Close
Faqja 198 prej 206 FillimFillim ... 98148188196197198199200 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,971 deri 1,980 prej 2056
  1. #1971
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    ....Llap, ti mundesh me than qka te dush, mundesh me sha e me fye sa te duash, mundesh edhe me ra edhe ne konop, por meriten e Dr. Ibrahim Rugoves kurre nuk do mundeni me e humbe, Kaliber i rand eshte per ju ta kuptoni ate, ju mund te silleni nga bujqesiae blektoria dhe asgje me shume.

  2. #1972
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin
    ....Llap, ti mundesh me than qka te dush, mundesh me sha e me fye sa te duash, mundesh edhe me ra edhe ne konop, por meriten e Dr. Ibrahim Rugoves kurre nuk do mundeni me e humbe,;) Kaliber i rand eshte per ju ta kuptoni ate, ju mund te silleni nga bujqesiae blektoria dhe asgje me shume. :D
    kadal bre burr mos u ban nervoz
    e ruej nervat e mos i prisht per nji nieri te vdekur se skie dobi
    nuk i kam qpik une keto fakte por u besoi plotesht ketyre qe kan grumbullue fakte
    per ate gjynah-rahmetlin
    qe as shoket ma te ngusht te partis se tina nuk jau nien baloshi per te
    e mos i kqyr ti sot qe e ban ket se vetem per fushat parazgjedhore e kan ba
    si do qe te jet adhurone nji te vdekur ju askush spo jau ndalon
    e une do sjell dokumente prej historianve e jo prralla te botes sot
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #1973
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    VEÇ VETËVENDOSJE BOJKOTOI PRESIDENTIN HISTORIK!!!

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,122006
    po mier kan ba shum
    po edhe ata te gjoret duhet te kin diqka pozitive ne mendjen e sielljet e tyre
    e deri sot vetem ket pun e kan ba me ren e ven
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #1974
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    Me gjithë kompleksitetin që e hasim në periudha të caktuara tek figurat kombëtare, mirënjohja që tregojnë klasat e caktuara politike dhe populli, që përmes shtatoreve, busteve, apo pllakave përkujtimore, është një akt që duhet vlerësuar për rolin dhe kontributin e tyre në procese historike. Ibrahim Rugova është i pa shmangshëm në ngjarjet kombëtare shqiptare në Kosovë dhe më gjerë.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #1975
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës




    Buxhovi: Rugova e Berisha kishin raporte të tensionuara!

    20:46 / E premte, 27 Shtator 2013


    Raportet e Ibrahim Rugovës me Sali Berishën nuk kanë qenë aq të mira, ka thënë historiani dhe një nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi.

    Ai tha se ‘Shqipëria është shtirur në atë kohë se gjoja po e njeh shtetin e Kosovës, por këtë kurrë nuk e ka bërë’.

    Berisha, tha ai, i ka kërkuar shpesh Rugovës që të dalë në zgjedhjet e Serbisë. “Por Rugova nuk ka pranuar’, tha ai në emisionin Infomagazine në Klan Kosova, transmeton reporteri.

    Ai ka thënë se ka dokumente që dëshmojnë për tensionet që kanë qenë me Berishës dhe Rugovës.

    Sipas tij ai ka pasur raporte të mira me ish udhëheqësin komunist Ramiz Alia.

    Sipas tij, më të ka pasur një marrëveshje të fshehtë për përgatitje të njerëzve për situata të ndryshme, qoftë edhe luftë


    http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=25132
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #1976
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    Derisa në Institutin Albanologjik në krye të komisionit për diferencim, ishte emruar Sekretari i OTH të LKJ’sëIbrahim Rugova, Komiteti Krahinor i LKK’së, për mbikëqyrjen dhe diferencimin e profesorëve në Universitetin e Prishtinës kishte autorizuar: Azem Vllasin, Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhën. Në UP, fillimisht kërkesat e studentëve janë përkrahur, nga profesorët e tyre, por me kalimin e kohës, shumica prej profesorëve e kanë ndryshuar qëndrimin, për shkak të presioneve të mëdha, nga inspektorët e UDB’së dhe aktivistët e KK të LKJ’së që vizitonin shpesh këtë vatër të dijes, dhe në fund kanë mbetur vetëm një grushtë profesorësh të Fakultetit Filozofik, të cilët s’i pranuan vlerësimet e KQ të LKJ’së, se demonstratat kanë qenë armiqësore, nacionaliste - separatise, kundërrevolucionare etj., dhe i pari prej tyre shquhet Ukshin Hoti.


    Intelektualët e regjimit: Azem Vllasi, Agim Zatriqi dhe Hajredin Hoxha.


    Nga shumë mbledhje maratonike që mbajtën strukturat e pushtetit komunist në UP, vlen të veçohet mbledhja e OB të LK’së e mbajtur më 19 nëntor 1981 në Fakultetin Filozofik, Dega Filozofi - Sociologji, në të cilën Ukshin Hoti si i vetmi politikan i specializuar i Kosovës në fushën e marrëdhënieve politike ndërkombëtare bëri elaborimin shkencor të statusit Kosova Republikë të shtruar nga studentët, në demonstratat e pranverës së atij viti. Madje Ukshin Hoti kërkesën për republikë e shpjegoi edhe me kërkesën për zhvillim më të shpejtuar, sepse të gjitha parametrat ekonomik, social etj., tregonin se hendeku midis Kosovës dhe republikave më të zhvilluara jo vetëm nuk ishte zbutur, por përkundrazi ishte thelluar edhe më shumë. Për më tepër, Ukshin Hoti argumenton në mënyrë bindëse se, përpjekjet për barazi më të madhe nacionale shkojnë krahas me avancimin e proceseve demokratike nëpër vende të ndryshme në botë, duke nënvizuar se ato janë të ligjshme dhe të pandalshme.

    Shemsi Reçica, ish’ligjerues në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik të UP’së, ka marrë pjesë në mbledhjen e 19 nëntorit 1981, dhe në një intervistë dhënë të përditshmes “Epoka e Re” (Mars 2006) ka deklaruar se në këtë mbledhje“kanë qenë të pranishëm Azem Vllasi, Agim Zatriqi, Hajredin Hoxha, etj.” dhe se nga ata ish’funksionarë “ka pasur edhe kërcënime, sharje, edhe me nanë…duke thënë se “këtu e kanë çerdhen demonstratat”.Pasi i gjykuan demonstratat, - kujton Prof.Reçica, ata (Vllasi, Zatriqi, Hoxha - Sh.B) kërkuan fjalën e profesorëve, por rreth 20 minuta askush nga profesorët nuk e merrte fjalën. Ishin para një dileme të madhe. Kishin frikë, sepse diheshin pasojat. Pas atyre që i dënuan demonstratat fjalën e mori Ukshin Hoti, i cili tha: “Ne duhet të diskutojmë hapur për kërkesat e studentëve tanë” dhe vazhdoi diskutimin e tij. Midis të tjerave tha tekstualisht, fjalë për fjalë: “ Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet”, dhe filloi që këtë konstatim ta argumentojë nga pikëpamja e tij, nga shkencat politike. “Të gjitha shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare, tha ai, edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë...”, dhe me një tonë të lartë përfundoi: “Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën”.(Reçica, fq. 9 - 10.)

