Drejtori i përgjithshëm i Juventusit është shprehur sërish ironik karshi skuadrës milaneze 04-02-2006
Moxhi: Interi? Sivjet del i dyti
Sokol Kondi
Kur mungon diçka më shumë se një javë nga ndeshja direkte me Interin, Luçiano Moxhi vazhdon të mos e kursejë ironinë e tij ndaj kundërshtarëve: "Interi tani është rivali ynë i vërtetë. Unë e kisha thënë, i ka cilësitë për të dalë i dyti dhe uën vazhdoj të besoj se do t'ia dalë mbanë." Të dielën, më 12 shkurt, Juventusi mund t'i japë fund një herë e mirë çështjes së titullit. Në "San Siro" do të zhvillohet supersfida ndaj Interit dhe një fitore e bardhezinjve do t'i shuante përfundimisht edhe ato pak shpresa që u kanë mbetur djemve të Mançinit. "Nuk e di nëse do të vendoset gjithçka aty, ka thënë Moxhi, por me siguri do të jetë një ndeshje e rëndësishme. Interi në këtë moment është rivali ynë i vërtetë. Unë e kisha thënë edhe më parë se i ka cilësitë për t'u renditur i dyti dhe unë besoj se do t'ia dalë mbanë". Moxhi nuk dëshiron të dëgjojë të flitet për kalendar më të lehtë përpara ndeshjes direkte. "Ndeshjet e lehta s'më pëlqejnë kurrë, janë më të ndërlikuarat". Një battutë për momentin negativ të Milanit. "Nuk ka asnjë dyshim se te Milani duhet rishikuar diçka, duhen disa ndërthurje, por me siguri ata s'janë një skuadër për t'u rithemeluar. E ardhmja ime? Nuk kam marë asnjë kërkesë nga Milani dhe kam thënë gjithnjë se ndihem mirë aty ku jam." Më pas drejtuesi bardhezi mbroi Ibrahimoviçin, një kampion i cili do të qëndrojë në Torino edhe për shumë kohë: "Te Juvja gjobat vendosen atëherë kur është e drejtë të vendosen, por ta ndëshkonim Zllatanin për kartonin e kuq që mori ndaj Romës nuk do të ishte e drejtë. Zërat për një kalim të mundshëm të tij te Reali? Thashetheme kafeneshë, nuk kemi marë kurrë kërkesa nga ana e klubit spanjoll dhe Ibrën do ta mbajmë këtu. Edhe për Balakun janë thënë shumë gjëra, por ne nuk i blejmë lojtarët sa për numër: më të mirët i kemi tanimë." Moxhi ka bërë shaka edhe për ankesat e Xhiraudos lidhur me sjellejet në tribunën e Olimpikos gjatë sfidës Roma Juve: "Nuk e di se çfarë ndodhi, unë e kam zakon ta shoh pjesën e dytë përpara ekranit me një pjatë makarona në dorë. Një traditë kjo që sjell edhe fat sepse gjatë kalimit nga tribunë në restorant zakonisht shënojmë gjithnjë. Në Kupën e Italisë shënuam vetëm një gol, kurse në kampionat dy të tillë."
Markioni, fjalë prej juventini
Anësori 25-vjeçar i Parmës, që në fund të sezonit do të veshë fanellën e Juventusit, ka folur për ytë ardhmen e tij në ekipin bardhezi: "Do të luaj mes shumë kampioësh dhe besoj se e vetmja gjë e vështirë do të jetë të gjej hapësirë për të luajtur. Ka qenë Juvja ajo që më ka zgjedhur, ndërkohë që klubet e tjera flisnin, bardhezinjtë e treguan me fakte interesin e tyre." Markioni kishte kohë që ndiqej nga Interi dhe Milani, por edhe nga Liverpuli dhe Monako. Por përpara avneturës në Torino mesfushori i verdhebluve duhet të përqëndrohet te shpëtimi i klubit emilian.
Shife kte azmatikin ca thote mre ky plere. A ishallah do zoti e ja fusim nja 3 petulla ne san siro edhe tju tregojme titullin ktyre pastaj.
Krijoni Kontakt