Kosova të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.

    Në këtë proces të progresit të Kosovës, ai tha se institucionet vendore po punojnë me UNMIK-un për bartjen e kompetencave tek institucionet shtetërore të Kosovës, që ato të jenë më efektive. Në vazhdim Presidenti Rugova tha:

    "Në këtë ceremoni solemne dëshiroj të theksoj se ne gjithnjë duhet të bëjmë përpjekje që problemet t'i zgjidhim me mjete paqësore e politike, por kur kjo nuk është e mundur, atëherë lufta apo intervenimi në emër të paqes e të vlerave njerëzore e demokratike është çështje e drejtë. Shembulli i vendit tim e tregon këtë më së miri. Kështu sot, pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosovës i është hapur perspektiva e brendshme dhe perspektiva e një kombi të lirë për integrime europiane e perëndimore.

    Po ashtu dëshiroj të them se perspektiva e Evropës është respektimi i të gjithëve dhe integrimi i të gjithëve në një bashkësi të kombeve të lira duke përfshirë edhe vendin tim Kosovën", theksoi Dr. Rugova dhe përkujtoi me këtë rast bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë gjatë një dekade, Profesor Fehmi Aganin, si dhe shumë aktivistë të tjerë që u vranë, të cilët i cilsoi "burra të çmuar të lëvizjes sonë për liri, pavarësi, paqe e demokraci të Kosovës".

    Duke i falenderuar edhe njëherë senatorët e pranishëm evropianë për titullin e akorduar, Presidenti Rugova tha se kjo "është mirënjohje për mua dhe për vendin tim".

    "Le të jetë shenjë pozitive se vendi im së shpejti si vend i pavarur do të gjendet edhe formalisht në familjen e madhe evropiane, aty ku e kishte vendin gjithmonë, sepse Kosova e sotme është Dardania centrale antike iliro-shqiptare, pra, Dardania e Justinianit, vend i një civilizimi që qëndron në themelet e civilizimit modern evropian e perëndimor".

    Ndërkaq, në fund të fjalës së tij, Presidenti Rugova tha:

    "Duke pranuar titullin Senator Nderi i Evropës, Ju premtoj se do të punoj me të gjitha fuqitë e mia në të mirën e vendit tim, në të mirën e popujve evropianë dhe në të mirë të miqësisë me SHBA dhe me popujt e tjerë të botës dhe për forcimin e paqes dhe të lirisë në botë".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2013 më 14:20

  8. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Rugova ikonë e aspiratave 15-vjeçare të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi



    Agjencia britanike e lajmeve Rojters shkruan gjerësisht për Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, me të njoftuar lajmi se vuan nga një sëmundje e rëndë.

    - Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ikonë e aspiratave 15-vjeçare të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi, deklaroi dje se tek ai është diagnostifikuar kanceri në mushkëri, vetëm disa javë para fillimit të bisedimeve për pavarësimin e Kosovës.

    Por, Rugova, i cili javën e kaluar qëndroi në një spital ushtarak amerikan në Gjermani, theksoi se mjekët atje i kanë thënë se gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar dhe se ata janë optimistë se ai do të këndellet.

    Ai nuk përmendi mundësinë e dorëheqjes së tij eventuale nga funksioni i kryetarit.

    "Mjekët kanë thënë se unë kam një kancer të lokalizuar të mushkërive", tha Rugova 60-vjeçar, dukshëm i thyer, në fjalimin televiziv drejtuar opinionit në Kosovë, i cili ishte xhiruar më herët.



    "Me vullnetin e Zotit, unë do ta tejkaloj edhe këtë betejë dhe do të vazhdoj të punoj për njohjen e shtetit tonë, Kosovës", shtoi ai më tutje.
    __________________________________________________ ___

    Mos i mbyllni syt perball te vertetes,perkunder urrejtjes...!!!
    Ja si vleresohet Presidenti RUGOVA nga bota, e ne ???

  9. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Shume,shume eshte i madhe Ai

    megjithate ja si e mbrojti Presidenti Rugova UÇK-ne ne Hage kur deshmoi kunder sllobes,a thu a mund te kene ndikim fjalet e shqiptarit me autoritativ dhe me me ndikim ne bote edhe ne proceset kunder luftetarve te UÇK-se vleresoni ju???



    Mej : Pyetrja ishte kështu: A ishte UÇK-ja kryesisht një grup i grupeve pa lidhje, pa komadë të njësuar. A mund të na thoni gjë Z. Rugova.?

    Dr. Rugova: Ju lutem, në fillim ato kanë qenë grupe që janë organizuar për mrojtje dhe siguri dhe ka qenë shumë vështirë që të hyjnë, që të jenë në një komandë si ushtri e rregullt apo diçka tjetër, por me kohë janë unifikuar dhe kanë psur një komandë të përbashkët . Kjo është përshtypja ime.

    Millosheviq: A është e saktë se këta ishin të gjithë kriminelë të cilët ishin të financuar, të stërvitur dhe të mbështetur nga sherbime të huaja, kryesisht gjermane, ishte sherbimi sekret gjerman.

    Dr.Rugova Jo, jo ju lutem.

    Millosheviqi:A ishte UÇK-ja një organizatë terroriste?

    Dr. Rugova: Jo nuk ishte, por ishin njerëz që kanë reaguar ndaj dhunës dhe represionit shumëvjeçar në Kosovë. Pra qëllimi i tyre ishte të arrihet liria, të mbrohen njerëzit, pra ky ishte qëllimi i tyre.

    Millosheviqi Z. Mej, pasiqë ju mua po më tregoni që të mos mbaj fjalim, ju lutem sihurohuni që deshmitari mos të mbajë fjalim, por tu përgjigjet pyetjeve të mia.

    Mej: Nuk ka nevojë për fjalime, por t’i kishit pyetjet e shkurtëra , atëherë edhe përgjigjet do të kishin qenë të shkurtëra.

    Millosheviq: Në këto pyetje ai mund të përgjigjet me po ose jo. Pra ai po thotë ko nuk ishte organizatë terroriste dhe pastaj po mban një fjalim për ata që ishin çlirimtarë apo ku di unë që nuk ishte fare e domosdoshme. Megjithatë, unë tani do t’ju lexoj një citat e ju do të më thoni a është e saktë apo jo. “UÇK-ja ishte një përzgjedhje grupesh duke përfshirë gangsterët, mercenarët, fashistët, bile edhe njerëz që pretendonin që ishin ithtarë të udhëheqjes marksisite të Shqipërisë së Enver Hoxhës. Titulli është “Solider of mission”. A është I saktë ky përkufizim?

    Dr. Rugova: Jo

    Gjkatësi: Kush është autori i saj?

    Millosheviq: Është 25 prill data, tani unë do të tregoj vitin, 25 prill ‘pp. Gaj Wilson.

    Mej: Ju lutem të më jepni burimin para se të citoni diçka. Është e drejtë e deshmitarit si dhe është një domosdoshmëri.

    Millosheviqi: Jo nuk e kuptoj që qenka e drejtë e deshmitarit. Tani unë mund të bëjë një kundërpyetje. Çështja e kundërpyetjes është që të tregoj a është ky përkufizim i saktë apo jo.?

    Dr. Rugova: Jo ato janë shkrime gazetash.

    __________________

  10. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Pse z. Rugova nuk shkon në Shqipëri?

    Pse z. Rugova nuk shkon në Shqipëri?





    Një shkrim i z. Godo mundohet të ngreje një pyetje: Pse z. Rugova nuk vjen në Shqipëri?

    Nuk e di nëse z. Rugova do i pergjigjet z. Godo, i cili ka zgjedhur çuditërisht gazetën "Koha Jone" për të publikuar shqetësimin e tij, kur dihet roli i kësaj gazete në ngjarjet e 1997-s. Por këto ditë, pas një interviste në gazetën "Bota Sot", Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova ka sqaruar ndërmjet tjerash se, Kosova ka mundësi që të dalë me një flamur të saj, i cili do ketë edhe një himn tjetër, nga ai që ka flamuri i sotëm shqiptar.