    Ukshin Hoti në këtë mbledhje (të OB të LK’së), ka pasur një ballafaqim të ashpër me “Akademik” Hajredin Hoxhën. Hoti, duke i shpjeguar zhvillimet e brendshme (veçanërisht ato në Kosovë) me disa zhvillime demokratike në rrafshin ndërkombëtar (mori shembullin e skocezëve në Angli dhe francezëve të Kuebekut) ka theksuar, se: “…kërkesa për Kosovën Republikë në esencë nuk është asgjë tjetër veçse kërkesë për zhvillim të shpejtuar dhe të gjithanshëm ekonomik të Kosovës.” Me këtë rast ka reaguar Hajredin Hoxha, i cili ka thënë “se ne e kemi zgjidhur çështjen nacionale më së miri në botë.” Për ta argumentuar këtë pohim Hoxha betohet se është ashtu.
    Ndërkaq Ukshin Hoti pasi ia ka tërhequr vërejtjen H.Hoxhës, se “betimi nuk është argument shkencor”, ka thelluar argumentin e tij, si vijon: ”…do ta plotësoja diskutimin tim edhe me ca shembuj të tjerë. Më duket se kushtetuta belge poashtu u aprovua në fillim të viteve '70, apo më sakt, më 1972. Kjo kushtetutë i vë në pozitë të barabartë valonët dhe flamanët në Belgjikë, bile flamanëve u jep të drejtën e raporteve specifike me Holandën. Mendoj se flamanët industrialisht janë më të zhvilluar se valonët, por megjithatë, siç tregojnë ngjarjet e fundit atje, një pjesë e mirë e tyre i akuzojnë valonët se e mbajnë "lidhjen franceze" në planin ekonomik dhe atë kadrovik, d.m.th. mendojnë se ndodhen në pozitë të pabarabartë dhe se ekonomikisht janë të eksploatuar nga valonët, pa marrë parasysh kushtetutën demokratike të Belgjikës.“(Hoti, 1995)


    Pranvera 1981 ...

    [FONT=Times New Roman]Në mbledhjen e 19 nëntorit, Ukshin Hoti fuqishëm ka kundërshtuar edhe ndërprerjen e bashkëpunimit midis Universitetit të Prishtinës dhe atij të Tiranës. ”Unë jam kundër suspendimit të këtyre marrëdhënieve. Nuk e besoj se na kanë indoktrinuar. Kam qenë njëri nga bartësit kryesorë të këtyre marrëdhënieve.“ ka thënë Ukshin Hoti. Diskutimin e Prof. Hotit e kundërshtuan edhe Azem Vllasi e Agim Zatriqi. Lidhur me këtë rast Shemsi Reçica thotë (po citoi): “Më kujtohet sidomos Agim Zatriqi, të cilit, në atë qetësi të hekurt që u krijua pas fjalës së Ukshin Hotit, i kërcitnin dhëmbët nga shtrëngimi i nofullave. Pas përfundimit të mbledhjes, neve na arrestuan.” (Reçica, 9-10)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #1977
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    Dhe vërtet, më 21 nëntor 1981 ndodhi arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reçicës, Ekrem Kryeziut etj., të cilët u denuan si“Grup i intelektualëve”, me akuzën për “veprimtari armiqësore kundër shtetit jugosllav.”Ja si e përshkruan Ukshin Hoti arrestimin e tij në Prishtinë:…më 21 nëntor të njëjtit vit, u arrestova nga jo më pak se 40 policë të armatosur, gjysma e të cilëve u futën në banesën time me armë të gatitura automatike e gjysmëautomatike. Më vonë mora vesh se edhe shtëpia e prindërve të mi në fshat, që ndodhet afro 100 km larg Prishtinës, po atë natë ishte rrethuar dhe ishte kontrolluar nga ana e një numri jo më të vogël të personave të armatosur… Në momentin e arrestimit e kisha të veshur pixhamën dhe qetësisht po e lexoja një libër.”[/COLOR]
    Pas tetë muajve sa zgjati procesi i hetuesisë, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë ngriti aktakuzën PP. nr. 281/81, dt. 31 maj 1982, ndërsa Gjykata e Qarkut në Prishtinë, formoj një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët: Isak Nishevci, Ismet Emra e të tjerë, dhe në procesin gjyqësor të mbajtur më 21 korrik 1982 „në emër të popullit“ u denuan këta intelektualë:


    1. Halil Alidema (1936), Pozharan, mr.i historiesë - 11 vjet burg;
    2. Ukshin Hoti (1943) Krushë e Madhe, mr. i shk.politike - 9 vjet burg;
    3. Ekrem Kryeziu (1943), Pejë, regjisor - 8 vjet burg;
    4. Mentor Kaçi (1952), Gjakovë, momtazher në TVP - 7 vjet burg;
    5. Hilmi Ratkoceri(1955), Llugaxhi, absolvent - 3 vjet burg;
    6. Ali Kryeziu (1950), Pejë, jurist - 5 vjet burg;
    7. Nezir Haliti (194, Firajë, professor - 2 vjet burg;
    8. Shemsi Reçica (1952), Gllavicë, professor - 7 vjet burg;
    9. Muharrem Fetiu (1945), Peçan (Suharek), mr. i historiesë - 6 muaj burg.
    (Dr.Keçmezi-Basha, f.179/180)



    [FONT=Times New Roman]Trupi gjykues, (duke u bazuar paraprakisht në gjykimin politikë që ia kishte bërë këtij grupi intelektualësh, soji i Azem Vllasit, Agim Zatriqit, Hajredin Hoxhës etj.), në aktgjykim ka konstatuar se ata kanë kryer “... vepra penale të drejtuar në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, thyerjen e “vëllazërim - bashkimit”, prishjen e barazisë së kombeve e të kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ’së...” (po aty) sllogane këto që përsëriteshin në të gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve, që dënoheshin në vitet 80’ta në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare. Ukshin Hoti u dënua me 9 vjet burg, por duke qenë se aktgjykimi i shkallës së parë s’kishte asnjë bazë juridike për një denim kaq të lartë, gjykata supreme më 11 qershor 1984, u detyrua t’ia zbriste dënimin në 3,5 vjet burg.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #1978
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës



    VIDEO E RRALLË!-Çka i tha Millosheviçi Rugovës në Beograd?
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #1979
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Me gjithë kompleksitetin që e hasim në periudha të caktuara tek figurat kombëtare, mirënjohja që tregojnë klasat e caktuara politike dhe populli, që përmes shtatoreve, busteve, apo pllakave përkujtimore, është një akt që duhet vlerësuar për rolin dhe kontributin e tyre në procese historike. Ibrahim Rugova është i pa shmangshëm në ngjarjet kombëtare shqiptare në Kosovë dhe më gjerë.
    Shtatoret e permasave te tilla per nje politikan jane ne radhe te pare gjeste te qarta te diktaturave...
    Shqipetaret duhet te largohen nga kjo forme e trajtimit te ish-politikaneve apo ish-udheheqesve.
    Neser do te kerkojne edhe ngritjen e nje shtatore te tille per Hashim Thacin e keshtu me radhe.
    Secila parti e madhe do te kerkoje ngritjen e shtatoreve te ngjashme per lideret e saj.
    Te njejten gje do ta kerkojne edhe per Sali Berishen.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Antiproanti për postimin:

    Sami Hyseni (28-09-2013)

  11. #1980
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    Këndvështrimi juaj nihilist ndaj vlerave kombëtare shqiptare dhe përpjekjeve për sensibilizimin e çështjes kombëtare në periudha të caktuara historike nga personalitete tona kombëtare, nuk është prezent vetëm në këtë rast.

    Pamja e shtatores, siç e quani ju diktatoriale, vlerësohet më së miri nga profesionistët dhe Këshilli që ka selektuar atë.

    Sikurse Ibrahim Rugova edhe Hashim Thaçi është personalitet që është futur në historinë tonë më të re. Roli dhe kontributi i tyre kombëtar është i pa mohueshëm. Le ti ngrihet edhe Hashim Thaçit një shtatore, por në kohë dhe vend të vet.

    Ibrahim Rugova nuk ishte lider partiak, por shtetëror, sikurse që është sot Hashim Thaçi, e që ishte Sali Berisha.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •