O hene
O hene e neteve te mia
me dashurine time
u rrite dhe ti
me ty erdhi lumturaia
me ty iku perseri
Se keshtu paska qene
e shkruar per mua
te tuat fytyra
te dyja i njoha
Po ajo valle
ajo pse s'mi tregoi
ajo me dy fytyra
HENA....
O hene
O hene e neteve te mia
me dashurine time
u rrite dhe ti
me ty erdhi lumturaia
me ty iku perseri
Se keshtu paska qene
e shkruar per mua
te tuat fytyra
te dyja i njoha
Po ajo valle
ajo pse s'mi tregoi
ajo me dy fytyra
HENA....
?????????
Sa here ju shoh
veten pyes
Pse bota valle
esht' kaq e trisht'
Pse ju ka quajtur
Shelgje lotues?
Laguna Blu
Jete do te thote krijim
Krijim do te thote fantazi
Fantazi do te thote shpirt
Shpirti eshte Perjetesi
.................................................. ...........................
Ne naten e erret dy trupa kaperthehen
ferkohen, terhiqen,
leshohen, defrehen,
O jete! O vdekje!
ne dyluftim te perjetshem
O ndenje vdekjeprurese
me ben Te Pavdekshem
Laguna Blu
Shpirta urime per poezite dhe mire se erdhe ne forum!
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Pershendetje,
Me pelqyen shume 7 vargjet e fundit....
Suksese.
Ji Vetvetja!
Po vija tek ty
Nje hene
e qeshur ma bente me sy
Kur u ktheva
hena kish ikur
Ne cep te qiellit
Kish lene
Nje njolle te verdhe xhelozie
Nuk e di
mesazh per mua
ose per ty
Pershendetje "shpirta"
Urime per poezite
muzg i heshtur
Vandalit nuk i pelqyen vargjet:"... se keshtu paska qene shkruar per mua.."
white noise
Faleminderit per urimet!!!
Vetmi...
Ne dhomen e erret
mure te lagura
Ftohte,shume ftohte
Ne vazo te thyera
Lule te thara
Kohe,shume kohe
Ne dhomen e erret
Heshtje e frikshme
Lote, shume lote
Te paster ,te medhenj,te ftohte...
Pikojne,
dhe lagin pluhurin
qe koha me mosperfillje
mbi mua
e ka hedhur...
Me ty.
Ca puthje te nxehta
Nate
Erresire
Mbi buze te ndezura nga etja
Krahe kolltuqesh
Te drejte
Te ngirre
Strehe te dashurive te fshehtaa...
Laguna Blu
SYTE
T'i dua syte
te paster
te medhenj
te pafaj
Syte
nen qerpike
te bute
te mendafshte
I dua kur flene
fshehur nen qepalle
Te paster
te medhenj
te pafaj....
QE NE KRIJIM...
I kuq ,i zjarrte, i permalluar
perkulesh ngadale, sikur ke frike
kalterisine pa fund per te pushtuar
vetem disa caste, pastaj le te ike
I dashuruar si nje i marre
verdalle i bie botes cdo dite
vec ATE per t'a pare
pa le te thone c'te duan perendite
Ecen e ecen pa mbarim
vetem ato pak caste per t'i jetuar
dhe zhytet i qete ne perendim
Puthjen e fundit per te shijuar.
METEORI
Eci
dhe shikoj yjet
gjithesi e pafundme
Hapesire
Sa e vogel
vetja me duket
ne kte nate te qete,
te Ngrire.
Si nje site
e pafund, me duket qielli
i madh, i heshtur,
Misterplot
Ku miliarda sy
si shume rreze dielli
pikojne argjend
Jo s'duan lote.
Ndjej doren e ngrohte
tek me pushton rreth belit
dhe aq t'emblin shtrengim
Nje METEOR
i kerkova qiellit
per Shpirtin tend
dhe ..pak harrim....
MBESHTETJE
Nje lot i nxehte
nga buza ime
mbi buzen tende
ra, u tret.
Me dhimbje
dhimbjen e gelltite,
i hidhur qe,
si dhimbja vete.
Laguna Blu
KAM KOHE E DASHUR..
Kam kohe te te pres
kur vjen nga udhetimi i
nates
me zanat dhe bishat
te thuash fjalet e
ndarjes
Kam kohe te te pres
sic te pret ty i arti
mengjes
te shthuresh qerpiket e thurur
qepallat e shpirtit
te zhvesh
Kam kohe te te pres
me pasqyren te besh numra
magjie
te turbullosh ujrat e liqenit
te universit burim
qetesie
Kam kohe te te pres
si pret toka ledhatimin e hapit
nen kemb'
dhe aromat turbulluese te pranveres
te vetmin,plotesuesin, parfumin
tend
Kam kohe te te pres
si vjeshta,gjethet,ngadale hijshem
zhvesh
mes nazesh nuret t'i tregosh
si dimiri me te bardha
te t'vesh
Kam kohe te te pres
derisa nata te te rrembeje
dashnore
te mbetem vetem prane ketij trupi
te zhdukesh ne mjegullen
imagjinare
Kam kohe te te pres
te t'pres e dashur deri ne
harrim
te t'ledhatoj floket,ere te t'marr
e te vdes dhe une ,me naten shtrenguar
ne gjoksin tim.
KUR PRET
Kur pret
dhe casti ngrin
Qerpiku si nje gozhde
fikson horizontin
dhe si tablo te rilindjes
e le varur
ne murin e perjetesise
Kur pret
as zemra nuk rreh
Midis dy goditjesh
qendron jeta e ngurtesuar
ne pritje e vazhdueshme
te ardhjes se saj:
Goditje shpetimtare
HARRIM
Te prita...sa dielli
harroi te perendoje
Pas valesh me mbetei veshtrimi
Dhe loti mbi yje pikoi....
PRITJE
Nate
Qetsi
Diku larg
nje muzike
Ca tinguj te lehte
enderrimtare
Qe vec une i degjoj
Hena
E pergjumur
Ne pasqyren shekullore
shihet
dhe kreh floket e argjendte
............................................
...UNE....
Une numeroj valet
NJE ......
TRE.....
PESE.....
Dhe pres
si bregu valen...
PRES.....
Laguna Blu
Krijoni Kontakt