    Në pamje të parë, kjo gjë duket disi ekstreme, dhe nuk ka dyshim që do priten reagime të ndryshme në këtë drejtim, por nëse i shohim gjërat në një prizëm më të gjërë, atëherë e kuptojmë që, nëse Kosova do jetë shtet në vete, asaj i duhet të ketë shenja të veçanta dalluese, përfshirë këtu edhe flamurin dhe himnin kombëtar - ndonëse ne jemi në fakt i njëjti komb. Kosova përpiqet tashmë të krijojë një identitet të vetin, i cili duhet të jetë larg imazhit të keq, që Shqipëria ka dhënë në 50 vjetët e komunizmit dhe në këto vitet e fundit të tranzicionit demokratik, ku shteti shqiptar u thye në kurriz nga bandat politike greko-komuniste të armatosura më 1997.

    Janë pikërisht këta terroristë politikë të reformuar (sa të jenë në pushtet, se kur janë në opozitë kthehen në antikushtetues), që sot vazhdojnë ta mbajnë peng Shqipërinë, nën një tutelë të kuqe, pa asnjë prespekivë të hapur e demokratike. Ndoshta kësaj ia ka frikën Presidenti Rugova, dhe nuk është për t'u çuditur, pse z. Rugova nuk shkon në Shqipëri. Nga ana tjeter, të gjithë e morëm vesh se delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga kryeministri Rexhepi dhe i ftuar nga shteti shqiptar për të festuar festën e Flamurit, u poshtërua paskajshmërisht, kur nuk u prit as në aeroportin e Rinasit nga administrata protokollare e Ministrisë sonë të Jashtme. Po të ishte edhe z. Rugova me këtë delegacion, atëherë do bëhet pyetja: A mos vallë presidenti Rugova ia ka për borxh këtë papërgjegjshmëri ekstreme shtetit të sotem shqiptar, për një fyerje kaq banale ndaj përfaqësuesve të Kosovës? Jo, Rugova nuk jua jep shancin ta fyeni zotërinj të ministrisë së jashtme shqiptare, se ai është paksa më largpamës se ju!

    Ky rast pa precedent, në radhë të parë nuk është traditë shqiptare dhe nuk mund të justifikohet me pushimin e dy zyrtarëve nga puna, të cilët në fund të fundit marrin urdhëresë kur duhet të presin apo përcjellin zyrtarisht dikë. Por përsëri nuk duhet të çuditemi nga nomeklatura e kuqe e sotme në Shqipëri, që veç shqiptarë nuk dinë të jenë. Mos ndoshta fyerja e fundit ndaj delegacionit kosovar, fsheh ndonjë pabesi të radhës nga vizita e z. Meta në Beograd? Apo mos ndoshta qeveria serbe po mundohet të përdorë sot si kalë troje shtetin e pamoral të sotëm shqiptar, që të minojë rrugën e Kosovës drejt pavarësisë?... Dhe pasojat nga të përgjëruarit e sllavëve në Shqipëri tashmë dihen...

    Dihet gjithashtu se është meritë e shqiptarëve të Kosovës, e përjekjeve dsa vjeçare të LDK-së dhe të lidërve të saj, e sidomos e z. Ibrahim Rugova, që Kosova mundi të çlirohej nga serbët me ndërhyrjen e NATO-s, dhe po ecën më e sigurtë se asnjëherë, drejt pavarësisë së saj. Sa punë bëhet realisht nga shteti i sotëm shqiptar, që këto aspirata për liri e pavarësi, të ushqyera ndër dekada nga popullsia shqiptare e Kosovës, të mbështeten diplomatikisht hapur e me guxim, për të drejtën e patjetërsueshme të popullit të Kosovës, që të jetojë i lirë? Pse duhet të bëhemi pre e mendimit për "Shqipëri të madhe" apo terma të tjerë dashakeqës, që janë pjellë e kuzhinës anti-shqiptare e shoviniste serbe e greke? Shqiptarët nuk kanë pse të tregojnë takt në mbrojtjen e të drejtave të veta fundamentale, pasi kjo e drejtë njihet ndërkombëtarisht. Dhe mbrojtja hapur e të drejtës së Kosovës për pavarësi nuk përbën aspak precedent për t'u kritikuar, përkundrazi, kjo është një shenjë e një civilizimi të lartë dhe e një respeki të merituar, që duhet të tregojmë për vetveten.

    Kosova ka zgjedhur tashmë vetë rrugën e saj për një shtet të pavarur. Këtij obcioni duhet t'i përmbahet secili prej nesh që mendon demokratikisht, pasi kjo është zgjedhja e popullit të Kosovës në referendumin e tij për pavarësi. Janë liderët e sotëm të Kosovës, ata që përcaktojnë normat shoqërore, simbolet kombëtare dhe rrugën nëpër të cilën do kalojë pavarësia e Kosovës, e cila nuk duket se do jetë më tepër e gjatë. Kushtet janë pjekur tashmë, dhe Kosova ka dhënë prova të mjaftueshme se është e aftë të qëndrojë në këmbë si shtet i pavarur.

    Presidenti Rugova e di fort mirë se ku i ka miqtë e tij, ai nuk ka ngurruar dhe nuk do ngurrojë asnjëherë t'i pyesë miqtë e tij e të Kosovës për ndihmë, nëse e sheh të arsyeshme. Ndoshta kështu ka bërë edhe para se të vendoste, që ta festonte ditën e flamurit në Prishtinë. Por z. Rugova nuk do prishet me popullin shqiptar të Shqipërisë, sepse ata sot vazhdojnë të jenë të uzurpuar që nga viti 1997 nga bandat anti-shtet. Socialistët shqiptarë, duhet në radhë të parë, të mësojnë të respektojnë normat demokratike të një shteti të lirë, dhe rotacionin demokratik në bazë të votave të lira të zgjedhësve, atëherë të kërkojnë që dikush tjetër t'i respektojë ata. Nuk ka dyshim, që marëveshja e fundit pozitë-opozitë është një fillim i mirë për qetësimin e politikës shqiptare në përgjithësi, por nuk duhet harruar se kjo është vetëm fillimi. Duhet një punë e madhe që Shqipëria të ndërtojë vlera demokratike përkundër anti-vlerave të deritanishme. Dhe kjo mund të fillojë vetëm me zgjedhjet e ardhëshme, ku do mund të dëshmohet se votat e lira të zgjedhësve do respekohen, ashtu siç ka ndodhur edhe në Kosovë.

    Kosova ka qenë e pushtuar nga serbët, dhe si e tillë trashëgon një prapambetje në drejtime të ndryshme të organizimit të një shteti. Por përsëri, Kosova ka treguar këto vite, se populli i saj e do lirinë, e do demokracinë dhe i respekton njerëzit që punojnë për të. Populli i Kosovës është një ndër popujt më optimistë të botës, dhe ky optimizëm nuk vjen vetvetiu, por vjen nga një besim i madh që ai popull ka për të ardhmen e vet, një besim tek liderët politikë të saj, që asnjëherë nuk e tradhëtuan besimin e këtij populli, një besim për ato liderë, që e kanë ideal të shenjtë shtetësinë e Kosovës e nuk e shohin karrierën politike të tyre si një mjet banal për mbushjen e xhepave me para. E këtu, roli i z. Rugova, si kreu më i rëndësishëm i shtetësisë kosovare ka qenë dhe është i pakontestueshëm e i pazëvendësueshëm.

    Rugova me siguri do vijë në Shqipëri një ditë, kur miqtë e tij atje të jenë më të shumtë në numër se armiqtë, dhe kur shteti shqiptar të ketë provuar qartë se punon për kombin e vet, dhe për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.

    Arben Çokaj, 03.12.2002
    Publikuar: QIK - opinione, Bota Sot - opinione, Trepça.net - letra të hapura

  11. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Rugova



    Personalitetit të tij (v.j.Presidentit RUGOVA) duhet t’i falënderohen në heshtje, ndoshta edhe publikisht, edhe shumë “publicistë”, “analistë”, “ekspertë”, e një dorë politikanësh kosovarë, të cilët duke kritikuar Rugovën, më të drejtë e pa të padrejtë, me vend e pavend...kanë krijuar njëfarë soj profili identifikues politik. Pa këtë parashenjë - anti-Rugovë - një pjesë syresh zor se do të kishte apo do të ketë çfarë t’i thotë a sjell politikës kosovare në të ardhmen e saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2013 më 14:20

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •