Close
Faqja 167 prej 206 FillimFillim ... 67117157165166167168169177 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,661 deri 1,670 prej 2056
  1. #1661
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

  2. #1662
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga Etniku Lexo Postimin
    PYKË E DJALLIT

    (Ibrahim Rugovës)



    Ti qe një thes i qymyrit, Ibrahim,

    Dhe nga ky thes s'del pluhur i bardhë,

    Pemë e tharë, e hidhur, pa frut...

    Robërinë e kombit e quaje: "behar".



    Ti qe një vrimë e madhe në anije...

    Dhe doje në det ta fundosje,

    Dimrin e quaje: "pranverë të butë..."

    Asgjë nuk le në tenxhere,

    Asgjë popullit s'i le në lugë.



    Ti qe një " gjeneral" i vetëzgjedhur,

    Po që ushtri tënde s'doje...

    Ti s'qe veçse një papagall i hedhur

    Dhe bijtë e popullit pareshtur i haje.



    Ty, miop i verbuar, arrogant i humbur,

    Të rrihte zemra veç për kolltuk;

    Aq, të bënte vajë e gjak i popullit,

    Farë e keqe, ti tartakut!



    Ti qe, vërtet, një "arkitekt", Ibrahim;

    "Arkitekt" i turpit e i nënshtrimit...

    Armikut përherë i thoshe: "Peqe!"-"Amin!"

    Përballë dhunës e poshtërimit.



    Ti s'i doje as fjalët: "luftë", "revolucion",

    S'i doje trimat, që për liri dolën në mal,

    Të mjaftonte të quheshe mbret pa ushtarë në FRON...

    E kishe për ndot të quheshe shqiptar.



    Doje me SHALL të na mashtroje...

    Sikur kishe ndonjë "sekret" a "strategji",

    Doje popullin në agoni, ta hipnotizoje,

    Ta mbaje të gjallë titizmin përsëri.



    Dhe vërtet qe "arkitekt" Ibrahim,

    Pykë e djallit në mes Shqiptarisë...

    As në "atë botë" s'do kesh shpëtim-

    -E ke vulën e tradhtisë.
    !
    hahahahah çfare koincidence lol
    Asgje me realitetin!

    Perveqse Injoranta.........

    p.s.a ka ma kesi Etniku-Pashiq,si dhe Skipetar-Greku qe tregoin-Injorancen? lol ncncncnc qka s'po mban dhe ky(nen)Forum Shqiptar mer aman!

    Ju pershendet Hajla!
    Me vallen e RUGOVES ne PREKAZIN e ADEM JASHARAJVE ne KRYE me bacen RIFAT per diten e PAVARESISE ua kishte lan AMANET i Madhi DR.RUGOV!

    http://www.youtube.com/watch?v=Xbur_...eature=related
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 08-11-2011 më 21:33
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  3. #1663
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga hajla Lexo Postimin
    hahahahah çfare koincidence lol
    Asgje me realitetin!

    Perveqse Injoranta.........

    p.s.a ka ma kesi Etniku-Pashiq,si dhe Skipetar-Greku qe tregoin-Injorancen? lol ncncncnc qka s'po mban dhe ky(nen)Forum Shqiptar mer aman!

    Ju pershendet Hajla!
    Me vallen e RUGOVES ne PREKAZIN e ADEM JASHARAJVE ne KRYE me bacen RIFAT per diten e PAVARESISE ua kishte lan AMANET i Madhi DR.RUGOV!

    http://www.youtube.com/watch?v=Xbur_...eature=related
    Mos me qenë për të qarë kisha me qeshë kur i barazon në të njëjtën fjali Ibrahim Rugoven me Adem Jasharin.

    Po ti a e din se nuk ka njerëz në Botë, deri edhe te armiqët më të mëdhenj, që nuk janë përul e nuk përulen me e nderu flijimin e Jasharave, përderisa Ibrahim Rugova nuk ishte asnjëher me shprehë nderime te Jasharajtë në Prekaz?

    Me mendjengushtësinë tënde fshatareske, ndoshta shprehesh se Jasharajtë nuk e kanë meritu nderin e Ibrahim Rugovës se nuk kanë qenë vendas të tij. Atëher, trego se përse Ibrahim Rugova së paku nuk e nderoi as bashkëfshatarin e tij, Selman Kadrinë?

    Mos e fëlliq emrin e Jasharajve duke i barazuar në të njëjtën fjali me Ibrahim Rugoven.

    Përse je "rod" i fëlliqtë i Rankoviçit, mos u mundo me më fëlliq e me më bë Grekë mua.
    "Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli

  4. #1664
    qun i mir Maska e FREX
    Anëtarësuar
    24-10-2009
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    83
    Patjeter Qe Ka Qen Presidenti I Par I Republikes Se Kosoves

  5. #1665
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kontrata e Ibrahim Rugovës ishte vetëm me Kosovën dhe lirinë e demokracinë e saj
    Shefqet Dibrani
    Shfletimi i një libri
    Enver Bytyçi: "FILOZOFIA POLITIKE DHE NACIONALE E IBRAHIM RUGOVËS", publicistikë, botoi Shtëpia Botuese "FAIK KONICA", Prishtinë 2010 dhe Shtëpia Botuese "KOHA", Tiranë 2010. Libri ka 392 faqe. ISBN: 978-9951-06-333-3
    "Me humbjen e Ibrahim Rugovës, Kosova humbi të vetmin Njeri, i cili në kohërat kritike mundi të bashkonte dhe modelonte skenën e përçarë politike", janë rreshtat e parë të këtij libri që nisin shënimin: "NË VEND TË NJË PARATHËNIE", vlerësim ky i Carl Bildt – Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, ish – i ngarkuar i BE-së për Ballkanin, (faqe 9). Dhe tani, nëse gjërat shikohen në retrospektivë, aq sa ka pasur të drejt në këtë vlerësim Carl Bildt, po aq meritë ka Enver Bytyçi që i sjell qysh në fillimin e librit, sepse tani më shumë se kurrë po bindemi edhe ne që ishim "nga pak me hile" në rrugën e tij, po më shumë se ne, po binden edhe ata që nuk ishin as në rrugën e urtësisë dhe të demokracisë që e trasoi Ibrahim Rugova, por nuk ishin, madje as në tokën e Zotit, se në tokën e Kosovës jo se jo.
    E për të qenë person që "bashkon e moderon skenën e përçarë politike" duhej "Rugova (të) ishte një karakter i vështirë, por impresionues", ashtu siç ka potencuar Carl Bildt, kurse Bytyçi na e sjell në kryekreje të trajtimit dhe studimit të "filozofisë politike dhe nacionale të Ibrahim Rugovës", e cila qoftë si qasje nxjerr në pah përpjekjen e autorit për të konkretizuar kornizën e angazhimit dhe studimit të tij profesional, i cili që prej kohësh, me përkushtim të rrallë është marrë me këtë figurë karizmatike.
    Enver Bytyçi, duke e trajtuar në aspektin shumëdimensional figurën e Ibrahim Rugovës, kahet dhe zhvillimet e "Lëvizjes Paqësore" të udhëhequra nga Ai, në mënyrë profesionale ka bërë një shërbim të mirë, duke na sjell detaje të argumentuara, bindshëm shpjegon për rolin e pashmangshëm të Ibrahim Rugovës në proceset politike nëpër të cilat kaloi Kosova.
    "Kur Serbisë i duhej të hiqte dorë nga Kosova, forcat që përbënin UÇK-në prisnin që të merrnin të gjithë pushtetin dhe vërtetë që s'donin të kishin të bënin fare me Rugovën. Por ata i bënë llogaritë gabim. Larg diskreditimit, ai u rikthye si njeriu më i respektuar nga popullsia dhe në mars të 2002 ai u zgjodh president i Kosovës pa ndonjë farë konkurrence", (faqe 10). Vet fakti se njerëzit për rreth tij e kanë admiruar me një dozë të theksuar, duke krijuar një vetëkënaqësi trishtuese, me që rast kanë përjashtuar elitën e dijes dhe atë militante, Rugova ishte po aq figurë që kritikohej "me e pa lidhje", prandaj studimet për te dhe filozofinë e tij, të kësaj natyre "e bëjnë të domosdoshëm debatin mbi rolin historik, kulturën filozofike dhe ndikimin, që në dy dekada qëndroi në qendër të një procesi historik të papërsëritshëm jo vetëm në hapësirën shqiptare, por edhe më gjerë", (faqe 16).
    Te shënimet "ti quaj biografike" për Ibrahim Rugovën nuk gjejmë atë formën e thjesht të një shënimi biografik, ta zëmë: "u lind, u shkollua, kreu këtë e atë", por autori me mjaftë sukses, me njohjet prej një studiuesi e ndërthur filozofinë politike dhe nacionale me rrethanat kohore në të cilat jetoi Rugova, dhe të gjitha aspektet i zbërthen në prizmin e zhvillimeve politike të asaj kohe duke i ndërthurur me elementet më pozitive të traditës dhe emancipimit popullor në familjen shqiptare që haset kudo në Kosovë, e veçmas në Dukagjin, duke ia atribuuar sa e sa "merita e amanete" atij emancipimi, për të cilat edhe nëse nuk janë, edhe nëse nuk gjenden si amanete të lëna në ndonjë postulat, në nuanca mund të besohet se ajo edukatë ka ndikuar në kahet e zhvillimit politik dhe filozofik të Ibrahim Rugovës, sepse i ka ato atribute që i thekson autori.
    Por jo gjithmonë duhet të mendojmë se ajo edukatë dhe ai arsimim e ka bërë Rugovën ashtu siç ishte, pasi dihet mirëfilli se në Familjen Rugova ka pasur edhe meshkuj të tjerë, dhe gjatë gjithë shkollimit të tij ka pas edhe nxënës dhe student të tjerë që kanë vijuar mësimet bashkë me te, por askush tjetër nuk është bërë si ai. Këtë krahasim e bëra për të mos mbetur ky konstatim si një mendim filozofik i thatë dhe abstrakt, (sepse me të gjitha pasojat që sistemi komunist i administruar nga serbet), ia ka sjellë atij dhe familjes Rugova, ai ka dal një personalitet i përsosur që me kalimin e kohës u vu në ballë të kombit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 15-11-2011 më 17:01

  6. #1666
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Fegi

    "Me lejo te pershendes per aktivitetet kudo nen tema te ketij forumi..por me te "cilsuarat" jen ketu.

    ...ndaj respektit qe tregon per Dr.Rugoven ne qdo kohe nen temen kushtuar Atij...ketu ke dhe AKTORIN ME TE NJOHUR SHQIPTAR "Qun Lajqin" (alias) Rugovas me LAHUT dhe vargje ne POEZI!

    http://www.youtube.com/watch?NR=1&v=n5TCJPD0YY4

    http://www.youtube.com/watch?v=tGb4l...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?NR=1&v=_qdE1lNu8ac

    http://www.youtube.com/watch?v=G4kOS...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?v=g1imV...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?NR=1&v=7myTTBQ4FK0

    Kjo e fundit per kenaqesin e temes dhe dashamiret e saj..

    Per gjithe ju respekt-Hajla Rugovase!
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 15-11-2011 më 21:50
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  7. #1667
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    skipetar Mos me qenë për të qarë kisha me qeshë kur i barazon në të njëjtën fjali Ibrahim Rugoven me Adem Jasharin.

    Po ti a e din se nuk ka njerëz në Botë, deri edhe te armiqët më të mëdhenj, që nuk janë përul e nuk përulen me e nderu flijimin e Jasharave, përderisa Ibrahim Rugova nuk ishte asnjëher me shprehë nderime te Jasharajtë në Prekaz?

    Me mendjengushtësinë tënde fshatareske, ndoshta shprehesh se Jasharajtë nuk e kanë meritu nderin e Ibrahim Rugovës se nuk kanë qenë vendas të tij. Atëher, trego se përse Ibrahim Rugova së paku nuk e nderoi as bashkëfshatarin e tij, Selman Kadrinë?

    Kaq i lig qe qenke aman, qe t'quajta "Grek" s'jam pishman(nuk pendohem)perndryshe,perderisa te vertetes i jep kahje ne te kunderten
    Kush te tha se Rugova nuk e nderoi Selman Kadrin? prap qpifje,e hamendje frikacakesh jen keto qe thua ti dhe tjeret si ti!

    Mos e fëlliq emrin e Jasharajve duke i barazuar në të njëjtën fjali me Ibrahim Rugoven.
    Hm,prap ketu je tregua Grek i kaluar "Grekut" pra.Sepse ni shqiptar i vertet si thote keto fjale qe ke than ti.

    Përse je "rod" i fëlliqtë i Rankoviçit, mos u mundo me më fëlliq e me më bë Grekë mua
    E po nuk eshte faji ime,po je shqiptar thuaje te verteten.Sepse kjo qe ke then ti vetem Greku/Serbi me ni fjale vetem i ligu e thote keshtu si ti!
    prandaj,kujdes'a.

    dhe sa per kurreshtjen,shife kete video por me vemendje te ndegjoshe fjalet e ketij aktori-pik per pik,me pas gjeje raste per shpifje,sa te duash.por "Historin" nuk mund e shtremberosh jo kurr per Rugovaset ti e askush



    Ndaj, mos u ndjej keq zoteri!
    _____________________
    Hajla Rugovase
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  8. #1668
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    mcs,postimin ketu e bera per te dyten here,si problem qe po kam te kyqem ne forum diteve te fundit,mcs,mbrem ne oret e vona diku ne nje Tem Pyetje pergjgije..kisha cekur per problemin,dhe nga aty mesova se dhe tjeret antar kishin pas te njejtin problem.mirepo sot shkrimi jem aty nuk figuronte,gje qe prej kohesh jam duke verejtur se diqka e quditshme po me ndodhe,dhe ne mes te shkrimeve,qofte dhe ne perfundim.qe po me zhduken postimet! e njejta me ndodhi dhe ne postimin(nr 1674)ne nderkohe me qiti jasht forumi akoma pa perfundua temen,me pas shkrova per te dyten here,pasi perfundova pa problem,pash qe me kishte dal dhe postimi i par i pa perceptuar ne shkrim!ndaj, mundesisht kerkoi nga-moder-te fshijn nr#1674 Jufalemnderit

    skipetar
    Mos me qenë për të qarë kisha me qeshë kur i barazon në të njëjtën fjali Ibrahim Rugoven me Adem Jasharin.
    E shefe sa matrapaz qe je tregua ne kete raste,skipetar,normal qe nuk krahasohen,ndersa Rugova ka meriten e vet.kurse Ademi te veten.dhe gjitheqka me realitetin.s'kemi t'nxerrim eksluzione ketu!

    Po ti a e din se nuk ka njerëz në Botë, deri edhe te armiqët më të mëdhenj, që nuk janë përul e nuk përulen me e nderu flijimin e Jasharave,
    Mire atehere na thuaj dhe ti si u be qe "Jasharajt" nuk shkuan ti perulen Dr.Rugoves e as me te voglin ni nderim Lavdie si President i par i Kosves?mcs,dihet se ne te njejten setuat dhe ata jen kercnuar nga partia opzitare e atehershme e Thaqit.P.s.(nen hije sa ishte Dr Rugova gjall)lol!
    E kur ne te vertet BOTA erdhi ti beje nderime ne nje kohe te acaruar Dimri ku su kursyen e gjitha trevat shqiptare per ti dhen Lavdin e fundit.pra me vjen keq qe po e them,por kur i keqi te ngreh per gjuhe,duhesh te mesosh ate per te verteten.
    përderisa Ibrahim Rugova nuk ishte asnjëher me shprehë nderime te Jasharajtë në Prekaz?
    Une nuk di valle, perse mundohi me nxan si kurth mos shkuarjen e Dr.Rugoves ne Prekaz.mbase,shum mire e dini se jeni ju ata qe ju keni kercenua qe mos te shko ne Prekaz.dhe a je ne gjendje te pranoni nje gje te tille?pra realitetin?Jo.sepse vet ju jeni lokalista e jo une,une jam ajo qe me kembngulje nuk lejoi te dilet jasht te se vertetes.kjo jam une pra.e jo ashtu si ti me quan,eshte plotesishte e padrejt.

    Me mendjengushtësinë tënde fshatareske, ndoshta shprehesh se Jasharajtë nuk e kanë meritu nderin e Ibrahim Rugovës se nuk kanë qenë vendas të tij. Atëher, trego se përse Ibrahim Rugova së paku nuk e nderoi as bashkëfshatarin e tij, Selman Kadrinë?
    Kaq injorant qe qenke aman,sa me quan fshatarake,s'me jep te drejt te fjales te pakten,E qe une mos te quaj pastaj "Grek" prandaj s'do jam pishman pas gjitha ketyre qe ke than,(nuk pendohem)perndryshe,perderisa te vertetes i jep kahje ne te kunderten
    E ne veqanti per vendasin e tij Selman Kadrin.Kush te tha se Rugova nuk e nderoi Selman Kadrin? prap qpifje,e hamendje frikacakesh jen keto qe thua ti dhe tjeret si ti,qofte edhe per Jasharajt!

    Mos e fëlliq emrin e Jasharajve duke i barazuar në të njëjtën fjali me Ibrahim Rugoven.
    Hm,prap ketu je tregua Grek i kaluar "Grekut" pra.Sepse ni shqiptar i vertet si thote keto fjale qe ke than ti.

    Përse je "rod" i fëlliqtë i Rankoviçit, mos u mundo me më fëlliq e me më bë Grekë mua
    E po nuk eshte faji ime,po je shqiptar thuaje te verteten.Sepse kjo qe ke then ti vetem Greku/Serbi me ni fjale vetem i ligu e thote keshtu si ti!
    prandaj,kujdes'a.

    dhe sa per kurreshtjen,shife kete video por me vemendje te ndegjoshe fjalet e ketij aktori-pik per pik,me pas gjeje raste per shpifje,sa te duash.por "Historin" nuk mund e shtremberosh jo kurr per Rugovaset ti e askush



    Ndaj, mos u ndjej keq zoteri!
    ____________________________
    Hajla Rugovase
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 16-11-2011 më 22:00
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #1669
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    a osht e vertete se Ibrahim Rugova ka lindur ne Drenicë ????

  10. #1670
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Jo qe ka lindur ne Drenic, por eshte i Drenices dhe gjithe shqipetairse...

    Rrjedhimisht (osht) eshte Rugovas. I lindur ne "Cerc te Istogut"rrafshit Kosoves

    Lavdi Atij.

    Nje pershendetje per ju Busavata

    Hajla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 17-11-2011 më 21:40
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •