Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22

Tema: Oscar 2006

  1. #11
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Kandidatėt pėr ēmimin Oskar

    Ēdo vit kandidatėt pėr ēmimin Oskar vendosin reklama ku iu kerkojnė votuesve tė marrin nė konsideratė filmat e tyre. Kjo ėshtė reklama pėr filmin Brokeback Mountain.



    Filmi bėn fjalė pėr dashurinė midis dy burrave nė Amerikėn rurale dhe ndikimin qė kanė marrėdhėniet e tyre tek familjet. Ang Lee ėshtė kandiduar per ēmimin 'regjizori mė i mirė'.



    Rachel Weisz ėshtė kandiduar si aktorja mė e mirė nė rol dytėsor, por aktori Ralph Fiennes nuk kandidohet. Edhe regjizori i filmit Fernando Meirelles, nuk ėshtė marrė nė konsideratė nga Akademia.

    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #12
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    Akademia i ka buzėqeshur George Clooney-t, i cili ėshtė kandiduar si regjizori mė i mirė pėr filmat Good Night dhe Good Luck dhe aktori mė i mirė nė rol dytėsor pėr filmin Syriana.



    David Strathairn ėshtė kandiduar per ēmimin aktori mė i mirė, pėr filmin Good Night dhe Good Luck. Filmi trajton seancat gjyqsore anti-komuniste nė Amerikėn e viteve 50.



    Joaquin Phoenix dhe Reese Witherspoon janė kandiduar per rolet nė filmin Walk the Line.

    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  3. #13
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    Philip Seymour Hoffman kandidohet pėr herė tė parė pėr ēmimin Oskar pėr rolin kryesor nė filmin Capote.



    Felicity Huffman ėshtė e kėnaqur me njė triumf tė dyfishtė. Si ylli nė filmin Desperate Housewives, ajo ka pushtuar shtėpitė pėrreth botės dhe me lojėn e saj si njė personazh transexual nė filmin Transamerica, e ka bėrė atė kandidate pėr ēmimin 'aktorja mė e mirė'.



    Kong pati njė sukses tė jashtėzakonshėm por nuk arriti tė pėrsėriste suksesin e regjizorit Peter Jackson, qė u shpėrblye me Oscar nė vitin 2004.

    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  4. #14
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    Filmi britanik Wallace dhe Gromit: Curse of the Were-Rabbit ėshtė nė listėn e kandidatėve pėr ēmimin filmi mė i mirė vizatimor



    Dame Judi Dench gėzon njė popullaritet tė madh si nė Shtetet e Bashkuara dhe nė Britani. Ėshtė hera e pestė gjatė kėtyre nėntė vjeteve qė ajo kandidohet pėr njė ēmim Oskar.




    Drama Crash, qė bėn fjalė pėr marrėdhėniet ndėr-racore nė Los Anxhelos, ėshtė kandiduar pėr ēmimin 'filmi mė i mirė'.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Flori : 10-02-2006 mė 20:19
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  5. #15
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Good Night and Good Luck - Film me dialog shume te pasur, trajton nje ceshtje shume te mprehte edhe per ditet e sotme - sa ndikim ka shtypi mbi masat, cili eshte roli i gazetarit etj. Filmimi shume i bukur, interpretimi po ashtu (deri edhe tek Roberti i vogel ). Megjithate mua me la nje ndjesi te papermbushur ne fund; sikur dikush me fiku televizorin ne mes te filmit.

    Crash - mund te kishte qene nja gjys ore me i shkurter, megjithate prape filli i rrjedhjes se ngjarjeve mbetet i pakeputur. Matt Dillon e meriton nje cmim per interpretimin. Si ngjarje (ose tog ngjarjesh) mund te duket e egzagjeruar, megjithate pikerisht nga ky hiperbolizim i ngjarjeve filmi kthehet ne mbresėlėnės. Plus qe Kanadezėve gjithmone u duken tragjike gjerat qe ndodhin ne US, sepse e krahesojne me vendin e tyre, keshtu qe US-ėt nuk duhet te lejojne kanadezet te bejne filma per US-in lol ("udhu" per autorin qe udht)

    Wallace and Gromit? Po ky per cfare eshte parazgjedhur, si filmi me i mire per femije?!

    Capote - Ah, Capote! Megjithese "Brokeback Mountain" i shkon me shume per shtat agjendes se Hollywood per pershtypjen qe ky Oskar duhet te lere mbi pjesen tjeter te botes, Capote eshte vertet nje film i mirefillte, ne plot kuptimin e fjales. Filmi te zgjon njeqind e nje ndjenja gjate rrjedhes se tij: keqardhje, urrejtje, perbuzje, hutim (se s'do bej nje liste me 101 ndienja jo ) Interpretim i shkelqyeshem nga te gjithe. Sa nga ju filloi t'ua shpifte Truman kur ishte me pushime ne Spanje ndersa "miku" i tij ishte ne prag te varjes ne litar? Sa nga ju nuk dinit te qanit a te gezonit per momentin e varjes? Nejse se u be hartim ketu (sa po qesh edhe vete me keto me lart, po 9 ore pune s'kam si i shtyj une).

    Pra per mua, nese lufta zhvillohet midis Capote dhe Brokeback, do t'ia jepja voten time (dhe te komshise) Capote. Nderkohe, "Syriana" po lihet jashte - kete vit Hollywood ka ne plan te pare t'i tregoje botes se sa te ndjeshem amerikanet jane per te drejtat e homoseksualeve. Vitin tjeter mbase na mbajne leksione mbi gjendjen e mjerueshme ne Lindjen e Mesme.

    ps: The Constant Gardener - humbje kohe.
    Perėndia nuk ėshtė mace...

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Dreçi se merr veshe kete pune !
    tani edhe holivudi u prish, u be si "eurovisioni".....pa lidhje !
    yjet, si shifet, kane vdekur....adios !

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga Henri
    Good Night and Good Luck :
    ... Megjithate mua me la nje ndjesi te papermbushur ne fund; sikur dikush me fiku televizorin ne mes te filmit.
    Henro, ta kam thene dhe nje here tjeter: s'te ka faj njeri ! Perderisa ke zgjedh me jetu ne Amerikėn e Veriut (ne Amerike, shkurt), te eshte mesuar syri me filmat e atjeshėm (si eshte vendi behet kuvendi) : ju andej i bėni filmat te pėrmbushur, nuk jeni mėsu ti lini tė hapur. Pra, ne nje fare menyre, "Good night & good luck" eshte me shume film europian sesa amerikan, po ta shikosh ne kete pike veshtrimi. Konstatimi yt eshte i drejte, por kjo tregon se ndofta mė ne fund, edhe filmat amerikanė po hapen !!



    Citim Postuar mė parė nga Henri
    Crash - mund te kishte qene nja gjys ore me i shkurter, megjithate prape filli i rrjedhjes se ngjarjeve mbetet i pakeputur. Matt Dillon e meriton nje cmim per interpretimin. Si ngjarje (ose tog ngjarjesh) mund te duket e egzagjeruar, megjithate pikerisht nga ky hiperbolizim i ngjarjeve filmi kthehet ne mbresėlėnės. Plus qe Kanadezėve gjithmone u duken tragjike gjerat qe ndodhin ne US, sepse e krahesojne me vendin e tyre, keshtu qe US-ėt nuk duhet te lejojne kanadezet te bejne filma per US-in lol ("udhu" per autorin qe udht)
    "Crash" eshte film korral (me "korr", pra me shume personazhe kryesorė). Eshte tamam siē e thua ti : film me tog ngjarjesh. Personalisht i kam inat keto lloj filmash, kane qene shumė ne modė ne vitet '90 (psh. "Magnolia"). I kam inat dhe me japin dhimje koke, sepse me duken filma pretentious (mendjemėdhenj), qe marrin persiper me shpėtu njerėzimin (si te thuash...). Per me teper "Crash" eshte thjesht nje film i stilit hollywood-ian, asgje mė mė tepėr, paēka se rreket tė na e hudhi (gjoja qe nuk eshte hollywood-jan, pra del nga cliché-tė... Ai harron preverbin shqiptar qe thote: "Partizani, qe ta merrnin per ballist, ishte veshur si partizan" ! UDHUUUUUU

    "Capote" - Nuk e kam pare, se nuk ka dalė akoma ne Europe. Te vetmes gjė qe i ruhem eshte fakti qe eshte film-biopic (biografi) dhe biografitė, ne 95% te rasteve jane filma te keqinj...



    Citim Postuar mė parė nga Henri
    Pra per mua, nese lufta zhvillohet midis Capote dhe Brokeback, do t'ia jepja voten time (dhe te komshise) "Capote".
    ... kete vit Hollywood ka ne plan te pare t'i tregoje botes se sa te ndjeshem amerikanet jane per te drejtat e homoseksualeve. Vitin tjeter mbase na mbajne leksione mbi gjendjen e mjerueshme ne Lindjen e Mesme.
    Nuk di a e pe "Brokeback mountain" ?? Nese nuk e ke pare, kemi nderruar vendet, se edhe une nuk e kam pare "Capote" por kam pare "Brokeback" qe per mua eshte pa dyshim filmi me i mire amerikan qe kam pare kete vit (ose vjet, kuptohet). Nuk besoj se eshte puna qe Hollywood-i ka vendos me i tregu botes sensibilizimin e tij per te drejtat e homoseksualėve. Nuk di pse, por pikerisht, eshte hera e pare qe shikoja nje film qe nuk ishte i "kulturės gay", pra me shabllone dhe me stereotipe, por nje film thjesht human.



    Citim Postuar mė parė nga Henri
    ps: The Constant Gardener - humbje kohe.
    Plotesisht dakort. Por nuk duhej pritur mė shumė nga braziliani Fernando Meirelles (regjizor i filmit ne fjalė). Problemi qendron ne atė qe ai, sikurse dhe disa regjizore te tjere qe zakonisht vijne nga vende te botes se trete dhe e mbajne veten per te talentuar (po me kujtohet braziliani tjeter Walter Salles, regjozor i "The Motorcycle Diaries"), ne fakt ata kane vetėm dhe vetem nje ėndėrr: te xhirojnė filma per Hollywood-in. Nuk jane te parėt qe e kane provuar. Por problemi eshte qe, nese ata arrijne te bejne filma te mire ne vendet e tyre perkatėse ("City of God" e ka bėrė po ky Fernando Meireilles !), "harrojnė" qė ne Hollywood, filmat nuk i bėn regjizori, por ... producenti ! Pra vetė ju "krruhet" ...

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi
    Dreēi se merr veshe kete pune !
    tani edhe holivudi u prish, u be si "eurovisioni".....pa lidhje !
    Krekso, Hollywood-i eshtė prish prej kohesh, ka dekada qe eshte bere si "eurovizioni", pa lidhje - siē shkruan ti. Perkundrazi, kete vit, filmat e nominuar per OSCAR jane shume interesantė, pra me shumė lidhje !

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga nimf
    Autor, me Oscar-at me verte duket sikur po ndodh dicka pasi filma si 'War of the Worlds', 'King Kong', etc nuk u qenka vene shume veshi
    Nimfo,
    Nė nje mesazh tėndin, me thoje se diēka (pėr mirė) po ndodh me Oscar 2006. Po atė mendim kisha dhe une, por mund te them qe dje, kam pare nje film qe i rrėzon te gjitha shpresat e vakta apo iluzionet qe kisha per ndonje farė pėrmirėsimi ne gustot e Jurive profesionale ne USA : e kam fjalėn per perlėn e fundit te Terrence Malick-ut "The New World" qe me ē'konstatoj nga lista e nominimeve, eshte kandiduar vetem per "ACHIEVEMENT IN CINEMATOGRAPHY"...
    Such a shame...

    E pashė dje filmin, por nuk di nese ti e ke pare tashmė (po konstatoj se filmi eshte ne kinematė ne USA prej gati dy muajsh, ndersa ketu ne France ai ka dalė veēse kėtė javė). Nese nuk e ke parė, ta keshilloj ne menyrėn mė absolute : M'u kujtuan filmat e Kubruick-ut (jo pė nga stili, sepse Malick ka nje stil krejt tjeter nga Kubrick), por pėr nga magjiia, nga madheshtia, nga fuqia e filmit, nga poezia e tij.

    Pra, del se prap se prap, sindikatat qe perzgjedhin kandidatėt per Oscar, nuk arrijnė te dalin nga nje fare perzgjedhjeje gjithsesi konsensuale, megjithe nje fare tendence pozitive kete vit. Them konsensuale, sepse e kuptoj fare mirė qe mund te ketė patur shume spektatorė qe tė kenė mbetur te ftohtė ndaj nje filmi kaq poetik siē eshte "The New world". duke pritur te shikojne nje film aventurash (nisur sidomos nga TRAILER-i i filmit, qe te jep disi kete pershtypje). Kjo e gjitha mė kujton edhe nje here faktin qe edhe filmat e Kubrick pothuaj asnjehere nuk u perzgjodhėn per Oscar, me gjithe gjenialitetin e tyre...

    Shkurt: nese nuk e ke pare akoma, doja thjesht te thoja te mos e humbėsh nje rast te tille. "The New World" per mua eshte nje nga krijimet mė te mahnitshme artistike qe mund tė mė kenė parė syte ne keto 10 vjetėt e fundit: kisha vite qe nuk mė kish lag shiu gjate shikimit te nje filmi apo tė ndjeja erėn e dheut qė del nga ekrani. Kam mbetur pa fjalė per ore te tėra, ndaj po te zbrazem ty...

    gjithsesi, per me shume, kam shkrujt ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...6&postcount=34

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    SONTE, e djelė 5 Mars 2006, ne orėn 20°° (8 pm - ora ne New York ) ose 2°° e natės (ora europiane) zhvillohet ceremonia e OSCAR 2006. Te shohim rezultatet !

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •