Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nacionalisti Karathanos, edhe tregëtar fëmijësh shqiptarë?

    Nacionalisti Karathanos, edhe tregëtar fëmijësh shqiptarë?

    Gazetari duke analizuar figurën e Karathanosit sillte në vëmendjen e teleshikuesve faktin që ai ishte njeriu i afërt i kryeministrit Karamanlis, madje ai është parë në një intervistë për Top Channel si këshilltar i tij në parti për cështjen e minoriteteve

    Sokol Shima



    Të enjten e shkuar, një nga figurat më të rëndësishme të ekstremizmit grek, Kostas Karathanos, i shquar në të ashtuquajturat incidente gjatë zgjedhjeve lokale të Himarës, dhe pikë referimi e partive tona me sfond minoritetin grek, ishte në bankën e akuzës të një emisioni të famshëm televiziv të gazetarit Makis Triandafilopulos. Akuza ishte e rëndë: jo për ekstremizëm, nxitje të urrejtjes ndaj një kombi tjetër, por për trafik fëmijësh. Më keq akoma, edhe trafik organesh, trafik që të sjell ndërmend klinikën e famshme të një të akuzuari tjetër grek, Kostas Niris, në zonën e Janinës e kamufluar si qendër transplantesh..
    Gazetari Triandafilopulos, i njohur si një ndër dy-tre gazetarët më të famshëm investigativë të Greqisë, kishte shtënë në duar dokumenta që lidhen me trafikun e fëmijëve për organe, që kishin për burim interpolin dhe policinë shqiptare nga ku kishte dalë dhe emri i Karathanosit. i akuzuari mbrohej se nuk ishte ai personi me këtë mbiemër,se nuk kishte lidhje me këtë histori, por se mund të ishte bërë gabim me emrin e tij, por dokumentat e akuzës ishin të forta. Në mbrojtje të tij Karathanos sillte fakte që nuk kishin lidhje me trafikun, por ishin dëshmi e betejave të veta nacionaliste për Vorio Epirin, duke thënë se si ka mundësi që unë një njeri që kam punuar për cështjen kombëtare, qenkam marrë me trafik fëmijësh!.
    Gazetari duke analizuar figurën e Karathanosit sillte në vëmendjen e teleshikuesve faktin që ai ishte njeriu i afërt i kryeministrit Karamanlis, madje ai është parë në një intervistë për Top Channel si këshilltar i tij në parti për cështjen e minoriteteve. Karathanos ishte kandidat për deputet në një zonë të Athinës ku banojnë bashkëqytetarë tanë që kanë marrë shtetësinë greke duke u paraqitur si me origjinë nga Vorio Epiri, duke pretenduar se e kishte të lehtë të siguronte mbështetjen e tyre për tu bërë deputet. Karathanos kishte ngritur zërin asokohe kundër dhënies së shtetësisë shqiptarëve që banojnë prej mbi dhjetë vjetësh në Greqi, veprim që flitej se do të realizohej prej PASOK, duke pretenduar se ne duhet ta bëjmë këtë më së pari, “ndaj homogjenëve tanë,” pra atyre qytetarëve shqiptarë që vijnë prej të ashtuquajturave zonë minoritare. Gjatë emisionit Karathanosit të famshëm ju përmendën lidhjet me kryepeshkopin e Greqisë, apo me figura të tjera politike greke.
    Gjatë të njëjtit emission u sollën dëshmi nga disa të burgosur shqiptarë të lidhur me trafikun e fëmijëve, si Nazmi Hoxha, etj dhe një çift shqiptarësh që kishin shitur fëmijën e tyre, pamje nga burgjet shqiptare, etj.
    Karathanos u bë i famshëm nga pamjet ekskluzive të një televizioni shqiptar gjatë zgjedhjeve në Himarë kur u dhunua flamuri shqiptar dhe kur shqiptarët fyheshin si të lidhur me AL kaedën. Ai u pa atje duke u përpjekur të qetësonte disa prej njerëzve të turmës që fyente shqiptarët dhe në shumë momente gjatë zgjedhjeve, dhe u shpall si padëshirueshëm prej autoriteteve shqiptare. Sipas disa informacioneve ai është arratisur nga Shqipëria gjatë kohës së komunizmit.
    Emisioni në fjalë ishte një dëshmi tjetër kuptimplotë e faktit se jo rrallë njerëz që janë afishuar si kalorës të kauzave të tilla të dyshimta me sfond nacionalist në Ballkan kanë në begraundin e tyre veprimtari të dyshimta. Kjo gjë mund të thuhet përshembull për një tjetër figurë të nacionalizmit grek si Apostolos Vavillis që kishte lidhje gjithashtu me kishën greke dhe piramidat shqiptare. Por ka zëra se dhe Nikolas Geixh krahas veprimtarisë së tij antishqiptare ka interesa të lidhura me biznese farmaceutike që veprojnë në Shqipëri.




    ABC nr.21-Sokol Shima
    30.01.2006
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Kostas Karathanos apo Harallab Karathana !!
    Jam shkëputur tërësisht nga ngjarjet greke prej mëse 6 vitesh...do mund ndonjë nga emigrantët që jetojnë në Greqi, të më bëjë lidhjen e këtij, me ekstremistin grekofon Harallmb Karathana, kryetarin e rinisë "vorio epirote", një tjetër gojëqelbur dhe bukëshkalë i cili vetëm për vendin ku u lind nuk foli njëherë mirë. Dhe ky i fundit, ishte në krye të ngjarjeve të Himarës në kohën e Ilir Metës.
    Nga të gjithë deputetët e ardhur në atë kohë në Himarë (pa llogaritur këta plehrat e mësipërm) vetëm Kosta Kara i partisë Nea Dimokratia (mazhoranca e sotme) ishte ai që irritohej dhe nxiste, të gjithë deputetët e tjerë, të ardhur nga qendra, e majta dhe e djathta greke, nuk reagoi si ai dhe nuk dha koment në ekranet televizive.
    Mos çuditemi me këto lloj tregëtish nga grekët...në veri të Greqisë, sidomos në zonën e Maqedonisë greke, ka akoma edhe kësaj dite, fashistë të Papadopoulos, të cilët kanë pika kyçe në polici dhe gjykata. Në Athinë, në rrugët kryesore, Patission, Leoforo Kifisias, Leoforo Alexandras por edhe në kryqëzimet e Omonias (pa përmendur semaforët) shihje fëmijë shqiptarë që lypnin dhe jo për vete, dihet, por për pronarin.
    Jam skandalizuar një mbrëmje në Patission kur pashë një 10 vjeçar me shputat e këmbëve të linçuara...ju afrova dhe i fola shqip, ma ktheu myzeqarçe, këmbët i kishte si nuk mund ta imagjinoni ...as në filma tmerri.

  3. #3
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Kostas Karathanos apo Harallab Karathana !!
    Jam shkëputur tërësisht nga ngjarjet greke prej mëse 6 vitesh...do mund ndonjë nga emigrantët që jetojnë në Greqi, të më bëjë lidhjen e këtij, me ekstremistin grekofon Harallmb Karathana, kryetarin e rinisë "vorio epirote".
    eshte i njejti person.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  4. #4
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Nuk ka fytyrë më të urryer se ai.
    Komentet janë të tepërta për atë kafshë.
    Atij veri përballë në debat atë çamin nga Delvina (më vjen keq që nuk ja mbaj mend dot emrin) i cili mbronte të drejtat e emigrantëve në televizion dhe do shohësh si do shkumbojë.
    Nuk ka emër për këtë krijesë të fëlliqur o njerëz...turp për kryeministrin grek, që ka këshilltar të tillë...SKIFO !!

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •