Argjentinasi mund tė qėndrojė, por bisedimet pėr gjermanin mund tė jenė njė "problem" 09-03-2006
Inter-Veron, ėshtė Balaku nė mes
Erion Abule
Interi nuk dorėzohet nga ideja pėr tė mbajtur Sebastian Veronin nė fund tė sezonit. Kėshtu, pavarėsisht se argjentinasi ka deklaruar disa herė se kėrkon tė rikthehet nė atdhe, trysnia e vazhdueshme e Moratit dhe Manēinit mund tė japė frytet e veta. Duket se drejtuesit zikaltėr po pėrgatisin njė "spirale" pėr tė ndaluar lamtumirėn e mesfushorit. Ajo qė deri pak kohė mė parė ishte njė "vendim i pakthyeshėm", mund tė shndėrrohet tani nė njė "tani ndoshta do tė mendohem." Huan Sebastian Veron, udhėheqėsi i padiskutueshėm i mesfushės zikaltėr, mund tė marrė nė konsideratė idenė e qėndrimit edhe pėr njė tjetėr vit tek Interi, duke shtyrė pėr 12 muaj rikthimin nė atdhe, nė Argjentinėn e tij tė dashur, sė bashku me familjen.
Nė tė vėrtetė bėhet fjalė vetėm pėr njė marrje nė konsideratė tė kėsaj ideje, sepse Veroni mund tė mendohet, por nuk toleron. Zgjedhja pėr t'u kthyer nė shtėpi, ėshtė e detajuar nga motivet personale dhe jo nga ēėshtjet ekonomike, dhe asnjė ofertė pėr njė rritje tė pagės, qė Morati do tė ishte gati t'ia shtonte nė 5 milionė euro, nuk do tė hynte nė punė pėr tė bindur "shtrigėn".
Por oferta e bėrė pėr argjentinasin nga Morati, Manēinit dhe tė gjithė "klanit" zikaltėr duket se i ka hapur njė "problem" nė zgjedhjen qė do tė bėjė Veroni. Propozimi i Moratit ka lidhje tė veēantė me ēėshjen "Balak". Interi ėshtė duke lėvizur mbi dy rrugė tė ndryshme, atė argjentinase dhe atė gjermane, qė nuk janė tė destinuara as tė kryqėzohen dhe as tė largohen. Tė dy mesfushorėt janė udhėheqės nė skuadrat e tyre dhe pavarėsisht nga ndryshimet tekniko-taktike, do tė ishte ideale pėr mesfushėn zikaltėr pėr sezonin e ardhshėm, por nuk pėrjashtohet qė nė vazhdėn e hipotezave, mund tė luajnė tė dy bashkė. E vetmja pengesė pėr qėndrimin e argjentinasit nė Pinetinė pėrfaqėsohet nga e ardhmja e Manēinit: Veroni ėshtė njė "beniamin" i trajnerit 40-vjeēar, qė nga kohėt e Lacios, dhe ėshtė e qartė qė nėse Morati do tė vendosė tė ndėrpresė marrėdhėniet me "Manēion" nė fund tė sezonit, edhe qėndrimi i Veronit nuk do tė kishte mė kuptim.
Morati i ka kėrkuar Adrianos Championsin
Ditė marrėveshjesh pėr Adrianon, pėr t'i shndėrruar dy muajt e ardhshėm nė anėn e tij. Nė muajt e "perandorit" tė rigjetur. Ka nevojė ai, Interi dhe Brazili. Asnjė nuk ia detyron dhe as nuk ia kėrkon, por ėshtė ai qė ngutet. Adrianoja e di qė ka ikur koha e "kryeneēėsisė", e pasigurive dhe trysnive e shterpėsisė. Prej golit, pa dyshim. Dhe njė takim mes padronit dhe brazilianit ka shėrbyer shumė pėr gjendjen e sulmuesit, qė u takua para dy ditėsh me Moratin nė zyrat e kėtij tė fundit, ballė pėr ballė. Morati i paska kėrkuar Adrianos, njeriun qė e ka pėrkėdhelur, mbrojtur dhe ekzaltuar shumė, tė rikthehet shpejt. I ka kėrkuar t'i dhurojė Championsin, tė jetė udhėheqės, vlera e shtuar e Interit pėr tė vetmin objektiv, qė nė kėtė aspekt mund t'i japė sezonit kuptimin e dashur nga Morati. Ndėrkohė, Adrianoja i paska kėrkuar Moratit qetėsinė qė i duhet pėr tė dhėnė maksimumin, atė qė padroni zikaltėr i ka kėrkuar atij. Asnjė ankesė pėr kritikat e rendimentit futbollistik: prej kohėsh, braziliani s'ėshtė nė formė. Sinjali konkret qė Interi pret nga ai, Adriano duhet ta japė si lojtar dhe jo si njeri i lėnduar. Dhe Adriano mezi po pret orėn pėr t'u rikthyer nė fushė dhe pėr tė mbajtur fjalėn e dhėnė padronit.
Marre nga S.shqiptar.
Krijoni Kontakt