Close
Faqja 19 prej 206 FillimFillim ... 917181920212969119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 2056
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    44

    Presidenti Rugova Hero i Kosoves

    Dje ne njevjetorin e ndamjes nga jeta e Presidentit Historik dhe Themeluesit te Shtetit te Kosoves Dr.Ibrahim Rugova,Presidenti Fatmir Sejdiu me nje dekrete te veqante e ka dekoruar me urdherin "Hero i Kosoves".
    Ne kete menyre Lideri shpirteror i shqiptareve te Kosoves ne menyre institusionale vehet ne eliten e Kombit aty prane Gjergjit,Ismailit,Ademit,Gongjes.
    Jemi krenare qe jetuam ne epoken e tij.

    -----------------------------------------------------------------------------------

    I lutem moderatoreve qe mos te lejojne ne kete teme shkrime qe perbaltin heronjet e kombit.

  2. #182
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Titulli hero i kombit eshte me se i merituar nga Ibrahim Rugova....

  3. #183
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga teksaskosova
    -----------------------------------------------------------------------------------

    I lutem moderatoreve qe mos te lejojne ne kete teme shkrime qe perbaltin heronjet e kombit.
    Kjo lutje do vlente ne komunizem por ne epoken e fjales se lire mendoj se eshte nje marrezi te kerkohet nje gje e tille.

    Une mendoj se ti ke ndonje arsye per te besuar se dikush ketu mund te thote dicka kunder figures se Rugoves, fjale qe mund ta perbaltin kete hero, prandaj kerkon mbrojtjen e moderatoreve.

    Nuk me vjen keq nese ky postim do fshihet nga ndonje moderator edhe pse nje gje te tille s'e besoj te ndodhe, por dua te them se ish presidenti Rugova nuk mund te vendoset ne te njejtin grup me Gjergjin, Ismailin, Ademin e Gonxhen.

    Gjergj Kastrioti eshte figure unikate ne historine evropiane qe ka luftuar jo vetem per te mbrojtur Shqiperine nga osmanet, por ka mbrojtur dhe civilizimin evropian nga pushtimi osman.

    Ismail Qemali me ngritjen e flamurit ne Vlore, me plote bindje i dha fund odiseades turke ne Shqiperi.

    Adem Jashari sakrifikoi tere familjen (perfshire dhe veten) per te luftuar kunder okupatoreve serbe.

    Gonxhe Bojaxhiu ka qene humaniste. Nuk e di pse e fut ke heronjte e kombit. Une do mendoja qe figura e saj me mire eshte te vendoset ne fronin e antareve te listes "Nderi i Kombit".

    Sa per Rugoven une kam ca rezerva prandaj s'do e pranoja ne nje grup me figurat e siper permendura, por sa per te te hequr merakun ty (autorit te temes) nuk do i sjell ketu. Nese me kalimin e kohes e shoh te nevojshme se duhen thene, do i them. Ketu!

    Edhe njehere shpresoj qe te mos kesh arsye te kerkosh nga moderatoret nje sherbim te tille i cili cenon politiken editoriale te ketij Forumi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alienated : 22-01-2007 më 16:23
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #184
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Rugova ka pasur probleme psikike
    E si mund të jetë ai hero
    hehe

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Duke ditur mire problemet tona, ai shkon e shpalle heronje...
    Ketu e ka tepru z. Sejdiu.

    Nga perçarja ne perçarje tjeter, e çfare mund te pritet prej nje presidenti te tillë ?

    ???

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    44
    Alienated

    I nderur zoteri,
    Nese ke moshen dhe te kujtohet komunizmi aty nuk ka pase lutje por urdhera e qellimi ime eshte qe njerez te papergjegjshem siç ka ne kete forum mos te shajne e perbaltin figurat e cilesuara nga shumica e popullit si heronje e jo me ndale mendimin kritik dhe analizat objektive.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Trashëgimia që ka lënë presidenti Rugova
    do të jetë trashëgimi e brezave të Kosovës


    Është gjithmonë pikëllim i
    madh kur kujton një qenie
    të mrekullueshme njerëzore,
    që ka ndërruar jetë


    Ilir MUÇAJ
    Nuhi LLUGAXHIU

    PRISHTINË, 21 JANAR - Dje u bë një vit
    pa presidentin dhe liderin historik të
    shqiptarëve të Kosovës, dr. Ibrahim
    Rugovën. Një personalitet, i cili për
    popullin e Kosovës do të jetë i papërsëritshëm
    në kohë dhe në hapësirë.

    I veshur me petkun e mençurisë dhe i
    personifikuar si burrështetasi pa shtet,
    ndërtoi perandorinë e të menduarit se
    qëllimet politike arrihen me përshtatshmëri
    ndaj realitetit politik.

    Edhe pse
    në mungesë të tij, skena politike brenda
    LDK-së ka pësuar ndryshime, po
    ashtu edhe ajo institucionale, rugovizmi
    tani në të menduarit politik është
    bërë filozofi politike që në vete mëshiron
    vlerat e vërteta të popullit të
    Kosovës.

    Edhe pse gjithë veprimtarinë
    e tij politike e zhvilloi në LDK, kufijtë
    e veprimit të tij politik asnjëherë
    nuk janë kufizuar brenda saj.

    Në njëvjetorin
    e ndërrimit të jetës, LDK-ja dhe
    institucionet e Kosovës përkujtuan
    Atë, arkitektin e projektit politik për
    Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

    Të gjithë përkulen para veprës së tij
    Të rreshtuar njëri pas tjetrit, udhëheqësit
    më të lartë të Kosovës, kosovarë
    dhe të huaj bënë homazhe para varrit
    të presidentit Rugova dhe vizituan
    familjen e tij për t’i shprehur ngushëllime.

    Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri
    Agim Çeku, kryetari i Kuvendit
    të Kosovës, Kolë Berisha, shefi i
    UNMIK-ut, Joachim Ryecker, komandanti
    i TMK-së, Sylejman Selimi, e
    shumë liderë të tjerë institucionalë e
    partiakë nderuan veprën e presidentit
    Rugova në përvjetorin e vdekjes me
    homazhe dhe kurora lulesh.

    Presidenti
    i tanishëm i vendit, Fatmir Sejdiu,
    pas homazheve tha: "Erdhëm këtu për
    të shprehur me shpirt dhe zemër
    përkujtimin e përhershëm për Njeriun
    e madh të Kosovës, që shkriu veten
    për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë
    e Kosovës". Ai nënvizoi se
    trashëgimia që ka lënë presidenti Rugova
    do të jetë trashëgimi e brezave të
    Kosovës, e atyre që vërtet do t'i falënderohen
    për jetë e mot veprës së tij
    kolosale.

    Ndërkaq, kryeadministratori
    Joachim Ryecker tha se kjo është një
    ditë e madhe për Kosovën, meqë
    përkujton vdekjen e presidentit Rugova.
    Ai tha se edhe presidenti Rugova
    do të dëshironte t'i shihte zhvillimet e
    këtyre ditëve. "Mendoj se është e
    rëndësishme dhe do të ishte mirë që ne
    të fokusohemi në këtë janar të 2007-s
    në porositë e presidentit Rugova", tha
    Ryecker.

    Presidentit historik dhe liderit
    emblematik të shqiptarëve që nga
    ora 9.00 e mëngjesit i janë bërë
    homazhe në memorialin në Velani.
    Kurora me lule mbi varrin e Rugovës
    vendosi Kryesia e LDK- së, pastaj udhëheqësit
    e Kuvendit Komunal të Prishtinës,
    etj.

    Moment i veçantë ishte arritja
    e dajës së presidentit Rugova, Halitit,
    që s'pushonte së qari mbi varrin e
    të nipit. "Si të la daja në varr tash një
    vit", përsëriste ai vazhdimisht, pa ndërprerë
    vajin e gjëmën.


    Akademik Nexhat
    Daci, që tani është ndarë nga LDKja,
    por që pretendon se partia e tij e re
    përfaqëson filozofin e vërtetë politike
    të Rugovës, tha se ky është përvjetor i
    krenarisë më të madhe të Kosovës dhe
    kombit shqiptar në përgjithësi, që është
    i përzier me ndjenjën e thellë të dhimbjes
    që nuk është me ne në rrugëtimin
    e përfundimtar të asaj që ai për gjithë
    ato vjet e krijoi si vizion.
    “Rrugëtuam një kohë të gjatë
    bashkërisht, kush më afër e kush më
    larg, por ishte simbol i shqiptarisë, nuk
    ishte vetëm simbol i Kosovës. Në këtë
    ai e shihte shpresën te Lugina e Preshevës,
    Maqedonia, Mali i Zi, pse të
    mos themi edhe te demokracia
    shqiptare në Shqipëri”, tha ai.

    Duke e komentuar filozofin e tij politike, Daci
    tha se nëse njerëzit për 70 apo 80 vjet
    kishin si filozofi politike marksizmin
    pse, sipas tij, mos të mos e kemi 700
    vjetët e ardhshëm, siç e patëm Skënderbeun,
    Rugovën dhe rugovizmin si
    ideal të së mirës, ideal të prosperitetit
    dhe të progresit.

    “Unë po ju bindi se filozofia politike
    që po e ndjek subjekti i ri politik do
    të qëndrojë në këta binarë, nuk do të
    betohemi, por do të mundohemi që
    me rezultatet e para në zgjedhjet e para
    t’i tregojmë popullit në Kosovës se e kemi
    me seriozitet dhe se lakorja e të mirave
    në Kosovës dhe disponimit të
    qytetarëve të Kosovës veç ka filluar
    dhe do të vazhdojë”, tha akademik
    Daci.

    Homazhe më pas kanë vazhduar të
    bëjnë dega e LDK-së e Zvicrës, pastaj
    degë të ndryshme të Kosovës, kryetari
    i ASHAK-ut, Rexhep Ismajli, ishkryeministri
    Ramush Haradinaj etj.

    Ndërsa, qindra aktivistë të LDK-së dhe
    mijëra qytetarë kanë vazhduar drejt
    memorialit të presidentit Rugova, për
    të bërë homazhe, ndërsa flamujt e institucioneve
    dhe të LDK-së janë ulur në
    gjysmë shtizë.

    Iliria Post
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #188
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    O kjo eshte edhe nji hajde luajna k.... e fatmir sejdiut ai po luan me ata qe e kan dasht rugoven si maca me miun se tybe nja nien fatmirit per rugoven msa mue
    Kte qi e paska thane ky as topi nuk e lune, me t'vertet Fatmir Sejdiut s'ja nien hiq pur tjert, se edhe ai Llapjan asht, e pur kit arsye duhet me u tut na qi kur t'na dalin gjumi nji dite neve 2.5 milion tjerve, kemi me e pa veten n'bark t'ukit e ka me kan pak si vone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zëu_s : 22-01-2007 më 18:52

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    I nderuar Arb I nderuar DriniM
    Pershendetje,dhe vlersime per aktivitetin e juaj
    gjate gjitha ketyre shkrimeve.....
    dhen,mbi Biografin e ish-Presidentit te Kosoves Dr.Rugova.
    qka me se shumti,me preken thelle ne (shpirt),femirija e tij jetimore,dhe shkollimi....,e veqenarisht mungesa per te,(qe AI nuk eshte me ne mesin ton)
    Dhimbja e pikellimi jen te pashmangshme,nder gjitha motet......

    ....Ju qe na keni afruar mundesin per ti lezuar gjithe kesaj mrekullie te rrall, njerzore.....Ju falemnderit shum.....
    (i lezova dhe i qava me denjes)
    por ndiehesha dhe aqe krenare, mbi perkushtimin e tij,madheshtor' i paluhatshem,i pa perulur kurr......as para armikut, bir Shqipetari Dr.Rugova deri ne vdekje.
    Pergjithmon....LAVDI
    Njiherit pranoni ngushllime me te sinqerta, ne kete perkujtimore te 1.Vjetorit 21 Janari 2006-2007 I qoft i lehete dheu, i Kosoves.LAVDI
    . . .
    Ngushllime Familjes tij, dhe gjithe Fisit Rugova dhe mbare Popullit te Kosoves si dhe gjithe Botes Shqipetare ane e mban.........Perhere te kujtoim.........LAVDI

    Ai nuk ka vdekur
    Ai eshte dhe do mbetet i gjalle pergjithemon
    Ne Zemrat Tona Dr.Rugova.

    LAAAAAAAAVDIIIIIIIIIIII

    Nga Bija, Hajla Rugovase
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 23-01-2007 më 00:01
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Shkeputur nga Libri i Zise



    --------------------------------------------------------------------------------

    Presidenti Ibrahim Rugova esht ni njeri i pazavensushem i gjitha kohrav..sepse nje president si Rugova nuk do te ket Kosova,edhe pse osht i vdekur gjat ter jetes na jemi ndashes t eRugoves dhe sdo ta harrojm kurr.Ngushllime te perzemerta g. E. nga strellci(qe gjendet perkohsisht ne Austri)


    --------------------------------------------------------------------------------

    PO NA MUNGON SHUME KRYETARI JONE I PERHERSHEM.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dr.Ibrahim Rugova do te jet per gjithmone ne zemrat tona te Kosovarve dhe te gjith Shqiptarve ne te gjith boten. Besniki nga zvicra


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ishe dhe do te jesh krenaria e popullit te Kosoves A.A.


    --------------------------------------------------------------------------------

    I nderuari President Dr. Ibrahim Rugova Nuk do te jeni kurr vetem sepse i gjith Populli Shqiptar do te jet me ju. Ju jeni ne Kosov aty ku ju keni lindur dhe do te jetojm se bashku pergjithmone. Zoti ju bekofte juve i dashuri President Rugova. Zoti e bekoft edhe tere Familjen Rugova dhe mbare Popullin Shqiptar. Ne krenohemi qe ju kemi ju. Jeni Intelektuali me i afte ne krejt Boten. Ju kan Zilin e gjith Bota. Na shpetuat nga Tmerri qysh para 16 Viteve kur ne ate kohe kerkuat Trupat e Natos qe nga shume Popuj ne Ish Jugosllavi nuk e dinte se qka eshte Nato dhe nuk kishin degjuar kurr per ta. Ju dua shume dhe gjithhere jemi krahu i djathe i juaji i nderuari President Rugova. ngushllime nga e.k.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Jam shum i deshpruar per vdekjen tende o president i nderuar i kosoves qe aq shum e deshte ket vend dhe nuk arrite ta nenshkruash pavarsin e vendit qe luftove deri ne momentin e vdekjes dhasht zoti qe te del nje njeri i menqur siq ishe ti DR.Ibrahim Rugova ngushllimet me te sinqerta nga une visar muzaqi ja dergoj familjes tende dhe gjith kosoves qe aq shum te deshtem.I leht te qoft dheu i kosoves zoti te bekoft ty o president,familjen tende dhe gjith popullin shiptar an e kend botes qe aq afer ke qen me ta gjer ne momentin e vdekjes ngushllime nga familja koxha nga kaqaniku cyanide-01@hotmail.com e.k


    --------------------------------------------------------------------------------

    PERHERSHEM QOFTË KUJTIMI PER TY PRESIDENTI YNË LEGJENDAR GJITHMONË DO TË MBETESH NË ZEMRAT TONA DARDANE LAVDI O PRESIDENT RUGOVA NE KETO 36 SHKRONJA QE KA ALFABETI YNE NUK MUNDEMI TE GJEJME FJALE MA TE MIRA PER JU I NDERUARI PRESIDENT LAVDI DHE I LEHT TE QOFT DHEU I KOSOVES QE AQ SHUME E RESPEKTOVE DHE AQ SHUME nderuari President Dr. Ibrahim Rugova Nuk do te jeni kurr vetem sepse i gjith Populli Shqiptar do te jet me ju. Ju jeni ne Kosov aty ku ju keni lindur dhe do te jetojm se bashku pergjithmone. Zoti ju bekofte juve i dashuri President Rugova. Zoti e bekoft edhe tere Familjen Rugova dhe mbare Popullin Shqiptar. Ne krenohemi qe ju kemi ju. Jeni Intelektuali me i afte ne krejt Boten. Ju kan Zilin e gjith Bota. Na shpetuat nga Tmerri qysh para 16 Viteve kur ne ate kohe kerkuat Trupat e Natos qe nga shume Popuj ne Ish Jugosllavi nuk e dinte se qka eshte Nato dhe nuk kishin degjuar kurr per ta. Ju dua shume dhe gjithhere jemi krahu i djathe i juaji i nderuari President Rugova. ngushllime nga familja koxha nga kaqaniku e.k.


    --------------------------------------------------------------------------------

    ATE TE CILIT FOLIN KEQ PER PRESIDETIN RUGOVA ATA JAN NJERZ PA KARAKTER TE CILET NUK KAN FARE MENDQE SMENDOJ PER ASGJE NGUSHLLIME Dr.Ibrahim Rugova ka qen legjend e poullit te kosoves Urtesia, menquria dhe butesia e juaj zoti President na ben te ndihemi edhe me krenar qe te patem ...Gjithmon do te kujtom me mall dhe me dashuri siq e patet ju per te gjithe neve ... zoti ju bekoft ju dhe ter kosoven martire....ngushllime familja rugova emir koxha gjithashtu edhe familja k


    --------------------------------------------------------------------------------

    ATE TE CILIT FOLIN KEQ PER PRESIDETIN RUGOVA ATA JAN NJERZ PA KARAKTER TE CILET NUK KAN FARE MENDQE SMENDOJ PER ASGJE NGUSHLLIME Dr.Ibrahim Rugova ka qen legjend e poullit te kosoves Urtesia, menquria dhe butesia e juaj zoti President na ben te ndihemi edhe me krenar qe te patem ...Gjithmon do te kujtom me mall dhe me dashuri siq


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ibrahim Rugova kurre sdo te vdes Apolloni


    --------------------------------------------------------------------------------

    ngushllime e tër familjes RUGOVA


    --------------------------------------------------------------------------------

    Danke für alles Ibrahim


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nje vit pa Presidentin por me krenarin qe jetuam ne Epoken e Presidentit Rugova. L A V D I ! S. BAJRAMI


    --------------------------------------------------------------------------------

    Lavdi njeriut, heroit...e legjendarit te pavdekshem Dr.Ibrahim Rugova. Njeriu qe e shkriu vehten per te ardhmen e ketij populli qe vuajti aq shume nga armiqte. Elezi nga Seattle


    --------------------------------------------------------------------------------

    LAVDI LAVDI


    --------------------------------------------------------------------------------

    vetem njeher ka pas Ibrahim Rugova e ska me pas ma kurr.... qysh spo ka ma kosov pa te nderuarin Ibrahimin..


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ndihemi krenar qe te patem zoti President, ke qen je dhe do te jesh pergjithmon ne zemrat tone, sot Kosova per te cilen sakrifikove gjdo gje eshte e njohur ne kater anet e botes fal punes dhe menquris te cilen e perdore per vite te tere sot Kosova do ta ket pavaresin te cilen e ke pasur ne gjdo pjes te trupi, Me respekt A.Ç.Podujeve-LLap


    --------------------------------------------------------------------------------

    te dua schom


    --------------------------------------------------------------------------------

    Vdiq Rugova - Vdiq Kosova


    --------------------------------------------------------------------------------

    gjithmon ke me u kan President i ks e sa per fatmir sejdiun kurr ska me qen president se vendin ton askush ska me nxan !!!!!te deshpruar



Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •