Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Bota Sot në bankën e të akuzuarve

    Bota Sot në bankën e të akuzuarve

    Korrespodenti i Gazetës Shqiptare dhe Express në Londër, ka paditur gazetën Bota Sot në gjykatën e lartë angleze “The Royal Court of Justice”. Kjo gazetë ka trilluar një shkrim, sipas së cilës Muhamed Veliu është i lidhur me sulmet terroriste në Londër.

    Express/Prishtinë
    13/12/2005


    Shpifjet e rënda të bëra në llogari të korrespondntit të Gazetës Shqiptare në Tiranë dhe Express ne Prishtine do të detyrojnë pronarin dhe kryeredaktorin e gazetës Bota Sot që të përballen me drejtësinë e gjykatës së lartë angleze “The Royal Court of Justice”.

    Në faqet e Bota Sot, disa muaj më parë, është botuar një shkrim tërësisht i rremë, sipas të cilit korrespodenti i Express dhe Gazetës Shqiptare në Londër, Muhamed Veliu, aku zohet se ka lidhje të ngushta me sulmet terroriste që kanë ndodhur gjatë verës në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.

    Për më tepër, shkrimi i botuar i është servirur opinionit shqiptar si gjoja një shkrim i gazetës prestigjioze Daily Mail, dhe i përkthyer nga Bota Sot.

    Sarah Bray, redaktore përgjegjëse në Daily Ma il, është shprehur e habitur me faktin se si një gazetë ka mundur aq qëllimshëm ta falsifikojë një shkrim të tërë duke përdorur emrin e Dalily Mail si burim të informacionit.

    “Mund të konfirmoj se ne kemi kontrolluar gjithë arkivin tonë dhe nuk kemi gjetur asnjë shkrim që ka lidhje me Muhamed Veliun apo për ndonjë rrëfim të kësaj natyre”, thotë Sarah Bray.

    Shkrimi i “përkthyer” nga Bota Sot përveç gazetarit Veliu, për sulmet në Londër akuzon edhe përfaqësuesit e ambasadës shqiptare në këtë shtet.

    Tashmë aktpadia prej 8 faqesh, përpiluar nga një ndër kompanitë avokatore më të mira të Britanisë së Madhe e specializuar për shpifje dhe çështje që kanë të bëjnë me mediat, i është dorëzuar Gjykatës së Lartë në Londër, e cila është e vetmja gjykatë që shqyrton padi për shpifje publikuar në media.

    Ky hap është ndërmarrë nga avokatët e Muhamed Veliut, një gazetar i njohur shqiptar për shkrimet e tij nga Londra, pasi Bota Sot më 20 korrik 2005 nën titullin “Një skandal i ambasadës shqiptare në Londër”, shkruan se Veliu është një ndër protagonistët e ngjarjeve të 7 korrikut 2005, ku pas sulmeve terroriste, mbetën të vrarë mbi 70 persona dhe se ai ka pasur lidhje direkte me Mohammed Sadique Khan, udhëheqës i grupit të 4 kamikazëve që përgjakën Londrën.

    “Një shqiptar që thotë se është një ndër gazetarët më të njohur të vendit të tij, me emrin Muhamed Veliu, me banim në Londër, i njohur për lidhjet e ngushta me komunitetin islamik të Pakistanit, bëhet një nga personazhet më të fundit të aktit terrorist të shpërthimit në metrotë e kryeqytetit britanik”, shkruan Bota Sot, e cila ka pretenduar se po përkthen një shkrim të paqenë të Daily Mail.
    “Miqësia e dy islamikëve nga dy vende të ndryshme nuk do të përbënte ndonjë kuriozitet frymë ndaluese, nëse në historinë e shqiptarit nuk përfshihet edhe ambasada e vendit të vet e kësisoj në këtë tri ller nuk do të gjenim disa personalitete të politikës shqiptare. Muhamed Veliu mësohet të ketë pasur lidhje të ngushta me qeverinë e shtetit të vet, falë simpative të thella për qeverinë socialiste të Fatos Nanos e për disa arsye të lidhjeve të vjetra me policinë shqiptare. Kësisoj ai që në fillim ka qenë i gjithëgjindshëm në ambientet e ambasadës shqiptare të Londrës. Besohet se shqiptari mysliman e ka futur terroristin e ardhshëm pakistanez në ambasadën shqiptare, duke i siguruar një takim intim me ambasadorin e këtij vendi, Kastriot Roshi”, vazhdon trillimi.

    Kryeredaktori i Bota Sot, i kontaktuar nga gazeta Express në Prishtinë, ka refuzuar të thotë ndonjë gjë lidhur me padinë që është ngritur ndaj tij dhe botuesit Xhevdet Mazrrekaj.

    “Çka po ju intereson juve”, ka thënë shkurt Bucpapaj.

    Gjithmonë sipas Bota Sot, terroristi Mohamed Siqikue Khan mund të jetë takuar me ambasadorin shqiptar andej nga shkurti i këtij viti. Gazetari shqiptar, sipas kësaj gazete, i ka premtuar pakistanezit terrorist një takim me ministrin e jashtëm shqiptar, Kastriot Islamin.
    Bota Sot thotë se artikulli është botuar në të përditshmen e Londrës Daily Mail dhe është shkruar nga gazetari Janifer Partosh.

