Rrëmbyesit e 2 inxhinierëve gjermanë kërcënohen për vrasjen e tyre nëse Gjermania nuk e mbyll ambasadën në Irak
Dubai, 1 shkurt – Rrëmbyesit irakianë të dy inxhinierëve gjermanë janë kërcënuar se do t'i vrasin ata nëse Gjermania nuk e mbyll ambasadën në Irak, bën të ditur sot (e mërkurë) televizioni Al Xhazira, njofton Rojter. Në njoftim thuhet se grupi që e quan veten Brigada Al Ansar ka kërkuar gjithashtu që Gjermania duhet të mbyllë të gjitha kompanitë në Irak dhe t'u japë fund të gjitha formave të bashkëpunimit me vendet arabe.
Krijoni Kontakt