Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22

Tema: Oscar 2006

  1. #21
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Mua s'me pelqeu fare Oscar sivjet. Shume thate.
    HAKUNA MATATA

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Opinioni Im Per Oscar 2006

    Meqe jane hapur dy tema te njejta, po vendos edhe ketu nje pergjigje timen lidhur me nje postim te gunnar tek tema "Oskari per filmin "Fatkeqesi fatale": http://www.forumishqiptar.com/showpo...85&postcount=8


    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    Crash s'me eshte dukur si ndonje film per Oscar.
    Gunnar,
    Filmat qe fitojne OSCAR, zakonisht jane mediokėr, biles deri dhe te keqinj, sepse jane filma konsensualė: regjizori i famshėm Kubrick, per shembull, asnjehere NUK ka fituar OSCAR, edhe pse shumkush e di qe ai eshte nje nga regjizorėt me te medhenj anglo-saksone te gjithe Historise se kinemase (nje detaj: "Barry Lindon", filmi i tij kult, ne kohen e tij ishte nominuar... vetem per kategorine e fotos mė te mire ! - patetike (qesharake...)


    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    "Crash" eshte film i thjeshte, drame ku mbizoteron ndjenja e erret, ritem i plogesht, cdo gje te sjell ne mendje nje mocalishte. skenar shume i thjeshte, nderthurja e ngjarjeve eshte interesante po jo ndonje novacion pasi ka shume filma qe kane kete strukture skenari (i fundit qe mbaj mend "Amores Perros")
    Ke te drejte: zakonisht, keto quhen filma koralė, pra si te thuash, me kor, me shume zėra, me shume personazhe kryesore njeheresh. Kane qene ne modė ne vitet '90 ("Magnolia" per shembull). pra, nga ana e struktures, sigurisht qe "Crash" nuk sjell asgje te re ! Por, per te mos i rėnė kot ne qafė (per t'i rėnė plot, jam OK !), eshte e pamundur qe nje film Hollywood-jan te sjellė diēka novatore ne skenar apo formė, E PAMUNDUR ! Kjo eshte keshtu jo sepse e them une, por eshte diēka e konfirmuar prej vitesh (novatorizmi i Hollywood-it ka marre fund bashke me fundin e epokes se tij te arte, pra vitet '30-'50 dhe nje farė shkelqimi te shkurtėr ne vitet '70 (Copola, Scorcese, Cimino...). Pra nuk duhet pritur mė shume as nga "Crash", as nga filmat e Hollywood-it ne tėrėsi. Ata kane vendosur te krijojnė nje kinematografi vetėm dhe vetėm divertente (zbavitėse), por fundja kjo eshte e drejta e tyre (ajo qe eshte mė e bukura eshte se filmat hollywood-jane nuk jane as divertentė, as zbavitės nuk janė, por jane thjesht debilizues, por nejse, kjo eshte tjetėr muhabet...


    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    Mesazhet qe jep, qe mesa duket kane vendosur edhe per cmimet, jane ne vendin dhe kohen e duhur por a jane te majftueshme per te vleresuar nje film?
    Perkunder nga ē'mendojne jo pak njerez, kam pershtypjen se "Crash" fitoi Oscar-in si filmi mė i mire jo per hatėr te mesazhit qe ai percjell. Per shembull: "The Lord of the rings", mos ka ndonje mesazh te jashtezakonshem? Problemi biles, eshte se ai film nuk ka mesazh fare, pra eshte thjesht film divertent, ne kuptimin e mirefilltė te fjalės ! E pra parvjet, pikerisht ai film fitoi plot 11 OSCAR, midis te tjerash edhe OSCAR per filmin mė tė mire !!

    Une mendoj se 5800 anetarėt e Jurise se OSCAR votuan mė se shumti per "Carash" (ndofta kane votuar veēse dy vota me teper se "Brokeback mountain", qe per mendimin tim ishte filmi mė cilesor i seleksionuar, por qofte dhe dy vota mė shume mjaftojne per te shpallur nje fitues tė vetėm !) sepse pikerisht, "Crash" ishte mė mediokri (dmth, mė konsensuali !!) nga 5 filmat e perzgjedhur (dhe qe kete vit ishin SHUME herė mė cilesorė sesa "The lord of the rings", apo "Shakespeare in Love" apo "Braveheart" -- te citova disa filma fitues OSCAR te ketyre dhjete viteve te fundit, njeri mė debil se tjetri.... no comment.



    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    Gjithsesi filmin e kam pare ne Tv dhe jo ne kinema keshtu qe nuk kam marre maksimumin e tij
    Kėtu ke thene diēka absolutisht te vertetė (nje nga te vertetat e rralla ABSOLUTE ne lidhje me kinematografinė): per te marre maksimumin e nje filmi, ne princip ai shihet ne kinema; dhe pastaj, rishikohet ne Tv (nese deshiron). Megjithate, opinioni im eshte se "Crash"-it nuk ke ē'ti marrėsh as ne Tv, as ne kinema... : nje veper filmike mediokre (per te mos thene e dobėt), nuk do shume perpjekje per t'u dalluar.


    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    po nuk do ta krahesoja kurre me filma te tjere amerikane qe fokusohen ne problematika te mprehta. Ketu me vjen ne mend "Amerikan Beauty". Personalisht mendoj se eshte shume larg ne sensin pozitiv ndaj "Crash".
    Mos u lodh hiē ta krahasosh dhe po riperseris edhe nje here ate qe thash mė lart: nuk besoj se halli qendon tek problematika: filma me temė racizmin ka patur e do te kete edhe para, edhe pas "Crash", ashtu sikurse filma me temė ekzistencializmin e njeriut oksidental, ka patur dhe do te kete edhe para, edhe pas "American Beauty" (qe eshte gjithsesi film i mirė, por qe te siguroj se edhe ai, aty e ka dozėn e konsensualitetit (mediokritetit) - perderisa pat fituar OSCAR si filmi me i mire ne 1999. Dhe duhet te me besosh nė sinqeritetin e kesaj qe them per nje arsye te thjeshte: edhe une, si ti, kur e pata pare per here te pare ne 1999-en ate film, kujtova se pashė filmin mė trondites qe kisha pare ndonjehere ne jeten time. Dola nga salla e kinemasė sikur po dilja nga evenimenti i jetes sime ! Asokohe kisha 30 vjeē dhe po me dukej se filmi mė kish dhene pergjigjen e dilemės se jetes sime !! Problemi ishte se asokohe shkoja mė pak se ē'shkoj aktualisht ne kinema, dhe nuk ja kisha fort haberin kinematografisė, per te kuptuar konsensusin (mediokritetin) e fshehtė te "American beauty", gjithsesi shume here mė te ulėt se nė cilido film tjeter tė OSCAR-izuar keto dhjete vitet e fundit.


    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    Filmat e tjere kandidat per Oskar nuk i kam pare keshtu qe mund edhe te mos kene patur ndonje zgjidhje tjeter
    Per mendimin tim, filmi mė i mire amerikan i ketij viti ishte "The New World" i te vetmit gjigand te kinematografise amerikane Terrence Malick. Nje portret te tij e ke ketu

    Por filmi i tij u injorua totalisht nga seleksionuesit (sindikatat) e kompanive kryesore te Hollywood-it (se Hollywood-i nuk eshte Komitet Qenrdor : eshte emėr qe permbledh shumicen e kompanive filmike qe punojne dhe krijojne ne Los Angeles, por ne i biem shkurt dhe themi "Hollywood"-i). Filmi i tij u injorua njesoj sikunder u injoruan per vite te tera filmat e Kubrick-ut te madh nga ceremonitė e OSCAR.

    Terrence Malick eshte nga te rrallėt regjizorė te stėrmedhenj (mendimi im eshte se ai eshte nje nga 5 mė tė talentuarit e gjithe planetit, dhe sigurisht, mė i talentuari nga regjizorėt aktualė amerikane !!) Por problemi i Terrence Malick eshte se filmat e tij (vetem 4 ne 35 vjet karrierė !! - te katerta, KRYEVEPRA ne kuptimin mė nobėl te fjalės!) i ka realizuar jasht rrjetit te kompanive Hollywood-jane: producentėt e tij jane thjesht njerez qe adhurojne talentin e nje gjeniu dhe kaq, por nuk punojne ne asnje nga kompanitė Hollywood-jane.

    Keshtu qe, duke lene menjanė "The New World" (meqe ai nuk ishte pothuaj fare nominuar- mė fal, por genjeva: ishte nominuar per fotografine mė te mire !! haha- ironia e fatit: njesoj si "Barry Lindon", 30 vjet mė parė, qe ishte nominuar vetem per fotografine me te mire !!), pra, duke lėnė menjanė "THE NEW WORLD", per mendimin tim renditja e 5 filmave kandidues per nga cilesia, ishte:

    1."Brokeback mountain" film shume cilesor : komenti im eshte ketu :
    2."MUNICH" i Spielbergu-t, gjithashtu (jam shpejguar ketu pse:
    3."Good night, & good luck" i Georges Cloney eshte nje film i mire. click here:
    4. "Crash" eshte nje film mediokėr, patetik, pikerisht i asaj kategorie qe une i quaj "pseudo-inteligjentė", pra qe bejne si me zor me t'mbush mendjen dhe qe ndonjehere, edhe t'a mbushin, si padashje (varet nga vigjilenca jote ! ). Ne fakt, "Crash" eshte thjesht nje film patetik per nga situatat alla L.A qe pershkruan.

    "Capote" eshte i vetmi film ne konkurim qe ende nuk e kam pare, shpresoj ta shikoj neser, meqe doli ne France qe prej dites se djeshme.


    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    Pastaj cfaj ka juria e Oskarit kur filmi me i denje per ta konkuruar ngrihet mbi nje histori dashurie midis dy meshkujve "lopcar" qe mesa di ne amerike mbahen si simboli burrerise (gjithmone pas shqiptareve qe jetojne anej eeee)
    E thash dhe mė lart:"Brokeback Mountain" nuk mund te fitonte OSCAR si filmi me i mire, sepse ai ishte filmi mė cilėsor nga 5 te perzgjedhurit (qe kete vit, ēuditerisht, nuk ishin aq medikėr sa zakonisht !!!). Nuk besoj se Juria 5800 anetarėshe ka patur ndonje problem me homoseksualitetin e cowboy-ve por thjesht eshte arsyeja qe permenda mė lart.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •