PSE RUGOVA NUK E DONTE LUFTEN
Nga Ervin Hladnik Milharcic*
*Marre nga DELLO, Ljubjane
Ne janar te vitit 1990, Ibrahim Rugova ishte ulur ne banesen e tij prej pesedhjete metrash katrore ne Prishtine. "Nuk do ta marr persiper pergjegjesine per dy milione njerezve, per te cilet do me vrase ndergjegjja. Jo, nuk dua" u pati thene Blerim Shales dhe Veton Surrojit, te cilet benin presion mbi te, qe t'i therriste shqiptaret ne kryengritje kombetare.
Disa muaj me pare kishin themeluar bashke Lidhjen Demokratike te Kosoves dhe krahinen e kishin futur ne rrugen e demokracise pluraliste, drejt shtetit te pavarur.
Rugova, nga nje kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves, derdhet ne kryetar partiak. Midis ndertesave gri nga cimentoja, nga te cilet dhembnin syte, dhe milicise popullore jugosllave e cila krahinen e shihte si nje arene te krimit, ideja e sapolindur dukej bizare (e cuditshme). Politikisht jorealiste. Dhe nga terminologjia i fundit te viteve te tetedhjeta madje edhe e rrezikshme per shoqerine. Ne ato caste, Rugova kishte rastin qe te behej nje politikan modern i Ballkanit dhe te fillonte luften. Ne vend te kesaj, ai zgjodhi qe ne nje cope te vogel toke, e cila nuk do te guxonte te ishte e rendesishme, te behet politikan i madh. Disa dite me pare ne rruget e Prishtines kishin dale dyqindmije demonstrues dhe kerkonin Republike. Sikur te kerkonte qe ne demonstratat e ardhme te vinin te gjithe, ne Prishtine do vinin dy milione njerez.
Arsyet per kryengritje ishin te shumta.
Kosova e kishte humbur autonomine, qe e kishte si krahine e Jugosllavise socialiste. Ne shenjester ishte vene sistemi i shkollimit ne gjuhen shqipe, i cili ne vitet qe po vijonin ishte reduktuar vetem se ne shkollimin fillor dhe institucionet nacionale po zhdukeshin njera pas tjetres. Ne vend te ketyre, neper rruget e Kosoves po dilnin tanket e Armates Popullore Jugosllave. Shqiptaret te cilet ne vitet e shtatedhjeta dhe te tetedhjeta po shihnin para vetes se tyre mundesine e nje zhvillimi ne popull shtet-formues, e verejten rrugen e cila serish po i shpinte ne nje ruralizem te qytetareve te dores te dyte. Rugoves i ndane statusin e udheheqesit kombetar dhe nga ai po kerkonin qe nga skllaveria t'i shpinte diku tjeter.
Ishte nje kandidat jo i rendomte per nje rol kesisoj. Ne politike kishte ardhur nga letersia. Besonte ne fuqine e fjales. Ishte i bindur, se fjala e arsyes do ta mundte nacionalizmin e cmendur. Ne vitin 1989, Sllobodan Milloshevici ne Gazimestan iu kishte folur dy milione serbeve. Rugova ne kete kohe po bisedonte me nje gazetare te revistes "Der Spiegel". Ai thoshte se ne Kosove do vij deri tek nje lufte e llahtarshme, nese Perendimi nuk do te nderhyje. Por ishte veshtire t'i besohej. Ne te po shihnin vetem nje ekzistencialist me shallin e tij karakteristik dhe cigare, i cili fliste me forcen e fjales. Kur e kishte themeluar partine nuk e dinte mirefilli se kujt do t'i sherbente ajo. Nuk po besonte se partia duhet te veproje si force politike dhe jo si nje institucion i cili vetem se artikulon fjalet. Ne fillim te karrieres se tij, politika ishte vetem dicka, lidhur me te cilen flitet. Ishte nje diletant i mencur. Te bente pershtypjen se nuk e kuptonte se pikerisht mbi supet e tij kishte rene pergjegjesia per ta ndryshuar boten dhe jo qe vetem te flitej per te. Ne castin kur nga ai prisnin vetem se qe te gjente fjalen e pershtatshme per kryengritje, se pari heshti. Dhe pastaj ftoi shqiptaret qe te hiqnin dore nga demonstratat, perkunder faktit se demonstratat ishin menyra e vetme qe ne Kosove te ndodhnin ndryshimet. Mirepo, demonstratat masive, te tere popullit, do te thonin se mbi trupat e popullit do te vozisnin tanket dhe se do te fillonte lufta.
Njerezve, te cilet e shikonin me cudi dhe me nje zhgenjim te madh ia terhiqnin verejtjen, se mbase eshte ky shansi i fundit per nje kryengritje te cilen do ta shihte ndokush, ai u thoshte se perpos konfliktit te hapur ka edhe rruge te tjera dhe nuk ia vlen te futemi ne lufte. Ne nje tubim me pleqnare te fiseve te ndryshme te Kosoves po shpjegonte se kryengritja do te thoshte nje anihilacion i te gjitha ambicieve kombetare dhe se ne vend te saj duhet te pergatitemi ne nje periudhe te gjate te rezistences se qete. Njerezit, te cilet ishin te mesuar te komandonin, dhe jo te degjonin, e degjuan. "Ne jemi te vjeter dhe mendojme me te vjetren" i kishin thene ne fund. "Ti je njeri i ri dhe ti na udheheq".
I udhehoqi neper rrugen e cila dukej rruge e katastrofave. Represioni po rritej per nje dhjetevjetesh te tere. U zhduken te drejtat dhe dukej se shqiptaret e kishin humbur edhe aftesine e te folurit. Ngriten boten e tyre paralele te institucioneve nacionale qe po i gjasonte shume aparteidit. Midis casteve me te tmerrshme, Rugova thoshte se nga ky vend do te lindte nje shtet i ri dhe i pavarur. Fliste me bindjen e nje njeriu, i cili i di punet e vet. Edhe pse jo rralle dukej se ai mbase ishte i vetmi njeri i cili besonte ne kete ceshtje. Me nje shkathtesi te politikanit te kalibrit shume me te madh se vet ia kishte kurdisur kurthin Sllobodan Milloshevicit. Kur ishte percaktuar se nuk do ta fillonte masakren masive, por po persiatej si pacifist te cilin dhuna e ben te vjelle. Fjalimet e tij lidhur me te drejtat e njeriut nuk ishin nje retorike mondane. Barabaresia dhe solidariteti ishin vlera te cilat i respektonte me nje seriozitet skajor. Njekohesisht i bente edhe llogarite e politikanit i cili kishte arritur deri te konkluzioni se pavaresine e Kosoves mund ta garantojne vecse Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kosova ishte nje vend zotit pas shpines dhe jo aq atraktiv per boten. Rugova kishte bere llogarine se ky vend mund te behej qender e interesit pasi per shkak te lojes bizare te rastesive ketu kryqezoheshin interesa fatale. Shkaterrimi i dhunshem i Jugosllavise ishte ne harmoni me frustracionet e Bashkimit Evropian i cili luften ne kontinentin e vet dinte vecse ta vezhgonte. Per krye Kosoves pershkonin frikat nga perhapja e fondamentalizmit islam dhe shpresat e Turqise per nje identitet evropian. Stabilizimi i lindjes dhe ceshtja e zhvillimit te shpejte demokratik te shoqerive te prapambetura ketu po theksoheshin ne menyren me agresive. George Bush plaku per Krishtlindje te vitit 1992, pasi i kishte humbur zgjedhjet, kishte thene, se ky eshte territor amerikan. Serbeve dhe shqiptareve ua kishte terhequr verejtjen se konflikti eventual do te kishte pasoja te renda. Shqiptaret i porositi se SHBA-te nuk do te benin asgje, nese ata do ta fillonin luften. Serbeve ju kishte thene se do t'i sulmonte, nese ata e fillojne luften.
Nuk ishte krejt e qarte, nese mendonte seriozisht dhe a kishin ndonje peshe fjalet e kryetarit i cili sapo kishte humbur zgjedhjet. Mirepo Rugova e kishte marre me seriozitet dhe po i qetesonte kryengritesit per plote tete vjet rresht. Luften e filloi Milloshevici dhe e humbi krahinen, e cila tanime ishte e tij.
Rugova vdiq ne castin kur duhej te fillonin bisedimet se cfare shteti do jete Kosova e pavarur. Zgjati mese pesembedhjete vite, por megjithate ne fund e fitoi lojen. Pas vetes la se paku nje argument, se nuk ka leverdi te fillosh luften. Nuk eshte keq per letrarin, i cili ne politike hyri vetem perkohesisht, perderisa te mos paraqitej kush, i cili merrte vesh ne keto pune.
Shqiperoi: Abedin Maliqi
Krijoni Kontakt