Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569

    Pse gjithmonë këta politikanë?

    Doja te diskutoja me ju, nje fakt qe sipas meje eshte nje problem gjithshqiptar, dhe bile do te thoja, problemi kryesore qe kemi.

    E kam verejtur ne te gjitha vendet demokratike te botes kur nje politikan humb zgjedhjet ose mbaron mandatin, largohet nga skena publike komplet, nuk mbetet me as ne opozite, as kryetare partie, as ne ndonje post politik.

    Shembuj ka mjaft, Klintoni psh megjithese nder presidentet me popullore amerikan, i doli mandati dhe u largua nga skena, Shrederi ne gjermani humbi zgjedhjet dhe kurr sju ka degju me zeri, Toni Bleri, pa e perfunduar mandatin e dorezoj postin dhe u largua nga skena publike, Edhe Zhak Shiraku ne Franc, kurr me se kam pa as ne televizion. Shembuj te tille (me ndonje perjashtim sdi) jane te gjitha vendet e BE se te ciles duam ti bashkangjitemi.

    Atehere pse neve nuk marrim kete shembull?

    Tani te permendi shembujt tane (keta pas viteve 90 te kinse demokracise):

    Ibrahim Rugova eshte zgjedhur 2 here ne post presidencial para lufte, dhe 1 here pas lufte dhe nuk e ka leshuar postin derisa vdiq.

    Sali Berisha ka qene dikur president, pastaj ka humbur zgjedhjet pastaj serish i ka fituar dhe tani serish ne pushtet, mendon serish te kandidoj, dhe nuk besoj te largohet para se te vdese nga jeta politike qofte pozite apo opozite.

    Hashim thaqi, ka qene njehere kryeminister i qeverise se perkohshme pas lufte, pastaj ka qene disa mandate ne opozite, disa here i ka humbur zgjedhjet tani i ka fituar ne skene politike eshte qe 10 vjet dhe me qendrimin autoritar qe ka ne parti, duket se do te vazhdoj te jete ne politike pozite apo opozite deri ne plakje.

    Ramush Haradinaj gjithashtu, shume here ka humbur zgjedhjet, disa here ka ne pozite e opozite, dhe vazhdon te jete kryetare partie, Edhe ky ne partine e tij nuk lejon zera te kundert sikur te gjith tjeret dhe me siguri sdo ta leshoj politiken derisa te plaket.

    Nexhat Daci ka qene kryetare parlamenti, e kane hequr, ka konkuruar ne partine e tij LDK ka humbur, tani ka krijuar parti tjeter, i ka humbur serish zgjedhjet dhe serish vazhdon te jete kryetar partie deri ne vdekje me siguri.

    Fatos Nano disa here ka humbur e fituar zgjedhjet dhe rast i veqante, eshte terhequr nga kryetar i partise, megjithate ne politike ka mbetur duke komanduar nga larg ende disa ithtare te tij.

    Ilir Meta ka qene kryeminister me duket disa here dhe pas perqarjes ne partine ne tij (ska munde me qene kryetare) eshte larguar dhe ka krijuar parti ne veti, tani eshte serish ne politike shume aktiv ne opozite. Kush e di a do te jete serish ndonje here ne pozite, por te jep te kuptosh se do te jete gjithmone ne politike.

    Skender Gjinushi, Neritan Ceka Paskal Milo, e shume te tjere jane si gjithmone ne politike deri ne vdekje si kryetare te disa partive satelite te vogla.

    E harrova gati edhe Pacollin i cili ka hyre ne politike per te dale vetem kur te thot Zoti.

    Siq e verejtet u mundova mi permend te gjithe, sepse nuk simpatizoj asnjerin, prandaj para se te me merrni ne thumb qe ua "ofendova ndoshta" te simpatizuarit tuaj, mundohuni te te pyesni veten PSE ASKUSH NUK U BE BURRE TE DEL NGA POLITIKE KUR I KA HUMB ZGJEDHJET OSE MBARUAR MANDATIN???

    Mendoj se ka edhe shume te tjere qe mendojne si une qe pikerisht kjo politike na ka lene mbrapa dhe kjo duhet ndryshuar qe te ndryshon gjendja jone.

    Sidoqofte do te respektoj mendimet ndryshe dhe ju ftoj te jepni komentet tuaja, mundesisht me sa me shume fakte.

    Respekt dhe Pershendetje te gjitheve.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Fjala e urtë shqiptare “Koha është flori” dhe burokracitë absurde!

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Tirana Observer e diel , 24 gusht 2008

    Turi amerikan i Veliajt dhe Ramës

    Shkruar nga Elton Tafaruçi

    Sikur forca gravitacionale politike e globit nuk do të kishte epiqendrën e saj në SHBA, atëherë turi i kreut të lëvizjes "G99", Erjon Veliaj, dhe kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk do të kishte asnjë kuptim. Por ja që ftesa e kandidatit demokrat për President, Barak Obama, ka katapultuar në SHBA përfaqësuesin kryesor të opozitës dhe kreun e lëvizjes më të re politike shqiptare. Paçka se shikohet me mjaft skepticizëm nga spektri politik prapëseprapë ai mbetet aktualisht një ikonë e re në politikën shqiptare, e cila është e ndenjur dhe mbipeshë falë njerëzve që e popullojnë atë. Mbi personazhin dhe të ardhmen e tij shumë pak prej bookmakërve aktualisht do të jepte pikë të larta përpara gjigandëve të politikës si Sali Berisha, Edi Rama apo Ilir Meta. Por prapëseprapë Veliaj mund të konsiderohet si e ardhmja politike e vendit.

    Pjesa tjetër me të gjithë kuptimin e vërtetë të fjalës është trashëgimi e mentalitetit dhe sistemit të vjetër komunist, nga ku ka mbetur edhe peng, me gjithë lojën e siglave të djathta, qendër apo e majtë që qëndrojnë mbi fletoret partiake. Këtë e tregoi edhe ftesa e Obamës për të ndjekur nga afër fushatën e tij elektorale. Ajo nuk ishte krejt e rastësishme dhe iu adresuar drejtpërdrejtë Veliajt, paçka se në këtë tur ai preferoi të mos shkonte vetëm, por të shoqërohej edhe nga Edi Rama, si përfaqësuesi i opozitës më të madhe në vend, edhe pse mbi këtë temë ka mjaft për të diskutuar. Por le të kthehemi tek thelbi i kësaj vizite dhe çfarë përmban në vetvete ftesa e Obamës drejtuar Veliajt! Natyrisht do të ishte çmenduri të mendohet se ai është i përkëdheluri i Obamës apo në fushatën e tij elektorale për President, ai nuk ka ftuar përfaqësues të politikës nga vende të tjera të botës. Por ajo që të bën më shumë kurioz është fakti se, pse ftesa i drejtohet përfaqësuesit më të ri të politikës?

    Mesazhi është shumë i qartë dhe brenda kësaj ftese të thjeshtë në aparencë fshihet edhe qëndrimi i ardhshëm demokrat-amerikan. Kushdo mund ta lexojë dhe ta interpretojë në mënyra të ndryshme, por preferenca politike shqiptare e Obamës, nëse një ditë do të zgjidhet President, do të jenë ata njerëz që sjellin risi të reja në të menduarin dhe të bërin politikë. Prezenca e Ramës në këtë tur do të shërbejë më shumë si asistencë dhe kontorno në menynë politike të Veliajt, ai nuk është faktor determinues për të ardhmen e Veliajt.

    Edhe pse momentalisht është shumë shpejt për të folur për një të ardhme, prapëseprapë kreu i "G99" është një nga aktorët e rinj, i cili është i vendosur që të bëjë politikë dhe në këtë kontekst i ka të gjithë kartat në rregull për të ndryshuar diçka në Shqipërinë e shekullit XXI, e cila ecën me hapat e një kërmilli dhe nuk arrin të shikojë më larg se një miop. Ftesa për të ndjekur në këtë moment kyç fushatën elektorale të kandidatit demokrat do të shërbejë më shumë si një leksion gratis për ta përgatitur këtë të fundit në administrimin dhe të bërin politikë, përballë asaj mënyre dhe skeme të vjetër shqiptare, e cila është e ndikuar dhe e bazuar më shumë mbi modelet e vjetra pa u munduar të reflektojë dhe të rinovohet duke mbetur thjesht në kufijtë e një krahinizmi.

    Recetat në këtë rast do të shërbenin vetëm për ta mbajtur në jetë këtë sistem politik, por jo për ta shpëtuar nga agonia që e ka mbërthyer. Ndaj edhe basti më i madh për të ardhmen politike në vend qëndron mbi fytyrën e Veliajt, i cili do të tregojë dhe demonstrojë se çfarë roli do të luajë eksperienca amerikane në vendimet e ardhshme që do të marrë. Duke iu referuar eksperiencave dhe eksperimentet me njerëzit e rinj si Majko apo të tjerë, ato rezultuan të pasuksesshme dhe treguan se nuk patën ndonjë impakt në ndryshimet aq shumë të pritura në vend. Kështu që mbi kreun e "G99" bie detyrimi moral dhe barra e rëndë për të qenë një promete në Olimpin e politikës shqiptare dhe për t'u shndërruar në shenjë progresi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Pse gjithmonë këta politikanë?
    Sepse ne si Popull Shqiptar , jemi shum por shum te pa vullnetshem se te ket pak vullnet cdonjeri nga ne kto Politikan skan pse te qeverisin Vendin tone der kur te vejn 1OO vjec!!
    se na u ba sala, dhe fatosi, ne tv, sikur jan aktor filmash dhe jo dy {kokrra} qeverie qe jan ven nga nje Popull qe besonte shum ne Prrallat e ktyre dy personave.


    PS: them se te gjith shqiptaret qe jan te pa kenaqur nga mbijetesa ne Shqipri , duhet te ngrihen e ti thojne kesaji qeveri qe eshte aktualisht te Shporret nga karriget e tyre qe kan ngjitur kaq e kaq vjet prapanicen, dhe skan ba asgja per Atdheun ton Shqiperi.



    Respekt : BABA.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nuk besoj se po te thirri Amerika ti je me i miri apo kerkon te te coje diku.Ne shqiptaret duhet ta zgjedhim vete se kush duhet te na drejtoje.Persa i perket Veliajt,besoj se eshte shume shpejt.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo melodi qe pse ca politikan rrin gjat.. po degjohet shpesh.. mirpo eshte bajate sepse ne pluralizem.. nje politikan rri aq sa don ai vet e aq sa e perfill mileti me vota..

    problem jan diktatoret te cilet rrin gjat pa pj.erdhur fare se a i do populli apo jo..
    diktatoret pra duhet te ikin e jo politikanet ne sistem demokratik..
    rugova or shoki mendim ndejti sepse e donte populli.. dhe kte dashuri e tregonte me vote..
    po keshtu dhe berisha..po keshtu dhe thaqi dhe daci dhe pacolli dhe meta dhe fatosi etj etj..
    kur nuk i do askush automatikisht jan te dale nga politika..

    ka gjinush ne politik.. po ka sepse ka ca qe e votojne..
    po keshtu ka cek ka milo etj..
    gjithashtu nano rri sepse ka qe e duan..po keshtu edvini rri sepse ka fituar votat ne tiran po dhe ne kongres te partis vet..

    nuk e do dikush x politikan.. le te mos ja jap voten.. e le te axhitoje kunder tij qe dhe tjer te mos ja japin voten e keshtu ky x politikan.. nuk del dot as deputet..pra mbetet ne hije..
    pra ka dy vota.. nji vota e partis..pra anteresia e nje partie e do filanin.. dhe e mban ne politik.. dhe vota e popullit qe te ben deputet e qe gjithashtu te mban ne politik..

    pra ky problem or mendim djali nuk eshte problem fare.. por sic duket deshe te thuash dicka dhe e the..si ai qe tha bull kur shkun me kerku nuse e i than mos fol shum por vec ka i her thuj ndoj fjal te madhe.. e ai i ngrati mendoj se duke then bulli.. thuhet fjal e madhe..

    tema tjeter po eshte interesante.. pra kjo qe sjell shoku josif.. qe sic thote nuk e do fare sigurimin e enverit e te hysniut.. lol..

    dujsiv brari fare spo mundohet me te vu lakmusin sepse ti vet po e cfaq se je nje erion braceisto causho arapoist e asgje tjeter..

    tani problem eshte kjo.. qe sipas tafarucit .. obama paska ndermend qe shqiperine neser ta drejtoje me an te erionit veli dhe edvinit..

    edhe mundet te jete keshtu sic thote ki tafaruci i josifit te edvin veliut..

    nje dizaj ketu u tha se erioni veli qenka paraqitur neper korridoret e amerikes zyrtare bashke me zonjen mariz lino.. ish ambasadore e amerikes ne tirane..

    tani del se erionin e dashka obama..
    pra duket se linoja e ka grure me obamen e po e fut erionin veli ne pun te fella..

    shum bukur..

    mirpo mileti nje gje e di mire..

    mariz lino.. solli ne pushtet me revolucionin bolshevik.. apo stalinisto polpotisto enverist.. te 97 tes.. kriminelet me te medhenj te ketij populli.. pra kelisherine e ish nomenklatures enveriste.. dhe i solli me menyrat me barbare qe do ja kish zili dhe cia e epokes se pinochetit..
    tani lino humbi ne 3 korrik..
    kriminelet qe ajo i solli ne pushtet me kallash e hunj zjarri.. mbasi vodhen 8 vjet.. iken te perzene jo polpotisht por demokratikisht nga vota e nje populli te tere nga jugu ne veri..

    tani lino mejdan klosi pergatiten erionin veli..dhe po e fryjne..
    po le ta fryjne .. populli nje gje e di..
    kap nje mjaftoist.. cilindo.. pa e zgedhur fare.. apo g99 ist.. kerkoja leter njoftimin.. e thuaj..na bej pak biografine.. e do dali me siguri 99.9999% se eshte kelish i militanteve me te inkriminuar te partise se enverit.. kelish i sojeve me te qelbura te ppsh-se..
    pra mjaft dhe g99 jane nje gard e re polpotistesh me te eger se gjysherit.. qe shqiperine do ta bejne nje hale diktatoriale me fasade ylberoiste.. qe do te cuditet bota ..kur ta marr vesh..me shum vonese..

    lino e urren 3 korrikun sepse vota e 3 korrikut korigjoj nje krim.. krimin 97 kur nje bande zyrtaresh amerikane.. ( ne mesin e te cilve dhe mariz lino) per arsye misterioze.. shkallmuan demokracine qe mezi erdhi ne shqiperi.. dhe i rrasen ne shpine ketij populli kanibalet 50 e ca vjecare..

    kam bindjen se mafiozja lino.. do te marre ne vitin tjeter nje mesim te madh.. nga vota shqiptare..
    mos u tall me nje popull te vuajtur oj pantere..
    saliii i tha nje plak tepelenas.. doktor berishes.. pardje.. qente le te lehin ti ec perpara..
    pra berisha ka popullin me vete.. ka miljona skllever qe i beri zoterinj.. me dinjitet me te drejt vote e prone.. me te drejt te han buk si njerez te mbajn lop e veture.. e te mos tremben me nga trokitja e deres ne mesnaten enveriste..

    le te shk lino me hamshoret miljardere te ppsh-se se ramiz mejdan edvinit..

    ne do hyjme ne europ.. e do jemi miq me ameriken te cilen linoja nuk na e cperfytyron dot..

    shko lino tek kim il sungu.. se per atje je nisur.. moj zonja.. e mirpritur nga kanibaleshet e ps-se..


    --

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    pergjigje jo vetem pyetjes direkte por me gjere......
    sepse morali qytetar,qytetar si kategori, pjese e te cilit eshte kultura qytetare e edhe ushkurare,eshte ne mos nen zerro afer saj
    sepse nuk kuptohet se homoseksualizmi moral aq ne mode sot,eshte shum me i rrezikshem se sa homoseksualizmi fizik.....qe sado i nd.....esht pjell e atij moral

    ....befshi qef....
    Ndryshuar për herë të fundit nga i humburi : 24-08-2008 më 17:53

  8. #8
    Special kind Maska e *Lorisa*
    Anëtarësuar
    08-07-2008
    Vendndodhja
    Buzë liqenit
    Postime
    346
    Komplimetente per temen Mendim!

    Eshte vertet interesant ne viset tona per dallim nga mbare bota ndodh e kunderta, nuk largohen ne asnje menyre nga skena politike, Sala & Nano ne fakt PD & PS, se Nano seshte me kryetar partie, ne Maqedoni kemi VMRO & LSDM nga blloku maqedonas kurse nga ai shqiptar BDI & PDSH, ne Kosove LDK ja si zakonisht, tash Hashim Thaci PDK, pra ne gjithe rajonin po ndodh e njejta.

    Parshtrohet pyetja: Pse smund te hyje asnje force e re politike ne qeveri? Jane aq te forte dhe aq te suksesshem keto politikane saqe populli eshte teper i kenaqur dhe i voton serish here njeren here partin tjeter duke mos lejuar 1 alternative ndryshe ose jane te paafte keto tjeret pra, strukturat e reja politike qe formohen here pas here per ta bindur popullin qe eksiston dhe nje mudnesi krejt ndryshe nga ato qe kemi pasur deri tani?

    Si perfundim prap do thoja qe problemi qendron tek te tjeret, jo tek ato qe jane ne pozite dhe opozite vazhdimisht por tek poltikanet tjere qe skane fuqi dhe njohuri ndoshta dhe eksperience per tu perballur me politikanet e famshem aktual dhe per ti konkuruar ato.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Brari, megjithesi te gjithe tekstin tend se kuptova per shkak te shume shkurtesave qe perdor, nje gje qe the ti me beri pershtypje.

    Ti the qe perderisa keta politikan dikush i voton pavaresisht sa e pjese e vogel eshte ajo, ata duhet te mbeten ne pushtet. Dhe bile the qe ky nuk eshte problem fare.

    Kete ta dokumentoj une qe eshte e kundert me demokracine e vendeve perendimore.

    Pra nuk mjafton te votoj dikush, mjafton qe nuk ke fituar shumicen per te qeverisur. Nuk them te shuhet partia, sepse i humbi kryetari i saj zgjedhjet, por kryetari te largohet per ti lene vend individeve te rinje, te cilet do te provojne veten ne zgjedhjet e ardhshme dhe keshtu me radhe.

    Rast konkret jane siq kam permendur me lart te gjithe lideret perendimore. Shrederi ne gjermani i ka humbur zgjedhjet per nje perqinje jashtezakonisht te vogel, aq te vogel sa gati kan pas barabar me Merkel, saqe Merkel ska arrite te fitoj numer per shumicen edhe eshte detyruar te krijoj serish koalicion me partine e Shreder. Por Shreder? Ai u largua nga politika edhe dikush tjeter tani udheheq me partine e tij. Ta perkthej shqip ate e kan votuar 49% e gjermaneve, por u largua. pse? sepse humbi zgjedhjet PIKE E MADHE E SHTYPIT.

    Rasti tjeter shume interesant. Toni Bler, fare si ka humbur zgjedhjet, por ishte teper gjate ne politike dhe ja leshoj vendin personit tjeter te partise se tij Braun. Sipas sondazheve ende me shume ka popullaritet Bleri se Brauni, por ky tipi thjesht e lshoj karrigen per te lejuar gjakun e rij te vij ne skene.

    Besoj ska rast me origjinal se SHBA, atje e kane te rregulluar edhe me kushtetute, nje person qe mbaron mandatin ska cka lyp me shume ne politike, por megjithate edhe ata qe humbin zgjedhjet, thjesht heqin dore nga ambicia per president.

    Por si duket demokracine shumica e shqiptareve e keqkuptojne, ju quani demokraci vetem pjesen e zgjedhjeve popullore, por harroni se pothuajse nuk ekzistojne fare nga rendesia zgjedhjet e brendshme partiake.

    Ti e arsyetove edhe Gjinushin qe gjendet ne skene. Sipas meje ai fare ska cka lyp ne politike, sepse qe sa vite asnjehere ska arrite ti fitoj zgjedhjet.

    Me fal por gati cdo person qe ka disa vjet shkolle, po te kete edhe pak pasuri arrin te mashtroj disa mijera veta sa te behet deputet, por kjo ska fare te bej me demokracine.

    Nejse spo e zgjas vete interesi qe eshte treguar per temen flet mjaft per faktin qe : Cdo popull e meriton qeverine qe e udheheq.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    or mendim djali..

    ka nje minumum votash qe e mban mbi uje.. nje politikan..
    erion brace psh nuk shkon te kandidoj po themi ne lagjen ke pazari ri ne tiran.. se aty nuk i jep vot mileti.. por gjen nje lagje berati dhe i merr votat qe i duhen sipas ligjit qe ai te benet deputet..
    pra kjo eshte demokracia..

    por kjo demokraci ka dhe mjete..
    psh ne se ne berat ka njerez qe e mbajn mend per keq partin e punes.. radhat per buk vez qumesht.. tallonin e mishit e izolimin.. luften e klasave ..gjyqet staliniste aty ku coheshin ne pushkatim djem te ri ushtar se kishin degjuar kenge te huaja.. etj.. athere ata nuk i pengon kush qe te vene ne lagjen ku kandidon kanibali erion e te trokasin der me dere.. e ti thone miletit.. kete urith e vampir e tritol-venes do votoni ju mo..
    votoni mo filanin.. se eshte mjek.. e sheron njerzit apo fistekun se eshte inxhinier ndertimi e do na zgidhe problemet e ndertim urbanistik ujro zeza bardha e gjelberimin.. apo votoni x agranom se do na e coje para bujqesine me diturine e tije.. e lereni pa vote militantin qe di te beje vetem shpifje..erionin e partis se punes..
    dhe populli vendos..
    te rri ne politik a jo erioni..
    kjo eshte demokracia..

    lima psh nuk fiton ne prishtin.. por fiton partia e tij votat ne kosov e merr te drejten per te qeverisur dhe e ben limen minister pa e pyetur qytetarin e prishtines..

    kshu jan rregullat.. kjo eshte demokraci..

    sa me aktiv qytetari aq me shpejt iken i keqi nga politika e aq me shum rri i miri..
    kur them aktiv kuptoj aktiv per mire..

    mirpo ne fakt me aktivet.. punojne per te keqijt..per mafiozet.. e rrin mafia gjat..

    cduhet..

    duhet qe kunder ketyre aktiveve te keqij te mobilizohen njerzit e mire .. pra te behen te miret aktiviste te mire..
    ne se ata flejn gjat vitit e ne dit te votimit aiii thon.. kush po cohet pi kreveti e me dal ne votim.. hajt se shkojn tjeret me votue..

    athere .. ska faj politikani keq qe rri gjat..

    mbaj mend para ca vitesh.-..
    gjinushi zgodhi nje zone fshataro jevgjite injoranto enveriste.. per tu votuar si kandidat.. per deputet.. e pikerisht zonen e levanit.. nje gulag i njohur enverist..
    te ish per partin demokratike ai gjinushi.. pra..kryekanibali i 97 tes se qose caush enverit.. do kish fituar aty..
    mirpo kaloj nje dizaj aty nano.. qe sdo me e pa me sy gjinushin.. dhe meqe zona ish e tille qe e degjonte lryetarin e ps-se.. pra nanon.. mjaftoj nje llaf i nanos.. mos e votoni ate m.utin u tha.. dhe gjinushi nuk morri asnje vote..
    mirpo ai dolli mbi uje me votat e partis se tij te mbledhura nga gjith shqiperoia..ose sic quhet..nga lista..

    keshtu eshte demokracia..

    pra gjinushi ka marre ca vota ne korce ca ne shkoder ca ne librazhd ca ne vlore berat fier.. e kllup kllup..ngjit shkallet e parlamentit..

    ne se do kishim njerez te mire shume.. athere do cohej dikush e do u thosh librazhdasve.. na mo mo i jepni partis se gjinushit vote se.. krah per krah me te eshte diane qullja qe.. ka ndihur dikur ne pushkatimin e dy bashkvendasve tane..

    mirpo sdalin te tille e natyrisht do mbeten gjinushet..

    nuk dalin ne kosove anti pojataxhijte .. e mbeten jakupet ne politik..
    pra kjo eshte demokracia..
    tenxherja gjen kapakun..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-08-2008 më 03:00

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shpejtësia e dritës mund të mos jetë gjithmonë njejtë!
    Nga rudo në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 18:42
  2. Të kërkosh perfeksionin a është gjithmonë pozitive?
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 12:22
  3. Jini Për Allahun Që Të Jetë Allahu Për Ju !
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:46
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 18:23
  5. Politikane Te Ps E Pd Kane Vjedhur Parate E Shqiptareve
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-02-2003, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •