Në një sulm të kryengritësve maoistë në Nepal janë vrarë të paktën 16 policë dhe 3 ushtarë

Katmandu, 1 shkurt – Të paktën 16 policë dhe tre ushtarë janë vrarë në një sulm të kryengritësve maoistë në Nepal, njofton BBCWorld. Përleshjet kanë ndodhur gjatë natës në distriktin perëndimor Paktia dhe kanë qenë më të përgjakshmet që kur kryengritësit kanë hequr dorë nga armëpushimi i muajit të kaluar. Sulmi ka ndodhur pikërisht në përvjetorin kur Mbreti Gjanedra kishte larguar politikanët nga pushteti dhe kishte marrë drejtpërdrejtë kontrollin.