    Sipas Muh amed Veliut, shpifja shkon më tej kur në artikull thuhet se “vetë gazetari Mohamed Veliu nuk e përgënjeshtron miqësinë e ngushtë me pakistanezin vetëvrasës”, por, sipas tij, “shoqëria e tyre thjesht ka qenë e mbështetur në bindjet e forta islamike për të cilat ai ndihet krenar, e nuk ka të bëjë asgjë me politikën”.
    “Kurrë nuk jam kontaktuar nga ndonjë gazetar i Bota Sot në lidhje me këtë çështje.
    Çfarë kanë shkruar është një shpifje e ulët, për të cilën Bota Sot do të ketë rastin të japë shpjegime në gjykatën e Londrës”, sqaron Veliu i cili studion në një nga universitet e Londrës për televizion dhe produksion.
    “Akuzat ndaj meje janë shumë serioze, dashakeqëse me një qëllim të përcaktuar për të hedhur baltë mbi figurën time si gazetar. Ata të cilët kanë hartuar shkrimin dhe ata të cilët e kanë lejuar publikimin e tij, mendoj se kanë pasur në mendje një skenar të parapërgatitur shumë djallëzor”, është shprehur Muhamed Veliu, gazetari i vetëm shqiptar që ka mundur të punojë si reporter për gjigandët mediatikë televizivë si BBC, ITV, Channel 5, përfshirë edhe një sërë gazetash britanike.

    Duke vijuar më tej, ai është shprehur se “të akuzosh dikë për terrorizëm siç jam akuzuar unë, është një akuzë shumë e rëndë, fyese, poshtëruese, shumë shqetësuese që më ka krijuar stres dhe është denigruese për vetë kohën që jetojmë. Pleksja që kanë dashur të më bëjnë me subjekt të tillë si terrorizmi që është një çështje shumë delikate, problematike dhe me pasoja, që tregon shumë qartë se gatuesit e këtij lajmi e kanë zgjedhur atë për të më krijuar probleme dhe telashe sa më të mëdha”.
    Për Muhamed Veliun ky proces gjyqësor do të jetë një sfidë përballje me një organ mediatik kosovar, me precedentë shpifj eje në të shkuarën. Ai është i vendosur t’i shkojë deri në fund asaj që ka nisur.

    “Më duhet të falënderoj drejtësinë e Britanisë së Madhe, e cila do të gjykojë rastin tim. Padyshim që për mua ky proces ka rëndësi të dyfishtë. Së pari dua t’i tregoj opinionit publik, në veçanti atyre që lexojnë Bota Sot se ajo që është shkruar për mua nuk është e vërtetë dhe së dyti le të shërbejë ky proces si një leksion për drejtuesit e kësaj gazete se në gazetari fjalët janë të shenjta, askush nuk mund të abuzojë me to dhe se duhet të botosh fakte. E nëse shpif, ndëshkohesh”.
    Anglia dhe Zvicra kanë nënshkruar një marrëveshje në vitin 1963 për njohjen e ndërsjellë të vendimeve gjyqësore. Çdo aktgjykim i marrë në Zvicër apo Angli detyrimisht përmbarohet në këto vende.

    Duke studiuar shkrimin dhe përgjigjen e Daily Mail, avokatët e z. Veliu kanë arritur në përfundimin se kanë të bëjnë me një shpifje të pastër, për të cilën mban përgjegjësi direkte kryeredaktori i saj që ka dhënë OK e botimit dhe si rrjedhim botuesi Mazrrekaj. Sipas ligjit anglez, për të tilla raste pala paditëse i dërgon një letër organit të medias që ka botuar shpifjen për ta zgjidhur problemin mes veti pa e çuar rastin në gjykatë. Pas një sërë letrash dërguar nga avokatët londinezë në adresë të Bota Sot, gjatë gjashtë javëve të fundit ata nuk kanë pranuar të publikojnë në faqet e gazetës një falje publike, ku të pranojnë se artikulli për gazetarin Veliu është një shpifje, njëkohësisht ta dëmshpërblejnë materialisht atë sipas ligjeve angleze.

    Kështu avokatëve s’u ka mbetur gjë tjetër veçse t’i drejtohen të hënën gjykatës me aktpadinë e formuluar nga një baristere angleze, e cila do t’i parashtrojë trupit gjykues të gjithë dokumentacionin për shpifje të mirëfilltë ndërmarrë nga Bota Sot.
    Gazeta në fjalë mund të paditet në Gjykatën e Lartë angleze pasi, sipas ligjit, nëse një shpifje konsumohet në një gazetë e cila shitet në Britaninë e Madhe siç është edhe Bota Sot, atëherë ajo është përgjegjëse për artikujt e publikuar njësoj sikur ata të jenë botuar në mediat vendase. Kjo klauzolë është përdorur nga avokatët londinezë të kësaj kompanie, e cila ka përfaqësuar në shumë raste VIP-a të ndryshëm botërorë për të cilët është shpifur në mediat angleze.

    Procesi i Londrës është më i riu në një katalog të gjatë procesesh gjyqësor të humbura nga Bota Sot për shpifje në gjykatën e Prishtinës këto vitet e fundit, sikurse është gjobitur nga Komisioni i Përkohshëm i Mediave për shkelje të etikës dhe kodit të medias në disa raste. Nëse gjykata londineze do të gjejë fajtore për shpifje gazetën Bota Sot, ajo rrezikon të paguajë një dëmshpërblim dhjetëra mijëra paund.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Ku jane postimet tjera qe kan qene tek kjo teme?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Veli..

    ti e ke sjelle kte shkrim per ne jo per mongolet.. e neve na lind e drejta te pyesim..cne gazeta Bota sot qe merret me kosoven i ka dal pun me Muhametin e londres..
    e kte habi na e skjaro..

    kur lindi ky sherrr mes Veliut dhe mazrrek bucpapes..pse indi nga lindi qysh lindi.. e pse erdh puna deri ketu..

    bujrum se brenda temes eshte koment-pyetja ime..

  4. #4
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Veli..

    ti e ke sjelle kte shkrim per ne jo per mongolet.. e neve na lind e drejta te pyesim..cne gazeta Bota sot qe merret me kosoven i ka dal pun me Muhametin e londres..
    e kte habi na e skjaro..

    kur lindi ky sherrr mes Veliut dhe mazrrek bucpapes..pse indi nga lindi qysh lindi.. e pse erdh puna deri ketu..

    bujrum se brenda temes eshte koment-pyetja ime..
    Asnjehere nuk kam patur ndonje konflikt me zoterinjte qe permend me siper.
    Nuk e kam idene pse e kane publikuar nje shkrim te tille dhe ku kan dashe me dale.
    Te kujtoj se qe nga 2003 une kam punuar si korrespondent per gazeten Koha Ditore rivale te Bota Sot , dhe tani Express nje gazete e sukseshme ne Kosove.
    Edhe une jam shume kurioz te dij cpaten me mua, te ndertonin akuza qe edhe ti i dashur Brari nese i shikon i zveshur nga ekstremizmi qe te karakterizon, do te duken absurde, dhe qeshareke.
    Mjafton te them nje fakt.
    Bota Sot thote qe shkrimi eshte botuar me pare ne Daily Mail, ndersa vete gazeta me ane te nje emaili thote se nje shkrim i tille nuk eshte botuar ndonjehere ne kete gazete.
    Mbase zoterinjte e Bota Sot, do ta zbulojne enigmen ne gjykate pse e publikuan nje shkrim te tille, qe edhe sot une nuk e di pse e ndermoren nje hap te tille.

    Nese ti ke ndonje mik atje ne redaksine e kesaj gazete pyeti njehere dhe me kthe pergjigje,pasi ata nuk ja kane dhene nje pergjigje avokateve te mi.

    Mbase e kane lene te shptehen ne gjykaten e londres, nje dreq e din.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja keshtu Veli .. duhen bere sqarimet..
    Pra ti ke bashkpunuar me gazeten rivale te BOt-Soti-t ..Kohen ditore.. e ne mos gaboj eshte gazeta e Veton Surro-sorrosit..

    cdo te thote "gazete rivale" me gazeten BOTa-Sot..?

    do te thote se..

    ngo mir veliu i veton te thaq nanos..


    neper terr qe lshonte nata ecen rruges nje djalosh.. thot nje keng e vjeter e huazuar nga europa qe eshte kenduar ne Shkoder e Tiran ktu e 100 vjet ma pare..

    dhe djaloshit qe po shkon ne shpi ku e pret nana vet i del ne prit Cubi.. dhe e vret..

    Pra Veli ..

    kemi nji djalosh qe ka than nji fjal te lire sic thuhet dhe ne Londer djepin e demokracise.. dhe ecen i shkujdesur neper pyll me shkue ne shpi.. por kemi gjithashtu dhe nje hije qe neper naten e erret ja ze priten djaloshit.. dhe kte me porosi nga "lart"..

    Dhe hija duke shfrytzuar naten, pabesine e pakujdesine e djaloshit.. qellon dhe zhduket..

    te nesermen dalin dy lloj gazetash..

    njera qe qan e shpreh dhimbje e protest per djaloshin.. dhe tjetra apo tjerat ( se ka shum mbas vetes "hija" e pabese) qe qesh shpif e turfullon se..qashtu kemi me ja ba tan djaloshave qe nuk na binden ne hijeve te zeza..

    e ti Veli e di fort mire se kjo BOTa Sot i qan te vraret ne pritat e pabesa te polpotistave enveriste kanibale te Kosoves.. dhe me ndergjegje je bere bashkpuntor i gazetes qe perkrah Hijet e zeza te nates qe vrasin djaloshat ..

    bile dhe vajza e femije..

    Ka nje rast flagrant o Veli..

    pak kohe me pare ..pra mbas Clirimit te Kosoves nga Serbia prej NatoS.. pra kur kish do vite qe po perjetonte Kosova rindertimin e proceset paqesore demokratike.. u be nje vrasje e nje atdhetari te shquar ne Kosove dhe i zgedhuri disa her rresht me vota te popullit te Kosoves.. zoti rugova .. porositi qe te mbahet 1 apo 2 dit Zie ne Kosove.

    sipas zakoneve ne gazeta kjo Zi shprehet me nje shirit te zi diku ne faqen e pare..

    Koha Ditore e Vetonit jo vetem nuk e vuri at shirit te zi por u tall e turfulloi kunder porosise se Rugoves..

    Kanibalizmi ska brire..o Veli ..
    Kanibalet e sotem sjan te mbuluar me lesh e me putra e ganxha .. me te shti friken me pamje.. jo..ata jan ja keshtu me kollare e benxa silver e cinike e sadiste e elokuente..

    por ata kanibal mbeten..

    Me kupton o Veli .. se ku ke hi.. o i vendosur me i ba hi.. principe e ndershmeri..
    per do pare te qelbta.. qe te jep nji Mafiiii..

    Je pra me ndergjegje i pozicionuar ne krahun e atij cubit te Nates..

    E un e disa miq ketu ne forum ( me gishta te nje dore numrohemi) jemi ne krahun e atij djaloshit e na dhimbset djaloshi.. se eshte shqiptar..eshte njeri..

    te jesh kanibal eshte zotesi ne fakt..

    celik duhet ta kesh karakterin..

    duhet me te rrjedh bloz e zift neper damare e jo gjak njerzor..

    he pirolla ju koft bre..

  6. #6
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga Brari
    ja keshtu Veli .. duhen bere sqarimet..
    Pra ti ke bashkpunuar me gazeten rivale te BOt-Soti-t ..Kohen ditore.. e ne mos gaboj eshte gazeta e Veton Surro-sorrosit..

    cdo te thote "gazete rivale" me gazeten BOTa-Sot..?

    do te thote se..

    ngo mir veliu i veton te thaq nanos..


    neper terr qe lshonte nata ecen rruges nje djalosh.. thot nje keng e vjeter e huazuar nga europa qe eshte kenduar ne Shkoder e Tiran ktu e 100 vjet ma pare..

    dhe djaloshit qe po shkon ne shpi ku e pret nana vet i del ne prit Cubi.. dhe e vret..

    Pra Veli ..

    kemi nji djalosh qe ka than nji fjal te lire sic thuhet dhe ne Londer djepin e demokracise.. dhe ecen i shkujdesur neper pyll me shkue ne shpi.. por kemi gjithashtu dhe nje hije qe neper naten e erret ja ze priten djaloshit.. dhe kte me porosi nga "lart"..

    Dhe hija duke shfrytzuar naten, pabesine e pakujdesine e djaloshit.. qellon dhe zhduket..

    te nesermen dalin dy lloj gazetash..

    njera qe qan e shpreh dhimbje e protest per djaloshin.. dhe tjetra apo tjerat ( se ka shum mbas vetes "hija" e pabese) qe qesh shpif e turfullon se..qashtu kemi me ja ba tan djaloshave qe nuk na binden ne hijeve te zeza..

    e ti Veli e di fort mire se kjo BOTa Sot i qan te vraret ne pritat e pabesa te polpotistave enveriste kanibale te Kosoves.. dhe me ndergjegje je bere bashkpuntor i gazetes qe perkrah Hijet e zeza te nates qe vrasin djaloshat ..

    bile dhe vajza e femije..

    Ka nje rast flagrant o Veli..

    pak kohe me pare ..pra mbas Clirimit te Kosoves nga Serbia prej NatoS.. pra kur kish do vite qe po perjetonte Kosova rindertimin e proceset paqesore demokratike.. u be nje vrasje e nje atdhetari te shquar ne Kosove dhe i zgedhuri disa her rresht me vota te popullit te Kosoves.. zoti rugova .. porositi qe te mbahet 1 apo 2 dit Zie ne Kosove.

    sipas zakoneve ne gazeta kjo Zi shprehet me nje shirit te zi diku ne faqen e pare..

    Koha Ditore e Vetonit jo vetem nuk e vuri at shirit te zi por u tall e turfulloi kunder porosise se Rugoves..

    Kanibalizmi ska brire..o Veli ..
    Kanibalet e sotem sjan te mbuluar me lesh e me putra e ganxha .. me te shti friken me pamje.. jo..ata jan ja keshtu me kollare e benxa silver e cinike e sadiste e elokuente..

    por ata kanibal mbeten..

    Me kupton o Veli .. se ku ke hi.. o i vendosur me i ba hi.. principe e ndershmeri..
    per do pare te qelbta.. qe te jep nji Mafiiii..

    Je pra me ndergjegje i pozicionuar ne krahun e atij cubit te Nates..

    E un e disa miq ketu ne forum ( me gishta te nje dore numrohemi) jemi ne krahun e atij djaloshit e na dhimbset djaloshi.. se eshte shqiptar..eshte njeri..

    te jesh kanibal eshte zotesi ne fakt..

    celik duhet ta kesh karakterin..

    duhet me te rrjedh bloz e zift neper damare e jo gjak njerzor..

    he pirolla ju koft bre..
    I dashur Brari,

    ti mbetesh nje antare besnik i mergates se qyqeve qe vetem shef endrra me kamikaze, hije, prita e kulisa, ne emigrimin tuaj te lodhshem ne Bruksel, ku krimi politik ka ndertuar cerdhen e tij.

    Ka kam thene edhe njeher tjeter. Ke nje fantazi te cmendur qe edhe Stiven Shpilberg do ta kishte zili. Une i kam sherbyer fjales se lire dhe lexueve te organeve ku punoj, prandaj ndjehem krenar qe nuk bej pjese ne asnje klan,apo mafie si i pershkruan ti. Jam paguar per lajmet qe kam nisur nga Londra, njesoj sic mund te paguheshe ti per lajme te derguara nga Brukeseli.

    Ti e ke marre vesh se Igli Toska urdheroi hetimin tim pas investigimit te pasaportave falco ne Shqiperi nga Gazeta The Sun. Kjo do te thote se nuk jam socialist, sic nuk mund te thuash qe jam demokrat.

    Mbase i ke lexuar shkrimet e mija kundra Edith Harxhit, apo zbulimin e skandalit qe Luli i Vogel i Bashajve kishte filluar bisedime me nje kompani kjoske per te privatizuar portin e Durresit.

    E pra, keto hedhin poshte ate qe thua se une jam pjese e politikes se atij apo ketij klani.


    Mua nuk me ndjek ndonje hije nga pas. te siguroj se e vetmja hije qe me ndjek eshte hija e suksesit dhe ballit lart per ate qe bej. Te jem nje serbetor i fjales se lire. Dhe kete dij ta bej me mire se cdo gje tjeter, dhe te premtoj se do ta bej po ashtu pa mu dridhur qerpiku,pasi koha e hijeve i takon mesjetes.

    Rrofte fjala e lire i nderuar Brari anonimi i perjetshem i kohrave moderrne.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Veli

    u vra nje gazetar ne Kosove para disa kohesh.
    i vetmi gazetar me veprimtari je ti ne Forum dhe asnje fjale nuk e fole per Gazetarin..pra kolegun tend.. te cilit ju pre fjala dhe jeta me kallash nga hijet ..e nates..

    ja sa e vlereson ti fjalen e lire..o Veli..
    S'jam socialist thua.. por ama me hund ja kupton qe nga mjegulla londineze.. deshirat sheikve edvino nanoiste..
    ata fabrikojne kunder Harxhit dhe ti yxhym kunder harxhit..
    sjam socialist thua..
    ata fabrikojne kunder Lulit te Bashajve dhe ti me vrap merr gur e gjuan bashen..
    sjam socialist thua..
    luft me gjoba e me kallash e me tritol i ben mafia kanibale qose thaqo kloso nanoiste e Kosoves BOTA Sot-it... o burra dhe ti kunder Bota sotit..

    po ama ti sje socialist..

    sigurisht nuk je SOCIALIST..ne kuptimin e simpatizantit te ideve socialiste europiane.. por se cfar je.. verja vetes emrin..



    ke fantazi thua..

    Pse o Veli po i fantazoj une Bardhylet Uket Tahirat Xhemat Sabahetet e Drinat e Ahmetet e Kosoves qe jan vra nga hijet e pabesa?

    ti mir e di se nuk jan fantazira sepse..

    1 ata jetonin dikur e sot jan ne varre..pra jane personalitete te shoqerise e jo personazhe romanesh..
    2.. dhe se do te te ket treguar dicka ai nanoisti Kull iliri kolegu yt ne GSh ..te cilit i del emri ne rrjete vrasesish..

    Por megjithate ti nuk tregove.. Pse u bere ti Objekt i BOTa Sot-it..

    kshu ti shijaku i londonit..

    vazhdo ashtu ne rrugen qe ke nisur si gazetar i "fjales se lire" ... ne mbrotje te kanibaleve..

  8. #8
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Veli

    u vra nje gazetar ne Kosove para disa kohesh.
    i vetmi gazetar me veprimtari je ti ne Forum dhe asnje fjale nuk e fole per Gazetarin..pra kolegun tend.. te cilit ju pre fjala dhe jeta me kallash nga hijet ..e nates..

    ja sa e vlereson ti fjalen e lire..o Veli..
    S'jam socialist thua.. por ama me hund ja kupton qe nga mjegulla londineze.. deshirat sheikve edvino nanoiste..
    ata fabrikojne kunder Harxhit dhe ti yxhym kunder harxhit..
    sjam socialist thua..
    ata fabrikojne kunder Lulit te Bashajve dhe ti me vrap merr gur e gjuan bashen..
    sjam socialist thua..
    luft me gjoba e me kallash e me tritol i ben mafia kanibale qose thaqo kloso nanoiste e Kosoves BOTA Sot-it... o burra dhe ti kunder Bota sotit..

    po ama ti sje socialist..

    sigurisht nuk je SOCIALIST..ne kuptimin e simpatizantit te ideve socialiste europiane.. por se cfar je.. verja vetes emrin..



    ke fantazi thua..

    Pse o Veli po i fantazoj une Bardhylet Uket Tahirat Xhemat Sabahetet e Drinat e Ahmetet e Kosoves qe jan vra nga hijet e pabesa?

    ti mir e di se nuk jan fantazira sepse..

    1 ata jetonin dikur e sot jan ne varre..pra jane personalitete te shoqerise e jo personazhe romanesh..
    2.. dhe se do te te ket treguar dicka ai nanoisti Kull iliri kolegu yt ne GSh ..te cilit i del emri ne rrjete vrasesish..

    Por megjithate ti nuk tregove.. Pse u bere ti Objekt i BOTa Sot-it..

    kshu ti shijaku i londonit..

    vazhdo ashtu ne rrugen qe ke nisur si gazetar i "fjales se lire" ... ne mbrotje te kanibaleve..
    E kam ndjekur me interes vrasjen e te ndjerit Bardhyl Ajeti. Nuk shkruajta vetem per nje arsye. Ai nuk u vra per deturen e gazetarit,por per borxhe marre njerzve.
    Se kush e ka vrare dihet, dhe motivi po ashtu. Ty te pelqen qe te tilla vrasje ti perdoresh per te cuar uje ne mullirin tend.

    Sa perfabrikimin e Harxhit te dergoj nje email ne adresen tende private nga zyra e UNMIK ku verteton se ajo ka qene e paafte, ka vjedhur, dhe ka shperdoruar fonde. Ndersa per Lulin e vogel por me te pasurin e kabinetit Berisha, mjafron te shikosh nje komunikate shtypi te kompanise kioske dhe te mesosh me shume per bisedimet qe ai kishte filluar.

    Une mbaj pergjegjesi per punen, veprimtarine, dhe shkrimet e mija, dhe nuk me intereson asnjeri nga emrat qe ti permend me siper.

    Sic ta kam edhe ne nje mesazh me pare edhe tani nuk arrij te kuptoj pse Bota Sot shpifi per mua. Je i lire ti pyesesh ata.

    Une nuk jam ne mbrojtje te kanibaleve por ne lufte me hienat qe po rishfaqen si kerpurdhat pas shiut ne Shqiperi, me Gazo-dedet dhe Agimerit qe po rikthehn ne atdhe dhe po priten me dafina.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nxirri Veli ketu dokemtat qe ke per harxhin e per ke te duash .. se sme duhen mua ne Email.
    Veli, ti je ne mbrojtje te hijenave e jo ne lufte kunder hijenave..

    Nuk eshte e vertete se Bardhyli u vra per Borxhe.
    Ai u vra sepse ai luftonte Hijenat anti-kombetare.
    Asnjehere sje shprehur ti per vrasjet ne Kosove megjithse , sic po e mesoj prej teje , ti paske kohe qe je i angazhuar me gazetat kosovare..
    Atje kan ndodhur shum vrasje dhe as hijenat nuk kan mundur te sajojne per te gjithe te vraret motive "borxhi"..
    Pse ti ske folur kurre?
    Apo eshte jasht sferes se interesit tend si gazetar.. Krimi ne Kosove dhe na qenka brenda sferes Vjedhjet e Harxhit ne Unmik.
    Pra je dhe ti pjese e atij mekanizmit qe shpifi paturpesisht per kte vajze te mrekullueshme. U bere aleat me arta daden e cila ne ministri te jashtme emeronte Imeldat, bashkpuntoret e bandes hakmarrja dhe miqt e bijve te saje bandite, krimet e se cileve kurre nuk te ngacmuan ty dellin gazetaresk.
    Kioska ne amerik te shqetsoje ty se po na privatizonte Portin Luli .. kur ti me mire se te gjithe e di se Porti i Durresit me gjith vaporrat vincat e maunet radhe ka 8 vjet qe eshte pron personale e Duk Kokave te tu.
    Po mire keto vjedhje nuk do i zbuloje ti me Dosje-beresit ne Kosove ne se Harxhi nuk do kandidohej per diplomate.
    Pra ti merr spunto e leviz vetem kur i duhen argumenta per demagogji Partise socialiste o jo-socialisti Veliu.
    Luli nuk eshte me i pasur se Arben Malaj apo Gon duka e Fatos Nano i dubait... por ti kurre nuk "gjete" fakte per ta nga ato burimet e tua.
    Edhe per Lulin ti dhe ZP sdo ishit kujtuar kurre po te mos i dilte emri atij ne qeveri te PD-se.

    Pra Veli, ti kurdisesh ne seline Roze.

    Vazhdo puno per ta me vrull revolucionar e dinakeri te sofistikuar.

    Ka nje te mire Forumi se kemi mundesi te themi ndonje fjale dhe ne pa patenta gazetari per ju veglat e Fabrikes Shpifese PS tirane e PDK prishtine..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Buçpapajt e “Botës Sot” nuk janë Shqiptar !!



    Me fjalor patriotik duke mos pasur prejardhje shqiptare, nga bashkëvendasit thuhet se ata kanë ardhur në Tropojë nga Mali i Zi, dhe se prejadhje e tyre është vllehe, Baçpapajt vllehë të ardhur nga Mali i Zi, të shqiptarizuar në gjuhë, por jo në doke e zakone, sot vihen nën mbrotje të krimit të organizuar, korrupsionit, mafisë dhe qeverisjes së keqe dhe çdo kritikë që bëhet ndaj bartësve të këtyre paligjshmërive ata e kualifikojnë menjeherë si antikombëtare, Buçpapajt vllëhë(Elida e vllëhizuarë) duhet ta kuptojnë se shqiptaria nuk do të vllehizohet.

    Në fillim të viteve nëntëdhjetë kur më në fund edhe në Shqipëri komunizmi u përmbys përfundimisht, shpresat për një jetë më të mirë u ringjallën nën thirrjet për liri e demokraci. Në pushtet aso kohe erdhi Partia Demokratike me liderin e saj karizmatik Dr. Sali Berisha. Përkundër premtimeve për një qeverisje tërësisht dhe radikalisht ndryshe të vendit, në qeverisjen e demokratëve berishian u përvodhën shumë elemente të regjimit që sapo ishte rrëzuar. Këta element dashakeq, përqars dhe joprofesional në fushën e mediave përfaqësoheshin nga figura kontraverse si Skënder Buçpapaj me shokë dhe shoqet e tija. Skënderi shpejt braktisi librat e xhaxhit enver dhe këngët folklorike të tipit "Enver Hoxha tungjatjeta", zbriti nga guroret e Tropojes dhe të qenurit mesues fshati në rrethinat e Tropjës.

    Ai zbriti në Tiranë, fillimisht uzurpoi një parcelë tokë në Kamëz edhe pse jetonte në kryeqytet, pastaj u bë drejtor në Radio Televizionin Shqiptar, asohohe i vetmi medium elektronik në Shqipëri, dhe me bagazhin e rëndë të një mediumi totalitar. Skënderi në vend të reformës zgjodhi diferencimin në RTSH. Ky medium që për katër dekada e më shumë ishte brumosur me të qenit instrument i propagandës totale përmes të cilës shpërlaheshin trutë e shqiptarëve kishe nevojë të madhe për një reformim nga themelet dhe në çdo segment. ç'bëri z.Skënder Buçpapaj në këtë rrethanë? Asgjë më tepër se sa vazhdimin e punës së një mediumi propagandistik, por me përmbajtje të re: armiqtë e klasës u zëvendësuan me armiqt e partisë në pushtet; metodat ishin të njejta veqse tani mungonte policia politike që denigrimet morale e mediale ti plotësonte me asgjësime fizike, megjithëse shikistat e Bashkim Gazidedës ku bente pjesë Skënderi (sektori për Propagandë) ishin mjaft aktivë në rrahjen e opozitareve, gazetareve, botës civile dhe qytetareve që mendonin ndryshe nga RTSH-ja e Skënderit.

    S. Buçpapaj shpërfilli tërësisht konceptin demokratik për një televizion publik, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, e neutral ndaj qëndrave politike dhe vazhdoi avazin e vjetër. RTSH me udhëheqjen e Skënder Buçpapajt u bë tokë pjellore e kultivimit të intolerancës së hapur ndaj opozitës, me çka edhe u shndërrua në burim të tensioneve politike dhe krimit politik të cilat nuk bënin kurgjë tjetër përveq se e thellonin edhe më shumë krizën strukturore të tranzicionit të rëndë që po kalonte Shqipëria. Ishte koha kur shoqëria shqiptare sapo ishte hapur ndaj botës dhe organizata të shumta qeveritare dhe joqeveritare kishin depërtuar në vend. Në televizionin e Buçpapajt filluan të defilojnë figura drejtuesish të organizatave qeveritare dhe joqeveritare të vendeve arabe, të cilat nën emrin e solidaritetit islam përpiqeshin të fusnin tek shqiptarët frymën e radikalizmit politik islam.

    Televizioni i Buçpapajt u jipte hapësirë të gjërë pasqyrimi këtyre organizatave madje edhe njerzeve të afërt të Bin Ladenit të cilët asokohe ishin strehuar dhe sistemuar në Shqipëri, Skënderi shquhej për lidhje të ngushta me ta, por për këtë temë do të flasim një herë tjetër. Asokohe Shqipëria u bë anëtare e Konferencës së vendeve islamike dhe në televizionin e tij kjo u pasqyrua si një sukes i vendit. Identiteti evropian i shqiptarëve sërish po vihej në sprovë. Buçpapajt që merrnin ryshfete nga "mjekërgjatit" e organizatave në fjalë vazhdonin të flisnin përmes valëve televizive me ngjyra pozitive për orientimin e ri aziatik të Shqipërisë.

    Televizioni i Buçpapajt u bë apologjet i këtij orientimi të ri. Kronikat e gjata që pasqyronin "mrekullinë e quajtur Arabi Saudite apo Egjipt" i kujtohen çdo shqiptari që asokohe kishte mundësi të përcillte RTSH-në. E tërë kjo nuk mbeti pa pasur implikime antiamerikane dhe antiperendimore në trajtesat mediale të Buçpapajt. Këto dhe shumë mbrapshti të tjera filluan gradualisht të ndikojnë negativisht në politikën e jashtme të vendit. Kjo ndikoi që vizitat e Berishes në Perëndim u bënë gjithnjë e më të rralla.

    Dyert e botës perëndimore që sapo i ishin hapur Shqipërisë filluan të mbylleshin sërish; procesi i integrimit të vendit në strukturat politike dhe ushtarake të botës perëndimore kishte ngecur në vend numëro. Këtë stagnim dhe këtë theqafje të re në të cilën po hynte vendi i shqipeve televizioni i Buçpapajt e fshihte nën mbulesen e gënjeshtrave për progresin e madh të vendit në të gjitha fushat dhe hapat e shpejtë të integrimit të vendit. Për tu bërë paradoksi i plotë këto gënjeshtra jepeshin paralelisht me lajmin që i dërguari i RTSH sillte nga mbledhja e Konferncës të vendeve islamike, e ku merrte pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

    Re të zeza po rishfaqeshin në qiellin shqiptar. Këto bëma, pjesë e rëndësishme e të cilave ishte edhe aparati medialo-propagandistik i Buçpapajt ishin prologu i çoroditjes së madhe të vitit 1997, duke u bindur perë këtë antiamerikanizëm të Skënder dhe Elida Buçpapajeve, Zëri i Amerikës largoi nga puna Eliden e re dhe ia ndaloj hyrjen në Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarjet e vitit 1997 nuk mbinë brenda një nate.

    Rrethanat mediale e politike për shpërthimin e tyre kishte vite që po gatuheshin. çoroditja mediale e RTSH-së kishte pjesën e luanit në këtë përgaditje. Kjo çoroditje nuk mbeti pa ndikim edhe në Kosovën e pushtuar nga regjimi fashist i Milosheviqit. Me paratë e mërgimtarëve kosovar RTSH ngriti programin satelitor, i cili menjeherë u bë zëdhënës i politikës iluzioniste kreyt të LDK-së, e cila i kishte vënë në gjumë politik shqiptarët e Kosovës me fiksione “institucionesh”. Paaftësia dhe hilja kronike e Buçpapajt për të ndërtuar një program publik u shfaq kështu edhe në raport me Kosovën. Por e keqja nuk soset me kaq. Zëri urrejtjes dhe storiet rrënqethse të TVSH-së së Skënder Buçpapajt dogji Shqipërinë, përqau shqiptarët kudo që ata jetojnë në Kosovë, Maqedoni, në luginën e Preshevës, në Mal të Zi dhe diasporë.

    Aso kohe ndodhte shpërlarja e madhe parash në financimin e progarmit satelitor të RTSH-së. Nën petkun e patriotizmit ndodhte korrupsioni me paratë e qytetareve që kishin marrë botën në sy për të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre në Kosovë që vuanin egersinë e çizmes së policit serb.

    Kështu djersa e mërgimtarëve përfundonte në xhepat e Buçpapajve e pastaj në firmat piramidale, por, Skënderi vazhdonte ti kontribuonte status kuosë në Kosovë përmes shtrembërimit televiziv të realitetit, gjë që edhe sot vazhdojnë ta bëjnë përmes gazetës së dështuar apo politikës serbe në Kosovë që përfaqësohet nga "Bota Sot". Ata sot sulmojnë rëndë dhe padrejtësisht edhe publicistin dhe kryetarin e partisë Ora Veton Surroin.

    Lideri i demokracisë në shqipëri dhe bashkëvendasi i tyre Azem Hajdari ishte distancuar herët nga Buçpapajt, Skënderi ka lidhje familjare dhe shumë miqësore me vrasesit e 14 shtatrorit 1998 në qendër të Tiranës para selisë blu, disa nga kriminelet një kohë i strehoi ilegalisht edhe në Zvicër për t,i derguar pastaj në Belgjikë.

    Z. Berisha i ka kuptuar keto gjera prandaj ka filluar distancimi përfundimtar i liderit demokrat nga fenomeni i keq Elida dhe Skënderi. Asgjë nuk ka ndryshuar nga stili i vjetër i Bucpapajeve: me fjalor patriotik duke mos pasur prejardhje shqiptare, nga bashkëvendasit thuhet se ata kanë ardhur në Tropojë nga Mali i Zi, dhe se prejadhje e tyre është vllehe, Baçpapajt vllehë të ardhur nga Mali i Zi, të shqiptarizuarë në gjuhë, por jo në doke e zakone, sot vihen nën mbrotje të krimit të organizuar, korrupsionit, mafisë dhe qeverisjes së keqe dhe çdo kritikë që bëhet ndaj bartësve të këtyre paligjshmërive ata e kualifikojnë menjeherë si antikombëtare, Buçpapajt vllëhë duhet ta kuptojnë se shqiptaria nuk do të vllehizohet.

    Të tillë ishin gjatë karrierës së tyre medialo-piramidale, çifti grua–burrë Buçpapaj: antiamerikan, zbulues të mrekullive arabike, progrek, të korruptuar dhe apologjet të korrupsionit; ana e errët e tranzicionit vleror të mediave shqiptare nga lufta e ndytë propagandistike drej luftës për të vërtetën. E vërteta dhe gazetaria e Buçpapajve janë në antipod me njera tjetrën. Në krah të tyre është vetëm gënjeshta. Vetë “Bota Sot” në thelb është një gënjeshtër e organizuar dhe krim i organizuar medial dhe politik. Hallall, z Gillette për ndeshkimin, ndëshkimi për “Bota sot” është ndëshkim ndaj krimit, mafisë, vrasëseve politikë, atentatoreve, autobombëistëve, është denim i merituarë edhe për shtëpinë e krimit dhe haremit të Ibrahim Rugovës në Velani.

    11 maj 2005/ Kosovapress
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. SHBA: Pastrim parash në Bankën Kombëtare Shqiptare
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-03-2005, 11:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •