Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268

    E dua vjeshten

    E dua vjeshten
    se eshte e fresket
    e dua vjeshten
    se era fryn
    e dua vjeshten
    Se gjethet
    Te zverdhura mbi te ftohtin asfalt
    bien.

    I vetem ne rrugen e gjate
    mes pemeve ecen
    Ne pardesy i mbeshtjelle
    ecen

    Eceb ne rruge i mebshtjelle
    I vetem ecen ,porme shprese
    Shpreson se dy sy te trishtuar
    Te veshtrojne
    Dy sy te trishtuar
    si ata qe gjate ke kerkuar

    Syte bukur, te trishtuar
    sy te nje femre te bukur

    Te bukur e dua femren time
    me sy te trishtuar
    e dua
    te bukur e dua

    Me buze te zjarrta e dua
    para tyre zjarri im
    si lume i ftohte te duket
    Me sy te trishtuar e dua
    ku trishtimi im
    si gaz i marre te duket
    te bukur e dua..

    Me trup te bukur e dua
    me trup te bukur erotik
    para tij
    lumi i terbuar , i epshit tim te terbuar
    Si pellg i ceket te shuhet

    Te bukur e dua femren time
    te bukur si vjeshta

    e dua vjeshten
    Se eshte si vdekja!
    Vdekja e te vjetres eshte vjeshta
    e vjetra si gjethe e thare ne asfalt bie
    era e ftohte e vjeshtes cope e shqyen

    Oh sa e bukur eshte vjeshta

    Te bukur e dua femren time
    Me sy te trishtuar
    Si vjeshta..

  2. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268

    Siguria

    Lindje___!!__!!___!!!!!!
    ____________!!_!!_!_
    _______________!___
    ___________________
    ___________________
    ___________________
    _____________!!!!po sikur
    te kisha..!!________vdekje

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-02-2003
    Vendndodhja
    mes konfuzitetit
    Postime
    7
    Ajo...
    Pak ore para nisjes
    shushatur... ndoshta mallkuar
    Ajo qau ......
    Kish shume per te thene
    e s'kish kush ta degjonte
    Se bota degjon shurdher..
    Librin e saj e lagu trishtimi...
    Skica i mbeti ne duar
    Ajo qau per veten ashtu nga bota harruar.
    eja,
    ahere kur era te gremise
    mes baltes dhe gjethet e fundit,
    kur lumenjte kalteroshe
    (dhe syte e mi)te turbullohen,
    kur pemet e zhveshura me paturpesi
    deget lakuriqe te tundin,
    kur pellgejt mes kalderimit me akull te mbulohen.

    eja,
    me henen ndricuar muzgjeve,
    kur veshet te te dhembin
    prej zhurmes te makinave,
    kur kerrkush mos te te njohe me rrugeve,
    shfaqu si nje afishe larushe ne xhamat e vitrinave.

    eja
    ahere kur bota e ndyre
    ne surrat te te plase deren,
    kur si xhind i xhidosur duart te te dridhen,
    s'ka gje!sill me vete dhe shterngatat dhe eren
    dhe kujtimet hidherake qe s'mund te hidhen...

    eja,
    se ne qilar kam ruajtur per ty ne torbe me molle,
    dhe mbi prush dy misra te pjekur,
    u pa puna,te jap bluzen time se je veshur holle,
    e ne mesnate si lugate
    rreth oxhakut do hame buke te thekur...

    eja,
    duku kur ditet te filloje te numroje dhjetori,
    kur lumenjte dhe syte e mi
    kalteroshe te turbullohen,
    jo kur te plakur, te jetojme nga zorri,
    jo ahere kur varret me ferra te ne mbulohen.
    eja,tani se malli si dreqi na mori,
    jo ahere kur emrat ne kete bote te na harrohen...

    eja,
    me muzgun e zverdhur nga hena,
    eja para se buket e thekura te ftohen...



    SIKUR TE ISHA ENDE FEMIJE

    Kjo bote,permes ndryshkut
    e shfaq lakuriqesine
    Por une jam miop
    e shoh vetem ndryshkun.

    Ne syte e femijes
    bota shkruhet ndryshe
    Terri behet drite
    e hiēi gjithēka.

    Ah,sikur te isha ende femije!

    *****

    Ruhu prej diellit!
    Vertet,Ai te ngroh
    por,po iu afrove shume,
    Te djeg.
    DO TE IKI

    Do te iki prej ketej
    Do te mbetet djepi i tokes
    qe perkundi femijerine
    dhe enderrat e virgjera
    nen cerga merimangash.

    Do te iki prej ketej.
    Dhe hena vetmitare
    ne rruget e perbaltura
    do te qaje kotesine
    e hapit monoton.

    Do te iki prej prehjes
    dhe gjumit provincial
    Do te iki,
    se nuk dua te fle.
    RECIPROKE

    Me duart nga qielli
    Psheretin,renkon,
    Ēirresh, bertet,
    Shan e mallkon:
    "Kjo jete e peshtire
    shume pak po me jep"

    -Po ti,o i mjere
    ē'po ben per kete jete?!
    Me arrestuan se po endesha ne endrren e nje tjetri...

  4. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268

    Psheretimat e K' (part 1 of..)

    Njerezit qe na ngjajne jane pasqyre tek e cila shihen mire difektet..

    Kerkimi i te pakapshmes e shnderron njeriun ne bishe per vehten , e ne kafshe te piste per te tjeret..

    Ata qe Vazhdimisht ngrene syte e duart lart, i hedhin larg
    do te harrojne te prekin te shikojne c'kane prane , afer

    E bukura lart eshte mahnitese e arte, por sapo per fat te keq arrijme ta mberthejme ndodh qe shnderrohet ne nji nga ata mijera gure pa vlere, qe kembet na kane shkele

    Everteta, e ngrohte ndricuese , teper shpesh
    verbuese, perveluese.

    Fjala "ndjenje" , Fjale e madhe
    Qe shumehere shperdorohet nga njerez te vegjel

    Diejte ndricimplote jane te pakte ne bote , e zhduken ngadale nen fuqine e nates .
    Te shumta jane henat qe reflektojne ndricimin e tyre , te fuqishme vazhdojne te shumohen ne horizontin e pafund te dites...

  5. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268

    Afer

    Nje nate
    nje nate mes yjesh lundroja
    isha larg
    Nje nate
    zerin tend qe erresiren ēante,ndjeva
    isha larg

    Ate nate
    Emrin tim per te paren here
    nga buzet etua te buta
    te shqiptohej degjova
    ....
    U afrova
    ato buze te buta
    nen shi lehte i perkedhela
    lehte, si era....

    Ate trup te ngrohte
    me butesine e nje vigani, perqafova
    u afrova

    Nen driten e henes
    pashe ndricimin e syve te tua
    erresiren qe mbetej, me to ndricova
    Me afsh ti putha lotet
    te thashe
    "te dua.."

  6. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268

    Nuk jam per ty

    Nje ze i thelle
    qetesine e nates ēorri

    "Ku je Vetmi!"

    Rrenqethja ne trup
    vetmise i shkoi
    e trembur u pergjigj
    me duart ne sy

    "Larg,e nates hije
    nuk jam per ty
    Ti kerkon fantazmen time
    bajloz i zi!
    une jam vetmia e arte
    une jam per dy..."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ShadowOftheBest : 16-07-2003 mė 13:55

  7. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268

    Psheretimat e K' (part 2 of ..)

    Eshte gare e lodhshme , i pari eshte fituesi, edhe i dyti eshte i pari
    ..i pari i humbesve

    "e gjeta " bertiti eremiti "kjo eshte e verteta, une e zbulova" por kur u kthjellua e pa perqark, pa se s'kish kujt t ia tregonte

    ēdo njeri me dy fjale te embla e nje buzeqeshje mund te behet miku yt me i mire , mjafton qe edhe mbas shume vitesh te kujtohesh mos ta shkelesh atje ku e vret kepuca

    eshte e lehet te jesh mosperfilles me dike
    eshet shume me e veshtire ti fitosh respektin

    Kur qesh, gjithe bota qesh sebashku me ty, kur qan , qan gjithmone vetem

  8. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268

    Nata e fundit

    ..Larg , diku larg , nje bubullime prish qetesine e nates.Bie shi kjo nate duket sikur do jete fundi i gjithckaje.Ajri eshte i mbrujtur me eren e dheut te lagur e gjetheve te kalbura, shiu bie me gjyma , kjo nate duhet te jete fundi. Gjithcka ka pushuar , cdo gje eshte ne qetesi te plote , jeta sikur eshte fshehur pas mureve te trashe e ne galerite e nendheshme .Eshte erresire, nuk shihet dy hapa me tutje , gjithcka ka pushuar, jeta e ka ndalur ritmin e saj te shfrenuar, pervec eres te mbrujtur me lageshtire , nuk leviz asgje
    Por ja, nje bubullime tjeter, gjemon dhe can qetesine me dysh. E ema e saj, vetetime , shpejt nga pas e ndjek, ne gjysem te rruges e arrin , me krahe e mbeshtjell, ne gji e fut me trupin e saj e mbron ete dyja nene e bije gremisen drejt tokes , me shpejtesi shkojne drejt fundit te tyre me zhurme perplasen pertoke.Eshte fillimi i fundit, e ema shikon te bijen ..gjithcka ka mbaruar.. ah kjo nate eposhter, shiu bie me gjyma , ky duhet te jete fundi i gjithckaje.Nena shterngon fort ne kraharor trupin epajete te sebijes, inati shkrepetin akoma ne syte e saj...
    Urrejtje, Asgjesim..
    Ne te djathte dallohet dicka .Nje buzeqeshje mizore mbin ne buzet e saj , ajo dhe e bija do te vazhdojne te rrojne , forme shkaterrimi do te kete ekzistenca e tyre e re. Shkaterrim , shperthim, Hej , Asgjesim kunder ketij vendi qe vjen era vdekje.
    Flaka mbin ne syte esaj duke ndricuar objektin e shpreses

    ........Nje klithme can perseri ajrin, eshte fantazma e bubullimes qe qan per fatin e se emes, ne syte gati pa jete tese ciles reflektohet objekti i shpreses.
    Eshte nje trung pa jete, i lagur nga lotet e qiellit ei shkrumbezuar nga nje nene tjeter, asnje flake e vogel shprese smund te mbije aty...
    Me avujt e shpirtit qe nga goja i dalin ajo hedh veshtrimin e saj te fundit lart.Me grahmat e fundit ngre trupin e sebijes drejt qiellit, vreri del nga shpirti i saj, vreri del dhe me shpejtesine e xhindit drejtohet drejt qiellit, lajmetar i mallkimeve te nenes vetetime, kunder nenes natyre
    Ajo ngre syte lart per te pare fundin..
    ..Bie shi , Nje shi i tille s' ish pare prej kohesh, gjithcka ka ndaluar, eshte nate, nje nate e ftohte ..
    Eshte nate, kjo nate duhet te
    jete fundi i gjithckaje

  9. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268

    Roja i ferrit

    Eshte nate
    Gjithcka ka ndaluar.Bie shume shi, asgje s'leviz, jeta sikur ndjek ritmin e gabuar, ajo po ecen mbrapsht, ajri eshte i mbrujtur me aromen e kujtimeve.
    Bie shi , kjo nate eshte e bukur , gjithcka ka ndaluar, era vec era leviz, e ajo kujton kohet e kaluara . Bie shi... shume shi .Papritur nje bubullime ther pa pike meshire qetesine , prish rrjedhen e mendimeve , ajo ndiqet menjehere nga vetetima e cila perplaset ne token e lagur , prane nje trungu te kalbur , te lagur e te shkrumbezuar, vetetima perplaset prane , por asnje flakez e vogel nuk lind nga kjo perleshje..
    Trungu eshte i kalbur e i shkrumbezuar nga betejat e shumta , asnje flake jete s'mund te linde aty .Ai eshte i djegur,tashme , linfa e tij u shkri per ti dhene jete te re vetetimes se pare , asgje e re s'mund te linde me aty...
    Eshte nate ,ajri eshte i mbrujtur me aromen e gjetheve te lageshta , te kujtimeve te shkuara . Jane gjethet e trungut plak dhe lumi i kujtimeve buron nga rrenjet e tij. Eshte nate , nje tjeter nate e bukur per pemen e djegur. Ne kujtimet e saj ajo vazhdon te jete plot jete , e gjalle dhe e paprekur nga vetetimat e jetes, eshte qetesi, shiu bie sikur natyra te jete duke qare papushim per bijat e mbesat e sajqe kryenece humbin ne lumin e kujtimeve te pyllit te vdekjes .
    Qetesi, jeta ka ndaluar, vendi eshte i shkrete e ne mes te tij nje trung plak qendron me sy mbyllur. Vazhdon te qendroje i patundur por, i kalbur e i djegur .Rretheperqark shtellungeza tymi ngrihen nga copeza toke te zeze
    Nuk ka yje sot , qiellin e ndricojne vetem vetetimat, e bijat e tyre bubullimat prishin qetesine monotone e trokitjen kujtimndjellese te shiut. ato lindin fuqishem njera pas tjetres po po aq fuqishem vdesin, sepse duan te fillojne jete te re prane dickaje qe dhe rrenjete i ka te djegura.
    Kjo nate bie era kujtime , ky vend eshte nje varreze vetetimash e trungu plak i perkulur nga lumi i te kaluares eshte roja i portes se tyre te ferrit
    ..Bie shi , me c'arome eshte i mbrujtur ajri kete nate..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ShadowOftheBest : 18-07-2003 mė 07:22

  10. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268

    Pathos

    Nje shkemb i madh aty
    e mbi te dy sy

    Dallge te lemeritshme
    mbi te therrmohen
    te perbindshme ngrihen
    ulurijne , shkaterrohen
    nga dy duar te njoma drejtohen..

    Ne te kaltrin qiell
    nje re bardhoshe lundron
    me gjoks tere qiellin perfshin
    Beson ti,qe vetem fryma e shtyn?

    Nen ulerimen e eres nje perbindesh
    thone gjithcka do te shkaterroje
    thone malet me grusht do ti copetoje
    a beson ti?
    Vetem zemra e ndihmon
    perpara te shkoje..

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •